Shprehjet me te bukura filozofike!!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga enajda, 14 Nov 2012.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Sipas google: "Nese dikush te ndihmon, ji mirenjohes."

    * * *
    I believe in using words, not fists. I believe in my outrage knowing people are living in boxes on the street. I believe in honesty. I believe in a good time. I believe in good food. I believe in sex.

    "Une besoj ne perdorimin e fjaleve, jo te grushtave. Besoj tek zemerimi im duke ditur se ka njerez qe jetojne ne kuti kartoni neper rruge. Besoj tek sinqeriteti. Besoj tek ditet e bukura. Besoj ne ushqimin e mire. Besoj tek seksi."
    -- Bertrand Russell
     
    abs, TinkerBell and joetisti_ like this.
  2. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    "ne nje puthje, do t'ia marresh vesh gjithe heshtjen"
     
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Qe kur linde deri sa vdiqe dore nuk hoqe;
    Guret e varrit tu befshin koqe...

    ishte shprehja me e bukur filozofike e xha Omerit, te cilin e therrisnim here pas here edhe bobo (se e kepuste nga nje kopace qe na linte pa fryme nga te qeshurat). I martuar ne nene Nuren dhe komeshinj te katit te pare te pallatit parafabrikat shume vite me pare kur jetoja ne Fier, ata paten shume femije por Malua, nje epileptik dhe calaman si dhe Shefkiu i martuar me Lizen me te cilet ata paten dy djem Gentin dhe Saimirin ishin nga komeshinjte tane me te dashur. Shpesh ne vere une, motra dhe vellai im luanim me letra me lojen «PAS» dhe per te bere katershen e duhur here ftonim Saimirin here Gentin te luante me ne. Kohe te paharruara. Se bashku me Samiun, babain e tjetres komshie labe nga Mallakastra i cili e therriste Marx-in Mancki dhe Engels-in Encki, ata benin nje dyshe te forte bejtexhinjsh. Xha Samiu, ndjese paste, thoshte se vargjeve te mesiperme vetem e poshtmja mund t'ja merrte ne kthese:

    Ah more krushk kur shkuam per dushk;
    Me the e te thashe, pika qe s't'a dhashe...

    Se ciles Omeri i kthehej:

    Beje nuse beje rrumbullak me maje;
    Nusja le ta beje e dhendrri le t'a haje...

    Rrofte Populli,
    Eleonore
     
    ShKoDRaN_PuRo likes this.
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    "mjere po enderrove: momenti i vetedijes qe shoqeron zgjimin, eshte vuajtja me e mprehte."
     
  5. egzon88

    egzon88 Primus registratum

    Njeriu plaket shumë shpejt dhe mencurohet shumë vonë.” Tamam atëherë kur: “Nuk ka me kohë.”!!
     
    TinkerBell and joetisti_ like this.
  6. gin-gin

    gin-gin Forumium maestatis

    Pjesa e veshtire e te qenit barist, eshte se duhet te kuptosh kush eshte i dehur dhe kush eshte budalla.
     
    TinkerBell and joetisti_ like this.
  7. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    A donde te quieren mucho no vengas a menudo.
    PS: ne Varrikan jane PARAZITE dhe kane MOSHEN me te MADHE te mbijeteses.
    Imagjino restin....nga trojet.
     
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    "shkenca e zemres nuk ka lindur akoma, secili e sajon si te doje"
     
    Linux likes this.
  9. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Pasardhesit qe nuk dine Shqip,paraardheset i kane pasur FSHATARE si GEN.
    Fillim jave te mbare peoples.
     
    TinkerBell and joetisti_ like this.
  10. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    Mos e harro kurrë arsyen se, pse e ke mbyllur një derë.
     
  11. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    "kush te do eshte perhere, eshte para teje, para se te te njohe"
     

Shpërndajeni këtë faqe