Pse udhëheqësit vizionarë kanë personalitete për të të ardhur keq?!

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga Solaris, 13 Jul 2015.

  1. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    [​IMG]
    Steve Jobs, Elon Musk dhe Jeff Bezo, janë ndoshta sipërmarrësit më të dallueshëm të kohës sonë, dhe vizionet e tyre kolektive kanë sjellë një botë tjetër.

    Sidomos Musk që ka kapur imagjinatën popullore me risitë në automobila dhe industrinë hapësinore.

    Por këta tre burra janë gjithashtu të pashpirt dhe të idiotë, duke marrë parasysh se kanë bërë gjithçka vetëm dhe vetëm që të ndjekin ëndrrat e tyre.

    Walter Isaacson, autor i biografisë së Jobs, portretizon një njeri të pashpirt i cili pa pikë mëshire largon nga puna edhe punonjësit më të përkushtuar, transmeton lajmi.net.

    Ndërsa njerëzit që kanë punuar për Bezo, janë fyer jo rrallëherë nga ai duke u thënë “a je dembel apo i paaftë për punë?” dhe “pse po më harxhon jetën kot?”

    Derisa detajet nga jeta private e Musk janë zbuluar në biografinë e re, “Elon Musk: Tesla, Hapësira X, kërkimi për një të ardhme fantastike, një vizionar i shkëlqyer por me personalitet të pakëndshëm”.

    Shumë njerëz pyesin shpesh se si ka mundur kjo të ndodhë? Dhe si arrin njeriu deri në këtë pikë? Dhe në lidhje me këto çështje, Tony Schwartz nga “New York Times” ka vënë tri shpjegime:

    “Gjeniu mbulon një shumë të mëkateve”, shkruan Schwartz. Individët e mëdhenj ndonjëherë do të sillen keq sepse munden.”Një produkt i mirë është një produkt i mirë, dhe nuk keni nevojë të bëni gjithçka mirë që të jeni të suksesshëm. Shumica e klientëve nuk brengosen për atë se si prodhohet një sallam, përderisa ajo ka shije të mirë”.

    Kur niveli i parave dhe pushtetit është arritur më të madhe, ata arsyetojnë individët nga normat që rregullojnë pjesën tjetër të shoqërisë. Për shembull, Jobs kishte ngarë veturën e tij pa patentë shoferë, dhe vazhdimisht e parkonte atë në hapësirat që ishin të rezervuara për personat me aftësi të kufizuara. Megjithatë, në opinionin publik ai ishte vetë turpi.

    Vizionarët janë njerëz të frikësuar, thotë Schwartz. Ata frikësohen se do të humbin kontrollin e vizionit të tyre, dhe do të vazhdojnë të bien në humnerë. Por frika në fund të fundit është një motivues i varfër, dhe ne vetëm mund të pyesim veten se si është e mundur që njerëzit tanë të shkëlqyer gjithashtu mund të jenë edhe të sjellshëm dhe bujarë.

    Megjithatë, Jobs ishte në gjendje të formojë një ekip të madh të inxhinierëve dhe dizajnerëve tejet besnik. Ashtu siç Isaacson shpjegon biografinë e tij, puna ekipore në Apple është ajo që Jobs e ka konsideruar si produktin e tij të preferuar. Kjo flet shumë, pasi që Jobs i ka konsideruar njerëzit si shumë të rëndësishëm por edhe si produkt.

    Burimi i informacionit , Lajmi.net.
     
    joetisti_ likes this.
  2. Alephh

    Alephh Valoris scriptorum

    Hmmm...
    Teme interesante. Mundem te replikoj?
    Duhet te mos vendosim shenje barazimi midis vizionareve dhe udheheqesve... Eshte e vertete qe vizioni eshte tipar dallues i nje lideri, por jo i vetmi... Nje lider merr persiper pergjegjesite, eshte i drejte, ndan suksesin me stafin, sikunder pranon dhe deshtimin... eshte shembull...etj
    Ndoshta ne fillimet e tyre vizioni u ka dhene mundesi per te spikatur si lidera, por 'lekura' humanoide nuk i ka lejuar te perkrahin liderin, por manaxherin dhunues ne emer te 'vizionit'
     
    joetisti_, gurax and Solaris like this.
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    sepse se si do duhej te ishte njeriu perfekt, eshte imagjinare. Kur dikush na ben nje nder, e imagjinojme si personin me te mire, qe s'ka te share, e megjithate mund te na i kete bere nderin nje vrases. Sepse edhe vrasesit mund te bejne nder dhe te madh bile.

    Pergjithesisht, megjithate, ai qe ka nje dhunti te madhe, zor se eshte ne gjendje te kete edhe nje ves shume te keq.
     
  4. MrCool

    MrCool Oldschool

    Behet fjale per kompani gjigande, te cilat kane revolucionarizuar komplet boten dhe jetet tona. Dhe per te arritur kete, duhet goxha mund, goxha pune, goxha perkushtim goxha fonde dhe sa me pak deshtime.

    Te jesh ne lekuren e ketyre "udheheqesve" ose "vizionareve" nuk i sheh gjerat sic i shohim ne. Imagjino, te kesh nje projekt te madh, te harxhosh para, energji dhe vite te tera te jetes ne ate, dhe dikush i cili paguhet per te kryer punen e tij nuk jep maksimumin per ate gje qe paguhet.. Epo, nuk eshte loje te keqen, sepse nje gabim i vogel mund te kushtoje shume.

    Nese nuk je i afte ne ate qe ben, mos prit te te degjeneroje shefi, por largohu me stil. :p
     
    joetisti_ likes this.
  5. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Sepse aty ku ata ndodhen, gjerat ndryshojne. Njelloj si te ishte pyetja se pserse nuk vishemi te gjithe njelloj ne qe jemi ketu dhe ketu eshte vere, me ata qe jane ne Australi ne po kete periudhe. E thjeshte! Ata do te vishen me trashe sepse atje eshte dimer.
     
  6. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Pergjegjesia e madhe dhe accountability demand an «I scare the shit out of you» attitude:

    Pa te nuk je ai qe duhet te jesh.

    EL
     
  7. Aimilius

    Aimilius Forumium maestatis

    "Pse udhëheqësit vizionarë kanë personalitete për të të ardhur keq?!"
    ne fakt kjo pyetje eshte per te ardhur keq
    dhe ata qe nuk kuptojne pyesin aq sa kuptojne

    por gjithsesi ke 5% te drejte, njerezit qe instrumentin e punes kane trurin
    shpreh here mund te kene proble me organin qe perdorin, pra trurin
    ashtu sic nje futbollist mund te kete problem me gjurin, me tendinen dikush mund te kete
    probleme nervrore, mani etj. gjithesi, pyetja eshte e padrejte pasi
    shume njerez jane edhe me keq se keta por nuk flasim per ta sepse nuk na plasi per ta pasi nuk bejne gje
    duhet te jemi mirenjohes qe keta njerez "te keq" na e kane permiresuar jeten kaq shume
     
    Frank, Johana and Eléonoré like this.
  8. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Steve Jobs, Elon Musk dhe Jeff Bezo mund te kene kontribuar per te sjelle nje tjeter bote ketu, Solaris, POR kane harruar te mendojne si te shkojne ne boten TJETER.

    Nqs Steve Jobs jep miliarda dollare si dhurate per popujt e Afrikes, ne shenje madheshtie, faji apo thjesht ceshtje taksash POR nuk paguan per te bijen dhe e le te emen e te bijes ne social welfare atehere ai ne qofte se nuk do te bijen e vet Lisa si mund te doje ai te ndryshoje nje bote te tere?

    Personalitet i shemtuar dhe kjo nuk ka te beje fare me menyren se si disa njerez sillen me ekipin e vet te cilet paguhen, eshte ai personalitet qe ndan NJERIUN nga VIZIONARI. Nje VIZIONAR sa do ide dhe vizione te kete nuk eshte domosdoshmerisht NJERI sepse te jesh njeri do te thote se pari qe per arritjen e qellimit qe ti i ke vene vetes duhet te perdoresh mjetin e duhur. Qellimi nuk e justifikon mjetin. Arsyeja eshte e thjeshte: Qellimi eshte arritur miliona vjete me pare POR menyra e perdorur per arritjen e qellimit eshte edhe ajo qe une perdor si mates se te qenit NJERI.

    Menyra si behet sallami eshte e rendesishme. Gjate grirjes se mishit te vicit, kur mamaja ime nje here po mbante rradhen per te blere mish te grire, ne dyqanin e vjeter te kasapit, pa tavan dhe me trungje te cilet suportonin catine, nje mi (miu) bie direkt ne makinen e bluarjes se mishit. Mami doli nga rradha. Ate dite qindra familje shijuan qoftet apo kernackat e bera me perzjerje mish miu dhe mish vici. Ne qofte se sallami shijon i mire, kjo nuk eshte me ndryshe se te themi " brenda vinte era pordhe, jashte vinte era lule bore".


    Eleonore
     
  9. snatch

    snatch Dictum Factum

    Te jesh ndryshe seshte keq(ne rastin e ktyre vizionarve siper).Te jesh i keq ndryshe nga te keqijte eshte keq.
     
  10. Kambeet

    Kambeet Primus registratum

    Disa njerëz nuk i mbajnë mend emrat e personave tjerë. Ata i ngatërrojnë shumëherë, saqë thonë shumë emra tjerë deri sa të arrijnë te i duhuri. Të harrosh emrat e miqve, familjarëve që nuk i takon shpesh, kushërirave të largët, ndodh shpesh por sipas ekspertëve kjo nuk paraqet ndonjë problem të madh.

    Arsyeja pse ndodh kjo është për shkak të stresit dhe kohës shumë të ngjeshur me punë e aktivitete të ndryshme. Duke harruar emrin e personit që ke përballë apo duke e ngatërruar me të vëllait apo dikujt tjetër nuk do të thotë se truri juaj e ka humbur këtë informacion, por thjesht ngarkesa e ka bërë këtë.

    Mirëpo, nëse harron emrat e personave që takohesh shpesh me ta, e qëndroni në shumicën e kohës bashkë atëherë ky është një problem tjetër dhe më serioz.

    Nëse kjo bëhet e përsëritur, zgjat në kohë dhe shoqërohet me gjëra të tjera, duhet parë sepse mund të jetë dhe paralajmërim apo shkak për ndonjë sëmundje.

    Tek diabetikët kjo ndodh më shpesh. Personi mund të mos e kuptojë, mund të ketë thjesht një gjendje konfuzioni, një gjendje harrese dhe duke bërë thjesht një glicemi mund të dalin shumë probleme tjera në shesh. Në këtë rast duhet konsultuar menjëherë me mjekun.
     

Shpërndajeni këtë faqe