Momente...

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Goca, 12 Nov 2003.

  1. Goca

    Goca Primus registratum

    Momente...

    Do doja te kisha tani violinen time nder duar. Te kaloja harkun mbi tela e nder arpezhe, akorde , shkalle e etyde , te ulesha per ca çaste mbi nje picikato finale.
    Me ka marre malli te degjoj eren e bojera te vajit. Te shoh piktoret e duart e tyre te ngjyera. Ti vezhgoj nga pas ndersa ata humbin nder mijera mendime e mundohen te krijojne ngjyrat qe s`ekzistojne e s`kane emer.
    Me vijne ndermend skulptoret, me koken ulur mbi personazhet e tyre te vdekur. Te kisha mundesine ti kaloja ndonjerit afer per te pare nese do hutohej nga zhurma e hapave te mi...!
    Me mungon skena, emocionet e te ecurit mbi te, ndersa syte e spektatoreve ngulen mbi mua. Te ndjej djersen ne gishterinj ndersa dritat e prozhektoreve me fiksojne diku.Te emocionohem kur harku me ngec ne noten e pare e une kerkoj me sy prinderit nder rreshtat e salles. Me mungon pak art, pak magjepsje...
    E gjithe kjo , per ti kujtuar vetes se vlej, oh sa shume vlej, sidomos tani qe asgje rreth meje s`ka vlere.
     
  2. abs

    abs nuk e di...

    Re: Momente...

    :wub:

    ------------------

    ,...ne vesh mbeteten notat e duartrokitjeve...
    si nje ushetime e larget eho_je...
     
  3. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Momente...

    -Lere shiun te bjere...-i murmuriti vetes
    Kishte dashur gjithnji te ish nje pike shiu, i ngjallte idene se ish personifikim i mallit.I ra faqeve nje i tille, nuk e ndjeu, por ndjeu pamjen t'i turbullohej nen drita ylberike.Sa bukur kur nuk mundesh te shohesh ate qe ke perpara, e s'do doje ta kishe, e te shohesh ate qe mendja sheh per ty.Mendja si syte e Korbit te fantazmes se vrare qe shihte larg, apo si falkoi rrefenjes.I forte shikimi i saj, sheh larg.Nje pulitje sysh dhe capitja ne endrra te ylberta mbaroi.....jo pergjithmone.
    Shiu rrjedh xhamash me te njejten rezonance, dikur do heshte.

    E bukur shije!
     
  4. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Momente...

    NJE GRUA VETEM...

    - Nuk di nese eshte vetem. Nuk di nese eshte ne shoqerine e Zotit, por Zoti s'duket.
    - Eshte vetem, - them dhe i ndrojtur bej nje hap drejt saj. Dhe pres qe ajo te me beje nje pyetje...nje pyetje te vetme.
    Nje pyetje mjafton per ta prishur ate heshtje te mallkuar qe nderet si nje gremine mes nesh, nje pyetje mjafton per te marre mijera pergjigje, nje pyetje mjafton per te mbledhur te gjitha lulet e parajses. Por une nuk dua asgje nga keto, deshiroj thjesht te shikoj buzet e saj qe hapen si nje gonxhe kur shikon rrezet e para te diellit dhe te peshperise: nese nje dite ti do te zgjedhesh midis meje dhe jetes tende, çdo te besh? Do t'i pergjigjem pa frike; te zgjedh ty, ty sepse ti ben pjese ne jeten time.
    -Po ajo nuk flet dhe heshtja si nje mjegull e hirte mbulon gjithçka me nje vello te bute e tinzare. Trembem sepse e di qe do ta çoje ne nje bote tjeter, larg meje dhe ne shoqerine e vetmise se saj. Kerkoj veshtrimin e saj per te arritur deri tek syte, por eshte i perhumbur ne mjegull. Kerkoj syte e saj sepse vetem ata mund te kuptojne ate qe dua te them dhe dua aq shume t'i them se dashuria eshte si lotet, fillojne tek syte, njomin buzet dhe pervelojne zemren. Por nje ere mizore i rremben fjalet e mia dhe i perciell kushedi ku. Deshiroj aq shume ta ndjek eren, t'i mbledh fjalet dhe t'ia rithem te gjitha nga fillimi, por eshte venitja e syve te saj qe me tmerron. Eshte ere vjeshte dhe gjethet bien nje e nga nje. Eshte ere vjeshte qe than gjithçka, than edhe syte e saj.
    - Jane sy qe s'qajne...?! - nuk di ne eshte pyetje, di vetem qe kushedi per te sajten here peshperis te njejtat fjale...- jane sy qe s'qajne....sy qe s'qajne...ndersa i ftohti pak e nga pak ngrin gjithe qelizat e trupit tim.
    - Ate çast deshiroj aq shume qe era te fryje e marre dhe ne marrezine e saj te me rrembeje edhe mua, te me perplase diku, atje ku jane edhe mendimet e mia, sebashku me gjethet e thata te vjeshtes...por ere nuk fryn dhe une jam serish me te dhe serish deshiroj aq shume t'i them se dashuria eshte e bere nga lote, sepse kur jam i dashuruar syte lotojne, kur me mungon, zemra qan dhe kur me braktis - vdes.
    Por ajo nuk eshte. Si nje mirazh ne horizont mbetet buzeqeshja e saj e trishtuar.
    - Mos ik! - therres. - Midis parajses dhe ferrit, zgjedh ferrin! Me tmerron parajsa, dehja dhe magjia e saj sepse te harroj ty! Ne ferr dhe me ty! Nje cope parajse do ta gjej gjithmone edhe aty, do ta gjej ne syte e tu te gjelber...
    Por edhe mirazhi tretet lehte ne horizont dhe ajo nuk eshte me...
    -Nje grua vetem...nuk di nese ishte zoti me te, por zotin s'e pashe...Nje grua vetem...Oh, jo! Nje grua nuk eshte kurre vetem sepse i ben shoqeri zemra e saj dhe zemra e nje gruaje rreh gjithmone per dike.
     
  5. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Momente...

    do te doja te ndjeja eren e detit, jodin qe me cante hundet, krakellimen e pulebardhave gjigante, eren e birres te derdhur neper guret e bregut.
    Per nje cast, ndjeva nevojen te isha vetem me detin, vetem me paqen qe sjell ai, vetem me mendimet e mia. Mrekullia e vetmise se paane e pakufi qe vetem deti dhe qielli i hapur te ofrojne, teksa degjon zemren e qyteterimit te rrahe fort.
    Ngrihesha ne mengjes, te shtunave dhe te djelave sidomos (kur s'ke per te shkuar gjekundi te del gjumi per nje cast), hapja deren e kuqe, qe oshetinte ne mbyllje pas meje, dhe ndalesha per nje cast e mahnitur.
    "Miremengjes jete!... Po vij drejt teje!" Duke zbritur rrugen qe te con poshte, gjithnje e gjeja veten duke vrapuar drejt, e duke marre kthesat ne vendet e duhura, ku sa s'perplasesha me ndonje nga komshite qe kishte dale jogging, pa u ndaluar, thjesht nje "excuse me", qe nganjehere as vete nuk e degjoja, gjithnje perpara, duke e ndalur frymen para teje.
    Eh, i kemi llafosur ca gjera une dhe ti. Ty ta thash te parit ate qe zbulova brenda meje, ate qe me beri te vuaj per shume kohe me pas, ate qe une do te kisha bere mire ta lija me ty, nje leter A4 te grisur copash, fundosur bashke me anijet e piratit Blake.
    Kur ngrihesha gjithnje i kisha te ndenjurat dhe duart me njolla te kuqe e mavi, ne varesi te vendit ku isha peshuar me shume, po kush donte t'ja dinte?! Ne vena qarkullonte fryma jote, dhe kjo me mjaftonte per tere diten.
    Kthimi drejt rutines behej nje kafshate e pertypshme fale teje!

    Pse nuk mund t'i mbledhim copat e mrekullise brenda jetes tone, dhe te krijojme nje habitat te persosur si mozaiket e Dyrrahut?!
    I wonder...
     
  6. Goca

    Goca Primus registratum

    Re: Momente...

    Si s`ma vuri dikush ne nje kutize te vogel, mundesisht me fjongo te kuqe?! Pse s`ma ruajten per te ma dhene me vete ne pajen e nuserise?! Kordon ombelikal.. Sot po mundohem te te shkruaj dy fjale. Ti qe me ushqeve me dashuri qe kur isha qelize e shumohesha per tu bere krijese, thuame, pse fati yt qenka te pritesh gjithmone? Sa do te doja te isha perseri e lidhur aty per t`u mos u larguar nga shtepia ime e pare. Te ndjeja prekjet e nje dore te ngrohte qe sot e kam larg e po me mungon aq shume. Te degjoja nje ninulle e te me perkundnin ne nje djep te drunjte te gdhendur me imazhe zanash.Te fluturoja ne ajer duke qeshur ndersa dy duar te fuqishme me mbronin nga reniet.
    Te te kisha me vete kordon, do qendroja prane teje e s`do bija kurre. Ti s`do ma lejoje nje neglizhence te tille femijenore.
    Sa kordone hidhen cdo dite plehrave, po kot mundoheni. Une jam prape e lidhur me ata e ashtu do jem gjithmone. Kordonin tim e kam me vete, ne nje kutize te vogel me fjongo te kuqe qe quhet zemer.
     
  7. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Momente...

    Ishte nje moment: desha te te flas, te te them... dicka, ose me shume se dicka! Dicka te pergjithshme qe vjen e ngushtohet duke u bere e pervecme, dhe nga e pervecmja te behet ... dicka!...dicka unike dhe e paperseritshme.
    Nuk eshte e lehte te kalosh nga njeri rreth tek tjetri! Muret, edhe pse te padukshme, jane te trasha dhe une kam plot xhunga ne balle, shenje te plageve te hershme!
    Perpiqem te gerthash qe zeri te vije, atje! Te vije nepermjet rrymave te ajrit, por mushkerite nuk kane mjaftueshem oksigjen per te me ndihmuar! Sforcohen pa u ndalur, por pa rezultat!
    Nje megafon zgjatet, dhe e gezuar e marr! Ne kupe te qiellit shkon ajo dicka qe desha te te them, por nuk e cau dot murin e padukshem. Murin e kokefortesise tende, murin e injorances!
    Tani me ka mbetur vetem kazma, me te do caj mure e koke prej muri derisa te me degjosh! Do mjaftoje te degjosh, ate dickane time! Me pas bej c'te duash! Flake, shkele me kembe, digje! C'te duash!
    Une do te kenaqem duke pare pak njerezi tek syte e tu, syte e veshur nga perdja e konformizmit, syte e verbuar nga dritat dhe ngjyrat!
    Mos me degjo me symbyllur! Degjo dhe shiko!Desha te te flas, te te tregoj! Te te them, te te pasqyroj... dicka, ose me shume se dicka! Dicka te pergjithshme qe vjen e ngushtohet duke u bere e pervecme, dhe nga e pervecmja te behet ... dicka!...dicka unike dhe e paperseritshme.
    Degjo dhe shiko! Me pas bej c'te duash!
     
  8. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Momente...

    Nje moment iu lagen krahet zogut, vetem nje moment e serish iu kthye qiellit.

    ....


    Te kujtohet dallandyshja qe flinte tek dera dhe nuk shqetesohej fare kur e fotografoja te pergjumur? Me vure emrin e saj, ndihem me krahe shpesh.Me tingellon me ngjyra cdo profeci, jam nje zog, jam nje dritherime ne krahet e tua, jam nje ethe, jam nje deshire, jam une prane teje nje zogth qe donte te futej nen lekuren tende diku aty afer mergimit te kuqerremte qe merr gjaku drejt venave, diku afer zemres, diku ne te ardhmen tone, aty te dy te ngjeshur ne nje siluete te perhimte a kalteroshe agimesh mengjesi pa perendime.
     
  9. Zgalemi

    Zgalemi Primus registratum

    Re: Momente...

    Edhe pse ishin bere muaj qe s'shiheshim me, gjithmone do te gjeja ndonje fije floku tenden kur pastroja dhomen. Ja nje ketu poshte krevatit, na dhe nje tjeter neper rroba, po ne dush c'ne?
    Sa here qe i gjej plandosem ne shtrat a ndonje karrige koke e kembe i nostalgjisur. Jo se te kam dashur kushedi cfare, por se me mungon vetja kur kemi qene bashke.
    E di qe ato kohe kisha filluar ta pastroja dhomen time me dendur? Gjeja floket e tu e c'mallesha me veten time...
    Njehere bile thashe t'i mbledh e t'i ruaj. Mbase ndonje dite do trokisje perseri ne deren time, ashtu papritur sic ke bere gjithomne, e une s'do te te kapja me per mesi per ndonje akrobaci te re por do te te zgjasja nje tufe me floket e tua te gjate e te kuqerremte. Po, po... ti ne kete dhome ke lene leshte.
     
  10. Ema

    Ema Goddes

    Re: Momente...

    Kurse mua para ca ditesh mu kujtua perqafimi i gjate me jastekun,shtypja me hunden sikur doja ta fusja brenda surratiti ate mase puplash bashke me aromen tende qe perhapej aq dhunshem.Mblidhja copat e aromes tende ne dhome dhe dehesha me ate qe ishte vetem imagjinata ime.Nuk me ka marre malli fare.Dhe kjo eshte kaq e shemtuar ndonjehere ashtu si te djelen kur u cudita me veten dhe reagimin tim te bere zero me xhufke.Me mbetet ti qesh dikujt ne fetyre me te madhe :HAHAHAHA!Ti nuk di ato qe une di,ti nuk je cfare une di qe je,ti nuk,ncuk,fare,fare...HAHAHAHA.Kjo nuk duhet te me bente te ndjeja clirim,por ja qe... /pf/images/graemlins/frown.gif

    Do doja te kishe mbetur si ne kujtimet e mia sot...Por tashme ajri ka pastruar dhomen,as ajo shtepia ne cep te rruges s'me kujtohet me qarte,as kukurisjet ne krevat,ne gjysme-erresire,as ato nuk i mbaj mend me.Mbaj mend vec hijen tende,hijen tende te deformuar nga rruga.Ajo ka mbetur njelloj,pa plage...

    ...
     
  11. Zgalemi

    Zgalemi Primus registratum

    Re: Momente...

    Po degjoj ne nje gramafon te stervjeter, mbase sa vete Eva, nje disk te gervishur qe e kam degjuar periodikisht qysh kur me ka dale mjekrra. Eshte nje kenge e Cindy Lauper "Girls wanna have fun... tralala... Girls wanna have fun..." dhe per dreq m'u kujtua ajo shprehja e vjeter sa vete pleqte : "U gezuam po s'u kenaqem kurre".
     
  12. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Momente...

    Eh, momentet si momentet! I kerkojme kur s'i kemi. I shperdorojme, kur na jipen. S'i vleresojme kur i jetojme!
    Keshtu bejme, e kemi perseritur tashme shpesh here, une, ti, ai, ajo, te gjithe!
    E rendesishme eshte te mos i harrojme! Te mos harrojme se si iknin minutat e oret pa e kuptuar fare, mbytur ne fjale te kota e lojra femijesh!
    Asnjehere nuk jam pishman ta dish. Cmimi edhe pse i padukshem, ishte i madh! Dhe une e kam shijuar gjer ne fund, pa e care koken per asgje.
    S'e mos tani e vras mendjen! Po tani i shof gjerat ndryshe!
    S'e mos i kam pare ndonjehere njelloj tjeter do thuash ti?! Epo edhe ajo qendron! Po c'te bej, s'me rri ne nje vend! Ndoshta prandaj na "hahet" muhabeti aq shume!
    E kote te them me shume, me humben fjalet, por jo ndjenjat!
    Heshtja flet me shume sic thote Penelja...
    gjithnje dyert hapur per ata qe me kane ndryshuar jeten, gjithnje!
    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  13. Belinea

    Belinea Primus registratum

    Re: Momente...

    ...Silueta e tij me solli ne mendje ate mengjes dimri, kur trupat tane gjysem te zheveshur...... upsssssssss me iku momenti /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  14. show

    show Primus registratum

    Re: Momente...

    Ali podrinja-KUSH DO TA VRASE UJKUN


    Dhe lëtini tha

    Po qe se takon
    Arbereshin dhe Ujkun
    Vraje Arbereshin

    Dhe kur fjala i ra ne vesh
    Arbereshi buzeqeshi
    dhe drodhi nje cigare

    Po qe se me vret mua
    more i gjore

    Kush do ta vrase Ujkun?!

    Mjere kopeja

    (Kozencë, 1988)
     
  15. sirius

    sirius Primus registratum

    Re: Momente...

    Moment

    Nga kangjella e dritares
    degjohej fershellima
    e eres se ftohet
    qe fryente pergjate
    rrugeve te erreta
    ne ate nate te zymte.

    Prane dritares se vjeter
    qendroja si i ngrire
    pas vezullimit te ashper
    te drites se henes
    mbi catite e kuqrreme.

    Shpirtat e vdekur
    ishin mbledhur te gjithe
    ne qender te sheshit
    dhe te magjepsur
    po mendonin te
    vdisnin ne ate moment.

    Nuk ua lejova,
    pertej fushave te gjelberta
    kish me teper nevoje per ta,
    magjija e asaj nate
    duhej te ishte vetem e imja
    dhe nuk do ta ndaja
    as me hene sy-blu
    qe me shikonte shtrembur.


    "SiriuS"
     
  16. Goca

    Goca Primus registratum

    Re: Momente...

    Kaloi dhe nje moment tjetr.. do ti rikthehem ...
     
  17. Goca

    Goca Primus registratum

    Re: Momente...

    U beme ne, per tu varur nga koha! Ne, qe kohen e rrahem si deshem , e rritem , e mbushem me momente ekstra. Tani po shijojme pak qetesi nga ato te romaneve . Une , ti dhe ne. U beme tre si pa dashur...
    Kur ditet i leme pas, eshte me lehte te zgjohesh naten per te bere ndonje pune qe te pat mbetur pa bere. Kaluan ato te shkreta e na rrahen keq kete radhe. Mua ne shpirt e ty ne zemer. Akoma i kam shenjat e kamzhikeve ne kurriz, po ti, a ke me dhimbje?! Nese po , eja ketu afer te bashkojme dhimbjet tona e te vuajme se bashku. Se paku une do mbeshtes kurrizin tim ne tendin e plaget tona do mbyllin njera tjeter, si shqiponjat e flamurit. Le te vijne prape momentet e hidhura, ne do i mirepresim si dy vuajtes se zakonshem. Pastaj do hidhemi perseri ne sulm kunder kohes. Triumfi yne s`ekziston. E c`na duhet?! Ne triumfuam mbi kohen.

    Per *****!
     
  18. arterie

    arterie Primus registratum

    Re: Momente...

    .... s'munda te duroja me. I rashe me grushta kokes me gjithe fuqine time qe kisha dhe i derdha trute ne dysheme. U qelb vendi. Sikur nuk mjaftonte vetem kjo por dhe me vinte per te vjelle nga thartimi i tyre....
    Moment dt 01.12.03 21:32
     
  19. beshbossi

    beshbossi Primus registratum

    Re: Momente...

    do doja te kisha prane dike qe te me donte e ta doja shume.te me puthte lehte,e pastaj te me perqafonte per te me treguar se s'jam vetem.te me zinte gjumi ne krahet e tij,te zgjohesha me shijen e buzeve te tija ne te miat!por eshte e pamundur!!Jam vetem!!! :cry: :cry:
     
  20. arterie

    arterie Primus registratum

    Re: Momente...

    ... s'di pse doja tani t'i shqyeja e ti copetoja keto rroba qe me mbulojne trupin. Doja te isha per nje moment me lakuriqesine time. C'ju desh jetes qe me veshi keshtu, isha mire kur linda. Thane qe isha engjellor ne ato kohe, jo me shume por si cdo foshnje tjeter. Po pse moj jete atehere s'me le engjellor si atehere????...
    Moment dt 01.12.03 21:53
     

Shpërndajeni këtë faqe