Regjistrimi me punsim ne gjermani si funksionon dhe cilat jan regullat per te ndjekur

Diskutime tek 'Shqiptarët në Gjermani' filluar nga Gertjan, 25 Feb 2017.

  1. Gertjan

    Gertjan Primus registratum

    Mirdita jam nje shqiptar i cili pas 16 vite banim ne itali u vendosa te spostoem ne Gjermani, ketu i kam te gjitha kushtet dhe mbeshtetjet por problemi im esht se unn punoj neper privat si profesionist i lir gje e cila sipas regullores kerkon nje regjistrim te regullt per profesionin por me sa duket ketu ne gjermani perpara se te aplikosh cilsit e tua u dashkerka te kaloj njer nen kontrat te dikujt tjetri per tu fornizuar me lejen e qendrimit per motive pune ne gjermani, te pakten kjo esht cka me keshillojn!!!! Pyetja ime ishte nese esht e mundur te regjistroesha direkt ne zyren e punes si profesionist i lir pa u tejkaluar kontratave te punsimit prej dikujt tjeter? Ju faleminderit
     
    gurax likes this.
  2. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    E ke pak pyetje specifike, megjithate pa pasur autoritetin nje pergjigje:

    1. Nuk ka nevoje te jesh i punesuar nga dikush tjeter, pasi ti mund te rregjistrohesh vete si profesionist.
    2. Si profesionist, ti nuk duhet te paguash takse tregetie, nuk duhet te rregjistrohesh ne nje dhome tregetie...
    Duhet ama, qe te jesh i rregjistruar!
    Duhet te gjesh ku eshte zyra e taksave (FInanzamt) dhe te rregjistrohesh. Me shume mundesi ata te japin dhe informacione te tjera ku duhet te rregjistrohesh me tej. (me shume mundesi do te kerkojne te rregjistrohesh dhe ne shoqaten qe perfaqeson profesionin tend).

    Megjithate, menyra me e thjeshte dhe me e mire per te marre informacion eshte te gjesh nje SteuerBerater ne qytetin tend dhe te interesohesh direkt atje. Ata me siguri e kane te gjithe informacionin qe te duhet.
     
    gurax and Gertjan like this.
  3. Gertjan

    Gertjan Primus registratum

    keshtu qe ligjerisht un mundem te aplikoj nje te drejt regjistrimi ne zyren e punes? sepse ne comisariatin e policis me likujduan duke me then se jam klandestin gje qe bie ne kundeshtim gjersa un kam permeso italiane pa limit dhe me te drejt qendrimi ne zonen euro, por un do ta ndjek keshillen tende dhe do ti drejtoem ndonje (SteuerBerater) : sum faleminderit per pergjigjen. ps: ka ndonje shoqat shqipetare qe meret me te tilla praktika ne gjermani? edhe njer faleminderit per xhentilesen tuaj
     
  4. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne fakt ne Gjermani, sapo te vish duhet te shkosh te besh nje (rregjistrim) Anmeldung ne bashkine/komunen e zones ku banon. Sapo te rregjistrohesh, ti je i njohur per shtetin Gjerman qe ke nje adrese fikse ne Gjermani. Nga ai cast nuk je me as turist e as "klandestin" por qytetar i nje zone/qyteti. Me pas mund te shkosh te rregjistrohesh ne vende te tjera, e ndoshta prandaj ndonje polic te ka thene je klandestin... Por policet dine vetem e bardh e zeze.
    Do te sugjeroja te keshillohesh me nje SteuerBerater, gjej dike qe flet Anglisht (se italianet ne Gjermani nuk arrijne te behen kurre Steuerberater :D) dhe atje i sqaron te gjitha. Teknikisht, nese ke te ardhura ose garanton te ardhura ne menyre ligjore nuk ke probleme ne Gjermani.
     
    Gertjan and gurax like this.
  5. Gertjan

    Gertjan Primus registratum

    :) si macia me miun jan gjermanet me italianet
     
  6. Ani33

    Ani33 Primus registratum

     
  7. Ani33

    Ani33 Primus registratum

    Un e kam ber kete regjistrimin ne komun por jam i paisur vetem me pasaport shqiptare. Po ashtu shkova ne auslanderbehörde me nje kerkes per pune ose arbeiterlaubnes, nga ata mora pergjigje qe arbeitsagentur do e shqyrtoj dhe do vendosi nese do e pranoj apo jo. Tani pyetja ime esht kjo :- nese pranohet puna do me duhet te kthehem ne shqiperi e te aplikoj per vize apo mundem ti bej qe ktu procedurat?
     
  8. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne kete cast pergjigjen ta kthen auslanderbehörde.

    Ti ke nje leje te perhershme italiane, qe te lejon pune ne Itali qe eshte EU. Arbeitsagentur percakton tani nese ajo leje pune eshte e vlefshme dhe ne EU.


    Cfaredo qe te jete, te lutem na kthe pergjigje ketu qe ta dine dhe te tjere me vone qe mund te jene ne situaten tende.
     

Shpërndajeni këtë faqe