Libra profesionale

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dirty vegas, 10 Apr 2003.

  1. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Libra profesionale

    Ej, ka lexu nanjoni keto kohet e fundit nai liber interesant per markaten, manaxhimin, ekonomin ..etj, qe te na e sugjeroj?

    Nese keni biznesin tuaj ose jeni te interesuar mbi strategji te ndryshme marketingu, ju sugjeroj te lexoni librin "Positioning - The Battle for your Mind" nga Al Reis dhe Jack Trout. Kta te dy autoret jane nga figurat me te shquara ne fushen e marketingut. Gjithashtu, libri eshte shume i shkurter, interesant dhe praktik.
     
  2. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    s'paska lexu njeri gjo? ...ashu ju pafsha, injoranta gjith jeten :lol: /pf/images/graemlins/laugh.gif :lol:
     
  3. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Libra profesionale

    puna eshte se kemi lezuar aq sa na ka ardhur shpirti ne maje te hundes e nuk duam ti gjegjojme emrat
    pastaj - nqs nuk e ke vene re - askush ketu nuk i pegjigjet nje pyetje qe eshte konkrete por vetem atyre qe nuk te lodhin

    nqs te them disa libra por jane italisht

    te keshilloj te lexosh PRINCI i Makiavelit
    eshte shkruajtur para shume vitesh por vazhdon te jete libri i shenjte i politikes europiane(vlen edhe per ne) eshte shume i shkurter dhe te keshilloj te gjesh nje version te pershtatur se origjinal eshte shume i veshtire
     
  4. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    kam lexu vetem ca fragmente nga Princi i Makiavelit. N'fakt du me lexu LEVIATHAN te Tomas Hobs (mbahet si vepra me e mire mbi filozofin politike ne gjuhen Angleze).

    ...po problemi eshte qe s'po bohem mbar -- "Pertaci, pertaci ...me vjen era pertaci" (adaptu nga 2farm) /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  5. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    ..nejse ti kthehemi temes.
     
  6. kastriot

    kastriot Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    the general theory of employment, interestn and money nga John Maynard Keynes


    Kastriot
     
  7. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    po kjo teoria e Keynes sikur u hodh posht gjate recesionit te 1987-tes, apo e kam gabim??
     
  8. leo110

    leo110 Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    Eshte e vertete qe Keynes eshte babai i macroeconomise por gjate gjithe kesaj periudhe qe ka kaluar jane modifikuar e integruar teorite macroeconomike.Gjer ne vitet '80 kane qene ne debat te ndezur keynezianet me monetaristet duke mbrojtur teorite e veta perkatese mbi macroeconomine.Kush triumfoi?
    Te dy ne bashkepunim sipas "TARGET"(inflacion,prodhim,M3) te paramenduar.Keshtu per nje vizion me te qarte nje liber i keshilluar eshte -Macroeconomy- i Oliver Blanchard.
     
  9. kastriot

    kastriot Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    Me 1996 me rastin e 50 vjetorit te vdekjes se J.M.Keynes, mbajtesi i cmimit nobel John Keneth Galbraith i pergjigjej "Neoliberaleve" dmth edhe "Monetaristeve" duke thene se:
    " Ne ja kemi lene pergjegjsine e qeverimit forcave te tregut dhe vecanerisht tregut global dhe institicioneve globale qe e perdorin kete treg nga pozita e "lojtarit global". Sidoqofte eshte mese e qarte se fuqite e Tregut nuk mund te zevendesojne rolin e qeverise as brenda kufijve te nje vendi dhe as ne marredheniet ndershteterore...."
    Po te shtojme ketu, persa i perket Shqiperise si nje vend pa "tregje" dhe institucionet perkatese per nje shoqeri tregu,do te shohim se te pakten ne rastin tone nje politike ekonomike "Keynianishe" do te bente te mundur nje zhvillim te denje dhe "me me pak dhembje" por edhe me nje mundesi te madhe suksesi, si edhe parandalimin dhe menjanimin e fenomenit MAFIOZ ne ekonomi.
    Megjithate persa i perket Keynianizmit nuk duhet te harrojme jo vetem institucione te tilla si Banka Boterore ose FMN etj qe mbeshteten pikerisht, te pakten ne eksistenzen e tyre,, pavarsisht nga politika qe ato sot ndjekin, ne idete e Keynes. Nje shembull me i mire per suksesin e Keynianizmit jane ekonomite kombetare te nje sere vendeve te Azise juglindore por edhe politika ekonomike te ndjekura psh. ne Poloni ose Hungari mbas "renies se Stalinizmit".


    Kastriot
     
  10. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    Singapori p.sh. ka qene koloni dhe kultura tregtare ka rrenje britanike kurse Polonia dhe Hungaria kane histori te veten te tregut para pushtimit rus.

    Shqiperia i ka ligjet me liberale dhe ekonomine formale me te haur ne ballkan. Por kjo nuk ngre peshe sepse ekonomia e nendheshme eshte 10 here me e madhe. Shteti nuk eshte ne gjendje te thyeje mafien ekonomike sepse politika pa dallim majtas-djathtas eshte e zhytur deri ne fyt dhe mbahet gjalle nga boset e nendheshem. Situata mund te ndryshohet nga nje neo-diktature dhe kjo nuk ka gjasa, ose nga nje administrate nderkombtare effektive dhe jo si ne Kosove. Shqiperia eshte problemi me i madh qe ka sot Evropa. Dhe zgjidhjen me duket se e kane lene qe te rreshqasi drejt Greqise sepse vetem ajo "ka interes" per te care koken me shqiptaret, kuptohet per aneksim dhe jo per tjeter...
     
  11. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    (E kam t'qart qe do dal icik nga tema ..po do i permbahem temes se pergjithshme "ekonomis.")

    Blue Gene, permende aneksimin nga Greqia. Ca roli po lun Greqia ne ekonomin e pergjithshme Shqiptare ..dhe sidomos ate lokale ne pjesen jugore te Shqipris?

    ...ndoshta mund te hapim nje teme tjeter ketu te forumi i Ekonomis mbi mardheniet ekonomike te Shqiperis dhe fqinjve ballkanik, se jam shume i interesuar te di dicka mbi kete teme.
     
  12. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    Pike se pari, ka nje ide qe qarkullon ne qarqe diplomatike te inicuar nga Nicholas Gage se Greqia e ka radhen ne Shqiperi, sepse shekulli i kaluar tregoi se Italia dhe Jugosllavia deshtuan ne aneksimin e Shqiperise...Kjo teze eshte vazhdim i tezave te shekullit te XIX dhe XX se Shqiperia nuk duhet te ekzistoje...

    Por le t'i kthehemi realitetit sepse teza te tilla kane treguar qe kane qene vetem te rezikshme per Ballkanin dhe per ata qe i inicojne:

    -Menjehere ne 1991-1992 Greqia mori monopolin e naftes dhe ushqimeve baze qe tregtohen ne Shqiperi. Shembull i fresket eshte mosulja e cmimit te naftes ne Shqiperi, qe kontrollohet nga Greqia me qellim qe kostoja energjitike te mbetet faktor i rendesishem qe ekonomia shqiptare te mos kete ngritje.

    -Shembull tjeter eshte bllokimi i privatizimit te Bankes se Kursimeve vitin e kaluar ne mars: emigrantet dhe familjet e tyre "u urdheruan" te terheqin depozitat e BK-se dhe situata doli jashte kontrollit.

    -Emigracioni shqiptar ne Greqi eshte thelbesor per mbulimin e deficitit tregtar.

    -Politika e Nanos dhe e nje rrethi me te gjere eshte "peng" e berdellove te shoqerise se larte greke ku politikanet shqiptare gjejne grate e tyre te dyta.

    Ne qofte se keto nuk te dalin mund te kalojme edhe ne detaje...
     
  13. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    /pf/images/graemlins/smile.gif ..nejse nuk eshte pune pelqimi, po kam nja 8 vjet qe kam ik nga shqiperia dhe s'i kam ron mrapa ktyne gjonave, ..po tashi m'ka lind interesi.

    Pse nuk hap nje teme tjeter te ekonomia mbi mardheniet ekonomiko-politike Shqiperi-Greqi, ku mund te flasesh edhe per detajet.
     
  14. kastriot

    kastriot Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    Fillimisht postuar nga Blue Gene:
    ..Singapori p.sh. ka qene koloni dhe kultura tregtare ka rrenje britanike kurse Polonia dhe Hungaria kane histori te veten te tregut para pushtimit rus.

    Kastriot: Po Koreja e jugut?????????
    Malajzia???? Indonezia????? etj etj. Qe te gjitha keto shtete nuk kane qene tjeter vecse koloni agrare te fuqive te ndryshme. Megjithse edhe per shtetet qe ti permend dhe pretendon se ato kane patur histori tregu????????(Vete ky definicion eshte i dyshimte per te mos thene absurd) nuk kane qene ne pozita me te favorshme se Shqiperia me 1990-91 si nga madhesia e vendeve dmth dhe e problemeve por edhe nga varesia e theksuar ekonomike nga BS.


    ...Shqiperia i ka ligjet me liberale dhe ekonomine formale me te haur ne ballkan...

    Kastriot:Ky "liberalitet" beri dhe ben te mundur LULEZIMIN E NDERRMARRJEVE ILEGALE SIC ISHIN FIRMAT E FAJDEVE.Megjithate sa per perparesite e "ligjeve liberale" sot ato po i shohim perdite. Keto "ligje liberale" bejne psh. te mundur qe megjithe shtimin ne nxjerrjen e Naftes bruto Rafineria e Ballshit jo vetem punon me 20-25% te kapacitetit por qysh prej te pakten 1990 nuk eshte bere asnje investim per mirembajtjen e saj. Kur edhe nje femije ne shkollen fillore e din qe nafta bruto nuk mund te shitet me cmim te larte dhe qe rafineria mund tu japi buke edhe disa mijerave familjeve sikur te punonte me kapacitet te plote dhe te mbulonte keshtu deri ne nje fare mase te pakten nevojat e konsumit te mbrendshem. Dhe perse e gjitha kjo?????
    Qe ata "qeveritare" kupto HAJDUTET, qe kane ne dore importin e naftes te fitojne para.
    Banka shteterore eshte shendruar ne nje zyre kadastre dhe nepermjet saj shteti nuk mund te veproje ose te ndikoje diqysh me anen e mekanizmave te politikes monetare per te ndihmuar ekonomine vendase por e ka lene "ekonomine" qe ekonomi i thenshin, ne dore te disa firmave dhe bakave te huaja qe ne fund te fundit jane te interesuara vetem per PROFITIN e tyre.


    Por kjo nuk ngre peshe sepse ekonomia e nendheshme eshte 10 here me e madhe.

    Kastriot: Dikujt mund ti duket si nje gje e madhe dhe "positive" kur permend "Ekonomi te nendheshme???? por kjo lloj ekonomie faktikisht nuk sjell asgje ne permirsimin e gjendjes ekonomike te vendit mbasi si e tille as qe shkruhet ne fletoret e shtetit "tagrambledhes" dhe si e "nendheshme" nuk mund te luaje rol ne politiken e punesimit dmth indirekt ne ngritjen e KERKESES ne treg.(Keynes)

    ... Shteti nuk eshte ne gjendje te thyeje mafien ekonomike sepse politika pa dallim majtas-djathtas eshte e zhytur deri ne fyt dhe mbahet gjalle nga boset e nendheshem.....

    Situata mund te ndryshohet nga nje neo-diktature dhe kjo nuk ka gjasa, ose nga nje administrate nderkombtare effektive dhe jo si ne Kosove. Shqiperia eshte problemi me i madh qe ka sot Evropa. Dhe zgjidhjen me duket se e kane lene qe te rreshqasi drejt Greqise sepse vetem ajo "ka interes" per te care koken me shqiptaret, kuptohet per aneksim dhe jo per tjeter...

    Kastriot: Keto rreshta tregojne me se miri se ne cfare gjendje shpirterore jane katandisur njerezit qe nuk bejne me gje tjeter vecse presin nga "te huajt" tu zgjidhen problemet e tyre qe jane bere tashme nje mal me i madh se ai i Dajtit.Mirepo "ZOTAT" dmth. "TE HUAJT" nuk do te ishin ata qe jane sikur te flaknin parate sa andej-kendej "per te shpetuar "SKLLEVERIT" shqiptare qe me sy drejt qiellit (Evropea dhe USA)te gjunjezuar, mbasi nuk kane me as fuqi materiale dhe as fuqi shpirterore, presin SHPETIM. Askush, as Europa dhe as USA dhe askush tjeter nuk shperdoron fonde te saja duke "dhuruar" para mbasi ne nje rast te tille do te ishin katandisur ne gjendjen qe eshte Shqiperia sot.Vetem per pagimin e krediteve qe jane marre nga qeveria dhe qe kane perfunduar me se shumti ne xhepat e Qeveritareve dmth HAJDUTEVE, shteti shqiptar i duhet te perdori sot gati 25% te buxhetit shteteror. Pra problemi nuk qendron ne Kredite por ne menyren se ku shkojne, kush eshte destinacioni i ketyre kredive.Megjithate duhet permendur fakti se vende te tilla si KOREJA E JUGUT arriti Bumin e saj ekonomik pa kredi te huaja duke u bazuar veten ne kursimet e veta qe perbenin per vite me rradhe me shume se 40% te buxhetit shteteror.Investimi inteligjent i ketyre kursimeve e beri Korene e jugut nje nga kater tigrat e Azise. Tregu per kapital te huaj eshte hapur shume vone ne kete vend.Pra problemi nuk qendron edhe aq tek KREDITE por tek investimi dhe Profiti i nxjerre nga keto kredi.


    Kastriot
     
  15. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    Indonezia ka qene koloni e Hollandes kurse Malajzia e Britanise, pra hyjne ne te njejten nyje tregtare te Azise Juglindore qe kishte "pervoje" tregu. Shqiperia nuk ka qene koloni e fuqive te tregut por e perandorise Otomane qe e coptoi per te shpetuar Stambollin dhe qe nuk e kishte haberin nga ererat e reja qe frynin ne ekonomine moderne dhe shpritin e lire individual. Sa per 1991-shin Shqiperia ka qene totalisht ne meshire te Sigurimit-UDB-se dhe Miloshevicit, qe u hoqen me gjak me ane te grekeve me 1997. Ne se ti thua qe Miloshevici donte ta zhvillonte Shqiperine nen menzyren kolonialiste britanike shif Kosoven dhe nxjerr mesime...

    ...Sot ti qe pret nga shqiptaret mund dhe duhet te jesh nje enderrues i shkelqyeshem. Te kam zili per pasionin me te cilin shef endra me sy hapur...Shqiperia eshte nje problem qe nuk e zgjidh dot as Evropa e as Amerika dhe kjo per aresye se nuk gjen nje shqiptar te vetem, te vetem per be, qe do te punonte per interesat nacionale. Edhe ty po te te vinin kryeminister do konvertoheshe ne rolin e zagarit ne vendin e zagareve...ate qe kemi pare qamet me sy ne shqiptaret ne te kaluaren eshte shume e afert me ferrin saqe edhe mijra zemra te shendosha boterore nuk mund ta sherojne dot...ti me shet dengla per "forcat tona". Ku jane?! Na i trego, te lutem sepse mund te fitojme ndonje cmim por t'i zbulojme shqiptaret qe punojne per atdheun. Berisha vazhdon avazin me sllavet, dth ruset, pas burgosjes se shokut te armeve ne Hage, kurse Nano lulezon si heret nga karburanti i Athines.

    Sot rruga me e mire e Shqiperise eshte kolonizimi nga BE dhe Amerika. E keqja eshte se as ata nuk kane interes per te qeverisur nje vend si i yni...hajde gjeje se cfare do ndodhi...Ti po te jesh i zoti te qeverisesh Shqiperine eja e urdhero, emri yt do shkruhet brez pas brezi me germa te arta, aq me teper qe ke emrin e heroit kombetar...
     
  16. kastriot

    kastriot Primus registratum

    Re: Libra profesionale

     
  17. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    Me vjen keq ne se e ke marre si sharje. Ti e the mire qe kushdo qe vjen do te binte pre i nje politike sllavo-greke-ortodokse-islame. Cifutet une nuk e di se ku i shef ti armiq me shqiptaret! Eshte hera e pare qe e degjoj. Nga shqiptaret qe jane ne krize, sic thua ti, lindin edhe ide te tilla...Perkundrazi, jane greket ne aleance me ruset dhe arabet qe perbejne pengesen me te madhe ne ballkan dhe vecanerisht ne Shqiperi. Ky bosht is se keqes boterore polli Miloshevicin, Berishen, Bin Laden etj. Qe te tre u eliminuan, por fatkeqsia shqiptare eshte se tirani shqiptar u hoq me ane te grekut qe ishte pjese e ketij boshti. Ai duhej eleminuar si Miloshevici apo Sadami, qe mos te na vinin Nano dhe greket e tij ne pushtet. Keto jane bazat e tragjedise sone kombetare, te gjithe jane te shitur!!! Ne se ti me sjell shembullin e Korese se Jugut nuk me tregon menyren se si mund te behet realitet pervoja e saj ne Shqiperi.

    Eshte e thjeshte te thuash se si do ishte e mira, por eshte shume e veshtire te thuash konkretisht se cfare duhet bere. Propozimi im (adminsitrim nga SHBA-BE) mund te duket deshperues, por eshte pike fillestare ku mund te shpresosh per rimarrjen e sovranitetit (pas 100 vjetesh ndoshta!) me pune e djerse. Pastaj mos e merr kallup, sepse nuk do jete si ne Kosove, por nje proces shume kompleks qe mund te kaloje nepermjet instrumentave te tille sic jane Asociimi dhe Stabilizimi me BE-ne etj...Thjesht dua te ve ne dukje realitetin: SHQIPTARET KANE DESHTUAR PER TE BERE VETE SHQIPERINE...Ty mund te duket pesimist, por ky eshte realitet kokeforte. Me vjen keq ne se ke shpresa te kota per nje Shqiperi sovrane si te tjeret...Por kjo nuk do te thote qe nuk ka shprese per tu ndertuar vendi, ai do ndertohet me punen tone, por zot nuk do jemi ne per nje kohe shume te gjate...Ne se e do vendin tend duaje ashtu sic eshte, sic eshte tani. Une e dua vendin tim, por realitetin e shof ne sy dhe nuk kam dilema dhe endrra te kota...
     
  18. kastriot

    kastriot Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    Eshte hera e pare qe e degjon????????????????Po "Presidentin konsesual" Çifut e ke, dmth pjese, ne mos Kryetar, te Bandes Hajdute qe jo ndryshe nga ti propagandon si Nano pak kohe me pare, RIKOLONIZIMIN e Shqiperise.
    Per ty, Nanon dhe banden qe ai kryeson Shqiptaret nuk mund ta bejne Shqiperine NDERSA PER SHQIPTARET PUNA QENDRON KREJT NDRYSHE



    Kastriot
     
  19. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Libra profesionale

    Nuk e kuptoj shprehjen, te lutem sqaroju...
     
  20. assassino26

    assassino26 Primus registratum

    Re: Libra profesionale
     

Shpërndajeni këtë faqe