Përkthime

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Diabolis Dassaretis, 12 Nov 2002.

  1. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: Përkthime

    Me Gjithe Rrespektin me te Madh qe Kam per Ju ... COR CAZZO che me metto a scrivere certe stronzate
     
  2. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Përkthime

    Jo jo Wall, fol ne shqip.

    Nejse mbase kete postim e pe me vonese.
    Prisni sa te gjej tekstin tjeter. /pf/images/graemlins/wink.gif

    Sfida hapet perseri ne darke. Asnjeri te mos e perkthej pa kaluar 12 ore nga postimi, per shkak te leje menyre tjetrit qe te lexoj postimin. Flmnd /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  3. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: Përkthime

    majmuni hirko ... me sa po shof une sfida eshte mes teje dhe meje ... meqe mua nuk me pelqen te sfidohem per gocat ... jo per gje ... po mi posso permettere il contrario ... la scena e' tutta tua .... godoje deri ne fund
     
  4. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Përkthime

    Walla rebelimi i tepert te con ne prishje te thelbit, nese ka thelb! Nese nuk te pelqejne 'e cazzate de sto posto' kliko tek dalje dhe mos hyr me!

    Diabolis perkthimet e gjata kane nevoje per rishikim. Perseritja ai, ai ai ne shqip tingellon monotone. Kujdes nga ndikimi i perdorimeve ne gjuhet anglo-saksone.

    Pap flm per vleresimin por nuk mund te marr pjese ne sfide, pasi nuk jam e denje. Nuk kam pergatitjen dhe talentin e duhur e nuk mjafton te dish gjuhen. /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
    Para se te thoni a te mendoni dicka: pozita e kritikut eshte me e lehte, ai/ajo duhet vetem te thote ate qe nuk i pelqen dhe kur eshte me i perfshire te beje dhe sugjerime. Gjithashtu kam te dhena dhe pergatitje qortuesjeje.
    simply me: alinos
     
  5. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Përkthime

    Kërkoj ndjesë,
    por i nisur nga fjalia "Sfide mes diabolis dhe Wall_it." kujtova se sfida ishte midis meje dhe askujt. Nuk dija që në albforum të kishte antarë që të përkthenin, e me ç'kujtoja nuk më dilte askush me emrin Wall_it, që më tingëllonte Mur_it.
     
  6. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Përkthime

    Kerkoj ndjese une Diabolis , sepse nga qe njoh Wall di qe din qe din anglishten mire . Doja vetem te gjeja dike ne krahasim sado pak me ty,
    sepse me pelqejne perkthimet e tuaja /pf/images/graemlins/wink.gif

    Heres tjeter e pata bere Ti & Renea, por me qe Renea s'ka kohe doja te gjeja dike tjeter ne grande sa ty pak a shume.

    Nuk di anglisht /pf/images/graemlins/frown.gif , por do te me pelqente shume nje sfide me ty /pf/images/graemlins/wink.gif

    Ps: Alinos zemra flmnd. E di qe s'ke kohe shume ndaj te thashe ne se e kishe te mundur te merrje pjese /pf/images/graemlins/wink.gif

    Pssssssss: E vertete eshte me e lehte pozita e kritikut se sa e veprimit /pf/images/graemlins/wink.gif Po ca ti bej s'di anglisht /pf/images/graemlins/frown.gif Sa do pak diabolis me ndihmon , pa vetedije ama /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  7. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Përkthime

    grande = grade*** (gjendje)
     
  8. Guest

    Re: Përkthime

    Jashte teme.

    Do t'ju lutesha shume t'i permbaheshit temes.

    Me respekt,
    Kordelja
     
  9. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Përkthime

    Censura dhe shterpësia letrare

    Fatos Lubonja

    Dua ta filloj fjalën time duke cituar një thënie të Niçes për objektivitetin e cila, në një farë mënyre, do të jetë lejtmotivi i ideve që do të shtjelloj: “Objektivitet – sipas Niçes - do të thotë mungesë personaliteti, mungesë vullneti, mungesë dashurie.” (Vullneti për Fuqi)
    Duke patur parasysh se vijmë nga një trashëgimi kulturore në të cilën është folur aq shumë për “të vërtetën objektive” që buron vetëm nga materializmi dialektik dhe historik, apo edhe sot, kur përdoret shpesh për të cilësuar qëndrime sa më “të ekuilibruara” apo “të paanshme”, kam frikë se shumëkujt mund t’i tingëllojë paradoksal apo i pakuptueshëm ky pohim. Por brenda tij ka një të vërtetë të rëndësishme. E vërteta e tij qëndron në atë se në shumë zgjedhje e gjykime që bën njeriu në jetë, ashtu sikurse edhe në krijimtarinë letrare dhe artistike, apo gjykimet dhe vlerësimet për të, nuk mund të bëhet fjalë për të vërteta objektive, por, përkundrazi, për të vërteta që kanë të bëjnë me përvojat e me formimin e individit, - edhe më fort kur bëhet fjalë për krijuesit, - pra, me ato që Niçe i quan “personalitet”, “vullnet” “dashuri”, pa të cilat vështirë të kuptohet identiteti i njeriut ose njeriu si subjekt.
    Do t’i kthehem dhe rikthehem këtij citimi, por më së pari dua të them se e përmenda atë për të bërë të qartë se jam i vetëdijshëm se çka do të them nuk do t’i pëlqejë shumë të pranishmëve, por, nga ana tjetër, kërkoj prej tyre mirëkuptimin e nisur nga ideja se ato që do të them janë pjesë e personalitetit, vullnetit dhe dashurive të mia. Dhe ata që do të mendojë se po u shkel disa të vërteta që i quajnë aq të padiskutueshme, sa u japin epitetin “objektive”, i ftoj të reflektojë më thellë për origjinën e këtij “objektiviteti”.
    Përse druaj se nuk do t’u pëlqejnë shumicës së të pranishmëve? Pasi, kur bëhet fjalë për të kaluarën letrare komuniste në Shqipëri, - ashtu sikurse edhe për krejt këtë krijimtari– përgjithësisht vlerësimi është se pavarësisht se aty ka pasur edhe mjaft kompromise me pushtetin, ajo ka vlerë të padiskutueshme. Sot, për arsye se pushtetin kulturor e ka po ajo kategori që e ka pasur gjatë periudhës komuniste, shumica e krijuesve të asaj kohe merr tituj e nderime që nga “Mjeshtër i punës” e deri tek “Nder i kombit” pikërisht për veprën e kryer në atë kohë, madje edhe emrin shkrimtar e gëzojnë të plotë vetëm ata që e kanë marrë këtë emër nga Lidhja e dikurshme e shkrimtarëve dhe artistëve, ndërkohë që ata shkrimtarë që u persekutuan qysh në krye të herës nga regjimi, ose që nuk pranuan t’i shërbejnë atij regjimi, janë thuajse të harruar. Veçanërisht suksesi i veprës së Kadaresë, për të përkujtuar përkthyesin e të cilit nga shqipja në frëngjisht jemi këtu, është ajo që ka shërbyer si alibi e këtij qëndrimi.
    E pra, gjithë duke u mbështetur në avokatinë e Niçes, do të mbaj disa qëndrime shumë më të ashpra ndaj asaj letërsie. Dhe jo për arsye që lidhen thjesht me të kaluarën, por më fort me të tashmen. Ngase e konsideroj dramatike që ne as nuk na shkon ndërmend ta shtrojmë çështjen e së kaluarës në atë frymë me të cilën na ngacmoi kolegu rumun Calinescu kur na tregoi se, kur e pyetën shkrimarin dhe disidentin rumun Andrea Pleshu “si ka mundësi që keni mbijetuar?” ai u përgjegj: “kësaj pyetjeje preferoj t’i përgjigjem me një tjetër pyetje “vallë, a kemi mbijetuar vërtet?”.
    Kur shoh se çfarë deformimesh e shtrembërimesh karakteriale ka pësuar individi shqiptar, e megjithatë, tek ne nuk diskutohet se cilat mund të kenë qenë shtrembërimet që kemi pësuar nga regjimi, përkundrazi, të gjithë konsiderojnë veten të mbijetuar, madje me merita, e kam vështirë të them se kemi mbijetuar. E kam vështirë të them se kemi mbijetuar kur shoh se e vetmja gjë që bëjmë është eksteriorizimi i së keqes duke i gjetur fajet dhe përgjegjësitë vetëm dhe vetëm jashtë vetes. E kam vështirë të them se kemi mbijetuar kur shoh se sa pak po i përgjigjet krijimtaria në përgjithësi dhe letërsia në veçanti kësaj drame që lidhet fort sa me të kaluarën, aq edhe me kohën që po jetojmë. Përkundrazi, ne kemi shenja të dukshme të një vdekjeje morale dhe shpirtërore. Prandaj dhe fjala ime, në thelb, do të synojë të shpjegojë një aspekt të kësaj vdekjeje: shterpësinë letrare. Thënë ndryshe do të rrekem të shpjegoj se përse diktaturat ideologjike si ajo që kaluam, janë të dënuara, sikundër thotë Heminguej për fashizmin, me shterpësi letrare dhe lenë një trashëgim shterpë, dmth, një letërsi të paaftë për të lindur letërsi.

    Censura censuron ata që pranojnë të censurohen

    Është e vetëkuptueshme se, kur flasim për cenzurë, nuk bëhet fjalë për krijimtarinë që bëhet kur njeriu i beson atyre që shkruan, qofshin këto edhe gjëra të futura në kokën e tij nga propaganda komuniste. Raporti me censurën fillon kur shkrimtari bëhet i vetëdijshëm se ka gjëra që ai i sheh, ndien e mendon të cilat nuk mund t’i thotë dhe se ka të tjera që është i shtrënguar t’i thotë, ndonëse nuk beson në to.
    Një moment i tillë ndërgjegjësimi përgjithësisht krijuesit i ka ndarë në këto kategori – (nëse do ta thjeshtëzonim pak këtë fenomen): në ata që në këtë situatë kanë preferuar të ndjekin thënien e Danillo Kishit: “Kur nuk e thua dot të vërtetetën, hesht!” (e këtu do të fusja Kutelin, Poradecin, Kokonën e të tjerë shkrimtarë që pas ardhjes së komunizmit u morën vetëm me përkthime.) Në kategorinë ku, për fat të mirë apo të keq, kam bërë pjesë edhe vetë: kategoria e atyre që gjithë pa hequr dorë nga nevoja për të shkruar, në vend se të mendonin për botim, iu futën letërsisë së sirtareve, dhe në ata që janë ilustrim i thënies tjetër që na citoi Calinesku: “censura censuron vetëm ata që pranojnë të censurohen.” me të cilët shoqëria jonë ka qenë e mbushur, fatkeqësisht, plot e përplot.
    Kuptohet kategoria e tretë është shumë komplekse. Aty hyjnë që nga shërbëtorët e paskrupullt të propagandës deri tek ata që i kanë hyrë punës së nënshtrimit ndaj censurës me plot kontradikta të brendshme. Këtu dua të debatoj pikërisht me këta të fundit, duke iu referuar debateve që kam pasur me ata më të sofistikuarit syresh.
    Ja disa argumente të rëndësishme që kam dëgjuar të përdoren në emër të justifikimit të vazhdimit të krijimtarisë së tyre: Vepra mund të përmbajë edhe gjëra të pavërteta, kompromise me ideologjinë dhe propagandën, por, megjithatë, mes tyre mund të ndërfutësh të vërteta që të rrezatojë ashtu dhe aq sa t'i kompensojë kompromiset. Lidhur me këtë, thirret në ndihmë edhe Brehti (eseja "Pesë vështirësitë për të shkruar të vërtetën", veçanërisht pika 5 ku ai flet për dinakërinë për të thënë të vërtetën.) Po ashtu, lidhur me “dinakërinë”, një nga argumentet më të përdorur është edhe ai i letërsisë me “ambiguitete” që i referohet kryesisht një pjese të veprave të Kadaresë.
    Kësisoj, sipas kësaj teorie, heshtja, mosbotimi për një shkrimtar ka vlerë vetëm si bojkot, por mund të arrish gjëra edhe më të mira për shoqërinë duke botuar, duke arritur që proverbi "fjala është argjend - heshtja flori" në këtë rast të bëjë inversion.
    E dyta: të shkruash "bukur" një poezi për dashurinë, fjala vjen, është një temë e përjetshme e artit, ose të shkruash mbi natyrën prozë e poezi, apo mbi tema historike, kjo është e mundshme edhe në kushtet e diktaturës dhe mund të jetë vërtethënëse ngase e përmbush gjithsesi misionin e artit.
    Në mbrojtje të krijimtarisë së asaj kohe sillen edhe përkthimet e veprave me vlerë që lejohej të përktheheshin nga regjimi, e që në një farë kuptimi konsiderohen si kontribut letrar.
    Përgjithësisht në ambientin tonë kjo mbrojtje bëhet me kaq bindje sa ata që i mbrojnë këto teza nuk e vënë as në diskutim se kush i kundërshton e ka gabim, ka humbur objektivitetin. Dhe, kuptohet, siç e thashë edhe më sipër, suksesi i veprës së Kadaresë përkthyer nga Vrioni në Francë është një gur i rëndë në favor të këtij “objektiviteti”.

    Censura të shpie në shterpësi letrare

    Do të përpiqem të shtjelloj pse “subjektiviteti” im nuk pajtohen me këto argumente duke këmbëngulur që pranimi i censurës të shpie në shterpësi letrare, veçanërisht në një regjim si ay i yni ku, rolin e censurës e kishte zënë autocensura në një shkallë të tillë sa, sikurse dëshmuan edhe kumtesit para meje, veçanërisht Ardian Klosi, në tërë përvojën e tyre të gjatë redaksionale, në morinë e librave që kanë kaluar nëpër duar, mund të veçonin vetëm dy -tre libra që kanë pasur “probleme” për redaktorët e Shtëpisë Botuese Naim Frashëri. Do ta ndaj analizën time në tre aspekte.

    1. Autori dhe publiku
    Brehti në dramën e tij të njohur “Galileu” ka një moment në të cilin autori (personazh) i thotë personazhit Galile: po si është e mundur që ti pranove të mohoje vetveten kur the se bota nuk rrotullohet? Përgjigja e Galileut është: po unë e bëra këtë sepse kështu do të vazhdoja të bëja punët e tjera që bëra, shpikjet e tjera. Dhe autori i përgjigjet: po mirë, për çfarë kishte më shumë nevojë asokohe njerëzimi për kurajon tënde për të thënë të vërtetën apo për shpikjet e tua që, edhe sikur të mos i bëje ti, do t’i bënte një tjetër?
    Problemi i raportit të autorit me publikun të cilit i drejtohet është shumë kompleks, por nuk mund të mos veçohen disa çështje ndër të cilat e para ka të bëjë me të qënit i vërtetë, qoftë kjo një e vërtetë e jashtme, kur bëhet fjalë për shembull për letërsi dokumentare, qoftë kjo një e vërtetë e brendshme e autorit.
    Diktatura kishte standardizuar ose “objektivizuar” disa “të vërteta” që duhet të bëheshin të gjithëve duke filluar që nga kuptimi i botës e deri në interpretimin e realiteteve konkrete, madje imponimi i kësaj të vërtete përjashtonte ndërtimin e të vërtetave individuale. Njeriu duke u parë vetëm si produkt i kushteve shoqërore kishte karakteristikat e shtresës së cilës i përkiste dhe vetëm kaq. Madje deri edhe dashuria ishte e standardizuar: Ajo duhej të vihej pas dashurisë për Atdheun, Partinë dhe shokun Enver. Letërsia e asaj kohe paguhej nga Partia pikërisht për të përhapur këto të vërteta të standardizuara. Pra autori ishte thjesht një ilustrues i cili, madje, në një farë kuptimi nuk duhej të kishte të vërteta të tjera, të vetat. Edhe temat historike, tek të cilat mendohet se mund të kishte më shumë liri janë përshkruar tejendanë nga aspekti tjetër i ideologjisë, nacionalizmi – edhe ai i përdorur si mjet pushteti dhe shtypjeje të individualitetit, prandaj dhe të lirisë. Nuk është nevoja të përmend këtu krijimtarinë e pafundme, më saktë të vetmen, me këto tematika. Aq e vërtetë është kjo sa po të bësh analizën e veprave të krijuara nga pikëpmaje kronologjike do të vesh re se ato kanë ndjekur fushatat e ndryshme propagandistike, problematikën që ka ngritur partia dhe Enver Hoxha në vite: luftën kundër kulakëve, kapitalizmit, revizionizmit, luftën kundër burokratizmit, luftën kundër zakoneve prapanike, luftën kundër liberalizmit, etj. shoqëruar me lejtmotivet e përjetshme glorifikimi i luftës nacional çlirimtare, i ndërtimit të socializmit, dashuria për Partinë, Enverin, ushtrinë, bujqësinë, qenin e kufirit etj.. Nëse mund të thuhet se ka pasur gjithsesi një lloj individualiteti tek njerëzit e asaj kohe kjo më shumë sesa krijimtarisë së soc-realizmit i dedikohet mundësive dhe kontakteve të tjera, qoftë nëpërmjet përkthimeve, qoftë nëpërmjet mjeteve të tjera të komunikimit. Masa e madhe që është ushqyer vetëm me krijimtarinë soc-realist ka pësuar një lavazh truri sistematik.
    Në këtë proces kemi një pseudokrijues që, nëpërmjet censurës dhe autocensurës, e zhvesh gjithnjë e më shumë veten nga të vërtetat e tija, nëse i ka ato, ose që nuk i zhvillon ato. Pra një pseudokrijues që në vend së të shprehë e zhvillojë personalitetin, vullnetin dhe dashuritë e tij bëhet gjithnjë e më shumë instrument. Nga ana tjetër, në sajë të kësaj pune, kemi një publik i cili nuk ndihmohet nga autori të ndërtojë këto instrumente, por që pëson një lavazh truri nga vepra në vepër duke u shndërruar kështu në qënie pa individualiet, personalitetet, vullnetet dhe pa dashuritë e veta.
    Kësisoj, për t’u kthyer tek tezat e atyre që flasin për dinakërinë, çështja në këto kushte shtrohet: a ishte e mundur të thuhej e vërteta duke bërë njëkohësisht këtë detyrë të madhe për gënjeshtrën. Sipas meje, diktatura kishte zhvilluar një instikt të fortë për të kontrolluar se si dhe sa i shërbehej të vërtetave të saj dhe as nuk lejonte të vihej në peshë puna për të dalluar se nga anonte peshorja: në interesin e të vërtetave të saj apo në interesin e të vërtetave kundër saj. Këtë kontroll ajo e ushtronte pikërisht nëpërmjet censurës dhe autocensurës. Ata që duan të kapen tek ndonjë ambiguitet i veprës apo tek ndonjë frazë apo paragraf që ua ka hequr censura për të dëshmuar se kanë punuar në emër të ndonjë të vërtete tjetër nga ajo e standardizuar, shëmbëllejnë me ata që kërkojnë të kapen në një fije kashte në një det gënjeshtre ku mbytej e vërteta. Në fakt ambiguiteti si vlerë e veprave letrare nuk duhet kuptuar kurrsesi si krahasvendosje e së vërtetës me gënjeshtrën, por si shumplanësi e së vërtetës. Pra si një thellim i saj, si një shprehje në letërsi e asaj çka thotë Oskar Ëilde se “e vërteta rrallë herë është e pastër dhe kurrë e thjeshtë”.

    2. Karakteri i veprës në vetvete:

    Çështja e vërtetësisë së veprës shtrohet edhe nga një pikëpamje tjetër më pak morale dhe më shumë estetike: A mundet autori me vetëdije të pranojë një përzjerje të së vërtetës me gënjeshtrën, të së bukurës me të shëmtuarën pa menduar se po e cënon veprën artistikisht? Një krijim i patjetërsuar nga censura karakteristikë kryesore ka koherencën, organicitetin e vet. Nga përvoja ime krijuese mund të them se një instikt i thellë më ka bërë të ndieja një reaksion të fuqishëm - ashtu si ai i flakjes së një trupi të huaj - ndaj çdo trapiantimi në veprën time të organeve të huaja me qëllim kompromisi, mbijetese politike.
    Megjithatë nuk mund të mohohet se ndër këta krijues ka pasur më të talentuar dhe më pak të talentuar. Edhe diktatura kishte shijet e veta. Fakti që Kadareja ka fituar për shembull shumicën e konkurseve të rëndësishme letrare që çelte ajo dhe që u zgjodh për t’u promovuar në Francë nga regjimi e provon këtë. Diktatura kërkonte t’i shërbehej asaj me sa më talent. Çështja atëhere shtrohet: a përbëjnë këto vepra vlera të mirëfilta estetike që dalin përtej përmbajtjes së tyre ideologjike madje që janë sa më të bukura sa më koherente të jenë me frymën ideologjike që kanë dashur të përçojnë?
    Kjo për mua mbetet një çështje ku mund të ketë mendime të ndryshme. Personalisht e kam të vështirë të shijoj estetikisht një vepër që më thotë bukur gënjeshtra. Gjithsesi ngulmoj se një vepër e tillë mund të lindë vetëm kur autori është brenda ideologjisë, pra e beson atë dhe frymëzohet prej saj. Madje, në këtë rast, do të shtoja se nuk ekziston mungesa e lirisë për ta interpretuar realitetin nga të tjera pikëpamje, prandaj dhe e censurës. Jemi në rastin e krijuesve që janë mbështetur në krijimtarinë e tyre në një sistem të vetëm pikëpamjesh, disa prej tyre shumë të mëdhenj si psh. Dantja. Edhe Neruda ka bërë poemë për Stalinin dhe askush nuk dyshon se ai e ka bërë këtë për ndonjë përfitim apo servilizëm, por thjesht se ai ishte simbol i asaj çka ai besonte pa e njohur. Dhe prap problemi shtrohet: a mund të flitet për vlera estetike për një vepër që hyjnizon një diktator si Stalini apo Hitleri apo Enver Hoxha? Çështja shtrohet a mundet lexuesi edhe kur gjykon estetikisht të çlirohet nga njohjet që ka për këta personazhe? Edhe këtu vijmë përsëri tek thënia e Niçes: se kurrsesi leximet nuk mund të kryhen jashtë një konteksti të caktuar që ka të bëjë me formimin e lexuesit, me personalitetin dhe dashuritë e tij.

    3. Autori dhe vetvetja, shtysat e tij krijuese
    (ose pse shkruan atutori?)

    Problemi më i rëndësishëm që shtron nënshtrimi ndaj censurës lidhet edhe me atë se përse shkruan një shkrimtar? Pra cilat janë shtysat e brendshme që e shtyjnë të krijojë? Mendoj se shkaku i shterpësisë letrare në një regjim fashist duhet kërkuar fort në mekanizmin më të thellë e më thelbësor të artit që nuk ka të bëjë thjesht e vetëm me raportet etike autor - publik, por edhe me raportet autor - vepër arti, me raportet qendër gjeneruese e krijimtarisë - krijim artistik, çfarë më duket se ka të bëjë, fundja më në fund, me shkoqitjen e asaj se për çfarë i shërben psikologjkisht vepra e artit krijuesit të saj.
    Sipas meje po të tentojmë t'i hyjmë sa më thellë shkakut të shterpësisë në një diktaturë ideologjike nuk duhet të ndalemi thjesht e vetëm në atë që "s'mund të shkruash dot të vërtetën”. Puna është se kur flitet për një krijues që tashmë është i vetëdijshëm se ndodhet nën kontrollin e censurës, që supozohet se ndihet nën presionin e saj, atëhere, për t'i shkuar sa më thellë shkakut të shterpësisë, më duket se duhet të nisemi nga mendimi që edhe kur shkruajmë diçka që mund të jetë afresk i një realiteti historik, është imagjinata, me rrënjët e përshkuara thellë në inkoshientin tonë, që përfton quid-in e quajtur art, se, edhe në këtë rast - që është më i miri përsa i përket mundësisë për të shkruar e botuar të vërtetën - vepra gjithsesi do të jetë e populluar dukshmërisht dhe padukshmërisht me fantazmat e inkoshientit. Frojdi thotë se fantazia është atribut i njeriut të pakënaqur, se dëshirat e paplotësuara e largojnë artistin nga realiteti dhe i a përqëndrojnë libidon/vëmendjen tek krijimi i objektit të imagjinuar fantastik. Sipas këtij koncepsioni aq më i mbarsur potencialisht me krijimtari duhet të jetë diktatura si një regjim vullnetshtypës. Mos vallë gabon Heminguei? Jo, sepse "çlirimi" për të cilin flet Frojdi është i lidhur ngushtë me reaksionin ndaj forcës represive, në kuptimin që edhe në nivelin e inkoshientit energjia e impulseve instiktive do të përqëndrohet kundër saj, po të kemi parasysh se gjithherë një vepër e fuqishme ka gurruar nga një energji e fuqishme instiktesh. Pra do të kemi një sendërtim artistik të fuqishëm atëhere dhe vetëm atëhere kur do të tentojmë të sendërtojmë artistikisht konfliktin tonë më të fuqishëm emocional, pasi regjimi i diktaturës ideologjike, me politikën e tij represive dhe depersonalizuese dashur pa dashur t'i përqëndron energjitë instiktive kundra tij. Kjo do të përftojë, po qe se do të pëpiqem të shprehem artistikisht, edhe në rastin kur simbolika e autorit do të zgjidhet nga një material historik apo mithologjik, një rezonancë aktuale ashtu dhe aq të fortë sa që edhe censura më idiote dhe më injorante do t'i shquante "fantazmat kundërshtare", prandaj dhe nuk do ta lejonte botimin. Kurse më anën tjetër, nëse, për t'i shpëtuar kësaj, autori do t'i drejtohet trajtimit të temave jashtë këtij konflikti, vështirë të arrihet një vepër e fuqishme sepse shqetësimet më të qënësishme të autorit nuk do të kenë të bëjnë me temën. Romani “Pallati i Endrrave” të Kadaresë është libri më fatlum sipas meje i autorit ku njëherësh “fantazmat kundërshtare” ndaj regjimit kanë mundur të dalin ndonëse autori për t’u mbrojtur ka ikur në një kohë tjetër, atë otomane dhe ka qenë korrekt me regjimin përsa i përket pjesës nacionaliste në libër ku shqiptarët e perandorisë i ngre më lart se turqit.
    Prandaj, ngulmoj se i vetmi shpëtim në këtë rast për të shprehur këtë konflikt është letërsia e sirtareve shembulli më heroik i së cilës është Kasem Trebeshina. Por vazhdimi në një kohë të gjatë i një krijimtarie që nuk shpreson të shohë dritën e botimit është një punë e vështirë, që mund të vijë duke u topitur në vitet, pasi mungesa e kontaktit me lexuesin dhe me kritikën mund ta demotivojë një autor sado i pasionuar të jetë ai.

    Le dur desir de durer-
    “Le dur desir de durer” - përgjigjet Paul Eluari ndaj pyetjes pse shkruan – çka lidhet me një shtysë të brendshme të autorit për të mposhtur ankthet e vdekjes për të lënë gjurmët e ekzistencës së tij. Por a mundet një autor të mendojë se po fiton përjetësinë duke thënë gënjeshtra që nuk mund t’i rezistojnë kohës? Po ashtu problemi i “Le dur desir de durer” lidhet ngushtë edhe me atë se cilit lexues i drejtohet autori. Sepse mbijetesa e një autori sigurohet pikërisht falë vlerave të veprës së tij që e bëjnë atë të lexohet edhe në kohët kur autori nuk jeton më. Autori i drejtohet njëherësh një lexuesi bashkëkohës dhe një lexuesi të së ardhmes. Ai i drejtohet një lexuesi mendjemprehtë dhe të ditur, por edhe një lexuesi injorant. Kjo e bën edhe më të koklavitur problemin. Lexuesi që kërkon të manipulohet dhe lexuesi mendjemprehtë nuk janë e njëjta gjë. Kur unë isha i ri kujtoj se kam pasur një dashuri të madhe për poema të Kadaresë apo Agollit që i dedikoheshin Partisë së Punës, sepse asokohe e doja edhe partinë. Problemi është kur nuk e do më partinë a mundet ta duash përsëri poezinë e shkruar “bukur” për të. Me syrin e tanishëm – në rastin më të mirë i vlerësoj si naive edhe veprat edhe autorët edhe lexuesin që kam qenë atëherë.

    Lidhur me shtysat krijuese ka edhe shpjegime të tjera që kanë të bëjmë shumë më pak me nevojën që shpreh Eluari e shumë më tepër me një nevojë të brendshme për të krijuar, instiktin konstruktivist të njeriut: “krijoj ashtu siç këndon zogu apo siç ndërton bleta”. Pra me faktin që njeriu e ka kreativitetin substancë të shpirtit të tij, e që, nga një pikëpamje psikanalitike, konsiderohet si “korolar i erosit”.
    Mirëpo ky lloj kreativiteti është i lidhur ngushtë me të qënit të njeriut të lirë. Krijimi artistik si çlirim i energjive krijuese në një sistem të lirë, në një shoqëri joalienuese, si korolar i erosit, do të ishte tjetër, po krejt tjetër gjë. Arti i krijuar në diktaturë nën presionin e censurës vetëm këngë e lirë nuk mund të ishte, vetëm art i pastër, jashtë çdo funksioni tjetër, nuk mund të ishte sepse diktarura nuk paguante për këtë loj arti, madje e dënonte atë. Diktatura e kthente krijuesin nga artist në artizanat, nëse me këtë të fundit do të kuptojmë një zanatçi që punon me porosinë e atij që e paguan. Pra, përsa i përket këtij lloj artil, afërmendsh që një diktaturë ideologjike, që i përcaktonte temat varësisht nga nevojat e propagandës së saj, ishte tejet më shterpëzonjëse.

    Shterpësia dhe e sotmja

    Kur flitet për shterpësi letrare kuptohet një letërsi që nuk është e aftë të lindë një letërsi tjetër. Ja pse mendoj se censura e djeshme, si faktor shterpëzonjës, duhet diskutuar lidhur ngushtësisht me problemet e krijimtarisë së të sotmes.
    Sipas mendimit tim një nga dëmet më të mëdha të socrealizmit ka qenë pengimi i krijimit të personaliteteve dhe individualiteteve sa të autorëve aq edhe të lexuesve: ajo që gjetkë e kam quajtur “kultura e manipulim simulimit” – që krijon modele për të imituar dhe jo instrumente për të ndërtuar personalitetin, vullnetin dhe dashurinë tënde. Mjafton të kesh parasysh se sa pak personazhe vërtet të gjalla, të besueshëm, ka krijuar ajo letërsi për shkak se ishte e angazhuar në krijimin e modeleve që tipizonin pozitivisht punëtorin, fshatarin, komisarin… dhe, negativisht, kulakun borgjezin, priftin…. Thuhej se vetëm personazhet negativë nganjëherë dilnin më të qëlluar sepse atje autori kishte dorë më të lirë. Por edhe ata ndërtoheshin tek e fundit sipas logjikës manikeiste të bardhë e zisë ideologjike. Në krijimtarinë tonë socrealiste edhe fëmija i një borgjezi do të ishte domosdoshmërisht personazh negativ në kundërshtim me fëmijët e punëtorëve apo revolucionarëve. Kemi të bëjmë para me një rreth vicioz ku autori nuk nxirrte apo nuk zhvillonte dot asgjë nga vetvetja individuale dhe lexuesi merrte prej tij modelet e stisura e bajate të këtyre personazheve. Kuptohet se një gjysëm shekulli komunikim i tillë shkrimtar - lexues nuk mund të mos ketë lënë pasoja të rënda përsa i përket mungesës së kulturës së ndërtimit të individualitetit në shoqërinë shqiptare. Kjo mungesë individualiteti, ose më saktë e instrumenteve për ta krijuar e zhvilluar atë, ndihet fort edhe në krijimtarinë e sotme e më gjerë në shoqëri. Vazhdojmë të jetojmë ende në një shoqëri kur njeriu nuk ka mësuar të krijojë subjektivitetin e vet. Vakuumi i lënë kësisoj nga “objektiviteti” socrealist, mungesa e instrumenteve për të ndërtuar individualitetin, shpesh ka bërë që të vërehet një humbje orientimi i cili ka sjellë fenomenin e zëvendësimit të së vërtetës objektive soc-realiste me të vërteta të tjera “objektive” që merren si modele të padiskutueshme. Shpesh vendin e atij “objektiviteti” të modeleve soc-realiste e zënë modelet perëndimorë, pra imitimi në këtë rast i perëndimores që pranohet objektivisht si vlerë, për shkak të autoritetit që i jepet së jashtmi, pa u tretur në subjektivitetin e autorit. Kjo pjell imitimin që është një formë e shterpësisë që vërehet aq shumë sot. Në thelb ai është shprehje e paaftësinë për të krijuar një kulturë që t’i përgjegjet realitetit që jetojmë – e vetmja kulturë e vërtetë, me origjinalitet dhe personalitet.

    Jusuf Vrioni si “dëm”

    Një aspek tjetër i mungesës së kësaj kulture të vërtetë është ai që do ta quaja: Jusuf Vrioni si “dëm”. Siç thashë, vakuumi i lënë nga rënia e sitemit të vlerave socrealiste ka bërë që kriteri kryesor i vlerësimit të mbetet vlerësimi i bërë së jashtmi. Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e krijimtarisë të mos synojë t’i drejtohet publikut shqiptar më së pari, por që të krijojë duke patur parasysh publikun e huaj dhe mundësinë e një suksesi atje. (Këtu nuk duhet injoruar edhe aspekti komercial). Një orientim i tillë, sipas meje, sjell një motivim të mbrapshtë, pseudokulturor, një tjetërsim të krijimtarisë sepse deformon si zgjedhjen e tematikës, ashtu edhe trajtimin e saj. (Mjafton të kujtoj kërkesën e lexuesit perëndimor për ekzotikën shqiptare, se sa shumë është trajtuar tema e gjakmarrjes psh.. Apo edhe superbollëkun e bunkerëve në krijimtarinë tonë si një çudi shqiptare.). Një aspekt i tjetërsimit që sjell ky orientimi i shkrimtarit apo krijuesit në përgjithësi drejt sukesit jashtë dhe autoriteti që të jep ky sukses është edhe tjetërsimi i rolit të krijuesit në shoqëri. Në vend se të shërbejë si një qënie më e ndjeshme, më e mprehtë, që komunikon me publikun e tij përvojat, shqetësimet dhe ndjeshmërinë e veat, një krijues që vështrohet nga publiku si krenari identitare shërben për t’i dhënë lexuesit atë që do të quaja identiteti i munguar individual. Një raport i tillë me krijuesin bën që lexuesi në vend se të rritet nëpërmjet shkrimtarit të mbetet në rolin e atij që William Reich e quan “njeri i vogël” i cili “sa më pak i kupton gjërat aq më shumë i beson ato” e që “krenohet me gjeneralët e vet dhe jo me veten e tij”.
    Për ta ilustruar idenë po tregoj një rast që ka të bëjë me një përvojë timen. Para disa kohësh kërkoi të më takonte një person që kishte qenë në një kurs post universitar në Londër. Kërkoi të më takonte sepse në një nga leksionet profesoresha kishte hyrë në klasë duke pyetur se kush ishte shqiptar mes tyre. Pasi ajo ishte prezantuar si e vetmja shqiptare mes një sërë studentësh, ajo kishte thënë se atë leksion do ta mbante duke komentuar një ese timen “Privatësia në totalitarizëm”, botuar në një revistë amerikane, e cila, sipas saj, ishte një nga esetë më të bukura që kishte lexuar mbi privatësinë në regjimet totalitare. I vetmi koment që dëgjova unë nga studentja për atë moment ishte se sa krenare ishte ndjerë ajo mes studentëve të tjerë të huaj në ato çaste – dhe pa dyshim kjo më duket një gjë njerëzore - por asgjë nuk dëgjova prej saj lidhur me ato që kisha shkruar në atë tekst e ishin komentuar – çka më duket se është vlera e parë dhe kryesore e tekstit dhe kënaqësia më e madhe për një autor.
    Pse e lidha këtë çështje me fjalën “dëmi” Vrioni. Sepse mendoj se modeli i suksesit dhe i autoritetit që ushtron Kadareja nisur nga suksesi i tij jashtë shtetit ka çuar shumë tek ky motivim pseudokulturor i krijuesve shqiptarë që lidhet edhe me kërkesën e gjetjes së një përkthyesi për të patur sukses jashtë shtetit.
    Kuptohet nuk dua të fajësoj Vrionin këtu, por nuk mund të rri pa thënë se edhe fakti që këto takime kushtuar përkthimit marrin emrin Jusuf Vrioni janë reflektim i kësaj problematike. Sepse është zgjedhur emri i një përkthyesi që ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe jo nga gjuhët e huaja në shqip. Sipas konceptit që u përpoqa të shtjelloj më lart, nëse do të organizoheshin takime dedikuar përkthimit e do të duhej t’u vihej atyre një emër, unë do t’i quaja takimet Lasgush Poradeci, Dhimitër Pasko, Gjon Shllaku, Petro Zheji etj etj. Pra, duke venë emra përkthyesish që i kanë shërbyer më shumë kulturës shqiptare nëpërmjet sjelljes në shqip të kryeveprave të pavdekshme të letërsisë botërore, madje duke refuzuar të merren me krijimtarinë soc-realiste. Janë ata dhe vepra e tyre, sipas mendimit tim, që ka ndikuar më shumë se kushdo që njeriu shqiptar të mbijetojë në diktaturë, gjithë nëse mund të themi se kemi mbijetuar, e që letrat shqipe të mund të mos mbeten sterile.
    *(Tekst i ripunuar mbi fjalën e mbajtur në takimet Jusuf Vrioni)
     
  10. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Përkthime

    ROBERT FROST

    Good Hours

    I had for my winter evening walk-
    No one at all with whom to talk,
    But, I had the cottages in a row
    Up to their shining eyes in snow.

    And I thought I had the folk within:
    I had the sound of a violin;
    I had a glimpse through curtain laces
    Od youthful forms and youthful faces.

    I had such company outward bound.
    I went till there were no cottages found.
    I turned and repented, but coming back
    I saw no window but that was black.

    Over the snow my creaking feet
    Disturbet the slumbering village street
    Like profanation, by zour leave,
    At ten o'clok of a winter eve.

    Orët e mbara

    Për shëtitjen time dimërore në mbrëmje
    Nuk kisha asnjë me kë të këmbeja dy fjalë,
    Por kisha vilat për një rreshtuar
    Deri tek sytë e shndritur me borë mbuluar.

    Mendova se kisha dhe njerzit atje:
    Se kisha melodinë e një violine;
    E shikimin vjedhur mes dantellave të perdeve
    Të formave rinore dhe fytyrave rinore.

    Të tillë shoqëri kisha matanë caqeve.
    E shkova deri ku vila më nuk gjeje.
    U ktheva penduar, por në kthim rishtazi
    Nuk pashë dritare por vetëm zi.

    Mbi borë këmbët time kërcit, kërcit
    Shqetësuan rrugët e fjetura të fshatit
    Si përdhosje, që kur ike ti,
    Në orën dhjetë të një mbrëmje dimri.
     
  11. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Përkthime

    D.H.LAWRENCE

    Lotus Hurt by the Cold

    HOW many times, like lotus lilies risen
    Upon the surface of a river, there
    Have risen floating on my blood the rare
    Soft glimmers of my hope escaped from prison.

    So I am clothed all over with the light
    And sensitive beautiful blossoming of passion;
    Till naked for her in the finest fashion
    The flowers of all my mud swim into sight.

    And then I offer all myself unto
    This woman who likes to love me: but she turns
    A look of hate upon the flower that burns
    To break and pour her out its precious dew.

    And slowly all the blossom shuts in pain,
    And all the lotus buds of love sink over
    To die unopened: when my moon-faced lover,
    Kind on the weight of suffering, smiles again.

    Zambak dëmtuar nga ftohtësia

    Sa shumë herë, si zambakët e ujit që rriten
    Përmbi sipërfaqen e një lumi, ja
    U rritën duke notuar në gjakun tim të rralla
    Regëtima të buta shprese që burgun shpërthyen.

    Prandaj unë jam veshur gjithandej me ndriçim
    Dhe lulëzim të ndjerë bukur dëshire;
    Por lakuriq për të me veshjen më fine
    Lule prej gjithë baltës time i sheh në plluskim.

    Dhe atëhere unë blatoj gjithë vetveten drejt
    Kësaj femre që do të më dashurojë mua: por ajo kthen
    Një shikim urrejtje përmbi lulen që zjen
    Të prishë dhe derdhë jashtë saj vesën e shtrenjtë.

    Dhe ngadalë gjithë lulëzimi mbyllet prej lëndimi,
    Dhe gjithë gonxhet e zambakut të dashurisë ulin krenë
    Të vdesin të paçelura: kur e dashura ime fytyrë hënë,
    Me mirësi për peshën e dhimbjes, qesh përsëri.
     
  12. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Përkthime

    Ta main se glisse en vain sur mon sein qui se pame
    Ce qu'elle cherche, ami, est un leu saccagé
    Par la griffe et la dent féroce de la femme.
    Ne cherchez plus monn coeur, les betes l'ont managé.

    ( Baudelaire : Lulet e dhimbjes )

    Dora jote rreshqet pa mete neper kraharorin tim.
    Nga thonjte e nga dhembet e cmendura te vajzave,
    gjen vec nje vend te braksitus ,shoqe e dashur.
    Mos kerko zemren time , kafshet e uritura e kane ngrene.
     
  13. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Përkthime

    Dora jote rreshqet pa mete neper kraharorin tim.
    Nga thonjte e nga dhembet e cmendura te vajzave,
    gjen vec nje vend te braktisur ,shoqe e dashur.
    Mos kerko zemren time , kafshet e uritura e kane ngrene.
    :smash: :smash: :smash:
     
  14. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Përkthime

    CHARLES-PIERRE BAUDELAIRE
    (Les fleur du mal, Flowers of evil, Lulet e të keqes)
    Get drunk
    One should always be drunk. That's all that matters;
    that's our one imperative need. So as not to feel Time's
    horrible burden one which breaks your shoulders and bows
    you down, you must get drunk without cease.

    But with what?
    With wine, poetry, or virtue
    as you choose.
    But get drunk.

    And if, at some time, on steps of a palace,
    in the green grass of a ditch,
    in the bleak solitude of your room,
    you are waking and the drunkeness has already abated,
    ask the wind, the wave, the stars, the clock,
    all that which flees,
    all that which groans,
    all that which rolls,
    all that which sings,
    all that which speaks,
    ask them, what time it is;
    and the wind, the wave, the stars, the birds, and the clock,
    they will all reply:

    "It is time toget drunk!

    So that you may not be the martyred slaves of Time,
    get drunk, get drunk,
    and never pause for rest!
    With wine, poetry, or vitrtue,
    as you choose!"

    Dehu

    Njëri duhet gjithmonë të jetë i dehur. Kjo është gjithçka vlen;
    kjo është nevoja jonë e parë e ngutshme. Që të mos ndjesh të Kohës
    barrë të tmerrshme e cila të thyhen supet dhe të përkul
    ty përdhe, ti duhet të dehesh papushim.

    Por me se?
    Me verë, poezi, apo dlirësi
    si të zgjedhësh ti.
    Por dehu.

    Dhe nëse, ndonjëherë, në shkallët e një pallati,
    në barin e gjelbër të ndonjë hendeku,
    në vetminë shkretane të dhomës tënde,
    ti përmendesh dhe dehja me kohë është larguar,
    pyet erën, dallgën, yjet, orën,
    këdo që vrapon,
    këdo që kuis,
    këdo që vërtitet,
    këdo që këndon,
    këdo që flet,
    pyeti ata, sa është ora;
    dhe era, dallga, yjet, zogjtë, dhe ora,
    të gjithë ata do përgjigjen:

    "Është ora të dehesh!

    Që ti të mos bëhesh skllavi martir i Kohës,
    dehu, dehu,
    dhe kurrë mos ndalo për pushim!
    Me verë, poezi, a dlirësi,
    si të zgjedhësh ti!"
     
  15. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Përkthime

    Nuk mund te konfrontohem kurre me ty Diabolis /pf/images/graemlins/wink.gif
    Ndaj zgjedh ato me te shkurterat /pf/images/graemlins/smile.gif

    Na kete pjese nga Shakespare - Sonetti /pf/images/graemlins/smile.gif

    O no, thy love, though much, is not so great.
    It is my love that keeps mine eye awake
    Mine own true love that doth my rest defeat.
    To play the watchman ever for thy sake.
    Fo the watch I, whilst thuo dost wake elsewhere
    From me far off, with others all too near.

    Oh! jo, dashuria jote nuk eshte aq e madhe
    eshte dashuria ime qe mban hapur syte e mi.
    Dashuria ime e vertete qe lufton gjumin tim
    per te me bere lule kopshti ne syte e ty.
    Une jetoj per ty, ti jeton kushedi ku
    shume larg nga mua, shume afer te tjereve.

    Ps: Per me bukur ta le ty /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  16. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Përkthime

    CHARLES PIERRE BAUDELAIRE

    Tout entière

    Le Démon, dans ma chambre haute,
    Ce matin est venu me voir
    Et tâchant à me prendre en faute,
    Me dit: "Je voudrais bien savoir,

    Parmi toutes les belles choses
    Dont est fait son enchantement
    Parmi les objets noirs et roses
    Qui composent sont corps charmant,

    Quel est le plus doux." - O mon âme!
    Tu répondis à l'Abhorré:
    "Puisqu'en Elle tout est dictame,
    Rien ne peut être préféré.

    Lorsque tout me ravit, j'ignore
    Si quelque chose me séduit
    Elle éblouit comme l'Aurore
    Et console comme la Nuit;

    Et l'harmonie est trop exquise,
    Qui gouverne tout son beau corps,
    Pour que l'impuissante analysis
    En note les nombreux accords.

    O métamorphose mystique
    De tous mes sens fondus en un!
    Son haleine fait la musique,
    Comme sa voix fait le parfum!

    Gjitha të përkryera

    Djalli, në dhomën time nën çati
    Këtë mëngjez erdhi të më vizitojë
    Dhe u përpoq fort ti rrëfej atij,
    Kur tha: "Unë dëshiroj të mësoj,

    Përmbi gjithë gjërat e bukura
    Që e bëjnë atë veçmas tërheqëse
    Mbi sendet e zeza dhe të trëndafilta
    Që kompozojnë trupin e saj magjepsës,

    Kush është më i dashuri." - Oh shpirti im!
    Ti i përgjigjesh Djallit të urryer:
    "Se gjithçka e saj më është diktim
    Nuk mund të ketë një të pëlqyer.

    Gjithçka me drithëron, ndaj shpërfilla
    Për ndonjë të veçantë më joshëse
    Ajo vjen trullosëse si Aurora
    Dhe si Nata është ngushëlluese.

    Harmoni nga më të madhërishmet,
    Që qeveris bukuritë e atij trupi,
    Ndaj asnjë zbërthim nuk mundet
    Të verë re embëlsinë e çdo akordi.

    O metamorfozë mistike
    Gjithë ndijimet time treten në një!
    Fryma e saj krijim muzike
    Kur zëri i saj aromë u bë!

    All complete

    The Devil, in my lofty room,
    This morning came to visit me
    And trying hard to catch me out,
    He told me: "I would like to know,

    Amongst all of the lovely things
    That make up her unique allure
    Among the objects black and pink
    That give shape to her charming form,

    Which is the sweetest." - Oh my soul!
    You answered straight the Hated One:
    "Since in her everything is ravishing,
    There's nothing there can be preferred.

    As each thing moves me, I know not
    If one seduces more than all the rest
    She dazzles like the blazing Dawn
    Consoles me like the restful Night;

    The harmony is too sublime,
    That governs all her body fair,
    For powerless analysis
    To note each of its sweet accords.

    O mystic metamorphosis
    Of all my senses melted into one!
    Her very breath is made of song,
    Just as her voice becomes perfume!
     
  17. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Përkthime

    WILLIAM SHAKESPEARE
    LXI.
    Is it thy will thy image should keep open
    My heavy eyelids to the weary night?
    Dost thou desire my slumbers should be broken,
    While shadows like to thee do mock my sight?
    Is it thy spirit that thou send'st from thee
    So far from home into my deeds to pry,
    To find out shames and idle hours in me,
    The scope and tenor of thy jealousy?
    O, no! thy love, though much, is not so great:
    It is my love that keeps mine eye awake;
    Mine own true love that doth my rest defeat,
    To play the watchman ever for thy sake:
    For thee watch I whilst thou dost wake elsewhere,
    From me far off, with others all too near.

    SONETI 61

    Dëshira jote imazhi yt të mbajnë hapur
    Kapakët e rëndë të syve tim natën e kapitur?
    A mundet kjo dëshirë të thyejë gjumin tim,
    Kur hije si tëndet më tallin në vështrim?
    Është shpirti yt kështu dërguar prej teje
    Aq larg prej shtëpisë punët të më përgjojë,
    Të gjejë tek unë turpet dhe orët boshe,
    Mundësia dhe mënyra e xhelozisë tënde?
    Oh, jo! dashuria jote, e shumtë, por jo aq:
    Është dashuria ime që mi mban sytë zgjuar;
    Dashuria e vërtetë që pushimit ja bën paq,
    Të bëjë vrojtuesin përherë për hiret e tua:
    Për ty vrojtoj ndonëse zgjohesh gjetiu
    Prej meje aq larg, pranë të tjerësh gthihu.
     
  18. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Përkthime

    Oh, jo! dashuria jote, e shumtë, por jo aq:
    Është dashuria ime që mi mban sytë zgjuar;
    Dashuria e vërtetë që pushimit ja bën paq,
    Të bëjë vrojtuesin përherë për hiret e tua:
    Për ty vrojtoj ndonëse zgjohesh gjetiu
    Prej meje aq larg, pranë të tjerësh gthihu.


    Shume me ndryshe nga e imja /pf/images/graemlins/wink.gif Mundohem ama anglisht s'di /pf/images/graemlins/frown.gif

    Komplimenti /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  19. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: Përkthime

    A CHALLENGE TO THE DARK
    shot in the eye
    shot in the brain
    shot in the ass
    shot like a flower in the dance

    amazing how death wins hand down
    amazing how much credence is given to idiot forms of life.
    Amazing how laughter has been drowned out
    amazing how viciousness is such a costant

    I must soon declare my own war on their war
    I must hold to my last piece of ground
    I must protect the small space I have made that has allowed me life.
    my life not their death
    my death not their death ....
    BUKOWSKI

    Nje sfide mjergullave

    I goditur ne sy,
    I goditur ne tru,
    I goditur ne bythe,
    I goditur , si nje lule ndersa kercen,
    I mrekulluar teksa shoh sesi vdekja fiton mjaft lehtesisht,
    I mrekulluar teksa besojme ne forma jete idiote,
    I mrekulluar sesi buzeqeshja mbytet,
    I mrekulluar sesi vesi eshte kaq i vazhdimshem,

    Duhet shpejt ti deklaroj luften time , luftes se tyre,
    Duhet te kapem e te shterngohem fort pas copezes se vogel te tokes qe me mbetet,
    Duhet te mbroj ate pjes te vogel qe kam perreth vetes dhe qe me ka lejuar te jetoj,

    Jeten time , Jo vdekjen e tyre
    Vdekjen time , Jo vdekjen e tyre !

    Henry Charles Bukowski
     
  20. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: Përkthime

    The Alliens
    You may not believe it,
    But there are people,
    Who go through life with
    very little
    friction or
    distress,
    they dresswell, eat well,
    sleep well,
    they are contented with
    their family
    life,
    they have moments grief
    but all in all
    they are undisturbed
    and often feel
    very good
    and when they die,
    it is an easy
    death, usually in their sleep.

    You may not believe
    it,
    but such people do exist,
    but I am not one of them
    I am not even near
    to begin
    one of them.
    But they are there.
    And I am here.

    ALIENET

    Mund te mos besosh,
    Por ka persona,
    Qe e kalojne jeten
    Pa probleme apo frike,
    Persona qe vishen mire, hane mire,
    flene mire.
    Njerez te kenaqur me jeten e tyre familjare.
    Persona qe kane momentet e tyre te veshtira,
    Por qe sidoqofte nuk shqetesohen shume,
    Dhe zakonisht ndihen shume mire
    Dhe kur vdesin , behet fjale per nje vdekje paqesore,
    Zakonisht ne gjume.

    Mund te mos besosh, por persona te tille
    eksistojne vertet.
    Oh jo, une nuk jam nje nder ta
    As nuk i ngjaj perafersisht ndonjerit prej tyre.
    Por ata jane atje.
    Dhe une jam ketu.

    Henry Charles Bukowski
     

Shpërndajeni këtë faqe