Receta Gatimi Shqiptare

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga TEDI, 4 Nov 2002.

  1. AnaBlue

    AnaBlue Forumium maestatis

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    FLM Mosti. E gjeta receten online. Per kureshtaret /pf/images/graemlins/laugh.gif :
    Serves 6–8
    1 lb (dry) whole wheat elbow pasta
    1/2 cup organic celery, diced
    1/2 cup frozen organic peas, thawed
    1 jar (4-oz) sweet pimentos, drained and sliced
    1/4 cup extra-virgin olive oil or expeller pressed canola oil
    1/4 cup natural mayonnaise
    1–2 TB raw, unfiltered apple cider vinegar
    1–2 tsp honey
    1 medium shallot, minced
    sea salt, to taste
    ground pepper, to taste
     
  2. Vals

    Vals Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Lara, shume falemidnerit per rreceten. Do ta provoj dhe te them rezultatin.

    Ana, mua keto pastat me majoneze nuk me kane pelqyer asnjehere. Po te jap nje recete qe e kam bere disa here dhe eshte pelqyer shume si nga amerikanet ashtu dhe nga shqipot.

    PASTA SALAD WITH MOZZARELLA, SUN-DRIED TOMATOES AND OLIVES

    Here's a summer salad with robust flavors.

    6 tablespoons olive oil
    1/2 cup drained oil-packed sun-dried tomatoes
    1/4 cup red wine vinegar
    1 tablespoon drained capers
    1 garlic clove, minced

    1 pound fusilli pasta
    12 ounces tomatoes, coarsely chopped
    8 ounces fresh water-packed mozzarella cheese, drained, cut into 1/2-inch pieces
    1 cup (packed) fresh basil leaves, thinly sliced
    1 cup freshly grated Parmesan cheese (about 3 ounces)
    1/2 cup minced pitted oil-cured black olives

    Blend first 5 ingredients in processor until tomatoes are coarsely chopped. Set dressing aside.

    Cook pasta in large pot of boiling salted water until just tender but still firm to bite, stirring occasionally. Drain. Transfer to large bowl. Add dressing to hot pasta; toss to coat. Cool, stirring occasionally. Add chopped fresh tomatoes, mozzarella, basil, Parmesan and olives; toss. Season to taste with salt and pepper. (Can be made 6 hours ahead. Cover; chill. Bring to room temperature before serving.)

    Makes 8 servings.
     
  3. AnaBlue

    AnaBlue Forumium maestatis

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Rrofsh! U kam pothuaj te gjitha ingredients pervec basil.
     
  4. Vals

    Vals Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Ana, po te kesh sun dried tomatoes qe jane me vaj, hidhi pak nga ai vaji i tye makaronave se ju jep shije shume te mire.
     
  5. AnaBlue

    AnaBlue Forumium maestatis

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Kam nje kavanoz te madh qe nuk di cfare ta beja... ja gjeta vendin. Vetem me ullinjte kam icik dyshim se jo cdo amerikan i ha.
     
  6. Vals

    Vals Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    I hane i hane kur jane te perzier me gjera te tjera dhe nqs s'i duan, mund ti heqin menjane. Nganjehere ne vend te ullinjve mund te perdor olive tapenade, e gjen tek Trader Joe's. Ka shije shume te mrie dhe behet si dressing se shperndahet kollaj.
     
  7. Vals

    Vals Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Ana, kam frike me tu pergjigj tek tema e femres se na sulet bona pastaj. Ej c'na gjet!
     
  8. AnaBlue

    AnaBlue Forumium maestatis

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Une u shkriva duke qeshur. Cfare nuk takon ketu ne AF, milet qe nuk do i takoje kurre ne jete /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  9. Vals

    Vals Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Me te thene njeri keshtu perballe ne realitet qe e ka blere apartamentin per inat tat, e shef i her me vetlla te ngritme perpjete dhe e pyet me shume kujdes: "me falni, cfare keni ngrene sot per mengjes?"
     
  10. AnaBlue

    AnaBlue Forumium maestatis

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Nuk po gjej receten e taves me kos. E ka ndonjeri si specialitet qe ta shkruaje ketu po nuk pertoj?

    Flm!
     
  11. Dolores

    Dolores Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Pse jo /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif

    Tave Kosi Elbasani
    Tava pergatitet me mish qengji ose dashi, por une e bej edhe me pule. Po te jete me mish qingji ajo piqet direkt, ndersa me mish tjeter duhet te zihet me pare. Mishi qingjit pritet ne thela dhe vihet ne tepsi. I hidhet gjalpe dhe futet ne furre e hiqet. Here pas here hidhet uje nga pak qe te mos thahet. Pasi hiqet nga furra, ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell deri sa te zverdhet. Shtohet lengu i mishit te pjekur, perzihet dhe vlojne deri sa te trashet si salce. Largohet nga zjarri dhe pasi ftohet i shtohet kos, veze, kripe dhe perzihen mire. Ne tave hidhet pak oriz gjysem i zier, rradhiten thelat e mishit, hidhet masa e pregatiur me pak gjalpe siper e piqet ne furre derisa ne faqe te krijohet nje cipe e kuqe.
    Varianti i dyte eshte me mish pule ose dashi. Zihet pula ose mishi i dashit dhe vihen llokmat ne nje ene. Vihet nje dore oriz ne tenxheren me leng mishi dhe zihet orizi gjysem i gatshem. Ne nje ene hidhni kos, veze, lengun e mishit me orizin dhe i perziejme se bashku. Kini parasysh qe lengu te jete i ftohur kur t'i perziejme se bashku dhe hidhen ne tave. Piqet si me siper.

    Orizin hidhe qe ne fillim me mishin e qengjit sa te jete pjekur ai do jete zier edhe orizi edhe miellin mos e shkuq hic perzieje me kosin edhe vezet bashke para se ti hedhesh ke tava...te befte mire
     
  12. Hellena

    Hellena Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Po mesoj dhe une me gatuar .. nga e keqja cte bej ..

    Gjelle me patate (versioni im ) lol

    Ne fillim ziej mishin ne tenxhere (mish vici) pa i hedhur kripe sepse ajo e ngadalson procesin e zierjes ..
    pastaj e kontrolloj mishin nese ka filluar te zbutet dhe i shtoj patatet pasi i kam qeruar .. i le te zijne bashke deri sa i kontrolloj dhe patatet e shoh qe kane filluar te zbuten ..

    pastaj ne nje tigan vecant skuq qepe i hedh pak vere te bardhe nese deshiron , pasi ka marre pak ngjyre qepa i shtoj domate te gatshme me salce brenda qe jan ne kanace ne supermarket .. pasi i lej ca te perzihen i shtoj zarzavate (te gatshm dhe keto , i shesin me qese te ngrira ne supermarket .. se ehuu kush rri i merr nje nga nje ) .. pasi i hedh zarzavatet siper i shton pak kripe , piper , a ndonej erez tjeter nese ju gjendet ndonje ..
    pasi i skuq mire dhe pasi esh avulluar ca uji i domateve e ka marre ere te mire e hedh te teren tek tenxherja qe ndodhej mishi me patatet dhe i le zijne bashke per nja 30 min .. ne fund shuan stufen , e le te ftohet gjella dhe ja hedh ne pjate personave qe do ta hajne /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif .. i befte mire ..lol
     
  13. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    eee vallahi Nisii se do beheshe ti e zonja e guzhines dhe recetave ne Af s'ma kishte prit mendja... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif

    ça do na hapni dhe restorant ketu tani?...se klubeve ja kemi marre doren!

    uooo kamarrierre uouuu motrra....dy qofte e i birre per mu... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
     
  14. Hellena

    Hellena Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    e di .. hahaha ket efekt surprizues kam gjithmon :p


    si urdho cuno qoftet i doni me qep apo me hudhra /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
     
  15. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    o NIsso ajo siper qe ti i thu GJell me Patate mo MIre thuji Turli se i tuf gjonash i hudh mren jo Vetem Patate ...
     
  16. PUPA

    PUPA Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Sallatë me spinaq dhe me mollë
    Materialet për 6 persona:

    * 2 lugë gjelle lëng i freskët portokalli
    * 2 lugë gjelle lëng i freskët limoni
    * 2 lugë çaji mustardë
    * 2 lugë çaji mjaltë
    * 1/4 lugë çaji kripë
    * 1/8 lugë çaji piper
    * 1/2 filxhani me qepë të kuqe të grira vertikalisht disa fletë spinaq i freskët dhe i larë mirë
    * 1 kokërr mollë e prerë në copa të holla
    * 1/4 filxhan djathë i grirë hollë

    Përgatitja:

    1. Përzieni 6 përbërësit e parë duke i rrahur fort me një rrahëse vezësh.

    2. Hidhni në një enë qepët, spinaqin dhe mollët dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Shtojini sipër dhe djathin e grirë.
     
  17. PUPA

    PUPA Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudhër
    Materialet për 4 persona

    * 1 filxhan arra të shtypura
    * 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
    * 3/4 e filxhanit verë e bardhë
    * 3-4 thelpinj hudhre
    * 1/2 tufë majdanoz
    * 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
    * kripë dhe piper
    * 1/2 kg kalamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
    * 1/2 filxhan miell
    * vaj për skuqje

    Përgatitja

    Vëmë të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe rruajeni në frigorifer.

    Lyeni me miell rrathët e prera të kallamarit nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin të digjet.

    Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë sepse bije temper­atura , dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën.

    Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse.

    Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron.
     
  18. PUPA

    PUPA Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Kraharor pule të mbushura me spinaq dhe djathë
    Materialet për 6 veta:

    * 1 filxhan me djathë të grirë imtësisht
    * 1 filxhan me djathë Parmesan
    * 1/4 lugë çaji kripë
    * 1/4 lugë çaji pudër hudhre
    * 1/4 lugë çaji piper i zi
    * spinaq i prerë
    * 1 vezë
    * 6 copa kraharor pule
    * 1/2 filxhan verë të bardhë

    Përgatitja:

    Për të përgatitur mbushjen përzieni 7 përbërësit e parë. Ngrohini në temperaturën 350 gradë.

    Ndajini copat e mishit të pulës në dy pjesë dhe hidhni në mes të masën e përgatitur. Mbështillini, spërkatini me verë dhe mbështillini me letër kuzhine.

    Vërini të piqen në temperaturën 350 gradë për 30 min duke i spërkatur herë pas here copat e mishit me verë. Këshillohet që të spërkatet dhe pjata ku do të serviret mishi me pak verë (për 6 persona).
     
  19. bimbumbam

    bimbumbam Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    ku eke restorantin ti,te vime te hame nje gjoks pule!
     
  20. AMIRE

    AMIRE Guest

     

Shpërndajeni këtë faqe