Leter e nje nene te revoltuar !

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Universal, 3 Mar 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    I dashur shtet LEGEN,

    Te them LEGEN sepse kam shume vrer te vjell ne ty, dhe LEGEN mu duk term me I pershtatshem se WC, gjithsesi ti zgjidh e merr vete, nuk me ngelet hatri.

    Duhet te me kthesh shume gjera, por me per zemer kam te me kthesh besimin qe pata ne ty kur bera budallallekun, qe dola ne pike te mengjesit, lashe dy beba ne shtepi, qe te te jepja voten ty. Nuk prisja gjera kushedi se cfare nga ty, as ato qe premtove ne fushate nuk I prisja, sepse jam njeri me kembe ne toke dhe e di sa te realizueshme jane ato pallavrat tua. Por prisja te me ktheje te pakten dinjitetin, ate qe me eshte neperkembur prej sa e sa vitesh. Ti, I dashur LEGEN, me ben te urrej token time, dheun meme apo ate. Nuk dua te di se cilat jane qellimet e tua, per sa kohe nuk jane te mira.

    Ajo qe me shkaktoi zgjimin e gjithe ketij mllefi ishte perballja me faktin qe duhet te paguaja nje fature 60.000 leke te reja, per energjine ende te pakonsumuar ne banesen time. Duke studiuar rastin, kuptova qe ishte nje gabim ne shkrimin e shifrave. Ne vend qe te shkruhej 6, eshte shkruar 9, dhe ky gabim I vockel, shkaktoi nje mbifaturim prej me shume se 3.000 kw. Jam shume e ndergjegjshme se te gjithe bejme gabime ne pune, por sistemi na ka krijuar mundesine qe keto gabime te korigjohen dhe mos te rendojne mbi klientin. Maksimumi mund te aplikohet ndonje penalitet mbi ate qe shkaktoi gabimin. Dhe une e mora shume me qetesi kete mbifaturim, duke I thene tim shoqi, duket qarte qe eshte lapsus, dhe thjesht do bejne kthim fature. Ai, qe eshte me I perditesuar se une me horrlleqet e ketij LEGENi, shfrynte dhe thoshte nuk eshte kaq e thjeshte. Do na kompensojne ne KW, dhe jo ne vlere monetare. Nderkohe cmimi I energjise ka ndryshuar dhe ne paguajme shume me teper. Po sikur te ishte ky I vetmi problem….

    Po te them cili eshte problem I vertete I dashur LEGEN…. Ne jemi nje familje e re, dhe kemi dy femije. Prinderit nuk na lane trashegim asgje, prandaj na u desh te merrnim kredi per banesen tone modeste. Ne kete treg te rregulluar financiar nga ti shtet LEGEN, me duhet te paguaj 50.000 leke ne muaj keste kredie…. Po nuk dua ti hyj dhe ketij debati. Te gjitha familjet e dine se sa duhet te shpenzohet per pampers dhe qumesht per nje beb. Ne rastin tim shumezoji me dy, se une kam dy beba. Ti qe po e lexon kete leter, mendon se duhet te kemi rroga te mira. Ne fakt nuk eshte ashtu. Te dyja rrogat bashke mezi kapin 100.000 lekshin. Kisha disa muaj qe po kurseja leke, dhe po beja perkthime naten, sepse doja nje feste ditelindje te bukur per djalin tim te madh. Ka ditelindjen tani ne shkurt. Dhe nuk doja nje nga ato ditelindjet me 100 te ftuar, me hotel te prenotuar, dhe ku di une se cfare. Nje feste modeste me shoket e cerdhes, dhe nje darke me familjaret. Nese do me mjaftonin leket do therrisnim dhe ndonje klloun…. E di I dashur LEGEN, qe po qesh me llogarite qe kisha bere une. Se nje feste te tille mund ta organizoje dhe zyrtari me I lodhur ne administraten tende, pa sforco fare, nga rryshfetet qe merr.

    Atehere I dashur LEGEN, ti jo vetem qe nuk ofrohesh te korigjosh gabimin, por me paturpesine me te madhe thua, e di qe kam bere gabim por duhet paguar. Pastaj shohim e bejme. Dhe ankthi I tim shoqi u vertetua. Ketij ankthi iu shtua se mund te rezultoj ne listen e debitoreve, dhe mund te humb edhe punen…. Per cfare??? Per nje lapsus o LEGEN. Keshtu, une po paguaj ate fature, te pakten te kem te sigurt punen. Por nuk di si do ia shpjegoj cunit kur te rritet qe kete vit nuk mundem ti benim feste ditelindje…. Dhe nuk e di me cfare do tallet me shume, me faktin qe nuk munda te kisha kursime ekstra, apo me faktin qe nje gabim I rendomte sistemi nuk mund te korigjohej….

    Po nuk ka gje, se nderkohe historia do te te kete lartesuar ty o LEGEN, dhe deshtaket do jemi ne prinderit e tij….
     
    SNAP and Jamie like this.
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Me pelqen
     
    AlbiPg likes this.
  3. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Me të drejtë njeriun më i shquar në panteonin e mençurise ka thënë që 'Çdo popull e meriton qeverinë që ka'!
    Shqiptaret irritohen më parë për problemet më të parendesishme , më të vogla se sa për ato me jetiket!
    Nuk kam parë një qytetar apo qytetare te jete i/e vetëdijesuar për të kërkuar me ngulm të drejten e tij/saj pa u ndikuar nga forcat politike.
    Për të mos folur për studentat që presupozohet të jenë e ardhmja , dhe shfrytëzohen si marioneta!

    Mungojnë shembull të tille.

    Në fund, mirë e ka thënë eruditi Shqiptar.
    'Shqipëri të kam dh... s'të kuptuam asnjëhere'

    Pa u bëre Shqiptarët , nuk bëhet ky vend.
    Ka marrë fund çdo gjë këtu, mafia nuk po le shteg për drejtësi!
    kaq!
     
    AlbiPg, SNAP, FENIKSI and 1 other person like this.
  4. SNAP

    SNAP Papirus rex

    Bravooooooooo Bravoooooooooooooooo Bravooooooooooooooooo Po del llafja e imja ne nuk kemi pas ndonje here shtet ne historin
    e Shqiperise. Shqiptaret shpresonin shume mbas vitit 90 nji nga ato isha dhe une qe protestoja, dilja ne mitingje, por mbas disa viteve shpresa qe kisha po me venitesh. Te gjithe jemi deshmitare te ngjarjeve dhe skandaleve qe kan ndodhur ketyre 25 vite, duke filluar nga 97, dhe duke mbaruar me deputetin e PS Tom Doshi, asnji nuk pranon akuza te gjithe jane perfekt, valle kshu eshte dhe ekonomia e cdo Shqiptari ne shtepit e tyre? Por sic shikohet gjate ketyre 25 viteve demokraci, kan dal ca derra nga pushteti, kan hyre ca derra tjere.
    Derri nje turi ka...!
    "Mjer ky popull"
     
    AlbiPg likes this.
  5. SNAP

    SNAP Papirus rex

    Nuk eshte mafja lal eshte shteti qe eshte mafioz. Ne nje shtet qe vritet bankieri mes ne Tiranes dhe nuk gjendet autori pse? Sepse
    shteti eshte inkriminuar vet me vrasjen e bankierit. Ky shtet qe kemi po fut njeres ne burg pa lidhje me njerzit e varfer me njeres
    qe jetojne me nje asistence, dhe ti si shtet i con policine e fut ne burg. Ju premtove 300 mi vende pune , jo 300 mi vende pune por 300 mi te burgosem per punen e energjise. Ju premtove heqjen e TVSH per energjine, mir se nuk e hoqe po i rrite energjine, dhe i genjeve qe leket e dritave to ju jap tek asistenca sa leke thoni ju? 6.500. gjashte mi e peseqind.
     
    AlbiPg and Solaris like this.
  6. AlbiPg

    AlbiPg Forumium praecox

    Bravo KENT
     

Shpërndajeni këtë faqe