Receta Gatimi Shqiptare

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga TEDI, 4 Nov 2002.

  1. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Receta Gatimi Shqiptare

    Po fillojme pra te Dashur Forumiste sektorin E kulinarise Dhe meqe Ema ishte e para qe hapi kete teme po jap Receten e Taves Se Kosit (Elbansani)

    Atehere Per 4 vete ;
    MIsh QIngji Ose keci me mire qingji 500 gr
    kos 1 lt ; Oriz 1/2 filxhan kafeje ;veze 3 kokrra ;gjalpe 100 gr;Miell 2 luge gjelle ;kripe piper...

    Pergatitja :

    Mishi pasi lahet ,fshihet ,pritet ne racione vihet ne nje tave dhe i hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa dhe piperi .Piqet ne furre me teperature 180° duke i sperkatur pjeset e mishit me lengun e tij . (me pare mishi te zihet per 30 min ) .Para se te perfundoje Pjekja (15 min ) hidhet mbi tave orizi dhe pak leng mishi 1/2 gote uji e nxehte . Hiqet nga furra dhe lihet qe te ftohet pak.nderkohe ne nje tas porcelani hidhet kosi dhe kripa,Punohen mire shtohen vezet nje nga nje dhe mielli pa e ndaluar perzierjen . Ne fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo mase vihet ne tave ,perzihet mire qe te trazohet me copat e mishit dhe Orizin dhe futet serish ne furre per rreth 15 min... Ju befte mire ... Qe ti keni me kollaj per ti marre si receta do i vendos te ndara dhe sipas vendeve... :cool:
     
    a1987 likes this.
  2. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Tarator
    Per 5 veta : 1 lt kos 200 g kastraveca te vegjel pa fara te grire imet . 1 koker hudher mesatare e qeruar dhe e grire shume holle 1 filxhan kafeje vaj ulliri ,pak uthull, kripe ..

    Pergatitja :

    Per Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne nje ene porcelani me pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jete homogjen . Nderkohe kastravecat e pastruar i grijme ne rende te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme serish derisa te jete mase homogjene gjate kesaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa per shije . Pasi te jete perzier mire e vendosim enen ne frigorifer per rreth 1 ore sa te ftohet pak ...
    Serviret gjithmone e ftohte... /pf/images/graemlins/smile.gif
     
    Ermiraal likes this.
  3. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Paçe vici

    Per 5 vete : 1 kg plendes vici ;500 gr tul domateje ;20 gr gjalpe1 kokerr qepe disa thelpinj hudher 1 deges rozmarine . 1 gjethe dafine ;1 gote vere te bardhe pak miell . vaj kripe

    Pergatitja :

    Pastrohet mire Plendesi i vicit lahet dhe pritet ne rripa . Pervelohet per 5 min ne uje te valuar dhe e shplajme ne uje te ftohte .grijme qepen e kaverdisim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell . Pastaj hedhim plendesin e prere Hudhrat rozmarinen dafinen dhe kripen. E leme te zieje per rreth 15 min se bashku me veren dhe pak qumesht . Gjate zierjes nese ka avulluar shtojme uje sa te mbulohen komplet hedhim domatet e prera ne kubike te vegjel dhe vazhdon zierja ne tenxheren e mbuluar. e leme te zihet derisa te valoje mire .. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  4. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Edituar! Jashte teme!
     
  5. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Edituar! Jashte teme!
     
  6. miyuki

    miyuki Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Edituar! Jashte teme!
     
  7. I love new york

    I love new york Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Edituar! Jashte teme!
     
  8. pussykat

    pussykat Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Eteprut fare tu i editu kto postimet mo lal ca bohet kshu?PO lei njerzit te flasin mo.
     
  9. mostro

    mostro Putraku

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    plenc me veze kush ka provu???
    na thoni receten nqs e dini..kame ngrene njeher dhe me ka pelqyer shume /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  10. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Ta shkruaj une robo . Po jo sot se skam me kohe ...
     
  11. edda

    edda Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Une e baj kshu plako
    marr vezet ene i rraf me içik krype, piper ene miell, lyej plancin (qe ktu shyqyr zotit eshte i rrum, i pastrum ne i zim) me vezet ene pastaj i fergoj n'tylyn.
     
  12. edda

    edda Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    si bahet krypaneci (ai qe bahet me hislla ene me qepe te njoma)?
    kush e di te ma shkruje içik para te shtunes se e du ta marr me vete te dielen n'plazh
    Danke
     
  13. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Cere o kjo mre . se po pys momen time se ajo o specialiste per guzhine shqiptare...
     
  14. edda

    edda Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Kjo bahet me mill misri ene me hislla ose me qepe te njoma..une s'di mire masat :confused:
     
  15. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Tip Lapraku n mos gaboj ...
     
  16. edda

    edda Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    lapraku :confused: ..kjo eshte recete e EL, eshte shume shume e mire
     
  17. arbi

    arbi Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    ashtu me duket edhe mua
     
  18. edda

    edda Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    atehere m'thoni si bahet kjo se nofta jane e njejta gja
     
  19. assassino26

    assassino26 Primus registratum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    O Edda me fal per nderhyrjen,por per menimin tem,mo mire merr nai sanduic me cete per pllazh.mos u ngatrro me kryepianeca a si ja thone emrin /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Sanduici bohet...
    Merret 1 buke e vogel 100 lekshe ka ato stregjatshet,cahet ne mes por pa i keputur gjysmat.Hudhet mrena ca te dush,patate,sallom,flete sallate,domote,kastraveca edhe nai veze e zime e preme holle,edhe nai gjo tjeter simas deshires dhe uola sandwici osht gati /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
    Ermiraal likes this.
  20. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: Receta Gatimi Shqiptare

    Nese eshte Kjo qe kerkon atehere ta sjell neser receten Se sot skom shku n Shpi fare ...
     

Shpërndajeni këtë faqe