Largesia ne cift

Diskutime tek 'Dashuria' filluar nga Fede, 4 May 2018.

  1. Fede

    Fede Primus registratum

    Ju lutem nje keshille doja, jam e fejuar prej 4 vitesh, te dy jetojme ne dy qytete te ndryshme dhe takohemi nje here ne muaj ose ndodh qe rrime edhe 5 muaj pa u pare pasi partneri merret me pune te pista, dhe nuk do te heqe dore, une kam nje pune shume te mire dhe nuk shkeputem dot nga vendlindja ime pasi i fejuari nuk ben as perpjekjen me te vogel per te me marre nderkohe qe sillet shume mire kur me takon dhe mundohet te mi plotesoje te gjitha, poooor nuk mjaftohem pasi kam nevoje qe te kem prane njeriun qe dua nuk me mbushin dhuratat dhe dedikimet,tani po bej 6 muaj qe nuk e takoj pasi ai eshte larguar jashte shtetit dhe me premton qe do kthehet shpejt, une nderkohe prej nje viti po ndjek nje kurs pasuniversitar dhe aty kam njohur dike i cili me terheq shume, kam filluar ndjej per kete njeri edhe pse llogjika nuk me lejon te ushqej mendime se me duket sikur po tradhtoj te fejuarin,po ashtu kuptoj dhe nga ky djali interes te njejte dhe sa here me shikon shmanget, nuk me pershendet me si me pare dhe mban distance nga une ndoshta se e di qe jam e fejuar. Kur nuk e kam mendjen me shikon dhe sapo hedh shikimin ai heq syte, une nderkohe vazhdoj te jem e cilter si me pare qe ai mos te vereje asnje ndryshim dhe te kuptoje se e kam kuptuar. ndersa per te fejuarin me ka humb interesi pasi e takoj nje here ne muaj dhe nuk shikoj te ardhme. Per gjithe kete situate te krijuar ja hedh fajin partnerit pasi nuk kujdeset fare per ndjenjat e mia. Kam frike se dhe ai do kete ndonje lidhje tjeter qe nk po i jep rendesi faktit se duhet te bashkohemi nuk mund te rrime dot te ndare,kam biseduar shume here per kete gje por ai me jep te drejte dhe nuk ben asnje hap para.Si do te silleshit?
     
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Me pelqen emri jot Fede sepse me kujton emrin e shitses se bukes kur isha femije. Fakti qe po kryen studime pasuniversitare me le te mendoj se i ke mbaruar studimet universitare. Gje qe me kujton Lenka Cukon. Kur e pyeten nje here nese ajo kishte mbaruar shkollen e larte ajo pergjigjet se qe e kishte mbaruar shkollen e larte per kete ishte e sigurte POR nuk e ishte e sigurte nese kishte mbaruar apo jo studimet e shkolles se mesme.

    Nese ke mbaruar studimet universitare dhe kerkon nje keshille prej kujtdo, tregon se ti je rritur ne nje lloj protektorati familjar qe e ben te pamundur edukimin me common-sense. Street-smart eshte edhe nje shprehje tjeter qe nenkupton ekzistencen e nje lloj zgjuarsie qe nuk vjen nga edukata, edukimi apo inteligjenca. Street-smart dhe common sense jane cilesi qe vijne nga pervoja e fituar ne jete dhe duke qene prezent ose pjese e nje kategorie shumengjyreshe njerezish.

    Te lutem mos e merr personalisht. Une mund t'i bija larg e nga larg nga Kina. Po vendos te t'a them troc se i fejuari nuk te do. Ai eshte duke mbajtur opsionet te hapura per veten e vet. Ne rast se ai njeh ose takon dike qe i permbush me mire kriteret e tij atehere ai do te te vere fshesen. Ai megjithate sillet mire me ty sa here te sheh per arsye se ti je e sigurte. Qe do te thote se «you are taken for granted». Ne rast se vitet kalojne dhe ai nuk gjen dicka me te mire atehere ti je «derri ne thes».

    Perse te behesh e refuzuara dhe te mos behesh refuzuesja?

    Per sa i perket mashkullit qe i ke vene syrin mund te them se ai eshte nje njeri i pjekur. Duke ditur qe ti je e fejuar dhe je duke flirtuar me te e ben te mendoje: Nje here tradhetare, gjithnje tradhetare!

    Gezohem t'ju njoh Fede,

    EL
     
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Me kishte dale nje detaj i vogel nga vemendja. Ne fakt eshte detaj shume i madh. Kur thua qe i fejuari merret me pune te pista cfare do te thuash?

    Une kur e lexova ne fillim, ne mendje me erdhen dy punonjesit e Komunales ne lagjen tone, kur isha e vogel. Demiri i gjate dhe me hunde te madhe dhe Rexhepi i shkurter. Ata ishin zhbllokuesit e pusetave te ujrave te pista.

    EL
     
  4. Fede

    Fede Primus registratum

    Jam rritur ne shtepine e femijes pasi nenen e humba kur isha vetem 5 vjec ndersa babai me braktisi merre me mend sa edukim dhe protektoriat kam pasur, rritur me mungesen e dashurise se prindit, me urrejtjen e prindit qe me braktisi dhe me perballjen e ne nje bote te panjohur pa udherefyes dhe modele!
     
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

  6. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

  7. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

  8. Aimilius

    Aimilius Forumium maestatis

    Qe ti japesh nje femre nje keshille logjike per ceshtje ndjenjash eshte e kote. Anyway,
    Mbaje te fejuarin sepse ate meriton, ke preference per kete tip mashkulli.
    Rasti klasik stupid bitch & bad boy. It's fun for a while until the shit hits the fan.
    Ky cuni tjeter duket djale i mire, por nuk ben per ty. Mos hap belara ketij cuni kot!
    Por edhe ky mund te jete a fucking piece of shit nese e di qe je e zene dhe hiqet si i mire. nejse.
    Per nje gje ke te drejte "i fejuari" nuk do gje me shume prej teje, te ka sa per te shtyre kohen
    dhe kjo gje te ben te duash akoma me shume te rrish me te, pasi si shume debile te tjera,
    edhe ti mund ta duash me te vertete ate. Edhe me e bukura e ketij muhabeti eshte qe ai as qe nuk
    denjon te te lere por te mban ashtu zvarritur derisa t'i behesh e bezdisur dhe te te tregoje deren.
    Femrat e tilla kujtojne se jane te mira por nuk jane te tilla, sjane asgje tjeter vec telash dhe autoshkaterruese.
    (asgje personale, flas nga ato qe ti the ne bashkepunim nga ato qe une di)

    por megjithate nese ke dy fareza ne tru dhe me te vertete do nje keshille (po te jap the benefit of the doubt)
    Nese me te verte do nje zgjidhje duhet te besh keto
    a. Jepi vetes ultimatim 24 ore nese do rrish apo jo me bandillin qe ke, (po nuk e vendose brenda 24 oreve, mos lexo kot me poshte pasi i perket 3 fjalive ne fillim...)
    b. Pasi ta kesh lene bandillin mos u lidh me asnje tjeter per te pakten 6 muaj. (Teknika plumbi nxjerr plumbin eshte vetem per ne filma, nuk duhet te lidhesh me njeriun e gabur per arsyet e gabuara.)
    c. Keto 6 muaj duhet te rrish te meditosh dhe te rivleresosh dhe respektosh jeten & veten tende. (Mund te te them me 10tra raste per persona qe i kane patur te 2 prinderit dhe qe kane hequr te zite e ullirit. Prandaj mos rri aty ne nje qoshe te te vije keq per veten tende pasi nuk ke per te ardhur keq. Qenke rritur ne jetimore dhe paske arritur te besh studime pasuniversitere, dhe kujton se ke dicka me pak se te tjeret? Je ne terezi ti a si?
    d. Nese pas 6 muash apo nje viti ky tjetri eshte verdalle, edhe akoma mendon per te atehere pse jo.
    e. And remember "It's never too late to have a happy childhood!"
     
  9. Alivia

    Alivia Forumium maestatis

    Bahh,yllo jeto jeten tende.
    Ai vetem i fejuar nuk eshte.
    Per mua eshte idiotesi ti kushotsh kohen nje dickaje qe ste mbush,sic duhet.
     
  10. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Ka shume lloje lidhjesh, marrdheniesh qe karakterizon nje çift por asnjera nga ato nuk eshte rasti yt.
    Nese jeni te fejuar, dhe qe me shume gjasa ne trurin tuaj kishit planifikuar edhe te martoheshit, i bie te jete krijim familjeje.
    Me ate pershkrim qe ke bere ti, vetem rruge drejt nje familjeje nuk eshte, kshu qe po te jap nje keshille shume te vlefshme qe ben pune ne keto raste:
    Siç thote populli, dergoje ne te semes!
     
  11. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Unë mendoj që të rrish me të. Përderisa keni ndenjur kaq kohë bashkë, mund të rrini edhe shumë vite të tjera. Madje them se jeni bërë për njëri-tjetrin... ka gjetur tenxherja kapakun.

    Nuk ka njerëz të përkryer, secili ka të metat e tij. Edhe këtij tjetrit që ty tani të duket i mirë, kushedi ç'të meta mund t'i dalin më vonë.

    Qëllimi kryesor i një lidhjeje janë femijët dhe rritja e tyre. Varet se ç'qëllime ke ti. Nëse do fëmije, bëji dhe mos u shqeteso për të ardhmen. Po u ndatë, punë e madhe, do të jesh edhe ti ashtu si gjithë Evropa dhe Amerika... familje moderne.

    Dashuria, besnikeria, mirëkuptimi etj. si këto, janë sentimentalizma dhe deshira të pamundura në kete kohe. Keto i ngordhi sistemi, shume dekada më parë.
     
    Last edited: 11 May 2018

Shpërndajeni këtë faqe