Rifreskim i rregullave të nënforumit -Dashuria.

Diskutime tek 'Dashuria' filluar nga Universal, 11 Oct 2014.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Përshëndetje vizitorëve të romancës.

    1.Nëse jeni të rinj në nën-forumin e Romancës ju këshillojme të vizitoni dhe nën-forumet e tjera, kështu do keni një ide më të qartë në lidhje me tematikën e këtij nën-forumi.(në këtë mënyrë evitojmë tema që hapen tek vendi i gabuar etj.)

    2.Para se të hapni një temë kontrolloni nëse tema është hapur më parë nga një anëtar tjetër.Temat e përsëritura do bashkohen me njëra-tjetrën ose do të spostohen tek arkivi i forumit.

    3.Gjuha që përdoret në forumin e Romancës është SHQIP!

    4.Moderatorët dhe Super Moderatorët e këtij forumi do bëjnë të pamundurën të lajmërojnë për fshirjet ose moderimet në tema të caktuara, duke marrë parasysh fluksin e madh të vizitorëve në këtë seksion të forumit s’do jetë përherë e mundur.Ju kerkojme ndjesë paraprakisht për këtë.

    5.Postimi i imazheve në këtë forum nuk është i këshilluar sepse ngadalëson hapjen e Forumit për disa anëtarë. Natyrisht ka raste në të cilat postuesi mund të bëjë të qartë idenë e tij vetëm nëpërmjet një imazhi dhe stafi do këtë kuptim të plotë për raste të tilla.


    Kam vënë re që ka filluar të rritet ndjeshëm përdorimi i gjuhës së huaj në këtë nënforum, qoftë ai i gjuhës angleze. Përdorimi i gjuhës së huaj duhet të jetë sa më i pakët, nuk duhet të diskutoni në gjuhë të huaj (duke përjashtuar raste të veçanta).

    Në disa postime shoh që i drejtoheni njëri-tjetrit në gjuhë të huaj, pra jo në gjuhën shqipe.
    Ju kërkoj që gjatë postimit të mesazheve tuaja të shkruani në gjuhën shqipe.

    Ju falenderoj për kohën që shpenzoni duke pasuruar këtë forum me komente dhe opinione nga më të ndryshmet.

    Gjithë të mirat.
     
    Last edited: 13 Oct 2014
    Xhaxhi, Linux, Hektor12 and 1 other person like this.
Thread Status:
Not open for further replies.

Shpërndajeni këtë faqe