Kur mbaron nje Raport?

Diskutime tek 'Dashuria' filluar nga Petra, 5 Sep 2007.

1. Petra

Petra Primus registratum

Kur mbaron nje Raport?

Kur i vjen fundi nje lidhje?

2. xinxer

xinxer Primus registratum

Re: Kur mbaron nje Raport?

Shume"scontata" si pergjigje, po mendoj kur mbaron dashuria...

3. antip

antip Primus registratum

Re: Kur mbaron nje Raport?

Kur t'dush...

4. Guest

Re: Kur mbaron nje Raport?

Kur i eshte larguar shume fillimit.

5. dahlia

dahlia Grupi i të çmëndurve!

Re: Kur mbaron nje Raport?

po te jete kaq zyrtare sa eshte dhe titulli i temes...une them qe ngelet neper letra...dhe harrohet me ndonje sirtar...

6. u74

u74 Primus registratum

Re: Kur mbaron nje Raport?

Zyrtare the po temehapesi te jete mashkull si thua ti...!?

7. Kondrapedali

Kondrapedali Kondrapedali

Re: Kur mbaron nje Raport?

Originally Posted By: Petra

Kur i vjen fundi nje lidhje?

Pytja o e paplot.

Fundi i një lidhje mes të dashuruarish? Lidhje mes dy dashnorësh që e frekuentojnë njëri-tjetrin veç për seks? Lidhje ku njëri është viktimë e tjetrit?

Sqaro pak më shumë se ka shuuuumë lloje përgjigjesh.

Megjithatë, në përgjithësi një lidhje merr fund kur njëri prej të dyve mendon se ka marrë fund.

8. Guest

Re: Kur mbaron nje Raport?

Quote:

Megjithatë, në përgjithësi një lidhje merr fund kur njëri prej të dyve mendon se ka marrë fund.

Ci do sqarimet Kondre, kur prap te kjo pergjigje do dalesh /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

9. Kondrapedali

Kondrapedali Kondrapedali

Re: Kur mbaron nje Raport?

Po s'bohet muhabeti n'hatlla. Po bone i pytje t'paktën boje sagllom.

Ajo teta me i llaf.

Ç'kemi yllo? Ka koh që po t'vij ka mrapa po s't'kap dot. Gjithmon kur t'afrohen vjen mëngjesi ...

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif

10. Guest

Re: Kur mbaron nje Raport?

Po dhe une mengjesin po prisja se e dija qe do vije ti /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif

Qe te rrime ne teme, do thoja:
Lidhja perfundon kur s´ka force me vazhdu. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

11. policia

policia Forumium maestatis

Re: Kur mbaron nje Raport?

une mendoj se cdo fillim e ka nje fund...

12. ahridas

ahridas Primus registratum

Re: Kur mbaron nje Raport?

po pergjigjem se dikur me jane pergjigjur,
nje lidhje mbaron kur humbet ekuilibri.

13. Petra

Petra Primus registratum

Re: Kur mbaron nje Raport?

Si qenka mbushur tema, plot e perplot. Rrofshi per komentet. Ne fakt me duhet te bej nje sqarim te vogel. Pyetja mund te duket e pjesshme. Po edhe lidhjet te tilla jane (shumica te pakten). Ajo qe me intereson eshte te ndihmoj ndonje rob te kthjellohet mbi arsyet dhe perballjen e pas-ndarjes. Sepse qellon qe jo gjithnje ndarja te jete konsensuale.

Me pelqeu kjo pergjigja e ahridas, po nuk e kuptova mire. C'do te thuash me ekuiliber? Gjithashtu edhe fantazia e ka lene te paplote shpjegimin. Cila force? Kondra eshte versioni me i perhapur. NJeri nuk do, dhe ky eshte fundi. Po eshte vertet fundi? Une njoh shume cifte qe jane rilidhur.

Sa me shume et pergjigjeni aq me shume ma beni qejfin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

14. ahridas

ahridas Primus registratum

Re: Kur mbaron nje Raport?

Cdo raport apo lidhje karakterizohet nga nje "ekuiliber interesi" te realizuar nga te pakten dy pale.
Interesi ne varesi te lidhjes, ka ngjyra dhe permasa te ndryshme. Pavarsisht nga kjo te dy palet qendrojne ne nje lishars ku tundin mire e kenaqin njeri tjetrin duke ruajtur kendshem ekuilibrin.
Ne momentin qe tjetri kercen nga lisharsi e iken, humbet ekuilibri. Tashti, nese ai qe kercen nga lisharsi e ben kercimin dalengadale qe tjetri mos te bjere pertoke pa asnje gervishtje dhe i lumtur, apo duke kercyer pupthi duke i kercitur koken tjetrit, kjo e ndryshon pastaj ne dukje kohen e shkeputjes, gje qe kerkon nje cike intuite dhe njohje dhe deshire per tu kuptuar.
Gjithsesi, When the End is Come, Smone is gona...........

15. truth_hurts

truth_hurts Primus registratum

Re: Kur mbaron nje Raport?

kur lidhja konsumohet..e kam degjuar shpesh kete arsyetim edhe me duket absurd!mgjt ndodh shpesh qe kur nje cift bojn 1 ose 2 vjet bashk 2 gjera ndodhin..1.ose kuptojne qe gjerat jane bere monotone edhe ndahen 2.ose koha e gjate i ka bere te lindi forca e zakonit edhe nuk ndahen dot me per shkak te kesaj kohe te gjate bashke!persa i perket mundsis per rilidhje mund te jet e vlefshme nqs ndarja ka ardhur per shkak te faktorve te jashtem jo nga dy personat e lidhur.nqs ndarja ka ardhur se njeri thot du te ndahem sja vlen te kthehesh sepse perderisa eshte ipasigurte qe tani imagjino me vone prap e njejta gje do te jete sja vlen te rikthehesh...

16. Thamina

Thamina Papirus rex

Kur mendja dhe shpirti kane te njejtin mendim.Kur ska pendime,as kthim mbrapa e gjithcka ka kryer.

joetisti_ likes this.
17. joetisti_

joetisti_ Locus omnem

nje lidhje kur krijohet, edhe pse duket me e thjeshta ne bote, ne vetvete kalon nje sere procesesh te pashpjegueshme shume te sofistikuara qe quhet pastaj lidhje. Duke e pare keshtu, veshtire te mbaroje. Kur fizikisht dicka e ndalon, ajo (lidhja) i kundervihet shpirterisht, dhe shpirterisht vazhdon pafundesisht, pergjithmone, perjetesisht.

18. Moonlight85

Moonlight85 Forumium maestatis

Mendoj se behet fjale per "lidhje dashurie" dhe jo per Rapport ushtrie :D

kur cdo gje ju pengon, mandej edhe nje qime floku ju con nga 0 ne 120 shtypjen e gjakut!

kur ndiheni ne siklet dhe keni nevoj per ndryshime drastike, qoft fiziku apo gjenerel jeta dhe personaliteti juaj!

kur keni Diskussion me Partnerin/en tuaj dhe gjate diskutimit njeri nga ju i rotullon syte, kjo simbolizon mos rrespektin dhe percmimin ndaj jush dhe lidhjes tuaj!

Kur ju ve Fajin per cdo imtesire!

kur per lidhjen tuaj tregon desinteresim total dhe nuk keni me asnje aktivitet te perbashket!

Kur terhiqet dhe nuk i intereson aspake ajo qe keni per ti then ju!

Kur nuk keni as shoqeri si cift dhe lidhja juaj ska me kuptim!

Xhelozi e tepruar nga nje pale, dhe pala tjeter mer vrapin nga ngushtesia ne lidhje.

Gabimet nuk falen me!

Kur ska Motivation per te ndryshuar naj gje dhe knvestuar kohe ne ate lidhje!

Kur besim nuk ka dhe cdo gje vihet ne pyetje!

Kur humb respekti dhe partneri i hakmeret partneres me gjakeftohtesi dhe indiferenc!

Kto jan sinjalet e para....:wub:

joetisti_ likes this.
19. Artin

Artin Valoris scriptorum

Mbarojne, se i tille eshte sistemi...
Dikur nuk mbaronin, kurse tani mbarojne ....
Sipas kokes, u vune edhe kapelen... e te gjithe do te marrin ate qe u takon...

Moonlight85 likes this.
20. joetisti_

joetisti_ Locus omnem

nje raport mbaron atehere kur nuk rifillon me. Dhe asnjehere nuk e di dot nese rifillon... Mund te mos rifilloje kur ke besim se po, dhe mund te rifilloje kur s'e prisje fare.

Por, duhet te mos kete me as kontakt fizik, as kontak pamor, as kontakt bisedor dhe... as kontakt ndjesor, qe te thuash se mbaroi. Dhe kur nje kontakt, apo qofte nje cerek kontakti ekziston akoma, s'thua dot se ka perfunduar...

Moonlight85 likes this.

Shpërndajeni këtë faqe