Moto GP 2015-2016

Diskutime tek 'Makina e Motorra - Formula 1 - Moto GP' filluar nga Agjenti_007, 25 Oct 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Moto GP, Rossi rrëzon Marquezin dhe do të niset i fundit në Valencia
    1445768956rossi-marquez.jpg
    Çmimi i Madh i Malajzisë në Moto GP do të hyjë në historinë e Botërorëve të motoçiklizmit për manovrën e italianit Valentino Rossi, manovër që çoi në rrëzimin e spanjollit Marc Marquez në xhiron e shtatë të garës.

    Drejtuesit e garës e dënuan me 3 pikë në patentë Rossin dhe në 7 nëntor, në Çmimin e Madh të Valencias, ai do të niset nga vendi i fundit, por nuk iu hoq vendi i tretë i fituar në Sepang.

    Gjithçka që ndodhi më pas në garë kaloi në plan të dytë. Dani Pedrosa e dominoi garën nga fillimi në fund, ndërsa Jorge Lorenzo kaloi i dyti vijën e finishit, duke e parë veten vetëm 7 pikë larg Rossit në renditjen e përgjithshme të pilotëve.

    Renditja e plotë e garës së zhvilluar në pistën e Sepangut:

    1. Dani Pedrosa (Repsol Honda RC 213 V)
    2. Jorge Lorenzo (Yamaha YZR M 1)
    3. Valentino Rossi (Yamaha YZR M 1)
    4. Bradley Smith (Yamaha YZR M 1)
    5. Cal Crutchlow (Honda RC 213 V)
    6. Danilo Petrucci (Ducati Desmosedici GP14)
    7. Aleix Espargaro (Suzuki GSX-RR)
    8. Maverick Vinales (Suzki GSX-RR)
    9. Pol Espargaro (Yamaha YZR M 1)
    10. Stefan Bradl (Aprilia RS-GP)
    11. Scott Redding (Honda RC 213 V)
    12. Yonny Hernandez (Ducati Desmosedici GP14)
    13. Hector Barbera (Ducati Desmosedici GP14)
    14. Toni Elias (Forward Yamaha)
    15. Alvaro Bautista (Aprilia RS-GP)
     
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    :(
    Mbase sdo te shkoje fare ne Valencia tha :(
    Me kte qe beri sot ma prishi komplet javen se isha bere gati te festoj :(
     
    Agjenti_007 likes this.
  3. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Incidenti Rossi-Marquez, Repsol kërcënon me largim
    1446037954rossi-marquez.jpg
    Polemikat mes Valentino Rossit dhe Marc Marquezit për incidentin e ndodhur gjatë garës së Malajzisë kanë sjellë edhe ndërhyrjen e sponsorëve. Kompania Repsol, mbështetësja financiare e skuadrës Honda zyrtare, ka kërcënuar me largim nga Botërori i MotoGP.

    “Në Sepang, Rossi shfaqi një sjellje të papranueshme dhe antisportive kundër Marquezit, duke e rrezikuar pilotin. Pa vlerat e mirësisë, agonizmin dhe impenjimin e pilotëve, nuk ka asnjë kuptim që të qëndrojmë në këtë botëror si sponsorë”, lexohet në komunikatën e Repsolit.

    Firma gjigande spanjolle e naftës shtoi më pas se ndëshkimi që u dha për pilotin italian të Yamahas duhet të ishte më i ashpër: “Në xhiron e shtatë të garës, Rossi me një veprim të qëllimshëm goditi me shkelm në mënyrë antisportive pilotin e Repsol Hondës, duke e rrëzuar në tokë. Edhe pse Marquez për fat të mirë nuk pësoi gjë, për ne kjo sjellje e Rossit është e papranueshme, pasi e vuri në rrezik kolegun. Ne e konsiderojmë këtë gjest të italianit në kundërshtim me vlerat e këtij sporti dhe kampionati”.
     
    Albo4Ever and nialla like this.
  4. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Po te ikin Repsol pune e madhe fort. Per veten e tyre bejne gara se mos i bejne per ne :D
    Po lexoja sot per Rossi-n
    IMG_20151029_090139.jpg
     
    Albo4Ever likes this.
  5. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Moto GP, Rossi apelon në CAS dënimin e tij
    1446200474rossi-marquez.jpg
    Valentino Rossi nuk heq dorë nga lufta për titullin botëror në MotoGP. Piloti italian i Yamaha, që vetëm përpara pak ditësh deklaroi se mund të mos merrte pjesë në garën e fundit në Valencia, në fakt do të bëjë të kundërtën.

    Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, Rossi do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin për dënimin e tij në Malajzi, pas incidentit të ndodhur me Marc Marquez, incident ky që ka bërë të shpërthejnë polemika të forta prej ditësh në Itali dhe Spanjë.

    Me këtë veprim, Rossi ka si objektiv reduktimin e dënimit nga ana e komisarëve të garës. Pas asaj që ndodhi, Rossit iu hoqën 3 pikë nga patenta e tij, e cila iu shtua ndëshkimit të mëparshëm, që e detyron italianin të nisë garën e Valencias nga vendi i fundit.

    Mësohet se vendimi për të apeluar dënimin u mor përpara 3 ditësh, pas një konsultimi të 9 herë kampionit të botës me anëtarët e një studioje ligjore, ku u studiuan edhe raste të tjera të dënimit me heqje pikësh nga patenta për këtë vit. Për më tepër, mësohet se personat e stafit të Rossit kanë në dorë të tjera prova që mund ta ndihmojnë italianin që të kthejë situatën në favor të tij.
     
    Albo4Ever, nialla and Dreamer like this.
  6. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

  7. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    U mbyll edhe ky sezon :(
     
  8. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Lorenzo Digjet Nga Motori Duke Festuar Titullin Në Moto GP



    Jorge Lorenzo nuk arriti të festojë siç duhet titullin tij botëror në MotoGP. Piloti nga Majorka u bë protagonist i një incidenti ndërsa ishte duke festuar përballë tifozëve të tij.

    Pasi përshëndeti të gjithë, Lorenzo vendosi menjëherë kaskën në kokë, si në momentin e startit të një gare, duke i dhënë gaz motorit të tij. Por menjëherë ky proces u ndërpre pasi nga Yamaha M1 filloi të dalë tym dhe më pas pak zjarr, duke bërë që 28-vjeçari të largohet menjëherë nga motori.

    Festa e kampionit të saposhpallur, i cili u detyrua të shkojë menjëherë në klinikë për të marrë ndihmën mjekësore, përfundoi me një djegie të lehtë të lëkurës në këmbën e majtë.
     
    Albo4Ever and nialla like this.
  9. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    MotoGP, Lorenzo refuzon Ducati-n, i lumtur te Yamaha
    1455118334yamaha.jpg

    Kampioni në fuqi në MotoGP, Jorge Lorenzon, duket i vendosur për të qëndruar në radhët e Yamaha-s edhe pse Ducati po bën përpjekje të mëdha për ta rrëmbyer spanjollin.

    “Edhe në momentet më të vështira kam deklaruar që ëndrra ime është të tërhiqem këtu”, shprehet 28-vjeçari, i cili shton se të Yamaha, nëse do të qëndroi deri në fund të karrierës së tij, ka të gjitha mundësitë për të thyer rekordet te skuadra japoneze.

    Lorenzo foli edhe për titullin e fituar sezonin e fundit pas një dueli të ethshëm me shokun e skuadrës, italianin Valentino Rossi.

    “Është e vërtetë që një pjesë e skuadrës mbeti disi e zhgënjyer pasi për titullin luftoja unë me Rossi-n. Është diçka fantastike të jesh në moshën e tij dhe të garosh në këto nivele”, shprehet spanjolli.
     
    nialla, Albo4Ever and Dreamer like this.
  10. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Botërori i MotoGP, Repsol Honda zbulon motorin e ri
    1455467673honda.jpg
    Repsol Honda prezantoi në Xhakarta motorin e ri RC 213 V, në prag të botërorit të MotoGP që do të nisë në muajin mars.

    Edhe këtë vit drejtuesit e skuadrës japoneze do të besojnë te Dani Pedrosa dhe Mark Marquz për t’u rrëmbyer titujt botërorë Yamaha-s dhe Jorge Lorenzo.

    Telaio e motorit të ri të Hondës zyrtare do të ketë të njëjtat ngjyra si edhe në 2015 me përfshirjen e logos së Michelin.

    Modifikimet kryesore të Hondës së këtij viti kanë të bëjnë me përbërësit teknikë dhe aerodinamikë. Telaio është disi më i fortë dhe në gjendje për të përballuar motorin e fortë të mjetit dhe për të garantuar stabilitet në drejtimin e tij të pilotëve.

    Gjithsesi, testet e zhvilluara në Sepang treguan se diferencat me Yamaha-n ekzistojnë ende dhe kjo ka bërë që teknikët e Hondës të vazhdojnë punën për ta reduktuar atë që nga testet e Filip Ajlënd dhe në garën e Katarit.

    Edhe pse në një ditë me reshje, tifozët e Hondës të pranishëm në pistë në ceremoninë e prezantimit ishin të shumtë, gjë që e ka befasuar 2 herë kampionin e botës, Mark Marquez.

    “Befasohem gjithnjë nga mbështetja e tifozëve”, deklaroi Marquez. “Për ne është një nder që të bëjmë prezantimin e Hondës në këtë pistë dhe të takojmë kaq shumë tifozë. Në Sepang bëmë disa hapa para dhe mendoj se jemi në drejtimin e duhur. Tani do shkojmë në Australi dhe unë mezi po pres që të punoj me motorin e ri dhe elektronikën e tij”.

    Edhe Dani Pedrosa shprehu padurimin e tij për të nisur këtë sezon në MotoGP. “Kemi shumë punë për të bërë për shkak të ndryshimeve të shumta rregullore”, tha Pedrosa. “Unë jam shumë mirë fizikisht dhe mezi pres të nis punën për sezonin e ri”.
     
    nialla, Albo4Ever and AL3XI like this.
  11. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    MotoGP, Marquez triumfon në Teksas
    [​IMG]

    Marc Marquez konfirmohet si zot i pistës së Austin në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Hondës fitoi sërish në Teksas, duke shënuar suksesin e dytë radhazi për këtë sezon të ri dhe të katërtin në cirkuitin amerikan në karrierë.

    Dy herë kampioni i botës në MotoGP e mori kryesimin e kësaj gare që nga fillimi, për ta ruajtur me shumë lehtësi deri në fund. Nuk mundi dot të bënte më shumë Jorge Lorenzo, i cili në fund u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, ndërkohë që në të tretin u pozicionua piloti italian i Ducatit, Andrea Iannone.

    Pas italianit, sërish 2 pilotë spanjollë: Maverik Vinales dhe Alex Espargaro të Suzukit, të pozicionuar respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

    Gjërat shkuan si mos më keq për Rossin, Dovizioson dhe Pedrosën, të cilët nuk e përfunduan garën. Valentino Rossi u rrëzua në xhiron e tretë të garës, ndërsa pak çaste më vonë Pedrosa shkaktoi rrëzimin e Doviziosos, duke e nxjerrë atë jashtë gare.

    Edhe vetë piloti spanjoll i Hondës u detyrua që të dorëzohej në fund, duke i thënë lamtumirën Çmimit të Madh të Austin.

    Pas 3 garave të para, botërori i MotoGP kryesohet nga Marquez me 66 pikë. Në vendin e dytë ngjitet Lorenzo me 45 pikë, ndërsa Rossi zbret në të tretin me 33 pikë të grumbulluara.
     

Shpërndajeni këtë faqe