Receta Gatimi Shqiptare

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga TEDI, 4 Nov 2002.

  1. laerti

    laerti Guest

     
  2. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    http://www.recetakuzhine.net/wp-content/uploads/2010/12/bakllava-feste.jpg
    Per nje tepsi,nevojiten;
    1kg pete te bakllavase,
    250gr margarine ose gjalp.
    Per shtresen e pare,nevojiten;
    125margarine,
    2veze,
    gjysme gote(uje)sheqer,
    gjysme luge bagin.
    Te gjitha keto perzihen mire,pastaj shtohen 8-10luge miell te eger.Krejt kjo perzihet mire,fitohet nje mase homogjene dhe lihet anash.

    Per shtresen e dyte,nevojiten;
    300gr arra te bluara,
    2veze,
    gjysme gote sheqer,
    lengu i nje limoni.
    Perzihen mire dhe lihen anash.Lyhet tepsia me yndyre.
    Petet ndahen ne3pjese(nga10sosh).Shtrohet pjesa e pare e peteve ne tepsi she secila laget me pak margarine(pjesa tjeter e margarines mbetet per lyerje siper).
    Mbi keto pete nxirret shtresa e pare e mases se pergatitur.Shtrihet mire ne te gjithe siperfaqen.Mbi kete shtrese shtrohet pjesa e dyte e peteve si dhe shtresa e dyte-arrat e parapergatitura.
    Perfundojme me shtresen e trete te peteve.Pasi te jete perveluar thika,pritet bakllavaja ne forme trekendeshash.
    Pastaj i hidhet siper margarina e shkrire dhe futet per t'u pjekur kujdesshem,ne temperature mesatare.Pasi te piqet,bakllavaja lihet per t'u ftohur mire.
    Sherbeti;1kg sheqer,2-3gota uje dhe3vanilje.Sapo te vloje(sheqeri shkrihet mire),hiqet nga temperatura,qe sheqeri te mos trashet.Me kete sherbet te nxehte ulet bakllavaja e ftohur.
    Sherbehet te nesermen.

     
  3. po mishi per pilafin si behet??eshte hera pare qe gatuaj e sja kamiden fare :(((
     
  4. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    a doni spece te mbushme speciale ;

    [​IMG]
     
  5. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    -Tave kosi me mish pule-

    (kshu e kam bere une sepse nuk me ndodhesh ne shtepi mishi i qingjit,del e mire edhe me mish vici)

    2 copa mish pule(cdo lloj pjese te pules,si te deshironi)
    lengu i mishit te pules
    3 veze
    1 gote kos
    kripe,piper
    1 luge gjelle miell
    vaj ulliri ose gjalp

    Ne nje tenxhere vejme te ziejme mishin e pules ,i hedhim dhe pak kripe...sapo te jete ziere fillojme e rrahim vezet ne nje tas,hedhim kosin dhe me pas miellin,i perziejme mire e mire dhe ne fund hedhim lengun e mishit te pules qe eshte ziere,i perziejme te gjitha se bashku,hedhim dhe piperin dhe i hedhim te gjitha ne tepsi,dhe siper vejme mishin e pules.E lejme te pjekim me 200 grade,..servireni te nxehte...Ju befte mire.!

    [​IMG]
     
  6. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    -MAKARONA FUSILI ME PANA DHE KERPUDHA-

    Perberesit:
    -500 gr makarona fusili
    -200 gr kerpudha te fresketa
    -2 speca te kuq
    -2 salcice me mish pule
    -200 ml pana(krema galaktos)
    -kripe,ereza te perziera
    -1/2 gote vere e bardhe
    -1/2 gote uje

    Pergatitja:

    Ne nje tenxhere vejme ujin me kripe,per te ziere makaronat per 10-15 min..pasi ato zihen bejme gati masen ,ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri dhe presim specat e kuq ne katror te vegjel,i skuqim pak,dhe me pas hedhim salcicet po te prera ne kubike,i perziejme se bashku,me vone hedhim kerpudhat edhe ato te prera holle,i perziejme mire e mire se bashku,hedhim pak kripe,pak erez ate perziere ne se doni,dhe hedhim 1/2 e gotes se veres se bardhe,e leme sa te thithi pak dhe ne fund hedhim panen,i perziejme mire e mire,bashke me masen,ne fund hedhim dhe ujin dhe e leme derisa ta thithi pak ujin dhe eshte gati,Jua hedhim makaronave fusili siper dhe eshte e perkryer..
    Ju befte mire..!

    [​IMG]
     
  7. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Vetem Rakia mungon ketu :D

    [​IMG]
     
  8. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Imam Bajalldi ;

    PATLLEXHAN I MBUSHUR ME ZARZAVATE:

    5 patllexhan
    1 spec i kuq
    1 spec jeshil
    1 qepe
    150 gr kerpudha
    3 thelpinj hudher
    1 kungull (i vogel)
    gjysem tufe majdanoz
    kripe, piper i zi.

    Qeroni patllexhanet duke i lene nga pak lekure (si zeber ) dhe me pas skuqini pak me vaj pastaj vendosini mbi peceta kuzhine qe tja thithin vajin.
    Ne nje tigan hidhni pak vaj ulliri dhe shtoni me rradhe qepet, hudhrat duke i perziere qe te kaverdisen, shtoni me pas specat e prera holle dhe kungullin gjithashtu te prere holle, ne fund shtoni kerpudhat kripe piper dhe perziji mire qe te kaverdisen. Ne fund shtojini majdanozin mbylleni me kapak dhe hiqeni nga zjarri.
    Merni patllexhanet prejini ne mes (pa i ndare ne gjysem) dhe hiqjani pak mesin (pra boshatisjani barkun ) dhe aty mbushini me zarzavatet qe kaverdisem pak me pare.Vendosini ne tepsi hidhini 1 gote me uje dhe piqini me 200 grade per 30 min.

    [​IMG]
     
  9. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    LULELAKER ME MISH TE GRIRE:

    1 lulelaker e vogel
    100 gr mish i grire
    1 spec jeshil
    1 domate
    1 karrote
    pak salce
    vaj ulliri, kripe.

    Lulelakren e ndajme ne lule te vogla dhe e lajme. Ne nje tenxhere hedhim pak vaj dhe shtojme karrotat dhe specin te prera ne rrethore dhe i perziejme qe te kaverdisen, me pas shtojme mishin e grire dhe i perziejme te gjitha ngadale. Shtojme lulelakren me pas dhe domaten e grire mbi te, fillojme i perziejme qe te kaverdisen te gjitha sebashku dhe pas pak shtojme salcen dhe kripen.Mbasi jane kaverdisur te gjitha i shtojme uje te nxehte derisa te mbulohen dhe i leme te ziejne ne zjarre te avashte derisa lulelakra dhe karrotat te jene zbutur. Ju befte mire...

    [​IMG]
     
  10. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Musaka me patate dhe mish te grire

    2.5 kg patate te medha
    500 gr mish i grire vici
    2 qepe
    2 domate
    2 speca
    djath kackavall me feta
    kripe,piper,vaj ulliri

    per beshamelin:
    1 liter qumesht
    2 luge gjelle gjalp
    2 luge gjelle miell.

    Marrim nje tigan bejme gati kimane,skuqim qepen ne fillim,pastaj specat,[pastaj hedhim mishin e grire,i kaperdisim mire e mire dhe pastaj hedhim domatet e grira(ose salce)..i p[erziejme sebashku dhe i hedhim kripen,piperin dhe ndonje erez cte deshironi,i hedhim dhe uje,qe te zihet pak mishi,do ta lini derisa ta thithi ujin kimaja..
    Derisa kimaja te behet marrim patatet i qerojme rrathe -rrathe te medhaja dhe te holla(i skuqim ne friteze po patet,nqse jo ska problem edhe ashtu0,i shtrojme ne tepsi nje e nga nje,siper asaj hedhim kimane qe eshte bere gjysmen,dhe shtrojme perseri patate te prera hodhe,hedhim dhe kimane e mbetur dhe shtrojme patatet e fundit...siper i hedhim djathin e grire ose me feta,dhe ne fund beshamelin,dhe e fusim ne furre te piqet...Ne fund ju befte mire..!!

    [​IMG]
     
  11. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Torte Obllanda

    Përbërësit
    • 30 lugë qumësht
    • 400 gr sheqer
    • 250 gr margarinë
    • 150 gr keksa të bluar
    • 150 gr arra të bluara
    • 50 gr çokollate të zezë
    • 50 gr çokollate të bardhë
    • Një komplet obllande prej pese fletave
    Vlohet qumështi me sheqer dhe margarinë. Pastaj shtohen keksat e bluar, arrat dhe çokollatat dhe lihet të zihet edhe për 2-3 minuta në zjarr të ulët. Largohet masa nga zjarri dhe ashtu e ngrohët i lyen një nga një të tëra shtresat e obllandes por kihet kujdes që masa të shtrihet mirë dhe rrafsh në gjithë sipërfaqen. Ne fund i qitet një masë e rrafshët mbi të por jo e rëndë (preferohet tepsia e shporetit të rrymes që është katrore e zbrazët) me qëllim që masa të ngjitet dhe e lëmë të ftohet. Në fund e presim në katrorka sipas dëshires dhe e shërbejmë.
     
  12. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    [​IMG]

    Perberesit
    • 3-4 qepe te njoma
    • 2 domate
    • 5 speca
    • 3 veze
    • 200 gr djath i bardhe
    • vaj ulliri
    • kripe
    • piper i zi

    Pasi i kemi lare te gjithe perbersit i grijme holle me rradhe, qepet, specat, domatet.
    Hedhim ne tigan qepet me vaj , shtojme specat dhe i skuqim bashke per pak minuta. Shtojme djathin te grire ne copa te vogla dhe me pas shtojme domatet e grira. Pasi te jene skuqur mjaftueshem shtojme vezet e rrahura.
    Vazhdojme duke i perzier per rreth 4 minuta ne zjarr dhe tashme fergesa juaj eshte gati
     
  13. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    [​IMG]

    Perberesit
    • Krap i fresket 4-5 kg,mira eshte qe te jete Mashkull.
    • Qepe 1.5 kg
    • Hudhra 400 gr (te pa pastruara)
    • Domate 1 kg te pjekura ose salce, te ciles populli i Shkodres i thote Nerden
    • Uthull 1\2 litri
    • Pistil dhe kumbulla te thata sipas shijes
    • Gjethe lari(Dafine)
    • Vaj Kikiriku 400 gr
    • Piper, kripe, majdanoz dhe sheqer.
    Krapi lahet dhe pastrohet nga luspat, te brendshmet, e ne menyre te vecante nga nje kocke qe gjendet ne gryken e kokes se krapit, te cilin shkodranet e quajne Pethi: Kjo kocke ka forme trekendeshi, e cila duhet hequr patjeter pasi i jep nje shije te hidhur taves se Krapit. Pas kesaj, peshkun e pastruar e presim ne thela 2-3 cm te trasha deri tek bishti i cili ne fund lihet sipas deshires. Kujdes duhet patur qe kokes se krapit ti lihet pak pjese nga trupi. Pas kesaj lahet me uje te bollshem dhe lihet te kulloje.Pasi eshte pastruar nga gjaku dhe uji, ne nje tigan i jepet nje faqe e lehte ne te dy anet duke e skuqur me vaj .Kjo sherben per ta mbledhe mishin e peshkut. Vajin e tiganit qe skuqem peshkun e ruajme pasi ne te do te pregatisim lengun e Taves ose icin sic i thone shkodranet

    Pregatitja e Icit:
    Qepen pasi e pastrojme, e grijme ne feta te holla per se gjati (si per sallate) e hedhim ne tiganin me vaj dhe kavertisim gjersa te marri nje ngjyre te kuqrremte.Pastaj hedhim hudhrat e pastruara edhe keto si dhe te prera ne gjysem ose ne katersh, ne varesi te madhesise se tyre dhe i kavertisim me qepen. Pastaj i hedhim domatet te cilave u kemi hequr lekuren me uje te vaket, ose Nerdenin (Salcen e Domateve) vazhdojme ti perziejme deri sa te behet nje mase uniforme (kur treten plotesisht qepet ne kete mase).
    Pastaj i shtojme uthull rrushi sipas nevojes, pistil,- kumbulla te thata, piper, kripe, gjethe lari dhe i ziejne ne nje zjarr te ngadalte. Masa e ketij ici duhet te jete nje mase e njetrajtshme e trashe dhe nje shije pak xhelatinoze tipike e kesaj Tave qe ne gjuhen e Kulinarise quhet Gllasé. Ne varesi te uthulles, i shtohet edhe pak sheqer.

    Pasi ici eshte gati, merren thelat e Krapit hidhen ne nje tave dhe mbi te hedhim icin. I shtojme pak uje, por me kujdes, duke patur parasysh edhe shterrimin e tij dhe futet ne nje furre me temperature normale 140°-150°C. Pasi Krapi ka marre faqe ne te dy anet e tij dhe ici eshte bere njesh me thelat dhe salca ka ngelur ne yndyren e vet, atehere Tava Shkodrane eshte gati. Pasi i hedhim pak majdanoz persiper e servirim ne tavoline.

    Gjate servirjes per estetike, cdo thele i vendoset nga dy kumbulla te thata nga tava qe sherben si dekoracion ne forme garniture.
     
  14. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Peshk ne majoneze
    Description
    Eshte nje recete e shijshme dhe shpresoje te ju pelqeje.Provojeni dhe do te mbeteni te kenaqur.

    Ingredients
    • 1 kg peshk
    • 2 veze
    • 2 limone
    • 1 gote vaj
    • 1 tufe majdanoz
    • 1 tufe ereza
    • 50 g.kastraveca turshi
    • 1 e bardhe veze
    • kripe
    • piper
    Instructions
    1.Ne nje tenxhere hidhen 2litra uje,tufa e erezave,lengu i nje limoni,kripe e piper dhe sapo te filloje te marre vale hidhet peshku dhe ulet flaka ne menyre qe uji te mos vloje.
    2.sapo peshku te kete zier,hiqet nga uji,duke treguar kujdes qe te mos copetohet,i hiqet lekura e halat dhe lihet te ftohet ne pjaten e servirjes.
    3.Nderkohe pergatitet majoneza me dy te verdhat e vezeve,vajin e hedhur me dy pika,kripen dhe limonin.
    4.Mbulohet peshku me majonezen e pergatitur dhe zbukurohet me kastravecat e prere bukur,te bardhat e vezeve te ziera ne uje e uthull dhe te copezuara.
     
  15. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Shnicla pule

    Description
    fileto pule te pergatitura me se miri per nje vakt te vecant dhe te shijshem

    Ingredients
    • fileto pule
    • 3 luge gjalp
    • majdanoz
    • 150 gr mushkeri pule
    • 2 veze
    • 2 patate
    • 200 gr buk te grir
    • miell , vaj
    • krip dhe piper
    • hudhra
    Instructions
    Presim hudhrat dhe majdanozin.ne nje tigan hellim gjalp per shkrirje dhe i skuqim hudhrat dhe majdanozin me krip dhe piper,pasi i skuqim i vem ne nje pijate.marrim filetot e pules i presim dhe i rrahim me cekic kuzhine,siper i hellim majdanozin e pergatitur dhe mushkerit e pules i mbeshtjellim dhe i rrahim serish.thyejm vezet i rrahim dhe shniclat e pules i lyejm ne vez,ne miell dhe ne buk te grir.pastaj vendosim tiganin ne zjarr dhe i skuqim ngadal,qe te formoni nje pijate te shijshme skuqini dhe patate
     
  16. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Çorbe

    Description
    per tu realizuar sa me mire kjo recete duhet perzier shpesh ne zjarr mesatar.

    Ingredients
    • 300 gr oriz
    • 2 litra dhalle
    • 1 veze
    • 1 -2 kokrra limona
    • 3 thelpinj hudher
    • kripe dhe piper te kuq
    • gjalp
    Instructions
    Ne tenxhere veme 2 gota uje dhe e veme tenxheren te vloje,sapo uji vlon shtojme orizin dhe e leme te zieje,para se ta thithe te gjithe ujin shtojme dhalle pak nga pak dhe e perziejme qe mos te na ngjitet,kete veprim bejme dhe per 2-3 here te tjera derisa te krijohet nje mase,shtojme kripen dhe hudhrat e grira holle.e leme te zieje serish me dhall dhe e perziejme,pas pak shtojme lengun e limonave,dhe ne fund kur te jete nje mase mesatare si gjelle e lengshme as shume e thate dhe as e holle fare fikim zjarrin.nderkohe ne nje gote thyejme vezen shtojme dhe nje filxhan uje ne gote dhe i perziejme me tel kuzhine fort,pastaj e shtojme ne tenxheren me masen e pergatitur duke e perzier me tel vazhdimisht qe te mos mpikset veza.shkrime gjalpin dhe pak para e te fikim zjarrin i shtojme piper te kuq dhe siper cdo piate hedhim nga dy luge gjalp.
     
  17. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Torte Dinastia

    [​IMG]Përbërësit për një pandispanjë:
    5 të bardhe të vezëve
    150 gr sheqer
    150 gr arra të bluara
    1 lugë galetë
    1 lugë miell
    1 lugë çaji pluhur për pjekurina
    (Këta përbërës janë vetëm për një pandispanjë.Nevoiten dy copë pandispanje.Ose mund t`i dyfishoni përbërësit dhe të pjekni vetëm një petë e ta ndani horizontalisht përgjysmë)

    Përbërësit për fillin:
    500 ml qumësht
    2 pudinga vanile
    10 të kuqe të vezëve
    250 gr margarin
    250 gr sheqer pluhur
    100 gr çokolatë kuzhine
    Për dekorim nevoiten 2 shllaga

    Përgatitja:
    Fillimisht rrahim të bardhat e vezëve,pastaj i shtojmë përbërësit e tjerë.Masën e qesim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme dhe e pjekim në temperaturë 180*C rreth 20 minuta.
    Deri të piqen të 2 pandispanjat përgatisim fillin.
    Ziejmë pudingun me qumësht si çdo puding tjetër.E lejmë anash të ftohet.Margarinën e rrahim me mikser me sheqerin pluhur.Te verdhat e vezëve gjithashtu i rrahim me mikser dhe të gjitha i bashkojmë.
    Fillin e ndajmë në dy pjesë dhe njërës pjesë ia shtojmë çokolatën e shkrirë.Lyejmë petat dhe i dekorojmë me shllag.
     
  18. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Supa Mitun
    [​IMG]

    Përbërësit:

    8 feta bukë shtëpie
    2 thelpinj hudhër
    200 gr gruviera (djathë francez, i fortë)
    1 litër lëng mishi i vluar
    kripë e piper.

    Përgatitja:
    Thekni fetat e bukës në furrë, lyejini me hudhër pastaj vendosini të shtrira në një enë balte ose xhami zjarrdurues, duke i vënë në mënyrë të alternuar edhe shtresat e djathit gruviera. Hidhini kripë e piper sipas dëshirës. Njomini lehtë me lëngun e mishit, i cili duhet ta mbulojë tërësisht bukën dhe vendosni enën në furrën tashmë të nxehur, në 200 gradë, për 15 minuta. Në fund buka do të ketë thithur të gjithë lëngun e mishit. Shërbejeni menjëherë.
     
  19. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Receta per Shpageta me Mish
    Kategoria: Brumëra


    [​IMG]

    Kohëzgjatja e pregaditjes: 40 minuta

    Përbërësit:

    - 1 konzervë lëngë domatesh me copëza të domates
    - 1/2 konzervë koncentrat domatesh
    - 1 kavanoz sos të gatshëm të shpagetave ose ndonjë llojë sos tjetër të gatshëm
    - 500g mish vici të bluar
    - 2 speca babure (1 të kuqe dhe 1 të gjelbërt)
    - 2 karrota
    - 4 thelba të hudhres
    - 1 qepë
    - Brokoli
    - ½ lugë gjelle sheqer
    - 1 gotë verë të bardhë
    - 500g shpageta
    - Vaj
    - Timian (trumzë)
    - Ujë
    - Basilikum
    - Kripë
    - Origano
    - Kackavall

    Pregaditja:
    Shpagetat i thejmë dhe i hedhim në një enë të thellë të mbushur me ujë të vluar. Shpagetave ua shtojmë ½ lugë gjelle kripë dhe 1 lugë gjelle vaj.

    Mishi fërgohet në një tigan me vaj. Pasi që ka marrur mishi ngjyren e duhur e largojmë nga tigani për të ia hekur gjithë yndyrën.

    Nderkohë i prejmë specat, karrotat, hudhrat, qepën dhe brokolin. Të gjitha i hedhim në një tigan dhe i fërgojmë në vaj. Pastaj i shtojmë 1 konzervë lëngë domatesh dhe ½ konzerve koncentrat domatesh. Shtojmë 1 gotë verë, ½ lugë gjelle sheqer, kripë, trumzë dhe basilikum. Përfundimisht, hedhim mishin dhe një grusht kackavall të grirë. Sosin e përziejmë mirë.

    Servimi:
    Shpagetat servohen me kackavall mbi, një got verë të kuqe dhe ndonjë sallatë sipas dëshirës.
     
  20. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Biskota Bufi
    Kategoria: Ëmbëlsira

    [​IMG]

    Receta vjen si një ide për të krijuar ëmbëlsira të ndryshme dekoruese për festat e fundvitit. Në këtë recetë do të keni një Buf me "borë", recetë shumë interesante për dekorim.

    Kohëzgjatja e pregaditjes: 1 orë

    Përbërësit:
    Për biskotat:
    125g gjalpë pak të kriposur, të zbutur
    125g sheqer pluhur
    1 ve, e tundur pak
    1 lugë gjelle ekstrakt të vanilles
    250g miell

    Për dekorim:
    100g qese me bajame të tëra/plota
    100g qese me bajame petë-petë, të pjekura
    126g qese me butona të mëdhenjë nga çokollata e bardhë
    20g qese me butona të madhësisë normale nga çokollata e bardhë
    50g chocolate chips të zezë
    Sheqer pluhur
    Fije, lidhëse për të i varur biskotat

    Pregaditja:
    1. Temperatura e furrës duhët të jetë 190C/170C.
    Gjalpin dhe sheqerin e përziejmë dukë hedhur vezën dhe ekstraktin e vanillës gradualisht.
    Miellin e shtojmë duke e përziër brumin e biskotave. Përzierja vazhdon deri sa të fitojmë një mase të butë.
    Vendosim brumin në një sipërfaqe të miellosur dhe e ngjeshim butësisht.
    E mbulojmë ose e mbështjellim brumin me folie të plastikës dhe e lejmë ashtu për së paku 2 orë.

    2. Pastaj e tëhollojmë brumin në një sipërfaqe të miellosur deri sa arrin trashësinë 0.5 cm.
    I prejmë biskotat në forma ovale - madhësia vendoset sipas dëshirës.

    3. Biskotat i vendosim në një tepsi me një letër pjekëse.
    Të gjitha biskotat duhet të kenë madhësi të njejtë, dhe kështu i vendosim në nje tepsi së bashku.
    Vendosim bajamet e plota në brumin e biskotave për të krijuar vetullat dhe hunden.
    Nëse do përdorni dekorime për bredhin, e përdorim fundin e një brushe për ta formuar një gropë afër majes së biskotës.
    I pjekim në furrë për 8-15 minuta, varësisht nga madhësia e biskotave, deri sa marrin një ngjyrë të artë.
    Pasi i largojmë nga furra, i lejmë biskotat në letrën për pjekje për tu ftohur.

    4. Për të dekoruar, i ruajmë disa butona të bardhë të çokollatës që të kemi mjaftushem butona për sytë e bufave - duhët të përdorim butona gjigant ose butona në formë mesatare (varet nga madhësia e biskotave) -
    sa më të mdhënjë që mund ti bëni sytë, është më mirë për ti bërë sytë e bufit të duken sa më reale.
    Butonat të cilat mbesin i vendosim në një enë të thellë dhe i lejmë të shkrihen mbi ujë që është duke vluar.

    5. Përdorim një brushë me një maje të vogël për ti pikturuar dhe dekoruar biskotat.
    I vendosim butonat e bardhë me brushë, pastaj i vendosim çokollatat me ngjyrë të zezë mbi të bardhat.
    Çokollatën e bardhë të shkrirë e përdorim si ngjitës.
    E lyjmë mesin e bufit me çokollatë të bardhë dhe i vendosim bajamet petë-petë mbi çokollatë. dukë i ndrydhur ngapak.

    6. Nëse ju dukët që bajamet e vetullës dhe hundës janë liruar, mund ta përdorni çokollatën e shkrirë për ti kapur më mirë.
    I lejmë biskotat të terren.

    7. I lidhim me një varëse dekoruese dhe i vendosim në bredh, por para se të lidhen në bredh i hedhim mbi pak sheqer pluhur.
     

Shpërndajeni këtë faqe