SHBA, Reagime Të Ashpra Për “Marrëveshjen E Gjakut”

Diskutime tek 'Portali i AlbForumit' filluar nga Agjenti_007, 19 Oct 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit





    Furtuna mediatike që shkaktuan njoftimet se marrëveshja për pushtimin e Irakut ishte nënshkruar nga Tony Blair dhe George W. Bush një vit përpara fillimit të ofensivës në atë vend ka sjellë reagime të shumta, ndër të cilat më i ashpër ndoshta ka qenë ai i Rodney Martin, akvist dhe ish-pjesëtar stafi i një kongresmeni amerikan.

    Martin kaloi në sulm kundër presidentit aktual Barack Obama me pretendimet se, përsa i takon Lindjes së Mesme, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka ndjekur disa prej politikave të neo-konservatorëve zionistë të administratës së George W Bush.

    Obama, deklaroi Martin i cituar nga mediat amerikane, ka vazhduar në pjesë të madhe projektin për shekullin e ri amerikan, PNAC, që promovon objektivat izraelite në rajonin e munduar nga konfliktet.

    “Kur vjen fjala tek Lindja e Mesme, gjak në duart e tyre kanë si republikanët, ashtu edhe demokratët”, tha ai të djelën për Press TV.

    PNAC ishte një “think tank” neo-konservator me seli në Uashington DC, i krijuar në 1997 e i shpërbërë 9 vjet më vonë.

    Vëzhguesit mendojnë se ai luajti një rol vendimtar në përvijimin e politikës së jashtme të administratës Bush, sidomos në raport me sigurimin e mbështetjes për pushtimin e Irakut.

    “Tek Iraku, të dyja palët donin të bënin fajkoin. Në çdo gjë që kishte lidhje me Lindjen e Mesme ata praktikisht ishin në garë se kush do të ishte i pari në një luftë të paligjshme, e një fushate të paligjshme për destabilizimin e qeverive rajonale”, sqaron Martin në rrëfimin e tij.

    Komentet e akvitistit erdhën pas pyetjes që i beri intervistuesi lidhur me dokumentin e zbuluar së fundmi që tregonte se ish-kryeministri britanik Tony Blair e kishte mbështetur planin e Bush për luftën në Irak shumë kohë përpara se ajo të fillonte.

    “Daily Mail” raportoi të djelën se dokumenti me titull “Sekret. Memorandum për presidentin” i ishte dërguar Bushit nga sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, Colin Powell, 28 marsin e vitit 2002, apo një javë përpara takimit me Blair në fermën e tij në Teksas.

    Powell i thotë aty kreut të shtetit se, “Blair do të jetë me ne në veprimet ushtarake” dhe se “Mbretëria e Bashkuar do të na ndjekë pas në Lindjen e Mesme”.

    Vetë Blair i ka mohuar gjithmonë pretendimet se në fermën e Crawfordit nënshkroi një “marrëveshje gjaku” për të sulmuar Irakun, çka ndodhi marsin e vitit 2003.
     
    Albo4Ever, MeKaNiKu and hareid like this.

Shpërndajeni këtë faqe