NBA, Ndalen Cleveland Dhe Toronto

Diskutime tek 'Sporte te tjera - Basketboll- Atletike- Shah' filluar nga Agjenti_007, 29 Feb 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    1456754126wallll.jpg

    Mungon LeBron James dhe Cleveland Cavaliers ndalet në kampionatin e NBA. Në “Verizon Center”, në përballjen me Washington Wizards, “The King” u la pushim nga Tyron Lue, gjë që u shfrytëzua mjaft mirë nga skuadra e Wizards, që e fitoi këtë ndeshje 113-99.

    Wall me 21 pikë dhe 13 asist dhe Porter me 21 pikë ishin ata që e udhëhoqën Washingtonin drejt kësaj fitoreje që ishte e 28 sezonale. Për Clevelad nuk mjaftuan 28 pikët e Irving për të evtuar disfatën e dytë radhazi dhe të 17 në 58 ndeshje të luajtura deri tani.

    Ndalet në këtë ditë të kampionatit të NBA edhe Toronto Raptors. Skuadra kanadeze u mposht nga Detroit 101-114, me skuadrën e Pistons që po sheh t'i rriten shpresat për të hyrë në fazën e “playoff”-it. Jackson me 19 pikë dhe Drummond me 18 topa në tabelë morën përsipër t'i jepnin fitoren Pistons, e 31 sezonale për të. Duke e kërcënuar akoma më shumë Chicago Bulls për vendin e tetë në klasifikimin e Konferencës së Lindjes. Nga ana e saj, Toronto edhe pas kësaj disfate vazhdon të jetë e qetë në vendin e dytë në këtë Konferencë, me 39 fitore dhe 19 humbje.

    Në ndeshjet e tjera të NBA, Miami Heat mundi New York 98-81, Portland Trail Blazers fitoi me Indiana Pacers 111-102, Atlanta Hawks triumfoi ndaj Charlotte Hornets 87-76, ndërsa Dallas Mavericks shkatërroi Minnesota Timberwolves, teksa e mundi 128-101.
     
    AL3XI likes this.

Shpërndajeni këtë faqe