Ne pune me bashkeshorten/in?

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga niky, 8 Dec 2009.

  1. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Do te le kohe t'a lexosh edhe njehere. Uroj t'a lexosh dhe kuptosh ashtu sic une e kam shkruar. Merre ne teresi...
     
    Johana likes this.
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Kafshate qe s'kaperdihet eshte or vella mjerimi,
    Kafshate qe t'mbet ne fyt e te ze trishtimi...

    A e dini kush eshte lidhja qe ka Migjeni me materializmin dialektik si filozofi paraprurese e sistemit ekonomik social te centralizuar ku thelbi ideologjik permblidhej ne «Secili sipas aftesive, secilit sipas nevojes»??????...kontradiktat e jashtme dhe te brendshme, kontradiktat antagoniste e joantagoniste, faktoret e brendshem dhe te jashtem qe stimulojne rrezimin e nje rendi ku disa e lene miellin te myket e disa qajne per kotheren e bukes se mykur, ku disa mburren me numrin e kepuceve dhe disa ecin mbi bajga te nxehta gjate dimrit si babai im per te mbajtur kembet ngrohte gjate dimrit kur shkonte ne shkolle?

    Ajo ideologji sigurisht qe ishte pozitive per ata qe pas aplikimit te saj moren token e punuar nga ata vete per shekuj me rradhe. A nuk mendoni edhe ju keshtu?
     
    Johana likes this.
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Kur e nxjerr fjalen nga goja e pamundur eshte t’a kthesh nga doli. Une nuk kam deshire te lepije ate qe peshtyj apo te kaperdij vjelljen time. Prandaj nuk peshtyj pa peshuar nje situate. Postimi im i pare ne kete forum kishte te bente me perdorimin e kontekstit te duhur per te nxjerr nje konkluzion te duhur, ose me qarte per t’i nxjerr koken muhabetit. E megjithate, si vura re me vone une citova nga postimi juaj dhe ktheva ate pergjigje qe ktheva. Te kuptova, por ai moment mu duk i pershatshem per te cuar gjuhen atje ku me dhembte dhembi. M’a be hallall ne se tu duka sikur kisha dale me shpate te madhe dhe te falenderoj qe pate ate «mburoje» qetesie per te me sqaruar domethenien e asaj deklarate.

    Kjo eshte hera e dyte ne kete fill qe kerkoj te m’a bejne hallall. Dhe me e bukura eshte se nuk ndiej te kem shtypur ne ndonje kallo. Gjeja me normale eshte qe temen ta degezojme, nese ne vetvete secili element qendron dhe ne se nuk harrojme qe para mbarimit te kthehemi prape tek trungu esencial nxites i diskutimit. Une nuk kam problem te them ok mund te jem nxituar pak, por kur ky moment fraxhiliteti (dobesie) perdoret si arme per te me qelluar dhe kjo behet jo per keqkuptim por ne menyre te qellimshme per te vene fjale apo hequr nga goja ime, atehere ketu ka dicka qe nuk shkon.

    Kam punuar para ca kohesh per nje organizate ku burri ishte shefi i madh dhe gruaja e tij e bashkejeteses (te pacelebruar), drejtoresha e nje prej departamenteve. I shoqi, abuzues alkoli, nuk la asnje nga ne vajzat qe punonim per kete organizate pa na hedhur nga nje fjale rreshqitdhasi per deshiren e tij per marredhenie private, jashtepunesore. E kote te them se personalisht preferoj te largohem nga puna se sa te ngjise shkallet e karrieres duke fjetur me «bosat». Por koka e muhabetit ketu eshte se pavaresisht nga intelekti dhe zgjuaresia, pavaresisht nga pamja e saj terheqese, pavaresisht nga pavaresia financiare, kjo grua e uli dinjitetin deri ne ate pike sa te kalonte mbremjet duke bredhur me makine poshte e larte Tiranes per te gjetur te shoqin te ulur kafeneve me varteset e tij. Fatkeqesisht e vertete. Dhe me e bukura eshte se asnje nuk talli burrin por ate grua e cila nuk meritonte te katandisej nga nje grua e respektuar ne nje grua «scorned» dhe me obsesion te semure. Nuk e di cfare ndodhi me ta. Une dhashe doreheqje. Ne kete rast jam konfirmuese e eksperiences tende te JETUAR.

    Gezohem qe ju njoha Airbourne.
    Mirudegjofshim
     
    Johana likes this.
  4. katsune

    katsune cherry blossom

    nese thua qe ishte pozitive per ata duke nenkuptuar me kete peremer nje grup te caktuar, lind natyrshem pyetja: po per te tjeret si ishte? :)
     
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Jo nje grup te caktuar. Shumicen e popullsise. Quaje mungese instinkti mbijetues po deshe po familja ime nuk e shkembeu fene kristiane per nje tapi toke dhene bejlereve dhe agallareve tane nga ata qe ishin te huaj ne token tone. Token e mori ai qe e punoi me shekuj dhe qe u legjitimizua nga nje shtet dhe qeveri e pavarur, sovrane dhe shqiptare. SHQIPTARE.
    Idealja per mua eshte: Token e meriton ai qe e dashuron!
     
    Johana and Dreamer like this.
  6. abs

    abs nuk e di...

    Ne fillim mendova JO ngaqe thash se do me mungojne whatup'at :D
    :wub:
     
  7. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Sa shume te frymezuar jeni ju te rinjt/rejat :p
     
  8. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    I drejtohet Balahk,
    Kjo nuk ka lidhje me temen e diskutimit. Nuk e di cfare shtypa dhe mesazhi qe me derguat tek statusi u fshi dhe bashke me te edhe pergjigjja qe te dergova. Nuk jam e sigurt nese e moret. Per cfare reklamimi gratis e keni fjalen?

    Pseudonim i bukur Balahk. Cfare do te thote? Nuk e di pse ne mendje me vjen dicka nga Vikinget e lashte.
     
    Johana likes this.
  9. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Shoku parafoles,universal..te kishte thene emrin e nje tjeter forumi.per kete reklame e pata fjalen :)
     
  10. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Meqe me paskan thirrur te paraqitem te kjo tema.
    I am a "Flat-Earth" beliver, :p

    Persa perket temes ne fjale e shoh qe paska marre permasa "Universale" :D
    Nuk shikoj gje te keqe te punosh me bashkshorten/in edhe pse ne disa tipologji pune une personalisht sdo e beja dot.
     
    gurax likes this.
  11. gurax

    gurax Pan ignoramus

    [ Shenim moderues: Diskutimet ne kete teme ndryshuan drejtim deri ne ate mase sa doli e natyrshme levizja e shume shkrimeve per te formuar me to nje teme te re. Shkrimet e levizura dhe tema e re e formuar gjenden ketu: Universi: Perceptimet qe definojne realitetin . ]
     
  12. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nuk eshte thjeshte hapesira vetjake. Une nuk do te kisha problemin me te vogel te punoja me bashkeshortin. Ne qofte se institucioni i punes do te ishte shteteror, nqs ai do te ishte si une, besnik ndaj nomenklatures punesuese, ne te dy, se bashku do te jepnim maksimalen e aftesive tona per ecjen perpara te ketij institucioni.

    Ceshtja mund te ishte ndryshe ne qofte se institucioni do te ishte privat. Privati paguan me mire ne pergjithesi, por ai kerkon edhe favore te tjera te cilat mund te vinin ne rrezik jo vetem ndergjegjen personale por edhe fatin e bashkepunonjesve te tu. Nje shef privat i ka koqet e medha dhe larja lyerja e tij nga personeli punesues do te krijonte konflikte midis te gjitha paleve.

    Nje firme partneriteti burre-grua nuk ekziston ende. Fatkeqesisht.

    Nuk kam degjuar ndonjehere Dombey and Wife. Kam degjuar Dombey and Son. God and Son!

    Babai nuk te vret kurre. Burri te vret.



    Elohim
     

Shpërndajeni këtë faqe