Neandertalet s'ishin me pak inteligjente

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga gurax, 27 Aug 2008.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Neandertalet s'ishin me pak inteligjente

    [​IMG]

    Veglat e gurit me teh jane prodhuar per here te pare nga Homo Sapiens gjate kolonizimit te Europes nga Afrika rreth 40000 vjet me pare. Deri me sot mendohej qe kjo ishte nje avancim teknologjik i cili ndihmoi ne zhvillimin e Homo Sapiens dhe ne dominancen e tyre kundrejt Homo Neanderthalensis te cilet dihet qe perdornin shume veglat prej guri te cukitur.

    Neandertalet jetuan ne Europe per rreth 300000 vjet dhe i mbijetuan disa periudhave akullnajore gjate ketyre 300000 vjeteve. Ata u zhduken totalisht rreth 25000 vjet me pare, ne nje kohe kur kishte kaluar 10000 vjet qe nga ardhja e Homo Sapiens ne Europe nga Afrika.
    Arsyeja e zhdukjes se Neandertaleve eshte ende nje mister. Studime te bera me ADN e skeleteve te gjetur tregojne fare qarte qe ata nuk u perzjene ne riprodhim me te 'sapoardhurit' nga Afrika. Eshte shume e mundshme qe te dy speciet njerezore kane qene ne gare me njeri tjetrin per sigurimin e jeteses ne nje ambient shume te kufizuar, per afro 10000 vjet qe nga mberritja e Homo Sapiens ne Europe, te cilet ne fund dolen fitimtare te kesaj gare.

    Nje studim i fundit ka treguar me statistike qe nuk ka patur diferenca ne eficence midis teknologjive qe perdornin dy speciet njerezore. Ne fakt, ne mjaft drejtime, veglat e Neandertaleve ishin me eficente sesa tehet qe perdornin Homo Sapiens.
    Gjate procesit te gjate disavjecar te ketij studimi, te dy teknologjite u rikrijuan dhe u provuan duke krahasuar parametra te tille si koha e duhur per prodhim, kohezjatja derisa vegla behej e paperdorshme, lehtesia e gjetjes se materialeve te nevojshme, lehtesia e mirembajtjes, etj. Ne shumicen e ketyre parametrave te dy grupet e veglave ishin te barabarta dhe ne nje pjese te tyre veglat e perdorura nga Neandertalet ishin me superiore.

    "Nga ana teknologjike, asnje nga veglat qe perdornin secila specie nuk kishte avantazhe ne krahasim me tjetren. Duhet te korrigjojme vetveten kur themi qe Neandertalet ishin me 'budallenj' apo 'me pak te avancuar'. Ajo qe eshte e drejte te thuhet eshte se ishin thjesht ndryshe."

    Pervec faktit qe Neandertalet ishin specie tjeter nga njerezit, studimet kane treguar qe ishin po aq te afte ne komunikim dhe teknikat qe perdornin ne gjueti.

    "Neandertalet s'ishin shaka. Ka evidenca te shumta qe tregojne se nje Neandertal mund te perballej me lehtesi me cdo lloj gjitari tjeter te Epokes se Akullnajave."

    "Ata kishin nje jete evolucionike qe ende eshte me e gjate se jona dhe kishin tru me te madh se ne. Duhet te mesohemi me idene qe te quash dike nje Neandertal eshte tashme nje kompliment."

    [​IMG]

    Kjo shtron menjehere nje pyetje tjeter. Pse u adoptua teknologjia e teheve nga Homo Sapiens gjate periudhes se kolonizimit prej tyre te Europes?
    Studiuesit sugjerojne qe arsyeja per kete gje mund te kete qene me natyre kulturale dhe simbolike. Duke cituar Metin Eren, autorin e publikimit te ketij lajmi: "Te kolonizosh nje kontinent nuk eshte dicka e thjeshte. Dhe te kolonizosh nje kontinent ne Epoken e Akullnajave eshte edhe me e veshtire akoma. Per Homo Sapiens qe kolonizuan Europen ne ate periudhe, mjetet e punes te ndritshme dhe te ngjashme me njera tjetren mund te kete sherbyer si nje faktor kryesor per nje unitet social dhe si nje element lidhes dhe dallues per grupime te metejshme sociale. Ne kete menyre, ne kohe krizash, ky element lidhes midis grupimeve te ndryshme sociale ka sherbyer si nje faktor te ngjashem me sigurimin e jetes, duke garantuar shkembime dhe tregti midis pjesetareve te se njejtes 'skuader'."

    Ky lajm u publikua menjehere ne disa vende njekohesisht.

    http://www.sciencedaily.com/releases/2008/08/080825203924.htm
    http://news.scotsman.com/uk/Stone-me--he39s-smart.4424738.jp
    http://scienceblogs.com/gnxp/2008/08/ref...ent=channellink
    http://www.independent.co.uk/news/scienc...oks-908628.html
     
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Jo-afrikanet kane nje pjese te vogel gjenetike nga Neandertalet.

    [​IMG]
    Pamja e neandertales Vilma. Eshte rikonstruktuar ne baze te ADN individuale.

    Ne nje zbulim te fundit, eshte arritur perfundimi qe njerezit te cilet jane pasardhes te atyre homosapiens qe kolonizuan planetin duke dale nga kontinenti afrikan rreth 60000 vjet me pare, permbajne nje sasi gjenetike neandertal. E thene ndryshe, kjo do te thote qe te tere variantet e homosapiens qe nuk jane afrikane, kane permbajtje neandertali ne gjenom.

    Sic eshte e ditur, neandertalet ishin me te fuqishem fizikisht dhe madje shume studime tregojne qe kane qene edhe me inteligjente. Duket se eshte gjetur nje pergjigje e pyetjes nese Sapiens dhe Neanderthalensis kane qene aq te afert biologjikisht sa te mund te jepnin pasardhes nga kryqezimet e ndersjella midis tyre, dhe kjo pergjigje eshte 'po'.

    Ndonese ne skeletet e gjetur deri me sot te Neandertaleve nuk ka patur gjurme te Sapiens, treguesit ndodhen tek Sapiens e sotem, te cilet permbajne gjurme Neandertal. Dhe kjo gjurme ndodhet pikerisht ne nje pjese ADN qe quhet haplotip i kromozomit X tek njeriu. Ka kohe qe kromozomi X i njeriut ne nje fare menyre ishte disi ndryshe nga pjesa tjeter e kromozomeve te gjenomit duke bere shume misterioze menyren dhe kohen e lindjes dhe formimit te ketij kromozmi ne gjenomin njerezor.

    Sekuencimi i gjenomit te Neandertalit u perfundua ne fund te vitit 2010 dhe gjeja e pare qe u be ishte krahasimi i rreth 6000 kromozomeve njerezore nga te tera vendet dhe popullatat e botes perkundrejt kromozomeve te haplotipit Neandertal. U pa fare qarte qe haplotipi Neandertal ishte prezent ne te tera kampionet e popullatave te botes, pervec atyre qe i perkisnin Afrikes nen-Sahara, pjese e te ciles eshte dhe jeta indigjene e Australise.

    "Nuk ka dyshim qe prezenca e ketij haplotipi ne gjenomin njerezor eshte rrjedhoje e perzjerjes seksuale midis Sapiens dhe Neandertal. Eshte nje rezultat qe perkon me shume pikepyetje te deritanishme dhe shpresojme qe do te mesojme edhe me teper." Keto jane fjalet e Nick Paterson i MIT dhe Harvard.

    "Dr. Labuda dhe ekipi i tij, qe para 10 vjetesh kishin identifikuar nje variacion gjenetik tek te tere jo-Afrikanet dhe qe sipas supozimit te tyre ishte rrjedhoje e nje popullate jashtezakonisht te hershme. Keto perfundime u arriten shume me heret sesa te perfundonte sekuenca e Neandertalit. Por tashti qe kemi keto te dhena nga gjenomi i Neandertalit, jemi edhe me te bindur qe ata e kishin te drejte ne cdo drejtim."

    Per me teper informacion mund te lexoni:
    http://www.eurekalert.org/pub_releases/2011-07/uom-grc071411.php (anglisht)
    http://www.eurekalert.org/pub_releases_ml/2011-07/aaft-t_1071411.php (frengjisht)
    http://mbe.oxfordjournals.org/content/early/2011/01/25/molbev.msr024.abstract (Studimi i publikuar ne Oxford)
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nese do te doni te dini cdo detaj per Neandertalet, vlen te lexohet libri i Clive Finlayson, personi me njohurite me te shumta per Neandertalet sot ne Bote.

    [​IMG]

    Njerezit qe u zhduken: Pse Neandertalet gradualisht vdiqen dhe ne mbijetuam

    Shkruar ne pjesen e pasme te librit:
    Ne kopertinen e librit eshte rikonstruktimi i nje gruaje Neandertal. A nuk duket njerezore? Ndoshta pamja e saj kaq shume njerezore mund t'ju befasoje. Na gerryen ne hamendjen tone per te qenurit unike. Dhe ne, jemi pasardhes te disa popullatave te ndryshme speciesh njerezore, qe kane ekzistuar rreth 50000 vjet me pare. Dhe sipas argumentave te Clive Finlayson, mbijetesa jone dhe shkaterrimi i Neandertaleve ishte ne thelb nje ceshtje fati.

    Ne nje bote me klime dhe pejsazhe te ndryshueshme, dhe levizjet e popullatave te disa specieve te ndryshme njerezore, ky liber tregon per nje histori me koke te ulur se si ne kemi mberritur ne dominimin e botes.

    Une kete liber e kam. Eshte i shkelqyer dhe te tere ata te cileve ju pelqen te kene njohuri te tilla, ja rekomandoj ta lexoje patjeter. Kapitujt e pare jane nje permbledhje shume e shpejte e perafersisht 1+ milion vjecarit te fundit ne planet dhe me pas pjesa tjeter e librit analizon me detaj 400000 vjetet e fundit. Sa me shume i afrohesh fundit te librit, aq me detaje permbahen per vitet me te aferta.
     
    Dreamer likes this.
  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Zbulime te reja perforcojne dyshimet per perzierjen gjenetike te nje pjese te H.Sapiens gjate migrimit te tyre nga Afrika drejt Europes, me H.Neanderthalensis.

    http://www.nature.com/nature/journal/v524/n7564/full/nature14558.html

    Studime te meparshme gjenetike kane treguar se perzierje gjenetike midis dy specieve kane ndodhur diku rreth 55 mije vjet me pare.
    Por nje zbulim i ri dhe studimi qe pasoi, tregoi se perzierjet te tilla kane vazhduar deri rreth 40 mije vjet me pare.

    Ne studim eshte marre nje pjese nga nofulla e skeletit te nje H.Sapiens qe ka jetuar 40 mije vjet me pare. Eshte deri tani individi me me teper material gjenetik neandertal te zbuluar (si rrjedhim edhe me i aferti nga ana gjenetike). Ne gjenomin e tij ka rreth 6-9% material gjenetik neandertal. Ne krahasim, ne H.Sapiens te sotem ka rreth 2-3% material gjenetik neandertal.


    [​IMG]


    Perfundimet e studimit gjenetik ne fjale, jane ne perputhje te plote me nje tjeter studim, i pavarur, fiziologjik, te kryer 12 vjet me pare, ku evidentohet fizionomia e perbashket ndermjetese e kesaj nofulle dhe dhembeve midis sapiens dhe neandertaleve. ( http://www.pnas.org/content/100/20/11231.short )
     
    katsune and Dreamer like this.

Shpërndajeni këtë faqe