Si të njihni një miqësi të vërtetë?

Diskutime tek 'Planeti Im - Jeta rreth nesh' filluar nga Universal, 23 Apr 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Psikologji – Miqësia është një bekim më vete gjatë jetës së një individi. Ajo e vërteta ka disa identifikues të saj për të qenë e tillë. Ja atëherë se si të njihni një miqësi të vërtetë dhe të jenë të tillë për ata që mendoni se i konsideroni miq



    [​IMG]

    Miqtë e vërtetë, ashtu si dashuritë e sinqerta, numërohen me gishtat e dorës. Sepse dashuria në kuptimin më të gjerë të fjalës është e rrallë dhe fisnike, shpeshherë ngatërrohet me llojet e tjera të ndjenjave.
    Ndodh shpesh që marrëdhëniet shoqërore, si ato në çift, të përfundojnë për shkak të keqkuptimeve, keqinterpretimeve ose për xhelozi pa kuptim. Në fakt, miqësitë, sikurse dhe dashuria, nuk mund të ekzistojë nëse nuk i jepet liria reciproke. Por fatkeqësisht shpesh ndodh e kundërta, raporti simbiotik që në fillim duket si idilik, përfundon prej zhgënjimit nga egoizmi.

    Atëherë si mund ta njihni një miqësi të vërtetë dhe nëse mendoni se e keni njohur, a është a e tillë si rastet që do trajtojmë në vijim?

    Bazohet te ndihma reciproke

    Shoku/shoqja i/e vërtetë është gati të të japë një dorë në rast nevoje, madje në rrethanat më të vështira. Nuk është e thënë që ta realizojë gjithmonë synimin, por provon në limitet e mundësive. Një mik ose një mikeshë është ai/ajo që arrin t’ju kthejë një buzëqeshje ndërsa po kaloni një periudhë të keqe dhe të mërzitshme.

    Por edhe nëse nuk arrin ta bëjë këtë, gjithsesi ai/ajo qëndron me ju për t’ju dëgjuar dhe për të folur me synimin që t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Kujtohuni se një mik i vërtetë ju mbështet gjithmonë për çdo gjë dhe pak a shumë është në dorën e tij që ju të gjendeni në stres ose në vështirësi.

    Pjesa e të qenët miq krijohet nga një përpjekje e përbashkët, nga një ndjeshmëri dhe një mirëkuptim i ndërsjellë. Nëse vetëm një prej jush angazhohet për të mbajtur këtë marrëdhënie dhe tjetri duket shumë i zënë për të ecur përpara në jetën e tij, atëherë mbase është rasti që të kuptoni se nuk ia vlen të harxhoni energjitë tuaja në këtë çështje.

    Nuk pretendon asgjë

    Miqësia e vërtetë është solide dhe e durueshme, kërkon por nuk pretendon. Në rast refuzimi, miku/mikesha e sinqertë nuk kapet, por përpiqet që të kujtojë arsyet e tjetrit, duke respektuar zgjedhjet.

    Nuk bazohet te posesiviteti

    Gjatë rrugëtimit të jetës mund të ndodhë që të takoni partner ose miq posesivë, që shohin vetëm interesin e tyre dhe nuk janë të drejtpërdrejtë. Por kjo nuk është as dashuri dhe as miqësi.

    Bazohet te sinqeriteti

    Një mik është i sinqertë edhe kur e vërteta mund të rezultojë jo e hijshme në qoftë se qëndrimi i tij nuk do të bëhet përbuzës. Disa gënjeshtra duhen thënë, por në miqësi të vërtetë duhet të jenë vetëm të bardha.

    Bazohet te besimi reciprok
    Miqtë e vërtetë ndihmohen reciprokisht ndaj sulmeve të jashtme dhe veçanërisht nuk ia punojnë njëri-tjetrit pas shpine. Besimi, në këtë kuptim është thelbësor.

    Bazohet te respekti

    Një mik i vërtetë nuk pretendon ndryshime, por ju respekton dhe ju do për atë që jeni. Sepse dashuria e sinqertë arrin të pranojë diversitetin.

    Edhe ndershmëria është kryesore

    Kujtohuni gjithmonë se gjëja më e rëndësishme në një miqësi është ndershmëria, që nga gjërat më të vogla deri tek ato më të mëdhatë. Për shembull, mos i thoni mikes tuaj të zemrës se X prerje flokësh i shkon shumë (sa për t’i bërë qejfin), kur në të vërtet nuk është ashtu. Opinionet e miqve të vërtetë janë më të rëndësishmit, sepse janë ata personat që jo si shumë të tjerë dëshirojnë të mirën tuaj pa asnjë kusht.


    g.shqip
     
    Airbourne likes this.
  2. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Ja se si NJIHET.....

    Rezistence pasive kuptohet...qe po ju mush menja ATIJ nuk ke me SHANCE.
    E DUA ne KULM....ndersa per KAFSHET me dy thundra qe japin dislike...

    Pra te dashur motra dhe vellezer.....ANIMAle...........................SOCIALE.
    LG.
     

Shpërndajeni këtë faqe