Si të përballojme tekat e fëmijëve !

Diskutime tek 'Këndi i Femijëve' filluar nga Universal, 2 Jan 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Kush është prind nuk mund ta mohojë që është ndodhur më shumë se njëherë nën presionin e një dëshire të fëmijës. Po kështu nuk mund të mohosh që të gjithë si prindër jemi ndodhur në situata kur fëmija jonë me tekat e tij, të na bëjë të ndjehemi në siklet përpara të tjerëve.

    Ja disa ndihma të vogla për t’i përballuar në mënyrë efikase:

    1. Është e ndaluar të bërtasësh. Është e rëndësishme t’u ofrosh femijeve nje edukim te caktuar dhe te sigurte. Nuk eshte e nevojshme te bertasesh, majfton që zëri të jetë në ton të vendosur.

    2.Lavdëro një sjellje korrekte, por pa ekzagjeruar. Shpeshherë prindërit për një sjellje të mirë të fëmijës abuzojnë me lavdërimet, duke bërë në këtë mënyrë që të humbasë vlerën në situata të tjera.

    3.Mëso te dallosh midis tekave dhe nevojave. Janë ndryshimet e vogla në tonin e fëmijes që tregojnë nevoja të ndryshme dhe rëndësinë e tyre.

    4. Mos plotëso tekat. Tekat nuk duhen lejuar sepse një sjellje e tille mund të cojë në një përsëritje për cdo kërkesë së fëmijes. Pastaj është në dorë të prinderit sesi vendos t’i përballoje ato, duke injoruar apo shpjeguar mos plotësimin e kërkesave të fëmijës.

    5.Mos ndërhyj me një ndëshkim kur fëmija tregohet posesiv ndaj një objekti. Kur verifikohet një rast i tillë, përshembull ndaj një lodre, dhe fëmija bëhet histerik kur një fëmijë tjetër përpiqet t’ja marrë, nuk duhet ndëshkuar. Përpiquni të tërhiqni vëmendjen e tij nga objekti i dëshiruar.

    Nuk është e lehte të përballosh tekat e fëmijës, sidomos kur ndodhemi në ambiente publike nën vështrimin kritik të njerëzve që na rrethojnë e ndoshta gjykojnë sjelljen si prindër, por një përqafim i gjatë që të sigurojë fëmijën që ka vëmendjen tonë të plotë, do të ndihmonte në një situatë të tillë.
     
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nese i quajme teka ato kthehen ne teka. Nese i quajme pjese normale e natyres se femijes ajo «teke» kthehet ne «individualitet». Vetem perdorimi i nje fjale te caktuar mund te ndaje luften nga paqja. Sa here qe femijes i thua «Mos e bej» a »Mos e prek» ai do «te beje» dhe «do te preke» te ndaluaren.

    Nese dicka e le te hapur, te thjeshte, pa kode AI nuk do te jete ne gjendje t'a shikoje ose t'a kuptoje. Nese dicka e fsheh atehere ai do te beje te pamunduren per t'a gjetur.

    Vetem nje prind i mire i njeh keto gjera.

    Eleonore
     
    Last edited: 27 Apr 2018
  3. snatch

    snatch Dictum Factum

    Sot me dikur, jane si dita me naten.
    Sidomos brezi 1980, 90!

    Sot kan konvertu cdo gje me teknologjine.
     
  4. Artin

    Artin Papirus rex

    Eshte sistem qe i nxit dhe i perkrah tekat, keshtu qe eshte e pamundur te perballohen, sepse kunder sistemit nuk shkohet.
    Filozofi e lojera fjalesh ne mund të bejme sa te duam, por realiteti tregon se femijet e sotem jane tekanjoze dhe nuk i degjojne prinderit.
    Varet dhe nga vendi, kuptohet, se jo çdo vend ka ligje te njejta, apo zbatohen njesoj.
     

Shpërndajeni këtë faqe