Nje Skenderbe tjeter...sipas profesor Kristo Frasherit

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga sonora, 19 Apr 2003.

  1. sonora

    sonora Primus registratum

    Nje Skenderbe tjeter...sipas profesor Kristo Frasherit

    Lexova se ka dale nje botim i ri per Skenderbeun
    "Skenderbeu, jeta dhe vepra e tij" nga prof. Kristo Frasheri.Ku paraqitej nje hero krejt tjeter nga ai qe kemi degjuar,por shume me teper njerzor e me me shume vlera.Nje Skenderbe jo vetem luftetar por edhe politikan,drejtues,baba',etj.E mbi te gjitha ,si formuesi i shtetit te pare shqipetar.Nje liber ky qe i kishte kushtuar profesor Frasherit 45 vjet.

    C'dime ne me shume rreth ketij botimi?
     
  2. Zgalemi

    Zgalemi Primus registratum

    Re: Nje Skenderbe tjeter...sipas profesor Kristo Frasherit

    Kurse une kam lexuar nje shkrim te Plasarit ku hidhej versioni qe "ethet e malarjes" qe i moren jeten Skenderbeut nuk qene gje tjeter vec se nje helmim gjate vizites qe beri ne Rome kryetrimi pak dite para se te vdese. Sipas arsyetimit te Plasarit, Skenderbeu qe helmuar nga Republika e Venedikut dhe qe cmimi i paqes tre vjecare qe u nenshkrua midis Sulltanit dhe Venedikut menjehere pas vdekjes se tij. Ne favor te ketij versioni eshte dhe fakti qe zoterimet e Kastrioteve kaluan menjehere nen "kujdestraine" Venedikase nderkohe qe e veja se bashku me te birin dhe disa nga komandantet me te besuar gjeten strehim matane detit tek i biri i Alfonsit, mbretit te Napolit i cili per "koincidence" qe edhe armik i vjeter i Venedikasve.
    Versioni me i trumpetuar ne vendin tone te mjere eshte ai i Barletit (keshtu i tha rradakja Hoxhes). Plasari argumenton qe versioni Barletian jo vetem qe eshte i egzagjeruar por edhe i politizuar me ngjyra te thella venedikase pasi vete Marin Barleti ka qene nenshtetas i Republikes Venedikase. Nese Aurel Plasari ka te drejte, dokrrat per porosite e Kastriotit dhene te birit ne shtratin e vdekjes qe t'i besoje Venedikut se ata kane qene gjithmone aleatet me te mire... miq... e shume bla bla bla te tjera jane dokrra me bishtra.
    Sidoqofte, arsyetimi i nxjerre prej hulumtimeve te tija nuk eshte veshtire te jete i qendrueshem.

    p.s.
    Jam i bindur qe edhe sikur Plasari apo ndonje tjeter t'i kete rene ne koke historise, fjalet e tyre do te mbesin thashetheme kafenesh pasi vulen e ka ne dore arkiva kurrnace e Vatikanit.
     

Shpërndajeni këtë faqe