Papunesia

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga ili, 10 May 2003.

  1. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Papunesia

    duhet te ishte mire qe ne kete forum te merrte pjese edhe ndonje nga ata te qeverise.
    hahhahahaha
    sikur te postonte edhe z.fatos nano do te ishte valut fare per albforumin.
    eshte mire qe redaksia tja coj me email adresen e forumit edhe te thote se cfare mendon per keto qe ne kemi shkruar.
    hajde hajde cfare demokrazie do te ishte kjo e shqiperise sikur te behej nje gje e tille!!!!!!!!!!!!
     
  2. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Papunesia

    nje rritje te punesimit mund te vinte nqs se banka e shqiperise te hapte deget e saj ne te gjitha rrethet e vendit(ekzistojne vetem 3 dege+ ajo e tiranes).
    si rrjedhoje bankat private do te kishin mundesi te depositonin sasite me te medha ne banken qendrore te rrethit perkates.
    imagjinoni sikur nje individ te depositonte ne banken e kursimeve te tropojes apo te delvines nje sasi prej qindra mije euro.
    i shkreti drejtor cfare do te hiqte deri sa ti conte ne tirane kete teprice te hollash.
    hapja e degeve te bankave te tjera private do te zbuste shume sasine e papunesise te punojsve me shkolle te larte.
    ne itali cdo komune edhe ato me 1500 vete ka te pakten 2 filiale bankare ne territorin e saj per te mos permendur komunat e medha si milano, roma ku filjalet jane me qindra.
    ateher meqe ne shqiperi jane 300 komuna edhe ne cdo filjal do te kete te pakten 5 vete (mos te llogarisim pastruse e polica roje ) do te kishim nje rritje te punesimit prej 3000 vetesh.
    ekonomia shqipetare eshte kryesisht bujqesore ku kemi 50 % te PBB. ne qofte se do te rrisim sado pak % e PBB nga sherbimet duke ja hequr bujqesise per te gjithe do te behej me mire.
    ateher te shpresojme qe banka e shqiperise te hapi sa me shpejt deget e saj ne 36 rrethet qe eshte ndare shqiperia dhe sigurisht qe paraja jasht bankava do te bjere shpejt ne te miren e te gjithve per motivet qe kemi shkruajtur heret e tjera.
     
  3. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Papunesia

    kam vene re ketu ne itali qe ne cdo komune qe kam pare sado e vogel qe eshte ka nje poste KARAbinieresh.
    pse mos ta bejme edhe ne nje gje te tille ????
    kjo do te sillte nje rritje te kontrollit qe shteti do te kete ndaj atyre qe shkelin ligjin adhe patjter do te ulte edhe paunesine sepse shume djem fshati qe kane mbaruar gjimnazin mund te futen ne rradhet e policise e mos te ruajne lopen gjithe diten.
    nje tjeter gje qe mund te me vinte ne mend eshte edhe fakti qe ne itali ka 13.000 zyra poste te shperndara ne te gjitha komunat .
    meqe ne jemi afersisht 20 here me pake ne numer sesa italia na bie te kemi 650 zyra poste ne vend.
    nuk e di numrin e sakt sa jane ne te vertet ato ne shqiperi por sigurisht qe nuk jane 650.
    edhe kjo ide do te sillte nje rritje te punesimit ne sektorin e sherbimeve.
    mos te harrojme se sektori i sherbimeve ne vendet e perendimit eshte ai qe jep sasine me te madhe te PBB.prandaj meqe do te shkojme drejt perendimit le ta kopjom ate ne gjerat e mira qe ai ofron.
    eshte per te thene qe kjo venie e postes te policise + hapja e degeve te postes telegrafike ne cdo komune do te sillte shume shpenzime nga ana e shtetit.
    po keto shpenzime do te perballoheshin sepse nje kontroll me i mire i territorit nga ana e shtetit do sillte dhe akoma me pak shpenzime ne burgje( sepse me pak njerez do tu lihej mundesia per te shkellur ligjin)dhe sa i perket postes ajo eshte nje SH.A dhe eshte ne leverdine e saj zgjerimi i rrjetit ( por eshte fatkeqesisht SH.A me nje padron , dmth shtetin qe eshte qeverisur nga persona qe lene shume per te deshiruar sesi e bejne punen e tyre).
    ka komuna te shqiperise ku presenza e shtetit eshte fare e vogel.
    imagjinoni ku cdo komune e shqiperise(edhe ato ne zonat me te largeta) te kete policene e saj ,te kete zyren e postes ( qe jo vetem te dergoje letra po mund te sherbeje edhe si banke per marrjen e lekeve edhe per ndarjen e pensioneve , pagimin e faturave, pagimin e taksave etj , etj ) te kete kete te pakten dy dege bankash keshtu qe edhe mund te zgjedhi te cila i jep nje sherbim me cilesor per nevoja e tij.
    do te ishte akoma me mire qe te behej ne cdo fshat por ky eshte nje lluks qe tani per tani nuk e bejme dote por te pakten te behet ne cdo komune qe zakonisht ka nga 3-5 fshatra.
    do te ishte gje e bukur qe ne tropoje o kukes apo ne fshatrat e humbura te korces te ndihej prezenca e shtetit.
    duhet te dine qe ne sarande ka vetem nje dege te bankes se kursimeve edhe ky qytet pret me mijra pushues gjate veres , qe sigurisht vijne te gjithe me xhepin plot me lek cash, pastaj banka e shqiperise e governatori ankohen se leku leviz jasht bankave!!!!!!!!
    nejse, mendoni se cfare do te bente nje tregtar apo nje nderrmarrje qe nuk ka interes te fshehi xhiron e tij por deshiron nje sherbim cilesor bankar. ky bizesmen duhet te mbushi thsesin me 5000 leksha me te gjitha rrezigjet qe ofron kjo menyre pagesa.
     
  4. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Papunesia

    :rockband:

    edhe kjo pune eshte
     
  5. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Papunesia

    www.biznesi.com.al

    Koment
    Dilema mes inflacionit dhe punësimit

    Korelacioni midis inflacionit dhe papunësisë përbën dilemën themelore të politikës ekonomike botërore, çka nënkupton se askush nga politikanët nuk mund të krenohet që "zbut" inflacionin duke "egërsuar" papunësinë





    Nga Mitro Çela / Data (20-11-2003)


    Ideja për të shkruar për dilemën mes inflacionit dhe punësimit më shtyn të bëj “qepjen” e disa shënimeve hedhur tej e këndej. Shënimi i parë, nga revista "The Economist". Viti 1999. Një artikull me titull befasues: "A ka vdekur inflacioni?" Pa ta shohim? Çfarë mbahet mend nga skenarët ekonomikë të viteve '70-'80? Një "vullkan ekonomik" me emrin inflacion që "përpinte" rrogat dhe pensionet. Çmimet e naftës, mishit, automjeteve "gdhiheshin" dhe nuk "ngryseshin", d.m.th. ndryshonin brenda natës…Në vazhdim artikulli tregon për një ekonomist anglez me emrin Roger Bootle. Ai ka botuar një libër me titull: "Vdekja e inflacionit". Me pak radhë, sipas revistës "The Economist", libri ka këtë përmbajtje: Teknologjitë e reja dhe globalizmi në tregti e ka bërë inflacionin "vullkan inekzistent". Ekonomistët nuk i tremben më inflacionit. Globalizmi e ka zbutur inflacionin…”
    Shënimi i dytë, nga relacioni i buxhetit të shtetit për vitin 2002. "E kemi bërë zap inflacionin me përvojën tonë dhe ndihmën e FMN-së, duke stabilizuar çmimet e mallrave dhe shërbimeve.” Shënimi i tretë nga zoti Triechel, ish-shefi i zyrës së FMN-së në Tiranë. “Duke u larguar nga Tirana, do të kujtoj “mrekullinë” e ekonomisë shqiptare në uljen e inflacionit!” Pasi “nakatosa” shënimet, jam i gatshëm të “gatuaj” tezat dhe hipotezat për inflacionin. Hapi i parë i punës: Vëzhgimi i katër marrëveshjeve me FMN-në. Sa për kulturë, dy janë firmosur nga qeveria “Meksi”. Dy nga qeveritë socialiste. Po të bësh disa retushe, në të gjitha marrëveshjet, ekspertët e FMN-së kanë ngulur këmbë dhe qeveritarët blu e rozë janë bindur në zbatimin e reformave të shtrëngura monetare për të bërë “zap” inflacionin. Dhe, në fakt, duke filluar nga viti 1994 inflacioni në Shqipëri është vënë nën “pranga”. Sipas shifrave, “kurorën e dafinës” më shumë e kanë merituar socialistët. Viti më i mbarë për qeverinë “Meksi” mbahet 1995, kur inflacioni arriti 6 për qind nga 236 për qind që ishte në vitin 1992. Qeveritë socialiste “rekordin” e arritën në vitin 1999, kur inflacioni arriti minus 1 për qind, nga 42 për qind që e morën në vitin 1997.
    “Zbutja” e inflacionit është bërë me një kosto tepër të lartë. FMN-ja në marrëveshjet me qeveritë shqiptare ka vendosur “veton” për tri kushte. Së pari, bllokimin e pagave dhe të pesioneve, ose ngritjen e tyre me “pikatore”. Së dyti, kufizimin e dhënies së kredive për bizesmenët. Së treti, shkurtimi i punonjësve buxhetorë. Në këto shkurtime “barra” më e rëndë i ka takuar qeverisë “Meksi”. Në vitin 1992 ishin 280 mijë punonjës. Kur mori “stafetën” qeveria socialiste në vitin 1997, gjeti 160 mijë punonjës. Sot kjo shifër ka zbritur në 110 mijë punonjës, ku përfshihen nëpunës, arsimtarë, policë, ushtarakë, deputetë, ministra, diplomatë etj.
    Pasi folëm për inflacionin le t’i kthehemi papunësisë. Korelacioni midis inflacionit dhe papunësisë përbën dilemën themelore të politikës ekonomike botërore. Kjo do të thotë se askush nga politikanët nuk mund të krenohet që "zbut" inflacionin duke "egërsuar" papunësinë. Këtë e tregon edhe një përvojë amerikane. Në fillimin e viteve '80, politikanët amerikanë nisën një betejë kundër inflacionit. Fituan. Inflacioni u vu nën pranga. Por pasojat ishin të rënda në një tregues tjetër të ekonomisë amerikane. Papunësia nga 6,1 për qind më 1970 u ngjit në 9,5 për qind më 1982. Dhe qeveria amerikane ndryshoi kursin...
    Le të kthehemi në Shqipëri. Çfarë “direktivash” mund të lexosh për punësimin? Në programet e qeverisë pothuajse nuk gjen asgjë. Vetëm partiakët flasin “pa doganë”. Në qershor të vitit 1997, në prag të zgjedhjeve zoti Nano deklaroi se brenda katër vjetësh do të hapen 250 mijë vende pune. Kur u bë bilanci, doli se ishin shtuar edhe disa mijëra të papunë të tjerë. Në maj të vitit 2001, në Kongresin e PS-së ishte vetë zoti Nano që bëri dy deklarata. Së pari, do të hapen 150 mijë vende të reja pune. Së dyti, niveli i papunësisë do të zbresë në 10 për qind, në standardet europiane. Pas katër vjetësh zyrtarisht niveli i papunësisë është 15,8 për qind?! Por çfarë tregon realiteti?
    Lashë mënjanë kompjuterin dhe mora rrugën drejt tregut të punës. Ishte i rralluar. Një pjesë e njerëzve kishin gjetur punë. Disa ishin mërzitur duke pritur. Më të duruarit qëndronin ende, edhe pse dielli ishte ngjitur në zenit. M’u afrua një mesoburrë te xhami i makinës: “A doni punë, zotni!” M’u duk vetja sikur isha një nga personazhet e tregimeve të Migjenit. Për të dalë nga sëkëlldia, zbrita nga makina.
    Unë:-Pse kaq pak të papunë sot? Mos vallë qeveria ka hapur vende të reja pune?
    Ai:-Qeveria na ka lënë në mëshirë të fatit. Për të parë se sa vende të reja pune ka hapur qeveria, hajde në mëngjes të shohësh turmën e njerëzve që kërkojnë punë...
    Lashë i tronditur “tregun e punës” dhe nisa të englendisem me teoritë për punësimin dhe inflacionin. Mes shumë autorëve shkëlqen modeli i ndërtuar nga ekonomisti neozelandes Philips për raportet midis papunësisë dhe inflacionit. Ai pasi analizoi të dhënat statistikore të një shekulli në disa vende të botës, hartoi grafikisht një kurbë për lidhjet mes këtyre dy treguesve. Sipas ekonomistit të njohur, këta tregues shkojnë në krah të kundërt. Kur rritet papunësia, ulet inflacioni. Dhe e kundërta. Merita e politikave ekonomike të një qeverie qëndron në faktin se sa e aftë është të vendosë një ekuilibër mes këtyre dy treguesve. Në raport me kurbën e Philipsit në vendin tonë kemi një paradoks ose mrekulli. Sipas statistikave zyrtare, në Shqipëri ulen njëkohësisht të dy treguesit: si inflacioni dhe niveli i papunësisë?! Mrekullitë në ekonomi janë shumë të rralla dhe kanë ndodhur në Gjermaninë dhe Japoninë e pas Luftës së Dytë Botërore; tek “Dragonjtë e Azisë”-Koreja e Jugut, Tajvan, Singapor, Hong-Kong- në vitet 70. Siç do të shohim në analizën në vazhdim, kemi të bëjmë me një paradoks!
    Në raportin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2001 theksohet: “Edhe pse u prishën ndërtimet pa leje në gjithë vendin, edhe pse u futën në tregun e punës mijëra studentë që përfunduan shkollën, numri i të papunëve njohu rënie të vazhdueshme...Deri në vitin 2001 në fshat ishin të regjistruar 761 mijë të punësuar. Vitin e kaluar, sipas regjistrimit të ri të popullsisë, në fshat kanë punuar 526 mijë punonjës. Kjo do të thotë se drejt qyteteve kanë vërshuar rreth 235 mijë të papunë!” Morali: Praktikisht asnjë ekonomi nuk mund t’u shpëtojë ligjësive të teorisë së Philipsit. Të papunët e kanë “skalitur” edhe në Shqipëri kurbën e ekonomistit të njohur. Këtë tregojnë edhe shifrat që kanë zënë vend në raportin e guvernatorit. Këtë tregojnë edhe reportazhet nga Kuçova, Elbasani a Shkodra. Niveli i papunësisë është nga 30 për qind në 40 për qind!
     
  6. arterie

    arterie Primus registratum

    Re: Papunesia

    Pershendetje!
    Ne radhe te pare desha tu pergezoj per nivelin e postimeve, mund tu them se eshte nje nga temat qe mund te jete paraqitur me denjesisht ne Af nga analiza dhe korrektesa ndaj saj, dhe per me shume gjithcka qe eshte shkruar, eshte bazuar ne nje rrjedhe faktesh edhe ngjarjesh ekonomike. Nuk desha te flas bukur e ti jap temes natyre letare por tu mbeshtes ne vijimin e saj.
    Nuk mund te ndaj asnjerin nga mendimet e parashkruasve dhe ne kohen qe po e lexoja temen nga fillimi desha te nderhyja per lidhjen e papunesise me inflacionin por qe ne fund paska qene marre dhe postuar nga gazeta bisnesi.
    Papunesia eshte dhe ngelet nje nga elementet ekonomike qe nje qeveri per te arritur te ndikoje ne te duhet te kete bere shume arritje te tjera ne strategjite e saj menaxhuese te ekonomise. Shpesh do te na kete rene te degjojme qe faza finalizuese e permbushjes me sukses e objektivave te nje qeverie ne fushen ekonomike eshte ulja e papunesise. Pra duhet ndikuar ne shume element te tjere qe te arrijme te ndikojme drejtperdrejt ne kete plage ekonomike. Pra papunesia sipas mendimit tim nuk eshte nje element ne te cilin qeveria mund te hyj dhe te ndikoj drejtperdrejt.
    Per sa i perket fuqise punetore dhe nivelit kualifikues te saj me aq eksperince sa kam patur une ne Shiperi mund te them se i ploteson nevojat qe ka tregu i fuqise punetore. Jane vetem fusha specifike te cilat jane te paprekura nga nivelet universitare ose jane ne fillimet e tyre( ketu mund te flasim per bursen dhe operimet me te, mjaft probleme qe lidhen me meknizmat mikro dhe makroekonomik jane vetem te marra ne leter nga jashte dhe jane te paprovuara ne realitet ne Shqiperi pra nuk ekzistojne eksperienca dhe dalje nga nje gjendje e caktuar ose menyra zgjidhjeje)
    Nese flasim ne pergjithesi per nevojat qe ka sot tregu i punes ne Shqiperi, fuqia punetore i ploteson kushtet e kualifikimit por nuk mund te them se ploteson eksperiencen, nga vete koha qe Shqiperia ka qe operon ne nje ekonomi te lire. Ka mjaft firma dhe kompani qe ne drejtimin e tyre mbajne akoma te huaj dhe shume bile, gje e cila vjen nga shume faktore por dy me duken me te rendesishem: Njeri eshte mospatja e njerezve shume te afte per ate rol ne kompani dhe se dyti sepse mjaft nga kompanite tona jane franzhize e kompanive te huaja dhe qe kompanite qendore kontrollojne anen operuese te firmes. Duke u pare ne kete aspekt eshte akoma shpejt qe kjo fuqi punetore te zevendesohet nga fuqia punetore shqiptare. Megjithese mund ta them se kjo lloj fuqie punetore( e huaj) po u kushton shume firmave qe i kane te punesuar.
    Me duket se kjo kategori e fuqise punetore eshte renditur e katerta ne renditjen qe i keni bere ju. Keshtu, ne lidhje perseri me kete kategori te fuqise punetore, mund te them se Shqiperia ka shume nevoje per te pra oferta eshte akoma me e vogel se kerkesa. Kjo mund te vihet re edhe me faktin se te gjithe pedagoget e fakulteteve bejne edhe punen drjetuese ne shume firma private dhe ndoshta ne dy apo tre njeheresh dhe sidomos japin keshillime ekonomike per me shume. Gjithashtu edhe po te kerkoni per projekte ne Shqiperi nga te gjitha llojet do te lexoni patjeter emrat e pedagogeve apo punonjesve te zyrave shteterore qe jane drejtues dhe menaxhues te ketyre projekteve. pra kjo ndodh ngaqe kjo lloj fuqie punetore nuk ka ku te gjendet dhe detyrohen te dypunesojne apo te trepunesojne ate pakice qe i ploteson kushtet e tregut. Nese arrihet nje nivel i tille ne fuqine tone punetore atehere do kete vetem njepunesim dhe rritje te fuqise punetore. Nuk mund te them qe ky do te jete nje ze qe mund te ndikoje shume ne uljen e papunesise por mudn te ndikoje ne shifra qindeshe deri ne mijeshe.
    Ps Vazhdoni te shkruani. Edhe nese dilni nga tema ne analizat tuaja perseri ne ekonomi mbeteni.
    Ju faleminderit!
     
  7. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Papunesia

    gene
    2044
    Anetar/e # 2044

    Shkruajtur më 19 Maj, 2003 19:11
    --------------------------------------------------------------------------------
    leopardii
    meqenese shkrimet ishin te gjata mora disa pjese kryesore me te cilat jam mese dakort

    -papunesia ka prekur te 4 kategorite

    -te heqim ca te papune me ane te emigrazion

    -te shtojme ca peshe ne anen e peshores se bisnesit qe KERKON pune.
    °ndihma qe do ti jepet biznesit si nga ana e shtetit ashtu edhe nga ana e popullesise
    °°megjithese punetoret mung te kene inate , xhelozira si me nderrmarjen e drejtuesit e tyre prap behen te gjithe bashk grup per mbrojtur interesin e tyre te perbashket.
    °°tatim fitimi ne fund te vitit nuk duhet te jete me shume se 10 %
    °°kthimi i lekeve qe shqipetaret kane depozituar ne bankat e huaja



    LEXONI sa jane te pakenaqur keta te biznesit.


    Biznesi: Projektbuxheti 2004, dështimi i radhës i qeverisë

    Përfaqësuesit e organizatave të biznesit shqiptar shprehen se nuk janë dorëzuar ende kërkesat e tyre për paketën fiskale 2004






    Data (28-11-2003)

    Orjeta Zhupa


    Projektbuxheti dhe paketa fiskale 2004 kaluan në qeveri dhe u miratuan krejt papritur dhe në heshtje të plotë të mërkurën në mbrëmje. Madje, në konferencën për shtyp të ministrit të Financave Islami nuk u lejua të bëhej as edhe një pyetje nga gazetarët e pranishëm. Tani pritet vetëm miratimi në komisionin e ekonomisë dhe më vonë në Parlament, për t’i hapur dritën jeshile një projekti që nuk mori parasysh asnjë kërkesë thelbësore të komunitetit të biznesit. “Muaji dhjetor do të jetë muaji i betejës së madhe, ku ne do të këmbëngulim të respektohen kërkesat e drejta të bëra nga komuniteti i biznesit”,- tha Luan Bregasi, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. “Propozimet e biznesit,- vazhdon ai, -janë bërë mbi mendime ekspertësh dhe nuk synojnë privilegje dhe pozita jo të barabarta për grupe të ndryshme biznesesh. Ato kërkojnë të mbrohet prodhimi dhe biznesi vendas i cili është i pambrojtur për shkak të politikave diskriminuese taksative dhe administrative të aplikuara nga qeveria shqiptare. Sipas Bregasit, është e domosdoshme që prodhimi vendas të mbrohet, pasi atij përveç taksave të larta i duhet të paguajë edhe koston e mungesës së energjisë elektrike, të infrastrukturës së dobët dhe të korrupsionit të lartë. “Kështu, qeveria duhet të bëjë të pamundurën të përmirësojë kushtet e biznesit për të ulur kostot e tij”, -thotë Bregasi për “Biznesin”.
    Marrëveshjet me organizmat ndërkombëtare
    Nga ana tjetër, qeveria e ka justifikuar mospranimin e kërkesave të biznesit si të parealizueshme dhe që bien ndesh me marrëveshjet e nënshkruara me organizatat ndërkombëtare. Sotiraq Dhamo, profesor në Fakultetin Ekonomik dhe përpilues i kërkesave të biznesit për paketën fiskale, tha: “Nuk mund të nxirren si pretekst marrëveshjet me OBT-në dhe organizmat ndërkombëtare për të mos marrë parasysh kërkesat e biznesit, pasi ato nuk mund ta dënojnë zhvillimin e bizneseve vendase. Unë mendoj se nëse kërkesat e biznesit jepen të argumentuara, OBT-ja dhe organizmat ndërkombëtare nuk kanë se si të mos i pranojnë ato,” thotë Dhamo. “Përveç kësaj, OBT-ja dhe biznesi janë në të njëjtin mendim që tarifat doganore për lëndët e para që vijnë në vend të jenë 0-2% ndërkohë që qeveria i ka rritur këto tarifa dhe i ka bërë 6% vetëm për të mbushur buxhetin e shtetit”.
    Ndërsa Bregasi lidhur me këtë çështje thotë: “Marrëveshjet me OBT-në janë përgjegjësia e qeverisë dhe jo e biznesit, pasi ato marrëveshje nuk janë bërë në konsulencë me sipërmarrjen private. OBT-ja ka të drejtë të kërkojë plotësimin e klauzolave të marrëveshjeve, por kjo nuk do të thotë se marrëveshjet nuk mund të rishikohen pasi ato janë bërë këtu e disa vite më parë”. Sipas Bregasit, biznesi shqiptar është konsoliduar në këto vite dhe kapitalet tregtare të tyre janë kthyer në kapitale prodhuese dhe në këto rrethana është e nevojshme të ndryshohen edhe politikat e ndjekura për të zhvilluar ekonominë vendase.

    Boks
    Roli i sektorit privat
    Biznesi privat sot tek ne dominon në mënyrë të padiskutueshme gjithë jetën ekonomike të vendit. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), ai jep 74-81% të prodhimit të përgjithshëm bruto, realizon 82-88% të investimeve të ekonomisë kombëtare dhe ka të punësuar mbi 310 mijë njerëz.

    Kokëdhima: Projektbuxheti 2004 është një buxhet i rrënimit të mëtejshëm të vendit
    Flet Koço Kokëdhima, president i Bashkimit të Organizatave të Biznesit Shqiptar (BOBSH)

    Ç’mendim keni për projektbuxhetin e vitit 2004?
    Së pari, mendoj që procesi i hartimit dhe miratimit të projektbuxhetit për vitin 2004 është shumë i vonuar. Së dyti, ky projektbuxhet është krejtësisht i pashpresë, pasi ai nuk garanton një zhvillim të ekonomisë, të arsimit, të kulturës, të shëndetësisë etj. Ky është një buxhet i rrënimit të mëtejshëm të vendit. E gjithë sipërmarrja vendase që është ngritur e ka rezistuar këto 10 vjet të shkuara është në pragun e shkatërrimit të plotë e falimentimit masiv. Ne jemi në një situatë të rëndë krize. Por që me siguri mund t’ia dalim me ndihmën e ministrit të Financave!

    Qeveria shqiptare nuk i ka pranuar kërkesat e biznesit me pretekstin se bien ndesh me marrëveshjet e nënshkruara me organizatat ndërkombëtare. A është e pranueshme një gjë e tillë?
    Diskutimet që gjoja OBT-ja ka ngelur e pakënaqur për shkak se janë shkelur klauzolat e marrëveshjeve të nënshkruara janë alibira dhe spekulime që synojnë të mashtrojë opinionin publik.
    Sa herë qeveria flet, mos mendoni se ajo ka parasysh ato që do të bëjë. Sa herë që qeveria vepron, mos mendoni se ajo do të bëjë ato që ka thënë. Qeveria jonë thjesht mashtron, gënjen dhe përsëri gënjen e mashtron. Ky është morali, serioziteti dhe formati i kësaj qeverie.
    Nuk e besoj këtë qeveri për asgjë. Kjo qeveri është në armiqësi me sipërmarrjen vendase, është në armiqësi me kërkesat tona ekonomike dhe politike. Është në armiqësi të plotë me zhvillimin. Unë jam i neveritur nga kjo qeveri dhe nuk dëshiroj t’i përgjigjem asnjë pyetjeje që lidhet me të. Është qeveri e shkatërrimit të sipërmarrjes vendase dhe e vendit. Prej saj nuk mund të presim asgjë të mirë. Ne po vuajmë arsyet e politikës së shitjes së interesave të vendit ndaj interesave të huaja, ndaj krimit dhe korrupsionit.

    Sot nisën punimet në segmentin e parë të rrugës Durrës-Kukës. A mendoni se qeveria do të krijojë mundësi financimi edhe për segmentet e tjera të kësaj rruge?
    Për sa i përket ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, nuk jam dakord me asnjë hap që po ndërmerr qeveria shqiptare. Ajo përlau dhe zhduku 40 milionë dollarë në dy vjet dhe tani paska vendosur të mbledhë para për vitin e ardhshëm dhe ta ndërtojë rrugën me fadromat e xhenios. Kjo është vepër spekulative, e cila synon të ulë rezistencën e lobingut parlamentar të rrugës Durrës-Kukës me qëllim që të miratohet paketa fiskale dhe buxheti i shtetit 2004, ku është parashikuar heqja e taksës së kësaj rruge. Të gjithë ata që projektuan dhe realizuan heqjen e taksës janë kundër dhe nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë vepër. Ata i çuan fadromat vetëm për të bërë tym dhe për mosbërjen kurrë të kësaj vepre të bashkimit ekonomik dhe kulturor të shqiptarëve.

    Anash
    Biznesi: “Në paketën fiskale nuk janë pranuar kërkesat tona që prekin buxhetin e shtetit”

    Orieta Zhupa
    (Mestitull )Nuk janë ulur tarifat doganore që kërkoheshin nga biznesi
    Projektligji “Për sistemin e taksave” i paraqitur nga Ministria e Financës ka shumë mangësi dhe nuk ka marrë parasysh pothuajse asnjë kërkesë të biznesit. Kështu janë shprehur përfaqësuesit e biznesit në relacionin përfundimtar të paketës fiskale.
    Megjithëse në tarifat doganore janë bërë një sërë uljesh, nuk janë ulur ato kërkesa të biznesit që shoqërohen me uljen e të ardhurave doganore. Për shembull, nuk është pranuar që të ulet tarifa e taksës doganore për kanaçet për prodhimin e pijeve joalkoolike, alkoolike etj. Biznesi ka kërkuar gjithashtu mbrojtjen e prodhimit vendas të birrës, vajit etj, duke mos ulur për një periudhë kohe 5-vjeçare tarifat doganore të importit të produktit të gatshëm të birrës, vajit etj. Sipas OBT-së, tarifat e këtyre lëndëve në vitin 2004 duhet të bëhen zero për qind. Kurse në projektin e paraqitur janë ulur nga 15 në 10 për qind ose nga 10 në 6 për qind, dhe këto nuk janë rastet e vetme.

    (Mestitull )Hiqet padrejtësisht taksa e rrugës Durrës –Morinë dhe vendoset taksë e re mbi automjetet
    Në paketën fiskale 2004 propozohet vendosja e një takse të re mbi automjetet, që gjoja zëvendëson taksën e rrugës Durrës-Kukës, që në fakt është një dyfishim i taksës vjetore mbi tonazhin për aks të automjeteve. Kështu që një veturë do të paguajë 7000 lekë të taksës së re, plus 5000 lekë të taksës së vjetër. Kjo taksë ndikon në rritjen e kostos së biznesit dhe në rritjen e nivelit të çmimeve përfundimtare.

    Nuk hiqet akciza për karburantet që përdoren në bujqësi
    Edhe këtë vit, megjithëse u premtua, nuk u pranuan propozimet e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) për heqjen e akcizës mbi karburantet që përdoren nga fermerët. Mospërfillja e përmirësimeve të kërkuara nga KASH është me pasoja negative për sektorin e bujqësisë.

    Nuk u hoqën akcizat për ujin e pijshëm të ambalazhuar, për lëngjet e frutave dhe për pijet joalkoolike
    Në mënyrë absurde në Shqipëri akoma ekziston akciza për këto produkte. “Ne mendojmë se nuk ka asnjë arsye që të vendoset akciza për këto produkte në një kohë kur sistemi i furnizimit me ujë nuk siguron as kushtet minimale higjienike dhe bakteriologjike”, thuhet në relacionin përfundimtar të biznesit lidhur me paketën fiskale 2004.


    hmmmmmmm............... nuk me pelqen shume.
    fryn ere e keqe mbi shqiperine.
    eshte veshtire per te PAPUNET me kete klime ....
     
  8. DFV

    DFV Primus registratum

    Re: Papunesia

    Me kete qeveri nuk mund te vazhdohet me.Eshte me te vertet per te ardhur keq se si qeveria e trajton bisnesin vendas.Turpi me i madh i qeveris shqiptare eshte fillimi i punimeve te rruges Durre-Kukes me forcat e repartit te xhenjos dhe kete e bene per te mbuluar humbjen e 40 miljon lekve te grumbullara per ndertimin e kesaj rruge,kur me keto pare mund te ishin punesuar dhjetra pse jo dhe qindra te pa pune qe jetojne ne ato ane.Per mendimin tim kjo qeveri forcimin e ekonomis se vendit e ka barasvlersuar me shtimin ete ardhurave personele te qeveritarve.Te pakten nuk kemi degjuar nga qeveritaret tane te thone sa vende pune u hapen kete muaj apo kete vite sepse jo vetem qe ata nuk kane asnje statistike por bisnesin vendas e perdorin thjeshte per interesa te tyre personale.
     
  9. Guest

    Re: Papunesia

    Sikur te punonim gjysmen e asaj qe punojne te gjithe te tjeret do ishim bere lorda te gjithe po fajin se ka vetem qeveria , luni cik ato b.... o njerez punoni mos e harxhoni kohen kot se sa me shume shtohet kjo grope aq me e veshtire do jete pastaj te dalim prej saj
     
  10. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Papunesia

    ne na mungojne aftesite e koordinimit ne forma jo hierarkike (po ne forma tregu)

    mungon besimi ne ardhmen dhe kjo ul kreditimin (edhe nga ana e punetorit per biznesin - e marr rrogen me vone, mjafton ti hapim pune vetes)

    nuk jane formula, jane orientime mendore qe krijohen duke perdorur shume mekanizma si shkollat, propoganda, shembuj etj etj etj(pergjithsisht ne zoterim te administrates publike)
     
  11. qeshem

    qeshem Primus registratum

    Re: Papunesia

    ku punon ti iola ???

    sa vjen dhe po behesh me e frikshme ... /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  12. qeshem

    qeshem Primus registratum

    Re: Papunesia

    marketingu jo edhe pse do te me pelqente /pf/images/graemlins/wink.gif

    po pres pm /pf/images/graemlins/smile.gif

    :wave:
     
  13. Guest

    Re: Papunesia

    Kjo vjen si pasoje e mos dialogut ndermjet atyre qe kerkojne per pune dhe atyre qe duan punen ..
    nese do ti ballafaqonit kerkesat nuk do arrinte puna derii ketu kam pershtypjen ...
    asnjeri sdo ti nxjerri sekret e tyre por po spati dialog eshte e kote
     
  14. CoolAngel

    CoolAngel Primus registratum

    Re: Papunesia

    Ne shkollen time ne vitin e fundit para se te merrje diplomen te kerkohej te merrje nje lende "Oral Communications in the Profession". Ishte nje nga klasat me praktike qe kam pasur ndonjehere. Atje kam mesuar se cfare te pres ne nje interviste pune dhe cfare pritet prej meje gjate intervistes. Kur mbarova universitetin dhe fillova te shkoja ne intervista pune jo vetem qe nuk isha nervoze por ne nje fare menyre dija edhe cfare te prisja prej tyre dhe cili ishte maksimumi qe mund te jepja. Mbase nje lende e tille duhet te mesohet edhe ne universitet shqiptare pavaresisht nga dega qe ndjekin studentet sepse te meson disa nga ceshtjet themelore te komunikimit qe nga debati, intervistimi, prezantimi teknik i ideve dhe gjitha ata faktore te tjere qe permiresojne komunikimin profesional. Nje gje tjeter qe kam vene re ne bibliotekat amerikane jane rafte te tere me libra qe te udhezojne per te pergatitur resume, coverletter, dhe intervista pune. Kam pershtypjen qe marketingu i individit nuk eshte aq i perhapur ne Shqiperi. Per shume njerez mund te mos jete nje proces i natyrshem prandaj edhe eshte mire qe te behet nje popullarizim i kesaj ideje nepermjet librave dhe edukimit.
     

Shpërndajeni këtë faqe