Ne pune me bashkeshorten/in?

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga niky, 8 Dec 2009.

  1. niky

    niky Primus registratum

    Ne pune me bashkeshorten/in?

    si mendoni a eshte mire te punosh ne nje pune/zyre me bashkeshotin/en?mendoni se eshte produktive,apo problemet personale do te ngaterrohen me ato te punes?
     
  2. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    nuk eshte mire, nuk eshte produktive, ka shance me te medha per korrupsion etj...
    nuk e di per ne institucionet e tjera por ne polici nuk lejohet qe te punojne se bashku ne te njejten drejtori...
     
  3. niky

    niky Primus registratum

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    pse ka shanse per korrupsion?
    nuk e dija qe ne te njejten drejtoni nuk lejohen 2 bashkeshort,vetem ne shqiperi eshte kjo apo dhe ne vende te tjera?
     
  4. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    nuk jam shume mire e informuar po kete gje e di...
    sigurisht qe ka shance per korrupsin, se gruaja bie ne ujdi me burrin dhe njeri e firmos e tjetri e vulos kundrejt nje qellimi te caktuar...ose burri i cakton detyra me te thjeshta gruas te tij dhe nuk e trajton te barabarte me te tjeret, ose ne rast te ndonje shkelje gjithmone ta tendencen te mbylli nje sy nukndrejt gruas/burrit...
    kjo eshte ajo qe une mendoj...
    por kjo nuk eshte brenda vetem nje institucioni, mund te jene te dy ne dy institucione te ndryshme, por ne qofte se mund te takojne ne ndonje ceshtje te perbashket, njeri nga ata duhet te terhiqet nga ai problem duke e justifikuar se perben "konflikt interesi"keshtu quhet...
     
  5. niky

    niky Primus registratum

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    kjo e fundit perbene parimin e paanesise tek e drejta administrative,por vetem ne rast se njeri prej tyre merret me ceshje vendimesh dhe nese tjetri do te zgjidhi nje problem e per kete problem i duhet te vendosi bashkeshorti/ja,ky/kjo e fundit duhet ti beje te ditur eprorit te vet per kete konflikt interesi dhe ne kete ceshtje ai nuk mund te jete ne ate komision per te marr vendime per ceshtjen ne fjale(gjithmone nese ai eshte pjese e komisionit te marrjes se vendimeve),nese ai/ajo nuk eshte,ska aspak problem.u zgjata dhe dola ca nga tema

    sigurisht qe ka shance per korrupsin,
    se gruaja bie ne ujdi me burrin dhe njeri e firmos e tjetri e vulos kundrejt nje qellimi te caktuar...ose burri i cakton detyra me te thjeshta gruas te tij dhe nuk e trajton te barabarte me te tjeret, ose ne rast te ndonje shkelje gjithmone ta tendencen te mbylli nje sy nukndrejt gruas/burrit...

    kjo mund te jete nese ato punojne ne nje pune shteterore dhe kur jane vete drejtues,por ne rastin kur ata jane te punesuar diku(nuk merren me vendime),apo kane bisnes privat?pse mos te jete produktive puna?
     
  6. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    kur kane biznes privat ndryshon puna, sidomos kur eshte biznesi i familjes. une mendoj qe jane te domosdoshem qe te dy...
     
  7. Snow

    Snow Primus registratum

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    Mendoj qe eshte dicka e gabuar.Ne mardhenie pune duhet me shume llogjika dhe autoriteti po u futen ceshtjet familjare atje do behet lemsh dynjaja.
     
  8. niky

    niky Primus registratum

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    pse nuk mund ta perdoresh logjiken dhe pa futur ceshtje familjare?
     
  9. Snow

    Snow Primus registratum

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    nje zenke ne darke me burrin apo gruan reflektohet te nesermen ne mengjes kur je nje 1 zyre... pra me pak fjale llogjika e ndjenja jane 2 gjera te ndara nuk duhet te ngaterrohen
     
  10. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    nuk jane kaq te ndara me thike gjerat...
    ti thua llogjika dhe ndjenja, pra puna dhe familja...
    une mendoj se llogjika dhe ndjenja hyjne tek te dyja edhe tek puna edhe tek familja...
    po te jete keshtu sic thua ti, edhe nje x drejtor nese zihet ne darke me gruan, te nesermen ia nxjerr inatin vartesve te tij?
     
  11. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    Nuk ka te beje vetem me korrupsionin, por me komunikimin.

    Marredheniet ne cift kane luhatje te medha dhe te qenit ne te njejtin ambient pune mund te behen shkak per skena te pakendshme per askend [​IMG]
     
  12. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    une mendoj se asnjerit ne pune nuk i rrifet nese zihen dy bashkeshorte ne pune, skena te pakendeshme mund te kesh edhe me koleget...
    madje me shume mund te zihesh me koleget, sepse me burrin psh mund te zihesh edhe ne darke ne shtepi, ndersa kolegun e ke vetem ne pune...
    ndersa ne nje biznes te familjes une jam pro te qenit te te dy bashkeshorteve, punes i rrihet me ne koke, eleminon punonjesit e tepert, ata mund te mbulojne me shume se nje pune, duke qene qe eshte biznesi i tyre, nuk me duket aspak problem kjo gje...
     
  13. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    Konflikti i interesit shfaqet rëndom midis njeriut, pronës që ka ose profesionit dhe pozitës vendimore që i besohet këtij njeriu e që kërkon si kusht kryesor paanësinë.

    Përsa i përket biznesit familjar të zgjeruar. Sipas mendimit tim, është më mirë që në të të mos përfshihen njerëz të familjes, jo për arsye besimi e mosbesimi, apo konflikti, por ngaqë në mjaft raste ose shumicën e tyre, familjari, burri ose gruaja, apo fëmija, mund të mos kenë aftësinë, përgatitjen e duhur. Ndaj lipsen specialistët; në gjendje ta mbarështojnë. Dëshira është e pamjaftueshme.

    Them se edhe lidhja burrë grua në vend që të forcohet tenton të rrënohet për faktin se u “njohëm si tepër”. Dua të them se njeriu ka nevojë të thithë edhe ajër tjetër, e jo vetëm të njëjtën erë sqetullash. Njohja e tepërt zhduk ato ndryshime që përbëjnë karakterin e dy vetave e që pas kësaj kur s’ka më asgjë të re për të zbuluar, kuptohet se fillon të humbasë interesi. Natyrisht mbeten paratë në mes, por nuk di deri në ç’masë ato garantojnë harmoninë dhe dashurinë. 24 orë me të njëjtin njeri, është si të jesh në burg.

    Ndërsa në rastin e biznesit të ngushtë, psh një dyqan apo veprimtari e kësaj natyre e përhapjeje, shpesh është e detyruar pjesmarrja familjare si punësim por edhe ngaqë mundësia financiare nuk lejon personel të “huaj”. Nuk flitet për konflikt interesi. As edhe në rastin kur kemi të bëjmë me ortakëri. Psh, një bar i marrë me qera nga dy e më shumë shokë.

    Konflikt interesi kemi kur një nga bashkpronarët, (rasti i parë) ose pronari direkt (rasti i dytë) ngarkohet me një funksion zyrtar, politik, apo psh në organet e drejtësisë, i cili i jep të drejtë vendimore ose të ndikojë në zgjidhjen e një konflikti në favor të palës ku interesat e tij janë të pleksura.

    Burri dhe gruaja mund të punojnë në një ndërmarje, ose istitucion shtetëror të dy. Janë subjekte juridikë të ndryshëm, parë në planin individual sepse edhe një grup përbën një subjekt juridik. Në të dy rastet kuptohet si aftësi juridike, e lidhur me të drejtat dhe detyrat. Nuk di nëse ka ligje për këtë gjë. Mund po, por mundet edhe jo.
    Pyetja është: Po kur dy veta njihen dhe dashurohen në vendin e punës, çduhet bërë?

    Një nga budallallëqet më të mëdha që kam lexuar ndonjëherë është thënia se, sherrin me burrin e vazhdoj në shtëpi. E futin sherrin në çantë sëbashku me ornamentet e tjera dhe në darkë sapo mbyllin derën pas shpine fillojnë ulurimat. Të nesërmen qeshin vesh më vesh sikur nuk ka ndodhur gjë.
     
  14. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    nuk mendoj qe njerezit jane kaq komode dhe punet jane me kaq shumice sa te fillojne te zgjedhin se ne cfare largesie nga puna e duan burrin...
    dhe sa per paragrafin tend te fundit atman, si gjithmone ne vend te embelsires, po te them se dy bashkeshorte per shume arsye nuk bejne sherr, pra e anashkalojne nese ne pranine e tyre mund te kete kolege, shoke etj...sepse nuk eshte njesoj si te besh debat me nje koleg ne sy te kolegeve te tjere dhe te besh debat e te zihesh me burrin/gruan ne prani te kolegeve te tjere...
    nuk e kuptoj ku eshte budallalleku qe nje problem pune ta diskutosh ne shtepi, qofte edhe te zihesh, ku eshte problemi qe kete sherr ta shmangesh ne pune, ku mund te jesh mes 100 kolegeve
    "ta fusesh ne cante", dhe jo ne prani te te tjereve, te zihesh te diskutosh...
    dhe nje nga ambjentet ku burri me gruan mund te zihet lirshem pa pranine e te tjereve eshte shtepia
    me sa duket prandaj edhe ligjvenesit pervec faktorit nepotizem, duhet ti kete shkuar ne mendje edhe kjo gje...
     
  15. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    E dashur, ujku nuk ha mish me porosi. (flas per temen)
    Po te lexosh se çfare ke shkruajtur me daten 14 dhjetor do te kuptosh qe une kam te drejte. Ti flet per sherre e jo per diskutime te lidhura me punen e problemet e saj. Besoj se dallimi eshte i qarte. Dhe budallalleku eshte...perpiqu te kuptosh domethenien e frazes se pare.

    Persa i perket embelsires. Une nuk i ha. Sikur te me afrosh ndonje ngaster lakrori, nuk e refuzoj edhe po te jete bere me hithra.
     
  16. marcy

    marcy Primus registratum

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    Nese do ishte nje biznes privat familjar atehere do me pelqente te punoka bashke me burrin, ndryshe jo. Nuk do ndihet mire burri dhe gruaja kur te shikojne njeri-thetrin tek flasin me koleget e tjere. Do krijohen shume situata te pakendshme, sidomos nga burrat. Nuk durojne ata t'u japi muhabet nje mashkull tjeter gruas se tij. Kane temper. Marrin flake menjehere.E shikojne cdo mashkull me syrin e konkurrences. Kjo e fundit vlen dhe per femrat.
     
  17. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: niky</div><div class="ubbcode-body">si mendoni a eshte mire te punosh ne nje pune/zyre me bashkeshotin/en?mendoni se eshte produktive,apo problemet personale do te ngaterrohen me ato te punes? </div></div>

    Largqoft me punu me i ven me grun/burrin. Fillojn xhelozira (jo sekretaria ta grric, jo e shef shtremët shefin, etj.). Dhe më kryesorja, inatet e natës vazhdojn të trashen ditën. Dhe dashnia, pak e ka pak, fillo davaritet në rutinën e punës akoma më shpejt se në atë të shtëpisë ...
     
  18. Ajsa

    Ajsa Primus registratum

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    Kjo gje varet nga lloji i punes.Nje biznes i suksesshem arrin fale dy bashkeshorteve te impenjuar, pasi interesi kryesor eshte qe te perkushtohen qe te dy.Kur jane te punesuar qe te dy ne te njejten pune shpesh ndodh qe te mos respektojne etiken e punes.Qe te dy do mendojme se eshte ne favorin e tyre dhe nuk do i permbahen dot kujdesit te tepert dhe kontrollove, cdo shikim do shihet me dyshim kur i drejtohet dikujt tjeter.Cdo levizje do shoqerohet me sy, keshtu qe do sjell shperqendrimin ne pune dhe te dy palet do ndihen ne siklet.
     
  19. Psemo

    Psemo Primus registratum

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    Kjo varet nga burri dhe gruaja, sic e tha bashkeshkruajtsi me siper, kur kane probleme naten do ken probleme dhe diten. Puna/businessi jane vetem ca shkaqe per probleme me shume.

    Ps. Problemet e nates nuk zigjedhen diten, dhe ato te dites nuk zgjidhen naten.
     
  20. Cleopatra

    Cleopatra Forumium praecox

    Re: Ne pune me bashkeshorten/in?

    Varet per ca behet fjale,por prap se prap preferoj Jo.
     

Shpërndajeni këtë faqe