Mbi islamin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. hareid

    hareid Papirus rex

    jo ateistet ma paraqiten......ceshte kjo pyetje pa fare logjike (edhepse nuk mund te flitet per pyetje kur ti ne fund ke venduar pike cuditese!!!!) ??? Kishte arsye qe une u takova me shokun qe se kisha pare 10 vjet dhe kjo gje ndodhi papritur, por jo edhe rastesisht.
     
    agim40, dr love and Hektor12 like this.
  2. dr love

    dr love Locus omnem

    Edhe une mendoj se jeta ka nje rrjedhe te caktuar...nuk eshte rastesi..por dicka me e madhe se ne na shtyn te shkojme diku..te bejme dicka..Zoti dhe frika ndaj tij e mban njerzimin nen fre.se perndryshe kush e di si do ishim..
     
    agim40, hareid and Hektor12 like this.
  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Une mendoj te diskutohet per fene ne aspektin e njohjes se te mires dhe te keqes dhe jo te flitet kjo eshte me e mire dhe kjo eshte me ekeqe ... nuk ka rendesi se ku c'besimi i perket por kur te thuhet dicka te mbeshtetet diku jo ne aspektin e asaj e imja eshte me e mire se e jotja .. frike ndaj zotit ska pse kihet nese je ne te drejte ... pastaj ai na ka pru kur te doje le te na marre ... perfundimisht besoni shpirterisht dhe respektoni besimin tjeter jo fyeni ate ...
     
    hareid likes this.
  4. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Tjetra eshte se diskutojne per besimin islam dikush qe se ka idene , dhe i meshojne idese se feja islame eshte anarkiste terroriste e ku di une, ne kuran ne asnje fjale nuk permendet lufte apo sulmo, fjalite jane aq komplekse dhe me shume kuptime sa mendja ime nuk i interpreton keto, ka qe i interpretojne sipas interesit ... por nuk eshte ashtu, nje gje eshte e sigurte qe kurani eshte shkruar nga dijetaret dhe shkencetaret me te shquar te kohes , si perkthehet interpretohet eshte tjeter gje ... e rendesishme eshte mirekuptim dhe tolerance me te tjeret (besimet) nuk me detyron njeri te behem musliman apo te kaloj ne nje besim tjeter ... eshte ceshtje thjesht individuale ...
     
    hareid likes this.
  5. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    dhe?
     
  6. hareid

    hareid Papirus rex

    ...dhe me faqe te tera mund te shkruhen per te vertetuar se "teoria e rastesise" nuk ekziston!
    Mbasi qe per ju, "jeta eshte e mbushur me rastesira", atehere do te ishte mire te me tregoni se per cilat rastesira e keni fjalen??
     
    agim40 and Hektor12 like this.
  7. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    per "teorine e rastesise" ke folur vetem ti...une kam thene vetem nje fjali.... "ne 2013 njerezit mashtrohen akoma nga feja" e theksoj perseri..."nga feja"...kaq kisha per te thene une...nuk futem fare ne polemike mbi islamin...jo por gje por ka edhe fe te tjera! Dhe une nuk arrij te kuptoj sesi sot vazhdojne te qajne njerezit kur shohin papen ne tv!!! ose vazhdojne te shkojne ne Meke per tu fal! Mendoj se i kane syte e mbyllur! ndoshta jam e pa fe...por nuk me pengon te jetoj normal, as nuk me pengon te falenderoj Zotin per çka me jep! Pse duhet te shkoj une ne xhami apo ne kishe per te bere nje gje te tille?! pse Imami apo Prifti e bejne kete me mire se mua?! Aspak! Pse Imami apo Prifti duhet te me tregojne mua rrugen e mire? apo me duan mua me shume se une veten time? pse per te falenderuar Zotin duhet te jemi ne grup? apo duhet ti perkasim nje feje?! keto per mua jane thjesht dogma qe sot nuk duhet te egzistojne! cdo shtepi mund te jete kishe apo xhami... ça rendesie ka vendi?!
     
    Hektor12 likes this.
  8. hareid

    hareid Papirus rex

    Une e vazhdova "teorine e rastesise" pasi qe ju thate:

    Nese e preferoni kete teori, atehere duhet te keni ndonje arsye perse e preferoni. Prandaj edhe ju pyeta:
    "Mbasi qe per ju, "jeta eshte e mbushur me rastesira", atehere do te ishte mire te tregoni se per cilat rastesira e keni fjalen??"

    Kush tha se ju duhet patjeter te shkoni ne xhami? (e marri xhamin si shembull pasi tema eshte per islamin) Jam dakort me ju qe edhe shtepia mund te jete xhami, nuk ka fare rendesi vendi per tu falur dhe per t'ju lutur Zotit. Jam dakord edhe me thenjen tuaj qe per te e falenderuar Zotin nuk duhet patjeter te jemi ne grup...Cdo person mund te jet imam per veti. Nese ju e falenderoni Zotin per ate cka ju jep, (sic e theksuat edhe vet me larte) atehere mendoj se ju nuk mund te jeni e pa fe....
    Ne Meke nuk shkojne njerezit per tu falur se ato mund te falen edhe ne shtepi, por atje shkojne per ti bere ritualet islame. Pastaj, nuk eshte cdonjeri i obliguar qe te shkoj ne Meke, por jane te obliguar (njehere gjate jetes se tyre) vetem ata qe kane pasuri. Ata qe nuk kane mundesi financiare nuk e kane obligim.
     
    Hektor12 likes this.
  9. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Ta nderrojme pak ti perputhemi temes ;

    Komentimi i katër ajeteve të para të El-Fatihasë


    Komentimi i sures El-Fatiha nga Hazret Mirza Ghulam Ahmedi,
    Mesihu i Premtuar, paqja qoftë mbi të

    Çdo lavdërim i takon Zotit (Rrab) të botëve; të Gjithëmëshirshmit (Rrahman); dhe Mëshirëplotit (Rrahim); Sunduesit (Malik) të Ditës së Gjykimit.
    Duhet ta dini se kjo sure është kapitulli i parë i Kuranit të Shenjtë dhe quhet El-Fatiha, (“Hapja”) ngaqë me këtë fillon ai. Kjo sure gjithashtu quhet “Ummul Kitab” (“Nëna e Librit”), ngase ajo është përmbledhja dhe esenca e gjithë Kuranit. Në këtë sure, Zoti na mëson që lutja është e domosdoshme për t’i gjetur bekimet e Tij. Ajo fillon me fjalët “Elhamdulilah”, që do të thotë se çdo lavdërim i takon asaj Qenieje që quhet “Allah”. Duke e nisur këtë sure me këto fjalë, duhet të dimë se adhurimi i Zotit të Madhërishëm, që është plot me dashuri e me sinqeritet, duhet bërë me gjithë zemër e shpirt, gjë që nuk mund të bëhet derisa mos të provohet se Ajo Qenie është përmbledhje e të gjitha atyre vetive të përsosura, të cilat zemra jonë, duke i parë ato, t’i lavdërojë vetvetiu.
     
  10. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Lavdërimi i plotë bëhet për dy lloje vetish; njëri për bukurinë e përsosur dhe tjetri për mirësinë apo favorin e përsosur. Nëse dikush i ka të dyja këto atribute, atëherë zemra e njeriut dashurohet në të dhe humbet pas tij. Njëri ndër qëllimet më të mëdha të Kuranit të Shenjtë është pikërisht shfaqja e këtyre veçorive për kërkuesit e së vërtetës, në mënyrë që ata pastaj të jepen pas Atij që është i Pashembullt dhe i Pashoq dhe me gjithë shpirt të bëhen robërit e Tij. Andaj, Kurani i Shenjtë, që në suren e parë, jep një skicë të bukur dhe na tregon se çfarë atributesh ka Ai Zot që përmendet në Kuran. Për këtë arsye kjo sure fillon me fjalët “Elhemdulilah”, që do të thotë, të gjitha lavdërimet i përkasin vetëm Atij që quhet “Allah”. Sipas terminologjisë së Kuranit, Allah quhet ajo Qenie, vetitë e të cilit, për sa i takon bukurisë dhe mirësisë së tyre, ndodhen në pikën më të lartë të përsosmërisë dhe nuk gjendet asnjë lloj mangësie në Të. Prandaj, sipas Kuranit të Shenjtë, vetëm emri “Allah” është përmbledhësi i të gjitha atributeve të Tij. Kjo tregon se emri “Allah” mund të ekzistojë vetëm atëherë kur ai i mbledh të gjitha vetitë e përsosura, kështu që, Ai është më i Bukuri, pasi cilësohet si përmbledhja e të gjitha bukurive. Pikërisht për shkak të kësaj bukurie të Tij, Allahu gjithashtu quhet “Nur” (Dritë), siç është përmendur në Kuranin e Shenjtë: Allahu është drita e tokës dhe e qiellit dhe çdo dritë tjetër është pasqyrimi i saj.
     
    agim40 likes this.
  11. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Gjithashtu, ka shumë veti të mirësisë së Allahut të Madhërishëm, ndër të cilat katër janë më kryesoret. Sipas renditjes së natyrshme të tyre, atributi i parë është ai që përmendet në suren El-Fatiha me fjalët Rrab-bul Alemin”(Rrab-i i botëve). Atributi Rrab* i Zotit të Madhërishëm gjithnjë është në veprim në të gjitha botët, ndërkohë Rrab do të thotë se Ai krijon diçka dhe e çon për të arritur qëllimin më të lartë të krijimit. Kjo do të thotë se bota qiellore, bota tokësore, bota fizike, bota shpirtërore, bota shtazore, bota kimike, bota botanike, bota e sendeve dhe të gjitha llojet e botëve janë nën kujdesin e Tij. Edhe vetë njeriu që kur ndodhet në gjendjen fillestare – në atë të spermës, madje edhe më përpara e më tej, deri në vdekje dhe më pas në botën tjetër, është gjithnjë nën kujdesin e kësaj vetie të Tij. Prandaj kjo veti e Rrab-it mund të quhet bekimi më i përgjithshëm, përderisa çdo gjë që ekziston në këtë gjithësi, qofshin shpirtrat, qofshin trupat, qofshin kafshët apo bimët ose sendet, jo vetëm që morën jetë nga atributi i Rrab-it, por vazhdimisht përfitojnë nga ai. Megjithatë, njeriu është krijesa që përfiton më së shumti nga atributi Rrab, pasi ai shfrytëzon çdo krijesë tjetër për veten. Andaj, Kurani i Shenjtë e kujton njeriun se Zoti i tij është Rrab i të gjitha botëve, në mënyrë që ai të ketë shpresë dhe besim që Zoti ka fuqi të mëdha dhe mund të krijojë një botë tjetër mjetesh për t’i ardhur në ndihmë atij.
     
  12. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Atributi i dytë i Zotit është “i Gjithëmëshirshëm”. Ky atribut është mirësia apo favori i shkallës së dytë, që mund të quhet bekim i përgjithshëm. Kurani i Madhërishëm e quan këtë veti “Rrahman” dhe sipas terminologjisë së tij, Zoti quhet Rrahman, pasi Ai i dha çdo gjallese një trup dhe karakter të përshtatshëm, duke e përfshirë këtu edhe njeriun. Me një fjalë, Ai krijoi gjithçka në atë mënyrë, saqë çdo gjallesë, qoftë ajo zog, kafshë apo njeri, ka ato aftësi, fuqi dhe organe të tjera që i nevojiten dhe gjithashtu i përshtaten trupit të secilit. Madje, për mbijetesën e tyre u mundësoi çdo gjë që u duhet. Për më tepër, mijëra e mijëra vite para krijimit të këtyre gjallesave, për shkak të atributit të Tij Rrahman, Ai krijoi të tillë trupa qiellorë dhe tokësorë, që do t’u shërbenin si mbrojtës të jetës së tyre. Nga ky hetim nxirret në pah që atributi Rrahman (i Gjithëmëshirshëm) i Zotit të Madhërishëm nuk vepron për shkak të veprës së mirë të dikujt, pasi Ai është vetëm Mëshirë, që është aktiv edhe para krijimit të gjallesave. Megjithatë, vetëm njeriu është ajo gjallesë që mori më shumë pjesë nga mëshira e këtij atributi të Zotit, sepse çdo gjë në këtë botë po sakrifikohet për suksesin e tij. Prandaj, Kurani i Shenjtë e kujton njeriun se Zoti yt është Rrahman.
     
  13. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Atributi i tretë i Zotit është “Rrahim” (Mëshirëplotë), që është mirësia apo favori i shkallës së tretë, dhe që është përmendur në suren El-Fatiha me fjalën “Er-Rrahim”. Sipas terminologjisë së Kuranit të Shenjtë, Allahu i Madhërishëm quhet Rrahim, atëherë kur Ai ua pranon lutjet, përgjërimet dhe veprat robërve të Tij dhe gjithashtu i shpëton nga fatkeqësitë, problemet dhe nga humbja e frytit të veprave të tyre. Ky favor, me fjalë të tjera, mund të quhet bekim i veçantë dhe është vetëm për njeriun. Gjallesave apo sendeve të tjera Zoti nuk u dha aftësinë e lutjes, të përgjërimit apo të kryerjes me ndërgjegje të veprave të mira. Vetëm njeriut i është dhënë ky privilegj. Vetëm ai është një gjallesë që flet dhe mund të përfitojë nga bekimi i Allahut të Madhërishëm edhe me gjuhën e tij. Kjo tregon që lutja (duaja) është një aftësi e veçantë e njeriut, e cila gjendet vetë në instinktin e tij. Siç e pamë më lart, nga atributet Rrab dhe Rrahman kemi bekime të posaçme, gjithashtu edhe nga atributi i Tij Rrahim kemi një bekim të veçantë. Ndryshimi i vetëm është ky: dy të parat nuk kërkojnë lutje, pasi ato janë të përgjithshme dhe nuk janë vetëm për njeriun, madje vetia e parë që është Rrab është aq e gjerë saqë asnjë gjë në univers nuk gjendet jashtë funksionimit të saj. Ndërsa ai i fundit (d.m.th. atributi Rrahim) është një dhuratë e veçantë vetëm për njeriun. Dhe në qoftë se një njeri, duke pasur një favor kaq të madh, nuk përfiton nga ky atribut i Zotit, atëherë ai është i barabartë me kafshët, madje edhe me sendet. Pra, Zoti i Madhërishëm ka katër atribute kryesore për të dhënë katër lloj bekimesh, dhe me atributin e tretë që është Rrahim, Allahu kërkon që njeriu t’i lutet Atij. Kjo tregon se Allahu i Madhërishëm ka një bekim të veçantë, nga i cili mund të përfitosh vetëm nëse i lutesh Atij. Kështu ka qenë ligji e praktika e Tij dhe që nuk mund të ndryshojnë. Për këtë arsye profetët e mëparshëm, paqja qoftë mbi ta, vazhdimisht janë lutur për popujt e tyre. Shikoni në Bibël, sa herë bijtë e Izraelit gjendeshin afër ndëshkimit, duke merituar mospëlqimin e Zotit, nuk faleshin, veçse çdoherë kur Hazret Musai, paqja qoftë mbi të, iu lut Zotit dhe i përvuajtur bëri sexhde para Tij, megjithëse shpesh Zoti i premtonte që do t’i shkatërronte ata.
     
  14. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    E gjitha kjo tregon se lutja nuk është diçka e kotë dhe ajo nuk është një adhurim i thjeshtë, që nuk mund të përfitojë nga bekimi i Zotit. Ky është mendimi i atyre njerëzve që nuk e vlerësojnë Zotin ashtu siç duhet vlerësuar, dhe që nuk mendojnë thellë për fjalët e Tij e nuk e marrin parasysh as ligjin e natyrës. Realisht, me anë të lutjes patjetër zbret një bekim për të na shpëtuar dhe ai quhet bekim i Rrahimit, me të cilin njeriu përparon vazhdimisht. Vetëm me anë të këtij bekimi, ai arrin në statusin e eulijave (miqve të Zotit), dhe fiton aq shumë besim në Të saqë sikur e shikon vetë me sytë e tij. Çështja e shifa’atit (ndërmjetësimit në oborrin e Zotit) gjithashtu është rrjedhojë nga ky atribut.
     
  15. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Favori i katërt i Allahut të Madhërishëm është Atributi i Tij “Maliki Jeumiddin” (d.m.th. “Sunduesi i ditës së gjykimit”), i cili mund të quhet favori më i veçantë dhe që është përmendur gjithashtu në suren El-Fatiha, në vendin e katërt sipas renditjes së atributeve të Zotit. Ndryshimi midis këtij atributi dhe atributit Rrahim është se me anë të këtij të fundit shkaktohet suksesi i lutjes dhe ai i adhurimit të një robi, ndërsa me anë të Maliki Jeumiddin-it jepet fryti i tyre. Shembulli i kësaj ideje është si i atij studenti që mëson shumë dhe hyn në një provim të shtetit dhe pastaj e kalon. Kështu që, vendosja e një suksesi me anë të atributit Rrahim është sikurse kalimi i studentit në provim.
    Ndërsa gjetja e gjithë atyre gjërave apo statuseve, për të cilat ai kishte dhënë provimin, është sikur marrja e bekimeve nga atributi Maliki Jeumiddin. Këto dy atribute të Zotit tregojnë se Rrahimi vjen nga mëshira e Zotit, ndërsa favori që vjen nga Maliki Jeumiddin-i është një bekim i veçantë prej Zotit. Megjithatë, atributi i fundit, në mënyrë të përsosur do të manifestohet vetëm në botën tjetër.”
    (Ruhani Khazain vol. 14, Ejjamus Suleh, f. 20-25, Londër, 1984)

    * Rrab është atribut i Zotit që do të thotë Ai që krijon diçka, pastaj e zhvillon dhe e shpien shkallë-shkallë drejtë përsosmërisë. (Mufradati i Imam Ragibit dhe Lane)
     
  16. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Keto jane Perkthimi, interpretimi dhe komentet ne shqip te 4 Sureve (n/kapitujve) te pare te Kura'anit meqe tema eshte mbi besimin Islam .. Mendoj tua rikujtoj mbase i keni pare me pare por une jam i ri ketej dhe kuptojeni cfare komentohet dhe si interpretohet ... Nje gje them eshte shume e lehte te arrish ne konkluzione te parakoheshme dhe te pamenduara, mire eshte njohim dhe te komentojme duke ditur ca themi dhe duke e kuptuar ate qe shprehet ...
     
  17. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Islami

    Kësaj feje, emri Islam, iu dha nga Zoti (El-Maideh 5:4), është fjalë arabe që do të thotë bindje dhe paqe. Fjala ISLAM rrjedh nga rrënja e fjalës arabe ‘SALEMA’ që do të thotë: paqe, dëlirësi, pastërti, nënshtrim, dhe bindje. Pra ‘ISLAM’ do të thotë: rruga e atyre që janë të bindur ndaj Allahut dhe të cilët vendosin paqen përmes Tij dhe krijesave të Tij, ata që e ndjekin këtë rrugë quhen Myslimanë.
    Islami nuk është një fe e re. Në thelb është i njëjti mesazh dhe mësim që Allahu iu dha edhe të gjithë profetëve të tjerë para Profetit Muhamed paqja e mëshira e zotit qofshin me të.
    Në Kuran Allahu thotë:
    “Thuaj (o Muhamed): Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i ishte shapallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut dhe Jakubit dhe fiseve të tyre, dhe në atë që Zoti i tyre u kishte dhënë Musait, Isait dhe profetëve të tjerë. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe ne vetëm Atij (Allahut) i bindemi.”
    [Ale-Imran 3:85]
     
  18. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Universiteti i Harvardit njeh ajetin e Kuranit si një ndër shprehjet më të mëdha për drejtësi

    Fakulteti Juridik i Harvardit është një ndër institucionet më të respektuara të SHBA-së. Ai mban bibliotekën më të madhe të drejtësisë në botë. Barack Obama kishte studiuar këtu për tri vite dhe në vitin 1991 ai u diplomua në Doktoratën e tij me një vlerësim te përgjithshëm magna cun laude. Përveç kësaj, politikanë të tjerë me ndikim, gazetarë, autorë, sipërmarrës dhe atletë e stolisin listën e të diplomuarve të këtij fakulteti akademik të Universitetit të Harvardit.
    [​IMG]
    Kohët e fundit Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë në Harvard, ka emëruar shprehjet më të mëdha të drejtësisë në historinë njerëzore. Në hyrje u vendos një ekspozitë ne të cilën ishte shënuar ajeti 136 i suresë En-Nisa, ne të cilin thuhet:
    O ju që besuat, bëhuni të qëndrueshëm për hir të Zotit, duke dëshmuar për drejtësinë, edhe sikur ajo dëshmi të jetë kundër vetes suaj, kundër prindërve apo të afërmve. Qoftë i pasur, qoftë i varfër, Allahu është kujdestari më i mirë për të dy.
    (Kurani Famëlartë 4:136)
    Sipas webfaqes zyrtare të këtij fakulteti http://library.law.harvard.edu/justicequotes/, ekspozita “Fjalët e drejtësisë” është një dëshmi për kërkimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe dinjitet me anë të ligjit. “Fjalët në këto mure e ripohojnë fuqinë dhe pathyeshmërinë e idesë për drejtësi” thuhet atje. Sipas Fakultetit Juridik të Harvardit, citatet ilustrojnë universalitetin e konceptit të drejtësisë, pavarësisht nga koha dhe kultura.
     
  19. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  20. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Besimi në Një Zot

    Besimi në një Zot është një koncept mjaft i thjeshtë dhe elementar. Nuk duhet të jetë e vështirë për ndonjë person të kuptojë se Zoti është një, dhe këtu kjo çështje zgjidhet. Por, në realitet, ka shumë gjëra të fshehta përtej asaj që sheh syri i njeriut në këtë koncept të thjeshtë.
    Kur një person thellësisht e shqyrton konceptin e Unitetit, e tërë bota fetare duket se rrotullohet rreth këtij boshti thelbësor. Ky besim ndikon në jetën e njeriut në të gjitha aspektet e saj. Ky gjithashtu nënkupton mohimin e të gjithë të tjerëve, përveç Allahut. Pra, besimi në njëshmërinë e Zotit nuk është mbarimi i gjithë besimit, por të gjitha besimet e tjera dalin nga ky burim kryesor i vërtetësisë absolute. Gjithashtu, ky besim na jep mesazhin e çlirimit nga të gjitha zgjedhat e tjera dhe na liron nga të gjitha obligimet, përveç atyre që lidhen me bindjen ndaj Tij.
    Ky koncept është sqaruar më tutje nga kahe të ndryshme, nga të dyja kahet: sipas Kuranit Famëlartë dhe sipas thënieve të Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s. P.sh. deklarata,
    La heula vela kuata il-la Bil-lah
    (Askush nuk ka fuqi gjithëpërfshirëse përveç Allahut), i hap dritare të reja për të kuptuar më thellë dhe më gjerë njëshmërinë e Zotit. Kjo thënie mohon çdo frikë përveç frikës së Zotit. Pjesa e dytë e saj na tërheq vëmendjen për një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm të njëshmërisë së Zotit, që fuqia për të fituar çdo të mirë varet vetëm prej Zotit, dhe se Ai është Pronar i të gjitha burimeve të fuqisë dhe energjisë. Kështu që, nëse pjesa e parë tregon aspektet negative të fuqisë, pjesa e dytë tregon aspektet pozitive të saj.
    Pikërisht këto dy forca përfshijnë në mënyrë të gjithanshme veprat e njeriut, qëllimet dhe arsyet e tij etj. Qëllimet e njeriut dhe veprat e tij që burojnë prej tyre gjithnjë udhëzohen dhe kontrollohen nga frika ose nga shpresa, dhe nuk ka përjashtim në këtë parim. Ata që bëjnë vepra të mira, bëjnë për shkak të frikës ose të shpresës, po ashtu edhe ata që veprojnë të kundërtën, po nga këto dy gjëra motivohen. Frika e jobesimtarëve i takon kategorisë negative, asaj johyjnore, dhe ata e trajtojnë jetën e tyre sipas frikës së kësaj bote. Herë ata frikësohen se mos të tërheqin zemërimin e monarkëve apo të autoritarëve, herë frikësohen përgjithësisht nga shoqëria apo nga despotët dhe tiranët. Ata veprojnë keq nganjëherë prapë për shkak të frikës së varfërisë, humbjes etj. Pra, në një botë plotë me vese, një pjesë e madhe e veprave njerëzore mund të shpjegohet në lidhje me këto frika.
    Besimi në njëshmërinë e Zotit i largon të gjitha këto frika dhe e sjell në mendjen e njeriut rëndësinë e frikës së Zotit, që do të thotë se njeriu nuk duhet të frikësohet nga mospëlqimi dhe zemërimi i personave jo-hyjnorë, por ai gjithnjë duhet të përpiqet e të orvatet për t’iu larguar mospëlqimit të Zotit dhe për ta formuar jetën e tij vetëm sipas kësaj frike. E njëjta gjë aplikohet në të gjitha motivacionet njerëzore dhe në aksionet konsekuente edhe në kuptimin pozitiv. Njeriu gjithnjë jeton me ndonjë motiv, për të kënaqur dikë, ku edhe vetvetja e tij nuk përjashtohet. Në të vërtetë, më shpesh ai punon për ta kënaqur veten, edhe sikur t’i kushtojë humbjen e atyre që janë të dashur për të.
    Një formë tjetër më e ekzagjeruar e kësaj sjelljeje e bën njeriun ta adhurojë egon e vet. Për të arritur qëllimin e tij, njeriu duhet t’i kënaqë ata, prej të cilëve varet kënaqësia e tij. Si i tillë, ai prapë duhet të përpiqet e të rropatet vazhdimisht për të fituar favoret e monarkëve, autoritarëve etj. Ajo që jemi duke shpjeguar është forma më e shëmtuar e skllavërisë. E gjithë Shpresa dhe frika e një skllavi varet prej tekave, pëlqimeve e mospëlqimeve të pronarit të tij. Por, njeriu që nuk beson në Zot, nuk ka vetëm një pronar. Çdo njeri tjetër që ka lidhje me interesat e tij personale, mund të luajë rolin e Zotit për të. Nëse analizoni shkakun themelor të ligështive shoqërore, morale apo politike, do të dalë në pah se bëhet fjalë për adhurim të tillë të njeriut që jua shkatërron qetësinë e mendjes, sepse shoqëria në tërësi fillon të degjenerohet e të përkeqësohet pambarim.
    Nga kjo pikëpamje, kur i hidhni një sy tjetër kësaj deklarate thelbësore, që, “nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Një dhe Vetëm”, të gjitha këto shpresa dhe frika që lidhen me objektet përveç Zotit, zhduken, sikur me tundim të një shkopi magjik. Me fjalë të tjera, duke zgjedhur vetëm një pronar, ju liroheni nga robëria dhe skllavëria e të gjithë të tjerëve. Të jesh rob i të tjerëve, ashtu siç ata vetë janë robë të zotave të panumërt, pa dyshim është një pazarllëk i dobët. Mirëpo, nuk mbaron vetëm me kaq. Zotat që njerëzit e tillë i adhurojnë, shpesh janë produkt i imagjinatës së tyre, të cilët nuk mund t’u sjellin asnjë dobi e as dëm. Në anën tjetër, ka shumë njerëz që nuk adhurojnë askënd, përveç qenieve të vdekshme dhe egot e tyre dalin në krye në mesin e të gjithë këtyre. Kështu, secili prej tyre gjunjëzohet para zotave të panumërt egoist, interesat e të cilëve bie ndesh me njeri-tjetrin, duke krijuar një situatë krejtësisht kaotike.
    Koncepti islamik i njëshmërisë së Zotit, gjithashtu ngulit në mendjen e njeriut ndërgjegjësimin e trajtimit të njerëzimit në mënyrë të paanshme dhe i largon të gjitha pengesat që ndajnë njeriun në kategori race, etnie apo ngjyre, besim ky, lind konceptin universal të barazisë në Islam, që është një tipar dallues i tij. Kështu, nga pikëpamja e avantazhit të Zotit, të gjithë njerëzit, kudo qofshin dhe i çfarëdo epoke i përkisnin, qëndrojnë të barabartë në sy të Zotit. Kjo është baza, ku mbështeten të gjitha besimet dhe doktrinat e tjera thelbësore në Islam, këtë do ta shpjegojmë më poshtë. Siç u përmend shkurtimisht më parë, doktrina e njëshmërisë së Zotit në Islam është absolute dhe e pathyeshme dhe se ajo nuk ka vend për të shtuar ndonjë zot në asnjë formë. Ai as nuk ka baba e as nënë, as nuk ka ndonjë bashkëshorte. Është e papërfytyrueshme që Ai të lindë ndonjë djalë apo vajzë.
    Një aspekt tjetër mjaft i rëndësishëm i njëshmërisë së Zotit, siç paraqitet nga Kurani Famëlartë, është harmonia e plotë në krijimin e Tij. Pikërisht ky është ai koncept i harmonisë që tërhoqi fuqimisht Ajnshtajnin. Ai u detyrua t’i bënte nderim simetrisë së përsosur në natyrë, e cila, sipas tij, kërkon njëshmërinë e krijuesit. Ai ishte një shkencëtar dhe perceptimi i tij për harmoninë ishte e kufizuar në universin material. Mirëpo, Kurani Famëlartë flet për harmoninë e krijimit në të gjitha aplikimet e saj të mundshme. Kurani i Madhërishëm pohon se në natyrë, siç është krijuar nga Zoti, dhe në librat Hyjnorë të diktuar nga Zoti, nuk ka ndonjë mungesë harmonie, sepse ka një pajtim të plotë midis një zone dhe zonës tjetër të krijimit të Zotit, midis një libri dhe librit tjetër të Tij.
    Sërish, kjo deklaratë vazhdon të tregojë se ka një pajtueshmëri të plotë midis Fjalës së Zotit dhe Veprës së Tij dhe se nuk mund të ketë asnjë kontradiktë midis natyrës dhe fjalës hyjnore që u diktohet profetëve të Tij. Kjo temë është shpjeguar në mënyrë shumë të bukur në pesë ajetet e para të Sures El-Mulk, po ashtu, është trajtuar nga kënde të ndryshme në shumë ajete të tjera të Kuranit Famëlartë.
    Për sa u përket individëve, besimi në njëshmërinë e Zotit luan një rol shumë të rëndësishëm në edukimin dhe në zhvillimin e njerëzve. Kjo kërkon përputhje midis pikëpamjeve të njeriut dhe veprave të tij, një përputhje midis marrëdhënieve të tij me Zotin dhe me njerëzit e tjerë, kështu duke e lidhur gjithë krijimin me një zinxhir unik e të pathyeshëm. Kjo mund të kuptohet më mirë duke sjellë në fokus praktikat e disa të ashtuquajturve “njerëz fetar” të cilët i predikojnë një grupi të caktuar të shoqërisë njerëzore urrejtje kundër një grupi tjetër në emër të të vetmit Zot. Parimi i njëshmërisë së Zotit nuk përputhet me këtë praktikë, pasi ai nuk lejon njerëzit që ata, duke qenë brenda krijimit të Zotit, të krijojnë ndarje midis Tij dhe krijesave të Tij.
     

Shpërndajeni këtë faqe