Përse disa persona tërhiqen nga një partner dominant?

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga Thamina, 3 Jul 2015.

  1. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Me thoni cfare eshte «fuqia» per ju dhe une do t'ju them nese e kam ate «fuqi».

    asgje te vecante pervec kuptimit qe merr fjala e vene ne thonjeza, s'doja te thoja. Ne kete rast... fuqi, fjalabie... elegance !
    (tema) s'e di, por, jo te gjithe. Ja une... terhiqem nga partnere qe nuk dine nga lidhet gomari :)
     
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Joetisti,

    Nuk e di pse ne mendjen time te perfytyroj si statujen e mendimtarit gjithmone me nje pikepyetje ne koke.
    Eleganca, per mua, eshte trupore, shpirterore dhe trunore (mendore). Me pare kur thashe se njerezit sot e kane te veshtire te rrine me nje partner eshte se eshte e veshtire te mbledhesh te gjitha cilesite qe ne duam tek i njejti person (aka sallate frutash). Dhe disa njerez preferojne te rrine vetem se sa te lidhen me dike i cili mund t'a bezdise ose t'a bezdije.

    Per sa i perket fjalise tende te fundit, perkthyer ne koken time «Jo cdo dije eshte e nevojshme» do te permend rastin e nje mikeshes time e cila duke qare me tha se i dashuri i kishte thene ne nje moment te caktuar se ndoshta madhesia e tij asaj nuk i pelqente. Ajo me tha « Ajo eshte e vetmja madhesi qe une njoh dhe per mua eshte e mjaftueshme».

    Naten ose Mesnaten ose Diten (kudo te jesh) e Mire,
    Eléonoré
     
    Johana likes this.
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Pa dashur te te prish humorin, konfirmoj se, me dukesh tip qe po te shprehet personi lirshem (ne kete rast, une), do te kishte keqkuptime deri ne debat komunikim-nderpreres. Sepse jep idene sikur je gati te "sulmosh".
    E thashe pikerisht sepse une kur shpjegoj, ndaj personit ne komunikim, dua liri te plote te shprehuri, dhe kjo ndodh kur dy persona njihen, ose kur ndihet qartazi qe, shaka ose cdo gje qe ne dukje mund te rezultonte "e rrezikshme", do te pranohej pa problem.

    Eleganca trupore s'mund te ishte realisht e tille nese nuk perfshinte edhe ate brendesore. Gjithsesi, tamam per ate trupore fola. Por jo se e kerkoj nga dikush ne vecanti :)
    Per ate qe thashe ("fjaline time te fundit"), une e perkthej: te mos kete asgje te vecante pervese te nevojshmit 'feminilitet'.

    Te thashe realisht ate qe mendoj pak me larte, dhe une personalisht, sinqerisht, nuk te marr asgje per ters nga ato qe thua. Mund te shprehesh lirshem !! :) [kur shkruaj tema, si me poshte do bej, nenkuptoj edhe se shkeputem nga nje linje mendimi, dhe i referohem vecmas temes se forumit]

    (tema) ndoshta sepse eshte natyrore !
     
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Joetisti,

    Rastesisht e hasa kete forum, dhe nese e panjohura ishte shkaku qe me beri te rregjistrohesha per te marre informacion per mireqenien e saj, ti ishe ai qe me shtyu edhe te postoj. Qe ne momentin e pare, sic thashe edhe me siper, te parafytyrova si mendimtarin qe ka nje seri pyetjesh ne koke. Cuditerisht, kur ne nje moment te caktuar, ndjeva nevojen te largohesha prej ketu, perseri ishe ti ai qe me beri te qendroja. Per arsyen e thjeshte se ne nje moment kur ti me njerezillukun me te madh me bere nje pyetje ne nje tjeter fill diskutimi une te ktheva nje pergjigje qe, sic e vura re me vone, dukej shume e ashper. Nuk u ndjeva mire. Faktikisht ne ato momente te zjarrta argumentimi, nje anetar i forumit nderhynte me fjalet me te ndyra si per te shprehur nje ndjenje xhelozie, nderhyrja ishte nga me anormalet qe jo vetem me shqetesoi por edhe me ngriti pak nervat. Prandaj une edhe kerkova ndihmen e nje moderatori. Une qe nga natyra jam e tille qe nderhyj kur shoh se nje padrejtesi behet ndaj dikujt, prisja te njejten gje nga ju anetaret e tjere te forumit per t’i mbyllur gojen (ne kete fill) personit ne fjale. Asnje nuk nderhyri dhe ndjesia qe pata ate moment ishte se ekzistonte nje fare frike. Prandaj thashe «Burra ju thencin». Kur e rilexova me vone, nuk u bera pishman per fjalet por sinqerisht me erdhi keq per faktin se atij qe i ra ashpersia ime ishe ti. Dhe ti nuk e meritoje ate. Une, kur u futa ne forum, pa hezitim u identifikova me fotografine time, me emrin tim dhe gjithashtu bera te qarte (per te mos u keqekuptuar) se une nuk doja marrdhenie private jashte kuadrit te forumit. U identifikova si VETJA sepse nuk kam absolutisht asgje per te fshehur. Megjithate, ne momentin kur u ashpersova me ty, fakti qe fotografia ime gjendej bashkangjitur me fjalet shume banale me beri jo vetem t’a hiqja fotografine por edhe t’ju kuptoj se per cfare arsye ju te gjithe rrini anonim prapa nje pseudonimi dhe prapa nje avatari te caktuar. Shpresoj te te kem sqaruar si duhet. Dhe do te shtoja se, edhe pse dukem ndonjehere sikur po kercas si pushka e jevgut (shprehje e jona), njeri me zemerbute dhe me te kuptueshem dhe me te drejte se une, rralle mund te gjendet. Uroj, me kismet te Zotit, te gjendemi te ulur ne nje tavoline te vertete dhe jo «elektronike» e te diskutojme alla-shqiptarce nen tymin e duhanit, avullit te kafese dhe muzikes ne sfond te nje lokali, duke treguar barsaleta ndersa sodisim syte here pas here tek kalimtaret qe te veshur mire, bejne xhiron e pasdites.

    Te pershendes.
     
    Johana and joetisti_ like this.
  5. katsune

    katsune cherry blossom

    Eléonoré jepi pak kohe vetes e dashur, per kohen qe do i kushtosh forumit, dhe do i njohesh pak nga pak me mire edhe ti anetaret. Per aq sa mund te interesoje ty dhe brenda mundesive forumore. Personalisht je e mireseardhur nga une. :)
     
  6. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Megjithate, joetisti, po te tregoj nje menyre si nxjerr disa konkluzione ose si i kthej pergjigje nje pyetjeje qe me bejne.

    Duke njohur mire vetveten, duke e njohur ate si te natyrshme, te drejte, te vertete, jam gjithashtu ne gjendje te dalloj miresine apo mungesen e saj te tjetri. Cfare do te kisha bere une ne nje situate te tille, pyes veten. Keshtu e dalloj cfare eshte sjellje normale apo anormale dhe kush jane shkaqet e saj. Perpiqu te ushtrohesh duke perdorur kete parim. Ndoshta funksionon edhe per ty. Vec qendro i vertete me veten tende.

    Persa i perket kthimit te pergjigjeve, ne pergjithesi une, personalisht, perdor metoden e gjyshit, qe ishte kryeplaku i fshatit dhe te gjyshes e cila ishte praktikante e traditave kristiane. Qe te dy perdornin tip fabulash per te na shpjeguar ne femijeve kuptimin e te mires dhe te keqes. Ne mendje ende kam nje histori me nje kuceder qe kishte zaptuar burimin e vetem te fshatit dhe nuk u jepte uje fshatreve nese ata nuk i jepnin, me c’me kujtohet, nje virgjereshe, per cdo vit.

    Ja psh para ca ditesh, une, qe nuk i kam qejf insektet, vura re se betonin e tarraces time e kishin zaptuar disa gershereza. Ato qe munda ti shtyja ne bar e bera pa hezitim, ato qe nuk shqiteshin ua futa me shapke ne koke. Kur mendova qe te gjitha ishin larguar, vura re qe njera rrinte e fshehur nen rrugicen e pragut. Tek e pashe ashtu te fshehur thashe :« Ti meriton te shpetohesh sepse tregove frike, dhe frika tregon dashuri per jete si dhe respekt dhe tmerr ndaj atyre me te cilet ti nuk matesh dot». Kurse ato gershereza qe ishin futur brenda ne shtepi i shtypa pa meshire. Kete mund ta perkthesh si themi ne «Kush vjen pa ftuar e gjen te pashtruar» ose «Trokit ne dere dhe prit ne se do te te ftojne».

    Ndonjehere perpiqu te perdoresh matematiken per te nxjerre konkluzione : shumezimi, pjestimi (thjeshtimi), mbledhja dhe zbritja jane magjiberese ne nxjerrjen e shume konkluzioneve.

    Pershendetje joetisti dhe persa i perket buzeqeshjes mua kur nuk me qeshin syte, nuk me qesh dot as buza.
     
    Johana likes this.
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Me pelqen 'eleganca jote e mendimit dhe menyra si shkruan e asryeton', Eléonoré.
    Une nuk ndikohem aspak, megjithate, nga ajo qe vjen e shkruajtur, (sa i perket verejtjes[nese mund ta quajme keshtu], qe bera), por nga perceptimi qe le shteg te hamendesosh. Une nuk ndieva asgje kunder meje nga c'kishe shkruajtur. Aq me teper qe do ta duroja me lehtesi, sepse kot s'jam mashkull :).

    Ndryshim i "fshehjes" pas nje nick-u dhe jo-fshehjes, eshte se "i fshehuri" shprehet ne menyre direkte (i padetyruar), kurse i pafshehuri shkruan ndrydhur dhe i fshehur ne nenkuptime aq sa(mendimi im) behet pak i pakuptueshem (i detyruar). Tjeter..., ketu, nga mundesia qe je i/e lirshem, ne ndryshim nga nje bisede direkte psh. ne "kafe", me pak kohe thua aq sa do te ishte baraz me biseden e nje romani te tere, per nga ajo qe thuhet e kuptohet, kurse ndryshe, s'do te mjaftonin as nje vit rroge e mire per te paguar vetem tavolinen duke pire nga nje kafe (konkrete), per te thene gjerat minimale. [Ne nje bisede ne kafene do te shkonte shume mire nje bisede ndryshe qe ndoshta s'mund te behej ketu]

    Ti nuk me njeh, Eleonore. Mjaft te sillja nje arsye te vogel te tipit: s'do te ndihesha rehat ne vendin ku do te zgjidhje ti(ose nje tjeter), dhe do ta pranoja per respekt megjithate te shkonim, per te thene s'e pa nisur mire diskutimi do te ishte... le te themi i deshtuar. Jo me pastaj kur te dilnin ne pah te gjitha cuditerite e tipit tim, tendit apo te kujtdo :)

    Le te mos e detyrojme njeri-tjetritn te mos jete ai/ajo qe eshte !! :)

    (tema) mbase sepse 'e mira' e ka drejtimin e arritjes per larte...
     
  8. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Tregome disa nga cuditerite e tipit tend joetisti. Une e di qe nuk kam asnje.

    (tema) Po te kesh pare filmin Twighlight (saga) ne momentin qe Edward Cullins konfronton Bella-n, pasi kjo e fundit e kishte kuptuar kush dhe cfare ishte ai, eshte nje nga skenat me te bukura per mua. «Lashtesia» e moshes se tij kombinuar bukur me modernizmin e veshjes dhe elegancen trupore por mbi te gjitha forca e tij fizike perballe brishtesise se Bella-s e cila, megjithate, rrezaton nje force te madhe te brendshme, eshte jo vetem nje shembull ku une shikoj dy te kunderta perfekte balle per balle e ne perputhshmeri me njera-tjetren por edhe nje menyre ku dominimi i njerit mbi tjetrin alternohet kur njera ose tjetra FORCE (e brendshme apo e jashtme) kerkohet nga nje situate e caktuar.
    «And so the lion fell in love with a lamb» thote Edward-i
    «Stupid lamb» thote Bella.

    Qofsh gjithnje ti. Une gjithmone them ate qe dua te them. Nuk kam nenkuptime.

    Naten e Mire
     
    Johana, joetisti_ and Hope like this.
  9. abs

    abs nuk e di...

    E nderuar, e verteta gjindet vetem brenda teje!
    Simbas gjyshes time!
     
    gurax and Hope like this.
  10. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Dakort! Te mencura gjyshet tona apo jo abs!? Kenaqesi t'ju njoh dhe te lutem me thirr Eléonoré. Faktikisht eshte Eleonora por ketu ku jam une njerezit e kane te veshtire te shqiptojne emrat femerore qe mbarojne me a. Ne shqiptaret kemi zakon te perdorim trajten e shquar te emrave. Tradicionalisht emri i nje mashkulli perfundon me i ndersa i nje femre me a. Nje kusherira ime, profesoreshe e gjuhe-letersise thote se kjo eshte e gabuar. Ajo thote se trajta e pashquar duhet perdorur (me treguesin NJE) kur prezantohemi. Kurse trajta e shquar me treguesin I ose A eshte per t'a dalluar tjetrin nga e TERA. Nje Abs-pashquar; Absi-shquar. Nejse kot edhe une.

    Kur te lexova , me erdhi per te qeshur. Mu kujtua menjehere gjyshja ime e cila, nga pleqeria, nuk i mbante dot, me fal per shprehjen, pordhet. Kur qeshnim me te ajo na thoshte dhe kjo ndodhte shume here ne dite, « Mbese, mos i degjoni pordhet plakut por fjalen».
    Dikush qe eshte i sofistikuar apo i shkolluar etj etj mund te citoje Aristotelin, Platon, Nicen, Einstein-in, Newton-n. Nuk eshte me ndryshe se sa te thuash se ata po i degjojne pordhet (fjalet) e te siperpermendurve. Une per veten time preferoj te degjoj fjalen (pordhat) e te mive e jo te te tjereve ose t'i nxjerr konkluzionet nga jeta ime. Meqe po flasim per pordhet (me falni per shprehjen) le te mos harrojme qe po flasim per nje produkt i cili emerohet ndryshe nga profesioniste te ndryshem. Nje kimist ka nje tjeter emerim per te...nje mjek nje tjeter...nje gjeolog ose studiues vullkanesh nje tjeter... Kjo do te thote se shume konkluzione te medha mund te nxjerrim nga dicka e vogel bazike.
    Nuk ka gjera te reja, ato qe kane qene ato jane, vecse menyra e shprehshmerise sofistikohet. Eshte e vertete qe e VERTETA gjendet brenda nesh, vecse duhet ta degjojme kete te vertete ne momentet tona te reflektimit dhe jo ta mbysim me nje numer te madh zhurmash qe vijne nga citatet e njerit apo tjetrit. Jo se eshte e gabuar, por sepse ne humbasim titullin e origjinuesit te nje ideje ose nje tjeter.

    Megjithate, mua me terheqin me teper te vertetat personale, qe nuk jane te aplikueshme per gjithe shoqerine por te shenjta per individin qe e ruan te pacenueshme kete te vertete. Ajo MUND te jete dhe per mendimin tim DUHET te jete ndryshe nga e nje tjetri. Kjo eshte bukuria e shumllojshmerise dhe varieteteve te species NJERI. Perndryshe do te ktheheshim te gjithe ne kopje te njeri-tjetrit dhe ne fund fare do te ngelej vetem nje LEPE-PEQE. Ne mund te mos jemi dakort me njeri tjetrin por sic thote edhe Volteri edhe pse nuk jam dakort me ate qe thua, une do te luftoj qe ti te mos e humbesh te drejten per ta thene.

    Dite te kendshme Abs,
    Eléonoré
     
    Johana and ShKoDRaN_PuRo like this.
  11. abs

    abs nuk e di...

    Eleonore, ndryshimi ne mes ne te dyjave qendron paragjithash tek VLERESIMI!

    Nje tjeter Gjyshe thote: "I believe everything people say. I'm just not attached to it."

    Shnet, dashni e pare thojne shkodrant...
    Dite te kendshme gjithashtu Eleonore!
     
    Hope likes this.
  12. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Abs,
    Para shume vitesh, nje grup gjeologesh, udhehequr nga xhaxhai im, po kryenin nje ekspedite kerkimore ne fshatrat e Vlores. Afer nje pylli, ne periferi te nje fshati, emri i se cilit nuk me kujtohet, ky grup te rinjsh gjeologe vuri re nje fshatarke qe po ua bente me dore. Duke iu afruar ata dalluan, ne kembe te saj, nje siluete njeriu mbeshtjelle ne nje tip qylymi. Perbri, nje arkivol i zi. Ju lutem me ndihmoni t'a varros te shkretin - u thote ajo. Lajmerova shume banore nga fshati por asnje nuk erdhi. Varrezat jane shume afer. Si cdo njeri qe nuk eshte ne gjendje te shohe kufome, pa fjale e te traumatizuar keta djelmoshe shqiptare, percollen deri ne banesen e fundit nje te panjohur. Pyetjeve te tyre, kjo grua fisnike iu pergjigj ndersa po iu servirte kafete ne shtepine e te panjohurit. Ai nuk ishte vendali, nuk kishte dhene kurre borxh dhe nuk kishte marre kurre borxh, nuk kishte bere kurre nje nder dhe nuk i kishin dhene kurre nje nderim, nuk kishte qare nje hall te tjereve dhe te tjeret nuk kishin qare nje halle te tij. Ai as DHA dhe as MORI. Megjithate ai ishte babaxhan tregoi ajo, ai e paguante mire kur ajo i pastronte shtepine nje here ne jave. Ndoshta e kishte humbur besimin tek njerezit tha nje nga cunat. «Oh no, no -tha ajo- he believed everything people said. He was just not attached to it».

    Shkodrane, hej abs! I njoh mire shkodranet. Filozofia e halles time te Shkodres, qe ua ka percjelle edhe femijeve te vete eshte: hajde te punojme qe te bejme qejf, ahenge e dasma ndersa e njeres prej hallave te Fierit eshte: hajde te punojme, te kemi nje shtepi te bukur e komode e te mirepresim mysafire. Une ndihesha po aq mire tek njera halle sa edhe tek tjetra. Kemi dale shume jashte teme dhe une po e mbyll duke te thene «Qejfe, qejfe kjo dynja qejfi, qejfit nuk i ngja».

    Te fala,
    Eléonoré
     
    Johana and Hope like this.
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    te kam lexuar ketu para ca ditesh, por as nuk mbaj mend dhe edhe pertoj ta rilexoj me vemendje (sa i perket thelbit), prandaj do te te them timen (sa per te krijuar konflikt bisede te kendshem ose jo) nje here tjeter :)

    (tema) dominanca eshte femerore ndaj mashkullit nga femra, kur kerkohet dhe jo anasjelltas, natyralisht [personal mendim] por, edhe mashkulli do nje dominance qe femra duhet ta kete dhe, natyrore gjithashtu. Kur s'e kemi, na bie ta imitojme sepse... kjo eshte pyetje tjeter ! (po qe se pergjigjem) :)
     
    Eléonoré likes this.
  14. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Dakort! E kam shprehur gati fjale per fjale si ty por po marr kredine e te qenit kronologjikisht para teje. :p

    Ndersa po lexoja pjesen vijuese te mendimit tend, me erdhi ne mend filmi «Gone with the wind». Uroj me gjithe zemer ta kesh pare ose te pakten te kesh lexuar kete sage. Edhe pse nuk identifikohem me heroinen e filmit Scarlett O'Hara, edhe pse filmi nuk me ka impresionuar, prape jam ne gjendje te dalloje vlerat kognitive, njohese te asaj periudhe te historise se SHBA-se. Scarlett eshte e martuar me Rhett Butler por ajo dashuron Ashley-in i cili eshte burre i martuar. Ashley eshte njeri i patundueshem dhe thellesisht ne dashuri me te shoqen (bashkeshorten)e vet e cila ka nje zemer aq te madhe si dhe ushqen nje respekt per vetveten ne ate grade qe terheqjen qe shoqja e saj e ngushte ka per bashkeshortin e vet e merr per kompliment (per mua personalisht ose si thua ti personal mendim:p sa me teper veshtrim dhe vemendje terheq shoku im i jetes aq me teper me shton vlere mua si perfituese dhe pronare e ketij «objekti»). Nejse, edhe pse sjellja e Scarlett mua me shqeteson, mungesa e burrerise se Rhett-it eshte ajo qe me cudit pa mase. Ai eshte me i pashem, me burrnor, me trim, me i pasur...dhe durueshmeria e tij ndaj tekave te Scarlett eshte e pashoqe...deri sa.... nje nate mes perpjekjeve te kota te te shoqes ai e merr hopa ne krahe dhe ngjit nje shkallare te larte per t'a cuar ne dhomen e gjumit. (ky moment me pelqen shume). Bejne cfare bejne, pune e tyre, te nesermen ne mengjes, Scarlett ngrihet nga gjumi perfundimisht e perjetesisht e dashuruar me te shoqin. Ajo e kerkon me sy gjithandej por Rhett-i, tashme i hakemarre, ka braktisur strehen bashkeshortore. Ai ve ne vend krenarine e tij si mashkull (duke u treguar dominues) dhe potenca qe i jep ky mendim e ben te kthehet nga gjuajtes ne te gjuajtur. Ai tashme e di qe ai do te KERKOHET. Asnje njeri qe kalon nga buka e misrit te thate ne buke te ngrohte mafishe nuk do te jete ne gjendje te rikthehet mbrapa. Kam shume mendime ne keto momente ne lidhje me dinamiken e marredhenieve (dhe ne parim mund te diskutojme mbi dashurine per personin apo per dashurine per rrugen (lojen) e bere per te pervetesuar personin), por po e le me kaq per momentin per te pare nese e ke pare kete film dhe nese je ende i interesuar te diskutojme ne lidhje me ciftin, dashurine, dominimin etj etj.

    Te fala,
    Eléonoré
     
    Johana and joetisti_ like this.
  15. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    eleonore, mendimi se duke te lexuar me krijon pershtypjen se je vetvetja, me "tremb", sepse tregon se je shkrimtare profesioniste, e une... jo i tille :). Por me mire, sepse dy te njejta shtyhen, dy te kunderta bashkohen. Frika eshte se mos bashkohemi aq shume saqe ne vend te puthemi, kur te pime dicka ne nje tavoline lokali [ta them sepse me erdhi realisht deshira te te kerkoj nje kontakt me te afert, si nr~ tel (esempio)], "kafshohemi", eshte e kendshme. E une nga kjo kam alergji. (shaka) S'te kuptova. Por ti po ben te 'anapraptmen' qe me kerkove te te shpjegoj ne 'nje shkrim tendin'. As une s'e di. E shkruajta per te shpjeguar dicka, e kam perkthyer vete nga italishtja ne nje 'roman' si fjale, dhe me erdhi instiktive te ta shkruaj sepse doja shpejt te te tregoja qe me ate fjali nenkuptoja nje te thene: si tip... [ne shqip, loje fjalesh], apo kotesi... s'i ta shpjegoj. Tipi im:

    Me pelqen qe keshtu publikisht [sigurisht, publik = (ne kete rast) me nje "audience" te kufizuar si... ketu ne kete forum ku jemi, te te them, e te me pergjigjesh pa nenkuptime, se: nese ulemi te pime dicka, ti me premton te te puth (apo edhe me shume se kaq, ne tavoline apo gjetke?... [shpjegim ky, disi, i tipit tim] dhe... (ketu po te ndihmoj) nese ti me thua, 'varet', une te them qe tani qe: "s'dua asgje prej teje" :)

    Me pak fjale, te perktheva, ose te thashe: se aq sa kupton ti nga kjo qe me siper te shkruajta, aq kuptoj edhe une nga shembujt qe me jep me 'filma' :)

    Nese ti ndihesh mire te me shkruash sic ti pelqen ta besh, ate po te shpjegoj, se une duke te shkruajtur keshtu, ndihem mire. Para, gjithsesi, te te them... nejse, e teprova. Te kam xhan :)

    Ma jep ne pv nr tel per nje takim neser? [p.m]
     
  16. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Joetisti,

    Pervec nje postimi ku me ndergjegje te plote kam nenkuptuar (dhe kjo per arsye te delikateses se ceshtjes...dhe qe nuk ka te beje fare me seks) ne asnje moment tjeter nuk me kujtohet te kem, me dijeni, thene dicka duke dashur te nenkuptoje dicka tjeter. Per kete te siguroj dhe te betohem. Rifreskova kujtimet, u hodha nje sy postimeve te mia per te pare shtegun qe mund te kisha lene te hapur....asgje....pervec nje momenti qe me ra si bombe ne koke. Ne nje fill diskutimi ku une kisha votuar per Universal si djalin me te mire (per arsyet qe edhe permenda), ne momentin kur Dullie e zhgenjyer me thote se cuditerisht ajo mendonte se voten time do t'ja kisha rezervuar Gurax-it per arsye te vemendjes se vecante qe i perkushtonim njeri-tjetrit (sipas saj) une i ktheva pergjigjen se une me te vertete mendoja se Gurax-i kishte nevoje per nje stimulim te jashtem dhe se une isha duke i'a ofruar kete. Bilez shtova se kjo me ngjallte kenaqesi. Ketu do te shtoje nje paranteze te vogel. Kur isha e vogel duke lojtur «hapa dollapa ---kukamfshehti) me shoqet, ne nje nate pranvere te vonte kur xixellonjat kishin pushtuar kendin e lojnave, une perplasem me nje shoqe balle per balle aq forte sa mijera e mijera yje me dolen nga syte. Perballimi, pra, eshte ai qe sjell lindjen e dickaje. Une kur po debatoja zjarrshem me Gurax-in, ne mendjen time, ky stimulim i ndersjellte, po sillte gjithashtu edhe lindjen e nje ideje. Kjo ishte edhe ajo qe une i shpreha Dullie-t dhe kjo ishte e vetmja gje qe nenkuptova. Megjithate se c'mu fut ne koke dhe drita iu hodh aspektit fizik (fiziologjik) dhe me ndrojtjen me te madhe e perfytyrova veten (sic mund edhe te keqkuptohet) duke stimuluar fizikisht Gurax-in... U ndrojta, por kur nuk bej turp nuk kam turp.

    E gjithe kjo per te thene se keqkuptimet mund te lindin! Dhe ti me ke keqkuptuar. Une kur them kafe, vertete them kafe. Deshira ime per te nxitur diskutimin mbi temen ne fjale, vjen nga deshira e mire per te ofruar perspektiven time si femer per t'ju ndihmuar ju meshkujt te na kuptoni me mire dhe jo te na KEQKUPTONI. Ne se une nuk ndjej ndrojtje per tu shprehur me hapur se sa shoqet e tjera te forumit, kjo vjen per arsyen e thjeshte se une jam e brymosur nga mamaja ime e cila eshte punonjese e sektorit gjinekologjik, plus fakti qe jam edhe mama vete me kualifikon qe me instinktin me te thelle mbrojtes dhe edukativ, qe vetem nje nene mund te kuptoje dhe ushqeje, t'ju bej te hidhni veshtrimin drejt sjelljeve mashkullore te shendetshme qe levdohen dhe kerkohen nga femra si puna ime.

    Kur u perplasa me shoqen, linden YJE; kur perplasem ne debat (brainstorming) me dike, qofte mashkull apo femer, lind (ose jo) nje IDE, kur u perplasa me ish-bashkshortin lindi JETE, dhe mos mendo se kur po perplasem ketu me ty (me rol instruktiv dhe ofrim perspektive reale) qellimi im eshte lindje DASHURIE.

    Shpresoj, te te mos kem vene ne pozite te veshtire, me keto fjale. Deklarata jote e mesiperme, ndoshta e influencuar nga ndonje gote vere, eshte megjithate nje nga postimet me te bukura dhe me te qarta te tuat. Tani ne syte e mi nuk je me Confuci. Po vendos t'a marr si kompliment, por nuk i pergjigjem. Nese vjen nje dite qe vendos te hedh syte per te gjetur nje mik te mire zemre, ky mik as do te me keqkuptoje dhe as do te me vere ne nje pozite te veshtire te ketij lloji.

    Duke e pasur tolerancen te larte per situata lesh e li (ngaterruar) si puna e kesaj, une deshiroj me te vertete te vazhdoje te debatoj me ty duke anashkaluar kete pengese te vogel. Une jam ne gjendje te pretendoj se asgje nuk ka ndodhur. Po ti?

    Te fala,
    Eléonoré
     
    Johana and joetisti_ like this.
  17. abs

    abs nuk e di...

    Pershendetje Eleonore
    Me pelqen se si formulon (edhe pse nuk lexoj te gjitha shkrimet tuaja, per arsye kohe). Imagjinoj, shkrimin e ke pasion.

    Tani qe lexova pergjigjen tende (me shembuj personal :) ) Mu kujtua perseri ajo gjyshja (qe me pelqen mua) thote ajo; "I can't offer advice; I can offer experience."

    Me pas kur lexova kete paragraf; «Ai nuk ishte vendali, nuk kishte dhene kurre borxh dhe nuk kishte marre kurre borxh, nuk kishte bere kurre nje nder dhe nuk i kishin dhene kurre nje nderim, nuk kishte qare nje hall te tjereve dhe te tjeret nuk kishin qare nje halle te tij. Ai as DHA dhe as MORI.
    Megjithate ai ishte babaxhan tregoi ajo, ai e paguante mire kur ajo i pastronte shtepine nje here ne jave. Ndoshta e kishte humbur besimin tek njerezit tha nje nga cunat. Oh no, no -tha ajo - he believed everything people said. He was just not attached to it».


    Me lind pyetja, ishte ai vall vec nje perception?
     
    Last edited: 23 Oct 2016
  18. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Faleminderit Abs! Faktikisht, komunikimi me te tjere (e sidomos bashkeatdhetare) eshte nje pasion qe kam; krahasimi i ideve, gjetja e pikave bashkuese dhe ndarese, percjellja e nje pervoje jane disa nga ato interesa qe me nxisin te kthehem here pas here ne kete forum. Shkrimi nuk eshte gje tjeter vecse mjeti qe une perdor per te percuar sa me qarte idete e mia. Pra nuk eshte qellim ne vetvete POR mjet per te arritur nje qellim. Nese ky mjet pelqehet, atehere per mua, dhe per kete te falenderoj perzemersisht, eshte nje bonus (vlere e shtuar) per te cilen nuk isha e pergatitur.

    Per sa i perket dyshimit tend ne lidhje me historine e treguar nga xhaxhai im, deshiroj te theksoj se nuk eshte e sajuar. Eshte nje histori e vertete dhe e treguar e ritreguar aq shume ne fisin tone sa qe morali qe ajo mbart do te trashegohet edhe nga gjeneratat pasardhese te familjes tone. Aq u tromaksen te mite nga ajo histori, sa im ate (ndjese paste) me soj e sorrollop te tij (fis e fare) nuk hezituan kurre, te percillnin ne banesen e fundit ose ne te kundert te merrnin pjese ne gezimet e cdo te njohuri te afert apo te larget. Ashtu sic percolli, ashtu edhe e percollen tim ate. Te nderuar dhe te respektuar. Sado anakronike te duket, fakti qe ne 40 ditet e para te zise intensive, mes vajtje-ardhjes se njerezve qe vinin per ngushellim, ime eme pati kokeftohtesine te caktonte nje nga fisi si mbikeqyrese te asaj qe im ate e quante «qitap», fletorja e llogarise, eshte shenje e rendesise se madhe te shenimit te «BORXHIT». Shume kohe me vone, ne femijet te mbledhur rreth mamase, mes loteve tragjiko-komik, e ngacmonim ate per detajet e qitapit...perbri emrit te njerezve te ardhur per ngushellim, shuma e lekeve te hedhur ne tabaka dhe ne shume raste perbri nje emri shenuar dhe kontributi ne lloj ...sheqer....pako kafe...paketa cigaresh...dikush nga fshati kishte sjelle bilez edhe nje pule.... Po me e bukura ishte se shoqja e motres qe kishte servirur kafet nje dite dhe kishte shenuar emrat e atyre me kontribut dhe sasine e kontributit kishte vene nje shenim se nje 10000 lekeshe (lek i vjeter) ishte e grisur....

    Sa here qe ndodh nje vakjat ose gezim, mami gjithmone konsulton fletoren dhe kontribuon ose me te njejten shume ose me teper. Familja ime nuk eshte ne gjendje ekonomike te tille qe cilesia e qivurit te tim ati te ishte ne varesi te kontributeve fisnore apo shoqerore...por tradita eshte tradite dhe si e tille e respektuar dhe e kuptuar per mesazhin e rendesishem qe ajo mbart. Me pak fjale. Per ne vdekja eshte TABU. Ne nuk flasim per vdekje, per semundje te pakurueshme pa e quajtur «qofte largu» ose per sigurim jete. Sepse ne nuk duam kurre te mendojme perspektiven se dikush nga familja jone do te nderroje jete. Per ne fjala SHPIRT nuk e njeh fjalen VDEKJE.

    Duket anakronike, e lashte e dale jashte mode, por po ta mendosh thelle-thelle gje me fisnike nuk ka. Ne nuk u themi kurre prinderve te fillojne te vene pare menjane per te blere qivurin. Ne rast se per nje familje kjo behet barre, sepse kushtet ekonomike jane te tilla, ne shqiptaret hidhemi te tere per te mos e lene nje familje ne barre, nje te vdekur (trup) pa percjelle ose pa banese te fundit.

    Anakronike, e vjeter e lashte dhe gjithmone e re. Ne vijme nga nje vend ku SHPIRTI nuk VDES.
     
    Johana likes this.
  19. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Nga dominance dolem ne tragjedira shekspiriane.Qe ti permbahem HARTIMEVE...
    AI qe mua me beri KAPTINEN mua, mendonte me GJATE per VAZHDIMESINE.
    Ndersa une sot para ATIJ jam i vogel.
    ne vijme nga nje HALE qe ka pasur vetem shpirtra te VDEKUR.
    PERJASHTO SHQIPTARET.
     
  20. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Perjashtimi, nga halja, apo nga shpirtrat e vdekur?
     
    Eléonoré likes this.

Shpërndajeni këtë faqe