Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

Diskutime tek 'Dashuria' filluar nga Alanis, 12 Aug 2003.

  1. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Kur eshte errsir dhe nuk me ze gjumi naten rri e mendoj 'Perse e ben Kordelen meremeashtu' nuk arijt ta shqiptoj kurr kete fjalen se eshte e huaj <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

    Pastaj duke menduar gjat behem keshtu <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
     
  2. ilva

    ilva Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Kur shkoj te fle kam qejf qe ne dhome te hyje drita e henes dhe pastaj rri e mendoj per te kaluaren (çudi),shpirtin tim [​IMG] ,kur jam e merzitur mendoj ç'do gje mbrapsht edhe kaq.
     
  3. beshbossi

    beshbossi Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    o zot po ti e di o mr love qe endrra ime e vetme je ti,o me fal ky ishte makthi!!!!!!!Alan je si shpirt po ku e gjete kete nick mr.love?Sikur ta dinin keto se si je ti ne te vertete jam e sigurte se ne endrrat e tyre do ishe ti ......................Bye bye ti e di se kush jam,thuaju edhe te tjereve se s'ma var kush!!!!!!
     
  4. beshbossi

    beshbossi Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Hey mr.love te kujtohet ajo thenia:Edhe pse mekatet ndodhin ne erresire fajin s’e kane ata qe bejne mekatet por ai qe shpiku erresiren!!!!!!!!!
     
  5. Herkuli

    Herkuli Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Dukej fillimisht si hene, por ishte ne fakt nje kafke, floket e gjata e te ciles zgjateshin deri tek dhoma e gjumit.
    Dukej fillimisht si nje qiell i zymte e cuditerisht me yje, por ishte ne fakt gjaku i saj i derdhur ne gjithe kohen dhe hapesiren e dhomes se gjumit.
    Dukeshin fillimisht si yje qe kishin qare qiellin e ndersa rete mundoheshin te arnonin erresiren, por ishin kockat dhe copat e saj te shperndara neper dhomen e gjumit.
    Dukej fillimisht sikur era e nates sillte aromen e pishave perreth oborrit tim por ishte kufoma e saj qe kundermonte dhomen e gjumit.
    Dukej fillimisht se ishte vetem nje enderr, por isha une dhe ajo ne dhomen e gjumit.
     
  6. ani ani

    ani ani Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    jlkj;l
     
  7. beshbossi

    beshbossi Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    hey ti ma translato pak!!!!!!!ose me mire ma shkruaj ne gjuhen e albforumit se nuk po e understandoj dot
    [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG]
     
  8. hot

    hot Hotgirl

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    shkruan me te vertete bukur!! komplimente!
     
  9. beshbossi

    beshbossi Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    lere moj c'ke ti eshte e frymezuar goca
     
  10. hot

    hot Hotgirl

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    goca?! <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
     
  11. safe

    safe Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    E vetmja gje qe me shkon ne mendje eshte se edhe neser do jete njesoj.Pa asnje lloj ndryshimi mbase do jete me vape ose me ftohte dhe kaq.Po ato fytyra po ato endrra po ato zhgenjime sikur te perseritej e njejta dite gjate tere jetes.nice isnt it??/ <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
     
  12. beshbossi

    beshbossi Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    qenka ngrohur situata ketu!!!!!!!!!!sa lezet!!!!!!!!!!!!!a ka kondicioner?????????mr.love??????????????? [​IMG] [​IMG]
     
  13. symacja

    symacja Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Mendimi qe me mundon para nje nate te gjate:Aman do Zoti s'ka mushkonja sonte ne dhomen time se naten e bera dite me sy hapur.Si ti torturoj keto mushkonjat ashtu sic me torturojn ato mua [​IMG] .Jane shume te vogla per ti torturuar, sikur te ishin sa mizat se paku keshtu mund tia hiqja krahet me lehte, pastaj kembet,pastaj koken..... <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> [​IMG] [​IMG]
    Nqs nuk ka mushkonja ndryshon puna, shume gjera te bukura si shenjtore qe jam [​IMG]
     
  14. bellissima

    bellissima Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Mendoj:
    Ja iku edhe nje tjeter dit, edhe shum pak ngeli dhe ti do shkosh larg meje...dhe un do ngelem ne te njejtin vend me veten time, me lotet e mij dhe poezit e zymta...fytyra jote nuk do me buzeqeshe me...as krahet e tua s'do me pushtojn me per te me mbrojtur nga minutat qe vrapojn si te marrosura...dhe un si gjithmon do ngelem duke pritur nje enderr qe te te shoh pakez, apo te shfletoj ato flete ditari ku ndodhesh ti dhe qenia jote...do i mbyll syte fort po lotet do me pervelojn shpirt e sy, lotet do te me lagin fytyren dhe erresira do ma marre frymen per sa kohe un do mendoj kohen qe kemi kaluar bashk...se ti ke qen jeta e lumtur per mua...dhe tani s'ka vecse trishtim...boshi me ka pushtuar te gjithen...un kam nevoj per ty...dhe buzeqesh per nje cast se do te te shikoj edhe neser...do te te shtrengoj fort e do qaj ne gjoksin tend...pastaj ti do mi puthesh lotet dhe do me besh te buzeqesh prap...por edhe 2 dit dhe...dhe...per mua nuk do ket me gezime dhe dielli do e kafshoj shpirtin tim pak nga pak...dhe do eci diteve me shi e vetme e qulklur drejt nje rruge ku bashk kemi ecur per dite, ku bashk jemi puthur sahere...dhe atehere un do qaj...do qaj...do qaj sepse nuk te kam me te mi puthesh lotet e te me perkedhelesh qe te buzeqesh ne syte e tu... [​IMG]
     
  15. Petroninsja

    Petroninsja Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Qepallat rendojne, jo nga gjumi por nga malli...syte nen strehen e zgavrave shkojne mijra milje larg pertej oqeanit atje ku krijojne nje nuance te kuqe nen mijra copeza te vogla formojne endrren e jetes sime, zemres time, eshte ai.. i zgjedhuri i jetes. Ska shume pa e pare, oret i numuroj qe kur e kam pare dhe me mungon tmerresisht shume... nje pike loti rreshqet gjate faqes dhe shkon dhe behet njesh me jastekun e bardhe dhe nje lum me vone pason po per dreq nuk shoh nje varke lundrimi te shkoj drejt tij te pakten kete nate me endrrren time..
    Erresira mbreteron ku orendite shfaqen me qarte me hapur duke me thene me gjuhen e tyre te heshtur,-"Je ketu, sje me atje, ambjentou, duro!!".... dhe ky monolog vazhdon derisa lodhja, zemra, qepallat bashkohen ne nje mendim se fundmi.. te shkoj ne valet e endrrave mbase do me dhurojne sadopak caste te lumtura me shpirtin tim......
     
  16. Herkuli

    Herkuli Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    kam tre ore qe rrokanisem dhe perpiqem neper krevat. Me dhembim syte se shtrenguari dhe ky gjum i bekuar nuk me ze.
    Nga dritarja e hapur prej nga vjen nje ere e keqe, ndoshta e nje qeni te ngordhur apo ndonje cofetine tjeter, duket hena.
    Arrij te shquaj konturet e saj dhe madje dicka qe leviz. Me siguri leviz! Nje buburrec shumekembesh ose nje turm njerzish qe bartin nje qivur te zi,... ose nje turm njerzish te zinj,... ose nje grup mortoresh te veshur ne te zeza qe duket sikur i servirin henes kufomen e dikujt,..mbase timen.., mbase une jam ne mes tyre dhe i flijoj henes trupin tim pa jete...indiferenca e saj me trishton...Nje siklet sikur nje tufe grerezash te me kene hyre ne trup njeheresh...ose ndoshta kam filluar te kalbem...po me grryne krimbat...me hane gjithfaresoj kandrash dhe une jam i plogesht, i qullet sikur nje brume i ujet, balte e shkelur nga mijera kuaj, mocal i lashte, tufe barishtesh te mykura...Arrij te zmbraps disa sylesh guximtar por kurresesi ti largoj...me vjen keq qe e kisha harruar kete moment e keto cimbisje dhe i kisha dhene rendesi kesaj jete me shume se c'duhet e njerzve te zemres kurre aq sa duhet. Mundohem te kujtoj ndonje pune qe kam lene pergjysem, kujtohem se nuk kisha filluar asnje. As nje arsye per te ngelur me gjate mbi toke, dhe...megjithate deshiroj...
    Ndihem si i dehur, i keputur, i dekompozuar dhe prape arrij te hap syte e te shoh henen sikur te kisha para syve nje pasqyre. Mos valle me ktheu prape?! Mos nuk ika kurre!? Apo..duhet isha une qe vetes i beja fli veten, arsyen time, i dhuroja zemres koken time te prere. Pres mbase te iki, fundja asgje nuk kam filluar...perse te rri?
     
  17. Alesio

    Alesio Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Fillimisht postuar nga Bejtexhiu
    _____________________________________________________________________________________

    _________________________________________________________________________________________

    Bejtexhiu ke me te vertet talent.
    Me pelqen menyra se si e perdor TE ZEZEN apo KUFOMEN dhe e ben me interesante perdorimi qe i ben henes.
    Kjo qe ke shkruar eshte me te vertete kryeveper.
    Komplimentet e mia.
     
  18. Herkuli

    Herkuli Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Sot me doli gjumi ne mesnate, nje miku im vjen krejtesisht i pire dhe mbas disa te vjellash e ze gjumi (Kurbeti!). Por jo mua!
    Kuptoj qe jam vetem. Une, mendimet e mia dhe erresira. Erresira me heq turpin nga cdo mendim, qofte edhe makaber, me ben te sinqerte me veten, s'me le te genjej, me ben te shoh driten ne shpirtin tim e te germoj, te germoj deri sa te nxjerr gjithcka jashte. E ajo drite me con ne nje skut te zemres, ne gjen me te mrekullueshme qe me kish ndodhur ndonjeher! Mendoja se ishte e vetmja mrekulli ne jeten time... Trishtohem, vone kuptova se ishte MREKULLIA E RRADHES, pendohem dhe i kerkoj ATIJ falje. Mirenjohja ndaj ATIJ, eshte i vetmi gezim ne keto caste...ngushellim: fakti qe shume nuk e kuptuan asnjeher dashurine. E te mendosh se kjo bote eshte ndertuar mbi dashurine (mbi dashurine e Krijuesit ndaj krijeses, e krijeses ndaj krijeses)ata jane krijesa te gjora, kufoma te gjalla qe enden ende me iden e jetes...
    E do te thote dikush- atehere thurri lavde, kendoi kenge dhe vargje dashurise se ajo eshte drita! S'ka nevoj per vargje, as kenge, as art por te jetohet.
    E nderkoh qe ate s'e kam prane, me ka ngelur shpresa. E shpresa a nuk eshte valle vecse dashuri! Me kane mbetur edhe cmira, urretja, meshira, adhurimi, copeza ndenjash e kujtimesh, shijet e vageta te ndonje puthje te gjate,...e perpara pasqyres kam fytyrat e dashura dhe te urryera te nje dashurie, ...zgerdhitjen e cmires, ngerdhjeshjen e epshit, buzeqeshjen e sinqerte dhe arrij madje ne qoshe te shquaj syte e saj... s'mund ti fshij keto vegime. I kam ndertuar vetes nje mol kujtimesh ku tallazet e dites me kthejne perhere. E di qe duhet te harroj, te notoj detra te tjera por mbase jam akoma i pafuqishem,... deri kur? Kujtimet jane nje lloj torture e rehatshme, nuk fshehin asgje te re, asnje perjetim por jane dicka e imja, te beses, te sigurta... a nuk kerkon njeriu ne jete vecse siguri?!
    Pyes se c'dashuroja tek ty? Femren? Ty? Apo veten time,enderrat, iluzionet e mia, apo...apo dike tjeter. Nese do dashuroja femren do gjeja prehje tek cilado. Nese ty, atehere s'do kisha kenaqesi te flirtoja me cilendo e s'do me rrihte zemra tek njera qe me veshtron me sy perules e as s'do behesha krenar tek njera me ofrohet. E sic mund ta kuptosh jam perpjekur te te qendroj besnik. Mbase jo ty, por enderrave te mia. Por....nejse...
    E tani tek mendoj per ty, per floket e tu si dallget e qeta te lumit, deshiroj te shnderrohesh ne nje Meduz, ..tek mendoj per syte e tu te qelqte e te bute, te shpelare perher nga lotet, deshiroj te te thyhen e coptohen, e ai trupi yt i holle ei hijshem te shperbehet a te shformohet nje ne mase te tmerrshme dhjamore. Nuk dua qe kush te te shohi, te te preki e te njohi pervetem se une.
    Por asgje e tmerrshme s'eshte bere per ty. Une nuk mund kurrsesi te mallkoj ty, por njerzine. Ah sikur te mundja t'ju shkulja syte dhe cdo vegim tendin nga kokat e tyre te mallkuara. Sikur ti mpihja e ti shurdhoja e te mund ti varrosja te gjithe te gjalle. Ateher do ngeleshim vetem ne. Por ti i dashuron njerzit, deshiron te jetosh mes tyre, te qash per ta, te gezosh me ta, do te shohesh buzeqeshjen e tyre budallaqe, do te degjosh zerat e tyre qe me gervishin veshin, do te lozesh me ta e tu japesh shprese e gezim ashtu si edhe mua. E ndersa une dua te kem per vete, cdo sekonde, minute, vetem per vete.
    E nese ju e gjeni, e takoni, mos me beni ze, mos me lajmeroni, vetem ulni kokat e mos flisni, mes jush dua te degjoj e te shoh vetem ate.
    Ylli i mengjesit lajmeron diten. Erresires dhe mendimeve te mia te erreta u vjen drite. E dashuria eshte drite. Nuk me ngelet pervetem se ti uroj parajsen, dashuri dhe lumturi. E mua?! Te jete cfare te doj! Une i jetova enderat e mia!
     
  19. bellissima

    bellissima Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Kthetrat e mprehta te nje nate qe sa ka filluar me afrohen, me godasin, me cjerrin po un rri e palevizur si te doja te merrja fund…sepse kjo nate me tremb, me trembin jehonat e lengimet qe ndiej brenda meje. Ato, hakmarrese, tallese, me kujtojn castet e kaluara bashk dhe un perpiqem t’i mbyll syte, perpiqem te jem e shurdhet, sepse cdo detaj i tmerrshem i kesaj erresire me thote qe ti ke ikur dhe qe pritja do te me grryeje pak nga pak…e pra kjo dhoma ime kete nate po me frikson per te paren here, qe kur ti ke ikur e un kam ngelur e vetme ne kete erresire qe po me mbyt, po me perpin…
     
  20. batoja

    batoja Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    aha mos kujto se do te bej iso ai malukati, bejtexhiu me ato bejtet e tija te shpifura dhe prozen qe te ben per te vjelle. Dikush ketu i dha shkelmin dhe nuk futet dot e te shkruaj. Dhe ja ben mire se na e shpifi.
    Qofshi me shendet!
     
Shpërndajeni këtë faqe