Në “kërkim” të unit

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga Seyfert, 30 Jan 2016.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Kush jam unë? Dhe kush janë të tjerët? A do të provojnë atë që provoj unë, apo jo? Kur një fëmijë bën këto pyetje (zakonisht i bëjmë të gjithë kur jemi të vegjël, ndonëse më vonë i harrojmë), i bie të ndeshet me një mekanizëm shumë të rëndësishëm, themelor për mbijetesën e tij në botë: strukturimin e identitetit
    [​IMG]
    “Identiteti është ai që na lejon të dallohemi nga të tjerët”, thotë Accursio Gennaro, profesor i Psikologjisë së Personalitetit në Universitetin La Sapienza në Romë. “Eshtë pjesa më vitale dhe solide që ne kemi, ku bashkërrjedhin nevojat dhe pritshmëritë tona, është gjithçka që na lejon të zhvillojmë mënyrën tonë të të qënit, unicitetin tonë”. Identiteti është i përbërë nga shumë komponentë që, nëse duam të thjeshtësojmë, mund t’i ndajmë në tre tipologji: ka një identitet fizik (trupi im, fytyra ime, pamja ime), një identitet social (çfarë pune bëj dhe çfarë shkolle mbaroj, familja prej nga vij, shteti dhe qyteti që i përkas, por edhe niveli im kulturor dhe kredoja ime fetare), dhe një identitet psikologjik (karakteri im, personaliteti im). Të gjithë mund të modifikohen me kalimin e kohës: ngjarjet e jetës, mendimet, arsimimi na transformojnë në mënyrë të vazhdueshme. Një transformim që ka edhe një të ngjashmin e tij biologjik: çdo eksperiencë prodhon lidhje të reja cerebrale, të cilat plazmojnë personalitetin dhe përcaktojnë sjelljet e ardhshme të secilit prej nesh.

    Ekziston megjithatë diçka “nën” që të gjithë ne e perceptojmë si solide dhe koherente, e dalluar mirë nga të tjerët dhe me kufij të përcaktuar qartë. Eshtë pika jonë konstante e referimit, që na lejon të formulojmë mendime, të riorganizojmë përvojat dhe emocionet, të veprojmë me vetëdije. Dhe të pohojmë: unë jam diçka ndryshe nga të tjerët. Mund të arrij të identifikohem me të ngjashmit e mi, mund të arrij të afrohem me ta deri në atë pikë sa të provoj edhe emocionet e tyre, duke qarë dhe gëzuar bashkë me ta, por identiteti im mbetet i shquar qartë, dhe në asnjë moment nuk mendoj të jem “të tjerët”.

    Hapin e parë për të qenë vetvetja e kemi bërë në vitet e parë të jetës, duke mësuar të njohim trupin tonë. Falë feedbac-kut ndjesor që vjen nga lëkura, nga organet e brendshëm dhe nga artikulimi jemi bërë të vetëdijshëm për ndjesi fizike si dhimbja, temperatura, gjendja e keqe, mirëqenia e organizmit tonë, përveçse për pozicionin e trupit tonë në hapësirë.

    Hapi tjetër ka qenë identiteti mendor. Si gjë e parë, kemi mësuar të njohim veten në pasqyrë (zakonisht në moshën një e gjysmë). Në moshën 2 vjecare ishim në gjendje tashmë të flisnim në vetë të parë, dhe tre vjeç mundeshim të përshkruanim çfarë ndjenim. Por deri në atë moshë, në botën tonë ekzistonim vetëm ne. Dhe në fakt, vetëm në moshën 4 vjec kemi kuptuar për herë të parë që ekzistojnë “të tjerët”, entitete si ne por me gjendje emotive dhe mendime të tyret, të ndryshëm nga tanët.

    Momenti kur fëmija mëson që “unë jam unë, por nuk jam ti, dhe ti je ti, por nuk je unë”, është një moment kyç për zhvillimin e identitetit. “Dhe është një moment shumë delikat”, shton Gennaro. “Fëmija, që me prindërit ishte një gjë e vetme, fillon të ndahet dhe diferencohet, me objektivin për të arritur një autonomi dhe pavarësi të tijën. Do t’ia dalë mbanë me kalimin e viteve, përmes përvojave të përditshme, emocioneve, konflikteve. Por mbi të gjitha përmes marrëdhënieve me të tjerët”.

    Në fakt, identiteti strukturohet dhe konsolidohet me kontaktin njerëzor, në fillim me prindërit dhe më pas me bashkëmoshatarët, shokët e shkollës dhe shokët e lojës. “Në këtë fazë është e rëndësishme që fëmija të shfrytëzojë realitetin e jashtëm: në marrëdhëniet me të tjerët e domethënë me botën duhet të ndihet i lirë të ndërveprojë, të luajë, të ndryshojë gjërat”, shpjegon Gennaro. “Nëse nuk ia del mbanë, nëse mbetet një spektator pasiv, do të zhvillojë një identitet të dobët. Madje mund ta perceptojë botën e jashtme si të dëmshme dhe kanosëse: në rastin më të mirë do të zhvillojë një personalitet shumë introvers, në rastin më të keq një trishtim depërtues.

    Kjo gjë vlen kur rritet dhe hyn në adoleshencë, një moshë edhe më delikate, në të cilën identiteti përforcohet, por në të njëjtën kohë vihet para provës. Në fakt, në këta vite, zhvillimi i ndjesisë së unit mund të pësojë goditje deri frenuese, për shkak të të gjithë streseve të cilëve u nënshtrohet një i ri: përveçse ka të bëjë me ndryshimet fiziologjikë të pubertetit (mjekrra që rritet, zëri që trashet, apo në rastine vajzave gjoksi që rritet) që e detyrojnë të vërë vazhdimisht në diskutin pamjen e vet trupore, adoleshenti ndihet “i goditur” nga të gjithë anët. “Nga njëra anë janë prindërit, që e shohin në një mënyrë të caktuar dhe që kanë pritshmëritë e tyre, nga ana tjetër është mënyra si e sheh bota e jashtme: miqtë, profesorët, por edhe shoqëria”, vëren psikologu. “Të dy këta perceptime mund të hyjnë në konflikt me imazhin që vetë i riu apo e reja ka për vetveten, sigurisht ende në embrion, por që gjithësesi pikërisht në këtë fazë të jetës mund të zhvillohet lirisht”. Aspak e lehtë.

    Domethënë, për zhvillimin e identitetit, adoleshenca është mosha më e vështirë. “Aq më shumë në kohët e sotme, kur kultura kolektive vërtitet përreth vlerave narciziste si suksesi televiziv dhe afirmimi ekonomik, është pothuajse e pashmangshme që të rinjtë të futen në krizë identiteti”, komenton Gennaro. “Janë të corientuar, ndihen në konflikt të thellë me modelet që u propozohen, duke qenë se janë të paarritshëm dhe fiktivë”.

    Emancipimi

    Në kërkimin për një identitet të qëndrueshëm, adoleshentët janë të prirur që të kërkojnë siguri dhe garanci, të cilët vendi i parë ku i gjejnë është një grup bashkëmoshatarësh. Grupi përpunon parime, kode solidariteti, vlera ideale për të uniformizuar sjelljen si dhe për të vlerësuar më pas sjelljet e të tjerëve. Eshtë e lehtë që në këtë moment, më shumë se në çdo moment tjetër, të verifikohen fenomeni i “etiketave”. Këto shërbejnë për të thjeshtësuar, janë një formë rudimentale për ndërtimin e identitetit të të tjerëve, por rreziku është që të burgoset dikush në një rol që nuk i përket apo që nuk e ndien si të tijin. Për këtë arsyen, me futjen në botën e të rriturve, etiketat braktisen, në favor të elaborimeve më kompleksë dhe të artikuluar. Pra, nga etiketat kalohet tek “biografitë”. Dhe në të njëjtën kohë kalohet në elaborimin e autobiografisë.

    Një eksperiment ka treguar që kur shohim një fotografi të vetvetes (por jo kur shohim një fotografi të personave të tjerë) aktivizohen zona të caktuara të trurit, që korrespondojnë me vendin që zë në tru sensi ynë i identitetit. Këto zona ndodhen në hapësirën e trurit që lidhet me emotivitetin dhe në korteksin ballor (pak a shumë mbrapa syve tanë), ku ndodhet qendra e gjuhës. Për të forcuar identitetin tonë, kemi nevojë që “ta rrëfejmë” (jo domosdoshmërisht të tjerëve: është e rëndësishme edhe t’ia tregojmë me mendje vetvetes) në mënyrë që të krijojmë një autobiografi personale. Na shërben për të vlerësuar eksperiencat tona dhe më pas për t’i përpunuar në një njësi koherente që na shërben për veprimet tona. Për këto elaborime janë shumë të rëndësishme, përvec aftësive gjuhësore, edhe kujtesa, e lokalizuar në hipokampus, si dhe zonë të tjera të korteksit ballor që qëndrojnë në themel të proceseve vendim marrës.

    Por për çfarë shërben të kesh një identitet solid? Siç thotë David Eagleman, neuroshkencëtar në Baylor College në Houston, mendja jonë krijon realitetin e saj, pra nuk kufizohet që ta rregjistrojë atë në mënyrë pasive. Pra, bota kështu si e perceptojmë nuk është realiteti i vërtetë, por frut i një elaborimi kompleks që na lejon të jetojmë më mirë. As edhe kujtimet tanë nuk i përgjigjen realitetit (siç e dinë mirë të ngarkuarit për të mbledhur dëshmitë në gjykata): filtrohen nga rrëfimet tanë dhe ripërpunohen nga ëndrrat. E njëjta gjë vlen për identitetin: të bëhesh vetvetja është një proces shumë kompleks, që përfshin përshtatjen me botën e jashtme (me modelet e saj të sjelljes), dhe me botën e brendshme (që mund të jetë në kontrast me atë çfarë të tjerët presin prej nesh, dhe që ka nevojë për kohë dhe për energji që të kuptohet deri në fund).

    Rezultati përfundimtar i këtij oshilacioni mes rregullave, pritshmërive sociale dhe botës së brendshme është identiteti. Megjithatë, nëse përafrimi me modelet e kërkuar socialë mbizotëron ndaj modelit që dëshirohet në brendësi të vetvetes (sic ndodh përshembull kur fëmija ndikohet shumë nga pritshmëritë e prindërve), rezultati final mund të jetë ai që psikanalisti anglez Donald Winnicott e quan “vetvetja false”, një identitet që perceptohet si jo autentik. Prej kësaj buron një sens i fortë boshllëku dhe një mungesë emocionesh që bën të ndihesh “i vdekur brenda”.

    Përkundrazi, nëse zhvillimi dhe modulimi i identitetit nuk pësojnë autostope, me kalimin e kohës strukturohet një “elasticitet” i mirë, domethënë një aftësi e mirë për të modifikuar, për të plazmuar vetveten sipas rrethanave. Personat elastikë dinë të menaxhojnë stresin, janë gjithmonë të gatshëm që të përballojnë momentet e krizës dhe, nëse e kërkojnë rrethanat, t’ia “nisin nga fillimi”. Përkulen por nuk thyhen.

    Po si bëhemi elastikë? “Sigurisht që është i favorizuar ai që lind në një familje e cila përcjell konceptin që ngjarjet e jetës nuk janë të pariparueshme, që asnjë problem nuk është i pazgjidhshëm, që i kemi gjithmonë aftësitë për të kapërcyer pengesat, duke u kërkuar edhe një dorë miqve dhe të njohurve”, thotë Gennaro.

    “Të kesh një rrjet shoqëror të fortë, përshembull të dish të kultivosh miqësitë, është nje tjetër element që favorizon elasticitetin”. Pra, një identitet i fortë di të ndryshojë dhe të pranojë ndryshimet: nuk është asnjëherë i ngurtë, por i lakueshëm. Me masë, sigurisht.




     
    Solaris, xarcus and exit like this.
  2. abs

    abs nuk e di...

    Po si bëhemi elastikë? “Sigurisht që është i favorizuar ai që lind në një familje e cila përcjell konceptin që ngjarjet e jetës nuk janë të pariparueshme, që asnjë problem nuk është i pazgjidhshëm, që i kemi gjithmonë aftësitë për të kapërcyer pengesat, duke u kërkuar edhe një dorë miqve dhe të njohurve”, thotë Gennaro.
    Po ato qe nuk jane te favorizuar me nje femilje te tille? cfare thote Gennaro?

    Me terhoqi vemendja e titullit te ketij shkrimi interesant. Pyetje, njeriu eshte ne kerkim te unit apo te vehtvehtes?
     
    joetisti_ likes this.
  3. Behgjeti

    Behgjeti Forumium praecox

    Tema asht filozofike. Me kujton ato qastet kur njeriu filozofon me veti, afer oxhakit tuj pi raki e tuj vra mendjen.

    Per mendimin tem vehtvehtja dhe uni jane e njejta gja. Lidhen ma shume me kryeneqsine dhe mendjemadhsine nese do te flitshim ma shkurt e qarte.
     
  4. katsune

    katsune cherry blossom

    njeriu qe te jete i lumtur duhet te arrije tek rigjetja e individualitetit, ate qe ishte kur ishte femije, ende i pakorruptuar nga kompromiset qe me vone mesoi gjate eksperiencave te jetes. individualiteti eshte liria :)

    dashuro dhe bej c'te duash :)
     
  5. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Shkodront jane...INTELIGJENT.....ose

    Bash kshu
     
    Behgjeti likes this.
  6. abs

    abs nuk e di...

    :)
     
  7. Behgjeti

    Behgjeti Forumium praecox

    Më duket e quditshme se si disa nuk mund të njohin veten.
    Kur nuk njeh as veten, si mund të njohësh të tjerët, ose botën që na rrethon ?!
     
  8. joetisti_

    joetisti_ Pietrae stellaris

    "Uni" ka kuptimin vetvetja? E kerkova ne fjalor shqip-shqip, s'e gjeta. S'do te thote gje, ne fakt. Ky elektroniku qe kam une s'i ka te gjitha fjalet. Eshte ai versioni i vjeter. Megjithate gjen "ego" aty. Sa per temen, se kush je, ta tregojne gjerat qe do dhe te duan. Interesohemi me shume per te tjeret (tjerat) ne detaje sa po te na pyesin gjejne pergjigjen e duhur. Pra nese te pyesin: di gje ti se kush jam?, e sigurt qe do te dish t'ia thuash. Dhe anasjelltas. Ja, une kisha nevoje nje dite te dija se kush isha, dhe pyeta nje vajze qe doja. Por... ajo me tha: Me do ti, por s'te dua une. Keshtu qe s'di se kush je. :) Kam nje mace qe me do, por ajo s'di te flase, shejtania :p
     

Shpërndajeni këtë faqe