Ne pune me bashkeshorten/in?

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga niky, 8 Dec 2009.

  1. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Mos valle qe t'i rezervojme vetes te drejten per te soditur syte tek «objekte» terheqese e te bukura te cilat nuk jane «prona» jone?
     
    Johana and Solaris like this.
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Kur sekretarja e te shoqit, funksioner i larte ne nje kompani private, i mbylli deren gati sa nuk ia rrasi ne fytyre, ajo, grua e zgjuar nga natyra, e kuptoi. I shoqi flinte me sekretaren e tij. Gabimi me fatal i ciftit se demek po zihen per punen e punes?????
     
    Johana likes this.
  3. Hope

    Hope dans ton coeur

    Nk e di cfare te them se kam bo prove asihere ...un mendoj nuk esht te punosh te hash te flesh bashk te bash dush bashk te dalesh bashk kshu I bie 24seven together :p
     
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Fjala buRRe ndonjehere me ben te qesh. Im ate, ndjese paste, thoshte «sot nuk ka me burra por bua, sepse nje R e hengri drejtshkrimi dhe tjetren R emancipimi». Kam pare burra te miresjelle e me kulture dhe aspak besnike dhe e kunderta, te vrazhdte, pa shume «kulture» dhe besnike. Zgjidh e Merr.
     
    Johana likes this.
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Hope, une mendoj se ne rast se pas 24 oresh se bashku, ju nuk do te jeni velur nga njeri-tjetri, dhe cdo dite e re do te ishte si dita e pare e takimit tuaj atehere ti do te kesh mberritur ne ate qe une do t'a quaja PERJETESISHT SE BASHKU, PERJETESISHT TE DASHURUAR.
     
    Johana and Dreamer like this.
  6. katsune

    katsune cherry blossom

    C'eshte besnikeria? :)

    Mireseerdhe ne forum Eléonoré :)
     
  7. JaPoNeZi

    JaPoNeZi Forumium praecox

    muhabete grash ktu lol :p
     
    Johana likes this.
  8. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit


    ...dëshiroj të nënkuptoj me fjalën 'hapësire vetjake' , lirinë pozitive dhe jo atë shkatërruese. Lirinë që njeriut i duhet drejt vetërealizimit , vetëdijësimit dhe kjo mendoj se arrihet përmes përvojave të përftuara nga krijimi i raporteve me njerëz dhe rrethana të ndryshme.Njeriu është i lirë ateherë kur ai ka ideale dhe parime , kjo e ndihmon atë drejt orientimit t'i përgjigjet me lehtë realitetit dhe mbi të gjitha të mbajë qendrim konsekuent dhe aktiv në jetë.
    Mbaj shënim një shprehje të Erich Fromm ;
    "Dashuri do të thotë të bashkohesh me dikë ose me dicka jashtë vetes sate me kusht që të ruash pavarsinë dhe tërësine e unitetit tënd".
    Nuk dua të jem kushtëzuese as cënuese e unitetit të partnerit.
    Nuk është përjetim personal i imi madje do të isha kurioze të dija mendimin e atyre çifteve që kanë përzgjedhur të punojnë së bashku , por unë me përceptimin tim minimalist kam projektuar atë ide si më lart nga vrojtimi që kam hasur , nuk e vendos në diskutim që çdo njeri përzgjedh të bëjë në jetë atë që i leverdis dhe që rrethanat i detyrojnë ndonjëherë.

    Bashkohem gjithashtu edhe unë me Broken , të uroj mirseradhjen , emër shumë i bukur! Uroj të argëtohesh këtu.

    : )
     
    Eléonoré likes this.
  9. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Faleminderit Solaris dhe Broken Smile per mikepritjen. Emra shume te bukur gjithashtu. Solaris, nje emer pa moshe...gjithnje i lashte, gjithnje i ri dhe modern...i pavdekshem... Ultra!

    Who broke your smile dear Broken?

    Hapesira vetjake, mendoj Solaris, eshte e pakufizueshme ne boten e brendshme personale te cdo njerit prej nesh. Ajo nuk njeh pengese, apo kufi dhe demonstrohet shpesh ne forme enderrimesh te ndergjegjshme, ne forme krijimtarie apo forme imagjinate...nuk njeh cati apo dysheme. Ne skllaverine me te madhe apo ne burgjet me te sofistikuara njeriu ka gjetur mundesi te mbijetoje ne saj te kesaj lirie mendimi dhe enderrimi. I dale nga veteizolimi ky njeri do te kuptoje shpejte se liria jashte mureve do t'a coje ne nje gjendje varesie te pashmangeshme.
    Ashtu si thoni edhe ju, per mua liria e shendetshme apo pozitive duhet te kete nje lloj kufizimi ose zinxhiri qe te ben te kthehesh pas nje eksplorimi prane nje njeriu te dashur, prane strehes prinderore, prane atdheut qe te lindi, prane nje ideali qe ti e do dhe e mbron me pasion...ndersa ajo e pakufizuara ose shkaterruese e percaktuar nga ju nuk eshte gje tjeter ne mendjen time vecse nje fllucke sapuni, ose nje tollumbace e cila e kenaqur per lirine e gjetur do te kuptoje shume shpejte se ajo do te pellcase, por e kujtuar vone, ajo nuk do te kete me gravitetin e duhur per tu rikthyer ne TOKE.

    Cfare eshte teresia e unitetit personal per ty Solaris?
    A ju vjen keq ne se ju drejtohem ne formen tone joformale te vetes se dyte njejes, ne rast nxitimi?

    Juaja,
    Eléonoré
     
    Johana and Solaris like this.
  10. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    E dashur Broken Smile,

    Nje miku im, pilot helikopteresh, u ankua njehere per mungese bujarie bilez edhe vrazhdesi demonstruar nga nje grup te rinjsh ne nje fshat te thelle te Malesise, gjate periudhes se nje dimri te eger kur debora kishte bllokuar rruget dhe zbritja ne qytete per blerje mielli ishte e pamundur. I derguar nga shteti, me c’me kujtohet ishte periudha e qeverisjes se Zotit Nano, piloti se bashku me mekanikun filluan shkarkimin e thaseve te miellit, ndersa nje grup burrash ne heshtje inatcore benin sehir. Nuk e duam miellin e Nanos, thirri njeri prej tyre, me c’dukej «DASHI» I fshatit.

    Duke njohur qendrimin favorizues ndaj partise ne pushtet te pilotit, me erdhi keq qe ai i «akuzoi» per mosmikpritje . E VERTETE nga perspektiva e tij. Ai nuk u mireprit. Por po aq e VERTETE perspektiva e ketyre malesoreve te cilet preferuan te rrine pa buke se sa te hanin buken e derguar nga dikush per te cilin ata nuk kishin votuar. Nuk e di pse per momentin, ne mendjen time, kete grup te «pagdhendur» apo te vrazhdte djemsh I quajta BURRA TE QEMOTIT. Mungese instinkti MBIJETUES? Apo ndoshta ata zgjodhen BESNIKERINE e shpallur haptasi per nje kah dhe KRENARINE, si ekzistenciale per mbijetesen e SHPIRTIT.

    Nje pjese shkeputur nga ajo qe i shkruajta mikut ne fjale, vijon me poshte. Thjesht si shembull i thjeshte i asaj pyetje qe ju me bete ne lidhje se cfare kuptoj une me BESNIKERI.

    Si puna e pikes se ngopjes, kur sheqeri ose edhe kripa per ate pune jane me sasi me te madhe se uji per t’i tretur, keshtu kam vene re se njerez te medhenj te penes kane braktisur sallonet luksoze dhe pasurite velese ne kerkim te dickaje te rralle, te eger, te pakompromentueshme, fisnike, te pandryshueshme, te qendrueshme… Lord Byron kur vizitoi Malesine Shqiptare gjeti pikerisht ate qe po kerkonte. A ishte valle Kanuni i Leke Dukagjinit, a ishte Nora e Kelmendit qe e nxorri plumbin me plumb, kullat e ngujimit, besa e dhene tek pragu i deres se malsorit dhe mbajtja e saj deri ne shfarosje te gjithe njerezve te vete? A ishin Virgjereshat Malesore qe ktheheshin ne burra per te mos humbur sikur edhe per pak kohe mbiemrin e fisit te tyre. Po Legjenda e bukur e Rozafes dhe sakrifices se malesorit per te cimentuar e bere te qendrueshme fondacionet e keshtjelles se tij. Po lahuta e malesorit qe te shpon direkt e ne zemer me telat e saj per te percuar historine e lashte te ketyre trojeve me gojedhena e kenge tronditese. Kjo Toke te gjitha mban. Ka gjera te buta e gjera te ashpra. Ka njerez te bute e te ashper. Ka kafshe te buta e te egra. Ka nga ato qe rrine ne kope ne fushat bujare dhe nga ato qe u ngjiten maleve ne kerkim te nje lirie qe vetem majat e pakapeshme mund t’ju ofrojne. Ka njerez qe jetojne me te gjitha anet e ka nga ata qe jetojne vetem me NJE ANE deri ne vdekje. Pena juaj me solli imazhin e ketyre burrave qe ne mendjen tuaj harruan bujarine por ne mendjen time evokoi nje sofer malsore shtruar ne toke ku groshi i servirur me mishin e thare si ushqim per stomakun serviret me besnikeri e beslidhje per NJEREN PALE. Pranimi i thesit te miellit nga TJETRA PALE ndersa besedhenes se te PARIT do tua ngecte ate buke ne fyt e do ti bente te humbisnin te drejten e «KUNDERQENDRIMIT».

    Nuk e di nese ka kuptim kjo per ju. Sidoqofte, ky eshte mendimi im modest.

    Juaja,
    Eléonoré
     
    Johana likes this.
  11. katsune

    katsune cherry blossom

    Te lutem nese nuk e ke problem Eléonoré, mund t'i drejtohemi me 'ti' njera-tjetres? :)

    Ahhh njeriu, kjo qenie e cuditshme qe nga natyra vjen por natyren mohon. Kafshe ideologike e palumtur do mbese deri ne fund, edhe ne dem te vetvetes.

    Perse e dashur ideja jote rreth dashurise e pati te nevojshme te merrte shembuj nga bota e paqendrueshme e qendrimeve ideologjike? Vertet nje raport mes dy njerezve mund te marre shprehjen e nje ideologjie te mirefillte, por a mund te flitet per dashuri ne kete rast? Ndersa ne rastin e kundert, ne anen e dashurise, c'vend kerkon besnikeria ne vetvete aty ku dashuria ka permbushur me kohe lumturine e shumepritur ne teresi? :)
     
    gurax likes this.
  12. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    @Eléonoré ,
    patjetër. Mund të më drejtohesh në mënyre jo formale. Kënaqësi për mua të ndajmë së bashku mendime. Të falendëroj!

    Uniteti pak a shumë përkufizohet në fjalor si , njësi , të qënit një i vetëm. Uniteti njerëzor përfshin , mendimet , dëshirat , arsyen , ndërgjegjën tënde , lirinë tëndë....formimin tënd , brendësine tënde....etj etj, kjo je ti ky duhet të jetë uniteti yt...kjo jam unë , uniteti im.

    Mbrëmje të këndshme.
     
    Johana and Eléonoré like this.
  13. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nuk dua te shfaqem si ai qe kerkon te beje rremuje, por ne disa gjera nuk jam shume dakord me Eléonoré. Disa faktore dhe ngjarje ilustruese te sjella, nuk deshmojne per universalitetin e nje nocioni te caktuar, por per kendveshtrime vetjake interpretuese te ngjarjes ilustruese vete, duke ja veshur kete me pas nje nocioni te preferuar. Me spikatesja eshte shembulli i sjelle i kalase se Rozafes. Me shume sesa sakrifica e malsorit, mua me bie ne sy nje tjeter element. I erret, i zi. Elementi se midis 3 vllezerve qe rane dakord per nje ceshtje dhe qe i premtuan dicka njeri tjetrit; e 2 prej tyre - shumica - nuk e mbajten fjalen e dhene. Eshte njesoj si te biesh dakord me dike qe do shtini tek-a-cift per dicka dhe kur humbet, nuk e pranon. Pra ne thelb, e njejta ngjarje, per disa shihet si sakrifice e denje per kenge, per disa te tjere si pabesi e denje per kenge. Cilet prej ketyre kane te drejte?
     
  14. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Cfare lidhje ka dashuria me besnikerine? Nqs lumturia arrihet nga gjetja e dashurise, dhe nqs dashuria nuk eshte gje tjeter vecse konsumim erotik I nje pasioni trupor, dhe nqs ky konsumim ndodh rregullisht nje here ne dite, ne jave apo ne muaj cfare ngelet tjeter tjeter ne jeten e nje cifti per te gjetur permbushje ne prezence te njeri tjetrit ne qofte se ne kete lidhje nuk ka ingrediente te tjere ? Perceptimi i dashurise dhe cilet jane ato ingrediente qe e bejne te lulezoje dhe t’i qendroje kohes ndryshon nga individi ne individ. Per mua besnikeria eshte e rendesishme. KAQ.

    Nqs pasionin e ushqen me konsumim fizik, nqs stomakun e mbush me ushqim, nqs veshet i kenaq me nje melodi te kendshme, doren me nje cope kashmiri te bute, syrin me nje lule te bukur, hunden me nje ere te mire dhe gjuhen me shijen e athet, te kripur, te sheqerosur, te tharte, lengevenese…ashtu edhe shpirtin e kenaq me respektin qe merr, me fytyrat mirenjohese , dashamirese e inkurajuese qe te drejtohen ne rruge kur ti ecen krenare, per nje pyetje te bere e te marre prej teje, per nje drejtesi qe vure ne vend, per jeten e nje zogu qe shpetove, per nje darke te mire qe shtrove dhe falenderimet per mikepritjen e pashoqe…shume pak shembuj keto qe e ndertojne shpirtin, qe e bejne te ndihet i njohur e i lavderuar e mbi te gjitha i motivuar e i nxitur te perhape pak nga kjo drite qe ti rrezaton.

    Por ai shpirt mund te vritet, te shkaterrohet e te poshterohet kollaj nese partneri-partnerja me te cilin ti ndave vetveten dehet me shijet e afsheve ne krevatet e dikujt tjetri.

    Nuk jam moraliste apo gjykuese e praktikave ose tendencave te manifestuara nga njerezit. Konstatoj realitetin dhe shpreh hapur, pa frike dhe bindje te thelle te asaj qe eshte dhe e asaj qe duhet te jete. Si cdo koke qe gjen festen e saj, si cdo tenxhere qe gjen kapakun e vet, secili nga ne ne kete bote NJEREZIM i imagjinuar me thjeshtesi si nje trup gjeometrik rrotullohet e rrotullohet dhe gjen vrimen e vete. Perfeksion. Perputhje totale. Sfera ne vrimen e sferes me te njejtin vellim, kubi ne te tijin e keshtu me rradhe. LUMTURI. Kush dominon PERMBAJTESI apo PERMBUSHESI? Nuk kane kuptim pa njeri-tjetrin…ndoshta.

    Femra eshte mbrojtese, jete mbartese dhe jeteshpetuese. Mimi Kodheli eshte Ministrja e Mbrojtjes por e kam te veshtire ta imagjinoje ne nje (larg qofte e kurre mos ndodhte) beteje ku ajo perpara batalionit apo brigades me zerin femeror qe natyra i dhuroi te therrase «Zjarr».
     
    Johana likes this.
  15. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Thone se kokat e medha :p (sa po me pelqekan keta borrokocat ketu)
    mendojne njesoj. Rrofsh me nxorre nga sikleti Smile. Te njejten pyetje i bera edhe une Solaris. Mund te me drejtohesh gjithmone me «ti», mos hezito.
    Ma ha mendje se kur konceptohet nje ide apo ideologji si udheheqese e nje sistemi te ri ekonomik, ajo, behet ne menyren me te paster dhe mireberese. Zbatimi i saj ne praktike le per te deshiruar, per arsyen e thjeshte se niveli i ndergjegjes njerezore nuk ka arritur ne piken e deshiruar apo te preferuar. Nuk jam ne gjendje te kuptoj se kush jane kafshet ideologjike. Malsoret apo politikanet e korruptuar qe i ulin koken edhe IDESE vete? Megjithate, po e pranoj, Mea Culpa, kur ju me pyetet se cfare eshte besnikeria per mua, me sinqeritetin me te madh po te them se per nje moment harrova qe po flisnim per besnikerine ne dashuri, dhe mora nje shembull qe me erdhi ne koke. Kam shkruar pak me larte ne lidhje me mendimin tim.
    Si gjithmone, nje kenaqesi
    Eléonoré
     
    Johana likes this.
  16. katsune

    katsune cherry blossom

    ka dicka qe nuk shkon ketu, Eléonoré. ne fillim e vlereson dashurine thjesht nje shprehje te epshit, nje konsumim trupor, dhe per mendimin tend keto nuk mjaftojne meqenese flet per shpirtin qe ka nevoje per me shume. vec se me pas thua "Perceptimi i dashurise dhe cilet jane ato ingrediente qe e bejne te lulezoje dhe t’i qendroje kohes"...kjo i bie njesoj si duke patur ne dore cekicin per te ngulur gozhden, preferon ta hedhesh tutje e te marresh nje pupel per te ngulur te njejten gozhde. :confused:

    gjithmone nese eshte keshtu si e ke shkruar, qe dashuria eshte thjesht epsh, konsumin trupor... :)
     
  17. katsune

    katsune cherry blossom

    ideologjia eshte thjesht nje ide e falsifikuar qe krijohet mbi realitetin, nje kendveshtrim subjektiv i kultivuar masivisht mbi dicka qe perbehet nga teresia e te vertetave. eshte njesoj si te shohesh boten vec ne nje drejtim pa patur mundesi te kthesh shikimin, e perhere ne te njejtin drejtim. personi qe i permbahet nje ideologjie te caktuar nuk eshte i hapur ndaj diskutimit per arsyen e thjeshte se ai mendon se opinioni i tij eshte i vertete vetem per faktin se eshte i veti (qe ne fakt nuk eshte, sepse eshte nje opinion i ushqyer ne ate menyre qe ky person te mendoje se eshte i veti), dhe nuk ka ndermend ta modifikoje. ideologjia mund te konsiderohet e pashmangshme, por kurrsesi pozitive. :)
     
  18. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Nuk e kisha per marredhenie fizike ne vendin e punes.E kisha fjalen qe nuk funksionon aty ku perfiton te ardhura.Eshte rutine e para dhe ka gjithmone peshperitje nen ze qe i bie ne realitetin tim: ajo eshte nje llacke qe perfiton nga pozicioni i burrit te saj....ose dhe e kunderta,
    Sipas mendimit tim te JETUAR.
     
    Johana and Eléonoré like this.
  19. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ta qaj hallin vertete...ne se hall e quan. Nuk ta uroj ta kesh ne se nuk e do or burr dheu!
    Sa per vete, qe te rifutemi ne teme, ne kushte ideale nuk do te doja fare te punoja...Do te rrija ne shtepi dhe do t'a ushqeja me buken e mendjes, te stomakut, te shpirtit etj. etj:p dhe ne se do me mbante ne pellembe te dores, i lodhur nga puna kur te vinte do i laja kembet... Me quaj «old-fashioned» po deshe...

    Dite te kendshme Gurax.
     
    Johana likes this.
  20. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Oh edhe nje gje te fundit...

    Per t'i dhene pergjigje temes do me duhej te merrja ne konsiderate faktore te tille si: a behet fjale per sektorin privat apo shteteror... nese privat a eshte kompani e ciftit apo jane te dy te punesuar nga i njejti punedhenes....nese shteteror a punojne per shembull brenda te njejtes Ministri, departament etj etj. Nese synimi eshte suksesi brenda per brenda kuadrit te kesaj kompanie apo departamenti, nese te dy jane te ndergjegjshem qe jane punesuar pa hile ne saj te aftesive qe ata ofrojne, nese komplekse inferioriteti-superioriteti nuk ekzistojne, nese besimi tek njeri-tjetri eshte i verber (padiskutueshem) nuk shoh ndonje problem ketu. Personalisht do te preferoja t'a kisha me te madh ne pozite...por kjo jam une...

    Ciao
     
    Johana likes this.

Shpërndajeni këtë faqe