Nga burojne te ardhurat e shtetit shqiptar?

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga agron1977, 19 Feb 2003.

  1. agron1977

    agron1977 Primus registratum

    Nga burojne te ardhurat e shtetit shqiptar?

    Sa do studjoj ekonomi nuk kam arritur kur ti pergjigjem kesaj pyetje, ose te pakten jo plotesisht!
     
  2. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Nga burojne te ardhurat e shtetit shqiptar?

    I LIRE

    herën e fundit që kisha një farë interesi për çështjen e pashë në një gazetë buxhetin e shtetit; nuk më kujtohet cila gazetë, po i gjeta me anë të bibliotekës së shkollës këtu në amerikë

    çdo bibliotekë këtu ka një sistem "preiodicals research" që ka përmbledhje të shumë gazetave e revistave; në atë kohë (1997) më duhej për lëndën "Përparimi dhe Zhvillimi Ekonomik"; madje gjeta edhe hamendësi të masës së tregut të zi në disa vende të europës dhe si mund të ndryshonte buxheti i shtetit po të bëheshin ndryshime që një pjesë e tregut të zi të kalonte me dëshirën e vet në të bardhë

    besoj se dhe shumica e vendeve perëndimore kanë sisteme të ngjashme në biblioteka; nuk e kam idenë për në shqipëri, ndoshta përgjigjet ndokush që është atje; më fal që s'të ndihmoj dot më tepër se nuk jam më në shkollë
     
  3. komino

    komino Valoris scriptorum

  4. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Nga burojne te ardhurat e shtetit shqiptar?

    Nga burojne te ardhurat e shtetit shqiptar?


    1-Stampojne monedhe ( borxhi i brendshem 2 miliard $ kur ne 1996 ishte 600 milion)
    doganat.
    2-donatoret.
    3-tvsh (telecom + kesh +albpetroli) se per te tjerarat firma aha nuk kane gje ne vije.
     
  5. tutu

    tutu Primus registratum

    Re: Nga burojne te ardhurat e shtetit shqiptar?

    Nse te intereojne me te vertete, bej nje percapje nga Ministria e Financave....dicka ofron dhe 'Raporti vjetor' i Bankes se Shqiperise, por jo shume te detajuar...

    sa per ato qe jane thene ne postimin me siper....ta kesh mendjen top se borxhi i brendshem nuk financohet me stampime monedhe ...pjesa me e madhe e te ardhurave burojne nga tatime e dogana....pastaj ka sigurime shoqerore...etj etj (te ardhura nga privatizimet psh)....tvsh nuk eshte telekom e kesh....kaq, se nuk paskam me fuqi e nge
     
  6. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Nga burojne te ardhurat e shtetit shqiptar?

    provo edhe ketubalkanwb
     
  7. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Nga burojne te ardhurat e shtetit shqiptar?

    tvsh nuk eshte telekom e kesh....kaq, se nuk paskam me fuqi e nge


    e kisha fjalen per tvsh qe paguhet nga arketimet e telekomit +kesh se te tjeret ne shqiperi nuk mendoj se bejne fatura edhe si rrjedhim edhe tvsh nuk paguajne , per te mos folur per tatim e vleres se shtuar (dalin te gjithe me humbje firmat shqiptare, ma mbajn edhe 25%)
     
  8. free_bird

    free_bird Primus registratum

    Re: Nga burojne te ardhurat e shtetit shqiptar?

    e para niveli i tvsh ( tatimi mbi vleren e shtuar) ne shqiperi eshte 0% dhe 20 % dhe nuk ka tvsh 25% as nuk ka pasur ndonjehere. tvsh eshte tatimi baze eshte shtylla baze ne buxhetin shqiptar vete lloji i ndertimit te ketij tatimi ben te mundur qe po vete ky tatim te definoje te paraprije dhe te beje te mundur parashikim e tatimeve te tjera sic eshte tatimi mbi fitimin apo tatime te tjera te rendesishme. Tvsh nuk eshte shpikje e shqiptareve tvsh eshte perdorur ne france qe ne 1952 dhe besoj se ka ndonese ne shqiperi perdoret ne rruge mjaft antifinanciare per nje finacier dhe efektive per vjeljen e ketij tatimi. Sic eshte psh vjelja e tvsh ne dogane ( nuk mund te pretendosh te mbash tatimin kur akoma nuk te eshte krijuar vlera e shtuar) megjithate besoj se deri ne 2005 nkur shpresojme qe ky tatim te kaloja nga dogana neper zyrat e tatimve ka akoma mjaft kohe ne permiresimin e te ashtuquajtuarit ligj 7928 " per tatimin mbi vleren e shtuar" mjaft te them qe ky ligj ne france ka mbi 7000 nene ndersa ketu dyshoj se ka 60 /pf/images/graemlins/frown.gif ku mund te permiresohet ???? fillojme nga dogana 1 nuk mund te vazhdohet te perdoren cmimet e references. Vete termi cmim reference ka te beje me nje cmim ku punojesi doganor duhet te referohet ( per veten e tij ku mund, psh ku mund ta dije sa eshte cmimi i kesoj apo asaj lende te pare) por jo ta aplikoje kete cmim neper faturat e zhdoganimit sepse nqs ka nje diference midis cmimit ne faturen e zhdoganimit dhe faturen e origjines atehere pse ky subjekt i cili po ben evaziojn fiscal ne rastin konkret nuk gjobitet?? vete kodi doganor nuk e parashikon aplikimin e cmimeve te doganes, ndonese te gjithe e dime se cfare ndodh. vashdojme me tej ka mjaft hapesira ne permiresimin e ketij ligji siuc eshte 1. mbyllja e qarkut te tvsh te mos kete subjekte me xhiro mbi 8000000 apo nen . te gjithe subjektet ti nenshtrohen tvsh 2. besoj se ka vend nev permiresimin e tvsh per ndertimet ...jo ne vjeljen e tvsh cdo muaj por vetem ne shitje 3. duhet te behet shkallezimi inivelit te perqindjes se tvsh , nuk mund te ve ne nje nivel perqindje si nje tregetar sherbimesh qe nuk ka tvsh ne blerje dhe paguan neto 20% te vleres po ashtu edhe nje tregetar mallrash qe krediton tvsh ne blerje. 4. nuk dua te flas me tej per gershitimet qe mund te behen per efekte sociale me tvsh apo tatime te tjera. nga burojne te ardhurat e shtetit shqiptar.... kryesisht te ardhurat ne buxhet vijne nga privatizimi i sektoreve kryesore akoma te mbetur shtetrore, nga tatimet e subjekteve me kapital sheteteror dhe nga te ardhurat neto te ketyre subjekteve ......dhe tre nga tatimet taksat apo forma te tjera pagese ( akcizat etj ) kryesore mendoj se eshte raporti i rendesise qe ze pesha e ketyre elementeve ne buxhetin e nje shteti ketu tek ne akoma pjesen e luanit akoma e kane te adhurat qe gjenerohen nga kalimi ne sektorin privat te te ndermarrjeve shtetrore , nderkohe qe duhet te ishin tatimet dhe taksat pjesa me me peshe e te ardhurave ne buxhet
     

Shpërndajeni këtë faqe