Ndihmë për projektin "Laptop Based Radar"

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga Gazmend Mici, 18 Mar 2018.

  1. Gazmend Mici

    Gazmend Mici Primus registratum

    Përshëndetje!

    Unë quhem Gazmend Mici dhe studioj në degën Inxhinieri Telekomunikacioni të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (UPT). Së fundmi kam marrë përsipër realizimin e nje projekti për ndërtimin e një radari i cili do të jetë në gjendje të dedektojë objektet që janë në lëvizje dhe në prehje. Gjithashtu ai dedekton dhe objektet që ndodhen në një lartësi të caktuar në lidhje me tokën. Projekti shkencor është pjesë e Departamentit të Elektronikes dhe Telekomunikacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ndërtimi i këtij radari kërkon disa pajisje që mund të blihen online dhe do të doja që të më ndihmonit me një donacion sado të vogël për materialet, me aq sa keni mundësi. Gjithashtu nëse jeni të interesuar edhe keni pasion ndërtimin e qarqeve elektronike mund të bëheni pjesë këtij projekti në laboratorin e FTI i cili do të prezantohet në ambientet e Departamentit të Elektronikes dhe Telekomunikacionit. Nëse mundeni të kontriboni për realizimin e këtij projekti i cili nuk kushton shumë, jeni të mirëpritur. Gjithashtu nëse nuk mundeni mund t'jua sygjeroni njerzëve të tjerë të cilët mund të ndihmojnë.
    Për më shumë informacion rreth këtij projekti dhe kostove të materialeve do të gjeni në faqen:

    https://www.gofundme.com/7gcrg-my-science-project 28037742_15197471610_r.jpeg

    Nëse keni pyetje për realizimin e projektit mund të më kontaktoni në: email:
    Gazmend.Mici@fti.edu.al

    Do ta vleresoja shumë ndihmën tuaj.
    Ju faleminderit!
    Gjithe te mirat,
    GM
     

Shpërndajeni këtë faqe