Poezi për të qeshur.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Landa, 25 Nov 2002.

  1. Herkuli

    Herkuli Primus registratum

    Re: Poezi per te qeshur.

    c'me merr malli per ato kohera
    burra ishin, u ndriste kordha
    edhe grate ishin femra
    ta mirrnin xhanin nga brenda

    C'me merr malli per ato kohera
    femren ta preknin s'u bente dora
    e shihnin nga large si vezullime
    per te jipnin placke e shpine

    Por kane qene edhe tamam gra
    kurr s'ta jipnin badihava
    te lodheshe me muaj te tere
    pa ta ulje njeher ne preher

    Tani vella jane kalbesira
    shkojne me dhjetra e me qindra
    e kane humbur eren e femres
    e kane marre ate te fendes

    Ku te gjej aman nje grua
    te me jap uje ne krua
    per te shpirtin ta jap hua
    te me behet mish ne thua
     
  2. Gjino

    Gjino Primus registratum

    Re: Poezi per te qeshur.

    Nadje heret cohem e pastroj
    Teshat i baj gadi sahatin shikjoj
    A dot dalin vajzat qe ti propozoj

    Aman amanaman amanamanet
    Moj Shkodranja vogel sa e bukur je
    O hajde vajzo se un ty te du
    5 dite kam lan punen per met propuzu
    Ba me mar vesht baba o kuku per mu

    O hajde vajzo se ty jam tuj tprit
    Ba mas me prandu mu tash po bjen tfikt
    prej merakut tand
    shtrohem nElbasan
     
  3. ShkodraniNY

    ShkodraniNY Primus registratum

    Re: Poezi per te qeshur.

    /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  4. inanissa

    inanissa Primus registratum

    Re: Poezi per te qeshur.

    tani me thene te drejten une uk jam tip qe merrem me cic_mice e me dallavere (hec mo ti bojm qejfin vetes...),po me nje shok i shkruam nje goce qe atij i pelqente fume fume nje poezi qe pak a fume qe thoshte keshtu:

    ah i ziu c'jam tuj heq,
    kur te shoh ty ndjehem keq,
    buza jote si qershi,
    syri jot si rrush i zi,
    ma bejn mendjen lesh e li,
    s'me lejn takat me ik ne shpi,
    nat e dite per ty mendoj,
    me gjith shpirt te dashuroj,
    "Nela" moj,e vogel moj,
    mos me ler me gisht ne goje,
    te vrafte qulli mysybet,
    mos me ler beqo per jete...!!!

    Me thene te drejten ne ate perjudhe isha ne nje gjendje qe do ta definoja "anemi frymezimi"... e faktikisht rezultatet e poezise qene krejt te kundertat e asaj qe prisnim ... ama me beri goxha cudi c'ne valle...?? /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  5. ILVENA1

    ILVENA1 Primus registratum

    Re: Poezi per te qeshur.

    turshite
    e di qe ne damaret e tu
    rrjedh uje me kripe e dashur
    dhe trupi yt eshte bere turshi
    vjen te te haje pal lali
    se kam fasule per dreke
    ju pelqeu ja dhe nje tjeter
    banja
    do doja te te coja ne nje vend
    ku ajri ka parfumin tend
    ku bukuria jote reflekton mbi uje
    ku gjithcka aty ngjan me ty
    por per fat te keq banja eshte e zene
    jam fshehur
    he me gjen dot
    ku jam fshehur
    pa gjeje
    kerko kerko
    pse me kerkon brenda telefonit
    une jam ne shpi...
     
  6. ervin

    ervin Primus registratum

    Re: Poezi per te qeshur.

    Himni i nxenesit
    ------------------

    Ngrihem heret ne mengjes
    lahem, krihem shkoj e dhjes
    marre dy kokrra molle
    dhe nisem per shkolle.

    Himni i mesuesit
    -------------------

    Ngrihem heret ne mengjes
    lahem, krihem shkoj e dhjes
    shkund dy here k.rin
    ulem bej ditarin.

    Na falni per fjalorin banal por ndryshe e humbet bukurine.
     
  7. ere

    ere Primus registratum

    Re: Poezi per te qeshur.

    me ka gjetur belaja
    ketej nga une eshte bere hataja
    per meshkuj ka humbur dynjaja!
     
  8. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: Poezi per te qeshur.

    pretty ka ca dit
    burre don me prit
    ecni ju o djema
    mos tregoni rrena
    ajo po ju pret
    rrezik ka dhe ju vret /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  9. ILVENA1

    ILVENA1 Primus registratum

    Re: Poezi per te qeshur.

    Bleta
    cfate ndjeve kur tu ngul
    u merzite kur tu shkul
    se ai leng te kishte hyre
    dhe ai vend te ishte fryre
    kete gje do te pesosh
    sa here bleten ta ngacmosh
    ju pelqeu?
     
  10. olololol

    olololol Primus registratum

    Re: Poezi per te qeshur.

    M'falni per fjalorin.


    Ca pika shiu rane mbi qelq /pf/images/graemlins/smile.gif
    Dhe une te prisja ty si pall /pf/images/graemlins/smash.gif
    Sa shume te prita te benim seks /pf/images/graemlins/tongue.gif
    Po ti ku Mu..n kishe dale
    !? /pf/images/graemlins/mad.gif
     
  11. makuciko

    makuciko Forumium praecox

    Re: Poezi per te qeshur.

    Varet ku ndodhesh

    Demiri Nexhin e donte shumë,
    Por u martuan pa bërë zhurmë
    Shpejt celebrimin, një tuf' me lule
    Dhe muaj mjalti bënë në hyrje.
    Ditë kaluan, kaluan muaj,
    Lezeti doli si burr'e grua.
    Në vend të seksit, të dy çdo natë,
    Mendjen e vrisnin: S'dalin paratë.
    Pa, ç'pa Demiri, filloi t'lëvizë.
    Hyri në borxh, bleu një vizë.
    Gjeti një shok që kish taksi:
    -Nexhi, po nisem për në Greqi!
    Gruaja qau, u mërzit shumë.
    Pestetreherë tha: Qyqja unë!
    Por ç'halle kishin, e dinte mirë,
    Ndaj "rrugtëmbarë" tha pa dëshirë.
    Shpirt, shtoi pastaj, të më premtosh,
    Nëpër Greqi, ngado të shkosh,
    Dua të mbetesh Demiri vjetër.
    Mos më tradhto me asnjë tjetër!
    -Kurrë, e dashur! Mos u mërzit!
    Ta garantoj me qintpërqint.
    Po edhe koha s'më premton fare.
    Vizën e kam veç njëvjeçare.
    Dhe unë, këtu, ty do të pres.
    S'shkoj me kënd tjetër, ta di se vdes
    S'më hyn në sy as më i miri.
    Ia tregoj vendin çdo lloj qafiri.
    E dhanë premtimin, pastaj u puthën,
    U nis Demiri, e mori rrugën.
    Në Greqi mbrriti që atë natë,
    Tek ca të afërm në Kallamatë.

    Mirë s'i erdhi, por nuk e zgjati
    Ishte Demir, u bë Dhimitraqi.
    Pak kohë më vonë, për pak lefta,
    Në një kuzhinë gjeti dhulja.
    Dhulepste shumë, gjer në të gdhirë.
    Kur kish pushim, rrinte veç shtrirë.
    Gjë tjetër s'dinte punë e shtëpi,
    Rrallepërmall një gotë krasi.

    Siga - siga, afroi viti.
    Një ditë erdhën ca shokë sto spiti.
    Eja me ne, Demir, bre burrë!
    Shkoi një vit, ti ske dalë kurrë.
    Rezistoi pak, por s'kish ç'të bënte,
    I kishte shokë, ia mbushën mendjen.
    Dolën sëbashku, të gjithë parea.
    E morën rrugën nga kafeneja...
    ...Goxha megallo ishte taverna.
    Të ngrënë, të pirë, kishte dhe femra.
    Vera Demirit faqet ia skuqi
    E shpirtin peshë ia çoi buzuqi.
    Mesin e natës kur e lanë pas,
    Nj'alamet femër erdhi u qas.
    Dukej sëlargu që ishte zuskë.
    Një shok në vesh: E njoh, është ruskë.
    Po të pëlqen, mundet t'i thuash.
    Jepi leftanë, bëji çtë duash.
    Ai nuk priti dy herë ti thonë.
    E mori ruskën, zuri një dhomë.
    Drejt tek krevati shkuan pa fjalë
    Edhe u zhveshën ngadal - ngadalë.
    Përpjetë Demirit i hidhej zemra.
    Kishte një vit, s'dinte çish femra.
    U shtri ajo, ai po sipër.
    Po atë çast iu errën sytë.
    Porsi rrufe kur kthjellt është qielli,
    Përpara syve i doli Nexhi.
    Mirë s'e kish futur, në çast e hoqi.
    Me sa zë kishte, bërtiti: Oqi!
    Ruskës i tha tek vishte brekët:
    Perimeni ligo.S'kam çi bëj gjinekës!

    Ç'ta zgjat më shumë, kaq historia.
    Një javë më vonë, stin Allvania.
    Xhepin me pare, një thes me plaçka.
    Gruaja priste, kish dalë përjashta.
    Psi u puthën, u panë, u çmallën,
    Pa qejf Demiri, e mori fjalën.
    Fill e për pe, ndonse i lodhur,
    Tregoi me ruskën ç'i kishte ndodhur.
    Qyqja, Demir! I zi, ç'më thua!
    Të paska ngjarë njësoj si mua!
    Po, shyqyr Zotit, ke qënë me fat!
    Munde të ikje, se ishe lart.
    Dhe mua m'erdhën prapë mendt në kokë.
    Desha të ikja, po isha poshtë!
     
  12. makuciko

    makuciko Forumium praecox

    Re: Poezi per te qeshur.

    KALORËSI I VJETËR PA PËRVOJË

    Ec e ec në rrugë të gjatë,
    Binte shi e ishte natë.
    Hipur mbi një mushkë Hajdari,
    Lodhur kthehej nga pazari.

    Binte, s'kish të ndalur shiu.
    Zuri të mendojë, i ziu:
    Shtëpinë e kam shumë larg.
    Më mirë të çlodhem pak.

    Kthehem tek ky fshati tjetër.
    Kam Zenelin shok të vjetër.

    E gjeti shtëpinë pa zorr.
    Lidhi mushkën në oborr.
    Bërtiti me zë të lartë:
    O Zenel, pa dil pak jashtë!

    Bujrum! - gruaja tek dera.
    Mos e zgjat! Shpejt, futu brenda!
    Burri s'është, por punë s'prish.
    Hyrë të ngrohesh pa teklif!

    Hajdari u ul ndanë zjarrit.
    Nusja e re mori tiganin:
    Je i lodhur, punë e rëndë.
    Po të bëj diç për të ngrënë.

    Dëgjohej shiu përjashta.
    Kërcisnin thëngjijtë tek vatra.
    Hajdari ngrohej mënjanë
    Dhe nusja nxehte tiganë.

    Digjej flaka bubulake.
    Vinte nusja topolake...
    Hollë ish veshur atë dit',
    Prandaj të shkretit iu ngrit

    Mendja dhe iu errën sytë.
    Më s'priti një çast të dytë.
    Pa pasur frikë se mos digjet,
    Mbërtheu nusen nga vithet.

    Shpërthyen yjet e botës.
    Kërciti tigani kokës.
    Hajdari u hodh tek pragu.
    Prej ballit buçiti gjaku.

    Përjashta i thirri mendjes,
    Por vonë. Më s'kish se ç'bënte.
    Nxitimthi shaloi mushkën.
    Kokulur vazhdoi rrugën.

    Pa dalë mirë nga fshati,
    Dëgjoi trokllimë kali.
    I grahu mushkës ngadalë.
    Zeneli vinte përballë:

    Të ikësh!? Kjo s'është punë!
    Ç'e zgjat!? Kthehu tek unë!

    Tek dera – sa e papritur! -
    Del nusja si e paditur.
    Prej gazit i qeshte buza:
    Sa mirë që të ra rruga!...

    Hynë brenda, u panë në dritë.
    Zenelit iu shqyen sytë;
    Bërtiti si i marrosur:
    Hajdar, kush të ka plagosur?

    Më vrau mushka me shkelma
    Tek qoshja, kur i kërceva.

    Flet nusja në anën tjetër:
    Ti dukesh kalor's i vjetër!
    Po mushka, o i uruar,
    Më parë duhet fërkuar!
     
  13. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Poezi per te qeshur.

    :cool:
    E bukur, shume e bukur.
     
    Last edited: 20 Jul 2015
  14. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Poezi per te qeshur.

    Grua me karakter tjetra. Nuk pranonte njeri...pa e perkedhelur.
     
  15. true confidental

    true confidental Forumium maestatis

    Re: Poezi per te qeshur.

    McCik
    , lol ......very very funny ..te detyrohemi nje te qeshur te mire :D
     
  16. makuciko

    makuciko Forumium praecox

    Re: Poezi per te qeshur.

    S'DJEG PIPERI

    Të dy ishin shokë për kokë.
    Njiheshin qëkur në shkollë.
    Ndonse vitet kishin shkuar,
    Me fëmijë, të martuar,
    Miqësinë e kishin mbajtur
    Edhe pasionin për gjahun.

    Atë ditë, si jo rrallë,
    I hodhën çiftet në krahë.
    Për gjah dolën që pa gdhirë,
    S'frynte erë, mot i mirë...

    U munduan, hoqën shumë,
    Nëpër pyll e nëpër lumë,
    Vranë, si bënë rrobat copë,
    Shtatë laraska, dy gallofë.
    Në fund, kur shpresa kish vdekur,
    Ndriti fati, vranë një lepur.

    Ndezën zjarrin shtatpalqejf,
    Shkuan lepurin në hell.
    I pari, kur sheh tek çanta:
    Gruaja ime, budallaçka!...
    Unë s'e vë në gojë, e di,
    Qesja plot piper të zi!

    Hidhet tjetri: Nuk prish punë!
    E ka vënë, e ha unë!
    S'shtyhet lepuri, o kok'derr,
    Pa e ngjyer në piper!

    Ha e ngjyej, muhabet.
    Ky piperi, hiç nuk djeg!
    Ngjyej prapë, pi raki,
    Shijon mishi, bukuri.

    Sa ish ditë, sa kish diell,
    Morrën rrugën çakërrqejf
    Dhe u ndanë në qytet
    Secili në pun' të vet.

    Gruaja i thotë të parit
    Në mëngjes: Paske bërë namin!
    Më ngjan, dje e ke tepruar-
    Gjithë barutin ke harxhuar!

    Ç'barut!? - ulërin ai,
    Nuk ishte piper i zi!?

    Telefonin rrëmben vrap:
    Shpejt, zgjo burrin, mos e zgjat!
    Shihe, çfarë po bën akoma!?

    Fle, gërrhet sa tundet dhoma!
    Pse ta zgjoj? Është gjë me ngut?

    Si nuk është!? Ka ngrënë barut!

    Qyqja! - gruaja çorri faqen,
    Ndaj kur pordhi, vrau macen!
     
    bLuE IcE likes this.
  17. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: Poezi per te qeshur.

    /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
     
  18. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: Poezi per te qeshur.

    ahahahahaha :D McCik, shume te lezetshme :D
     
  19. shefki

    shefki Papirus rex

    Re: Poezi per te qeshur.

    BEN VAPE

    Prane pazarit pi si peshk
    Syradar jam per shamata;
    tregetare tellalle ,nje barkderr
    uuu ja dhe... shtate shalegjata
    Gote-mbushur,mendje-zbrazur
    ca goca pa takt i ngas
    me burgosin me percmim
    fillikat mbetem ,s'me plas...!
    Meze mizash do t'shijoj
    Te m'debojne nga lokali
    dinjitetin do ta laj
    krejt i vetem nga kanali
    Sa rehat ky hotel shkurresh
    zhegu jashte poqi prush
    kur te zgjohem ,ju betohem
    me raki do te bej dush
    Prifti kendon latinisht
    Qenkam mbytur une me shurre!
    Ca do thone:"Sa i pacipe!"
    Ca do thone:"Ky ishte burre"
    Me krekosin para Zotit
    He - thone engjejt- specie 'rralle
    si ta nisim ne gostine,
    ne dynja TI bere palle?!
    ...Zoti pi e ul brekushet
    nje engjell me topuz, ma ngjesh...
    Kamerier, nje dopio tjeter,
    para se te shkoj per lesh!
     
  20. shefki

    shefki Papirus rex

    Re: Poezi per te qeshur.

    SURPRIZA

    Burre i dashur ke nje cen:
    e di xhanem je besnik
    (e di qe te tredh perndryshe)
    t'mungon sensi romantik!

    T'nesermen si gjarper trap
    dredhoj udhen s'shkoj ne pune
    Blej qirinj,ca vere e lule
    Ja ta shohim kush jam une!

    Plot lavdi hyj ne shtepi
    futem si dash me kembore
    hap dritaret per ajrosje
    shoh jaranin me breke n'dore

    C'me bere more i ngrate
    m'dhjeve romancen n'qeleshe
    flaki breket,hajde brenda
    u pa puna ,bejme nje treshe!

    Ta pjekim gruan ne hell
    Kofsha t'lengshme te shijosh
    Mbushe mire me kastravec
    une ta lezetoj me kos...

    Ajo hidhet:ju te poshter,
    do t'ankohem n'polici!
    Pritni...kam nje dashnor tjeter
    Sa te MADH e ka ai!
     

Shpërndajeni këtë faqe