Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Diskutime tek 'Shkodërlocja jonë' filluar nga genci, 4 Nov 2002.

  1. Guest

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te ulqinit

    ooo valla qyteti ma i bukur ne bote eshte ulqini vetem rastesisht me rane syte ne kete teme hehe pra me i bukuri qenka ULQINI....
     
  2. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te ulqinit

    NASIRUDIN ALBANI.


    I lindur ne Shkoder ne 1914 ne nje familje me tradita fetare.Babai H.Nuh Nexhati pas sudimeve fetare ne Stamboll rikthehet ne Shkoder ku punon ne fushen e arsimit.Emigron ne Siri pas sekolarizmit te pushtetit te A.Zogut.Atje behet menjehere i njohur ne Fik'h.Mesimet e tija i ndoqen dhe dijetare te tjere si Abdukadr Arrnauti dhe Shuajb Arrnauti qe sic shikohet nga mbiemri jane me origjine shqipetare.
    Albani(Nasirudini),mbiemer i marre ne vendet arabe pas emigrimit atje,duke ndjekur gjurmet e te atit ne moshen 20 vjecare ne nje artikull te botuar ne revisten "El Menar" kritikon vepren e te madhit M.Gazali "Ihjau Ulumid-din",spikat si njohes i mire i haditheve(fjala e Muahmmedit s.a.v.s).Njohes i mire i arabishtes dhe frengjishtes,ka qene autodidakt.
    Jeta e ketij dijetari do te kaloje neper bibliotekat e Damaskut ku studjonte rregullisht mbi 10 ore ne dite dhe pastaj neper universitetet me me ze te botes islame.Punon si profesor i specializuar ne fushen e Hadithit ne Universitetin e Medines per 3 vite(1964-1967).Pas persekutimit ne Siri emigron nga Jordania,Libani,A.Saudite,Emiratat e B. Arabe per tu stabilizuar perfundimisht ne Amman te Jordanise deri ne 2/10/1999 vit ne te cilin nderroi jete.
    Ka lene mbi 100 vepra,disa shume voluminoze dhe te resndesishme deri ne ate pike sa te behen referim i muslimaneve te te gjithe botes.Eshte mbiquajtur Buhariu i shekullit XX(Buhariu eshte trasmetuesi me i sakte i tradites se Profetit Muhammed),ka punuar me dijetaret me te medhenj te botes islame te shekullit XX si Ibn Bazi,Uthejmin,nder te vetmit te afte per te dhene fatwa.
    Ka ndjekur nga afer dhe studentet shqipetare ne Jordani per te cilet ka mbajtur ligjerata ne shqip.


    Mendova te permend nje figure te tille si me te njohuren figure te qytetit tone ne bote,pra nga nje mase prej 1.5 miliardesh.
     
  3. Guest

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te vdekur

    s keni pse e perdorni me mburrje kete 1.5 miliard perderisa jan pjese e botes trete
     
  4. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te vdekur

    Jen njerez te klasifikuar nga racizmi ne boten e trete.Ne kete bote hyn dhe Kina.Shko e thuaj pak atyre.
     
  5. Guest

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te vdekur *DELETED*

    Shkrimi u fshi nga ShkoderZemer
     
  6. genci

    genci Primus registratum

    Monument për Arben Brocin

    Monument për Arben Brocin


    A. M

    Një tjetër monument për një tjetër hero të demokracisë. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Galeria Kombëtare e Arteve organizojnë një konkurs kombëtar për realizimin e veprës në skulpturë për Arben Brocin, i vrarë 15 vjet më parë. Në njoftimin e dy institucioneve thuhet se në konkurs mund të marrin pjesë artistë dhe arkitektë shqiptarë nga të gjitha trevat. Në bazë të kritereve të konkursit, pranohen punime individuale apo në grup, që janë paraqitur ose jo në konkurse të mëparshme. Punimet do paraqiten në formë boceti, i cili duhet të shoqërohet nga artisti dhe me konceptin e tij mbi veprën. Afati i dorëzimit të boceteve pranë Galerisë së Arteve, është 15 prill 2006. Për shpalljen e fituesit do ngrihet një komision vlerësimi artistik, i përbërë nga personalitete të artit dhe të kulturës, që do miratohen nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Fituesi i çmimit të parë do të shpërblehet me një shumë prej 500 mijë lekësh, ndërsa për çdo bocet të ekspozuar do ketë një pagesë prej 5 mijë lekësh. Tashmë është parashikuar që vendi ku do vendoset monumenti do jenë ambientet e shkollës “Arben Broci” në Tiranë. Konkursi për monumentin e Brocit është i treti që MTKRS zhvillon brenda një kohe të shkurtër. Pas atij për Nënë Terezën, fituesi i së cilit ende nuk është shpallur, u organizua konkursi për monumentin e Azem Hajdarit, i cili u fitua nga skulptori Hektor Dule
     
  7. bebi

    bebi Primus registratum

    Re: Monument për Arben Brocin

    u bane 15 vjet???

    un e kujtoj si sot, kur prune trupin e Arbenit... /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  8. Guest

    Post deleted by alinos
     
  9. Guest

    Elton Ndrecaj Aktor/Model

    Me behet qefi shume qe edhe ne si shqiptare mund te krenohemi me keto figura kaq te larta tashme ne gjithe boten si fotomodeli dhe aktori i njohur Elton Ndrecaj.
    Me Respekt
    Blerina
     
  10. Guest

    Re: Elton Ndrecaj Aktor/Model

    hahaahha
    ik se t'rraha, mos len nam! mos u lodh me e ba vedin t'famshem me zor /pf/images/graemlins/tonguee.gif

    ma ban i tel ma von se du me t'vet per dicka
     
  11. Guest

    Re: Elton Ndrecaj Aktor/Model

    ps: toto ti gjej ndoj emen ma interresant se me ket blerinen le nam krejt /pf/images/graemlins/lol.gif

    he se krenohet rusi me ty, plus rrugica e plutos /pf/images/graemlins/lol.gif

    dashke hollivudin ti, edhe forumin bile /pf/images/graemlins/lol.gif
     
  12. Guest

    se harrova

    plutoja ka cof /pf/images/graemlins/cry.gif
     
  13. popkin

    popkin Forumium praecox

    Re: se harrova

    mosme shani po keshtu mu duket ishe ne shkoder kame me shum se 8 vite qe jam larguar njerzit kjo ishte hera e vtme qe nejt nje kohe te gjate < njerzit qeshin nga zori ishte me keq se mundesh ta mendosh>
     
  14. genci

    genci Primus registratum

    Perkujtohet Tish Daija permes muzikes

    Perkujtohet Tish Daija permes muzikes
    Është përkujtuar përmes muzikës dhe kompozimeve të tij. Dhe kjo do të ishte edhe mënyra e vetme për të kujtuar një nga emrat më të njohur të artit dhe muzikës shqiptare. Tish Daija, u përkujtua dje në një takim të veçantë mes miq, familjarëve dhe nxënësve të tij. Takimi i zhvilluar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë do të sillte edhe

    Akademiku, Tish Daija, kompozitor i shquar shqiptar, u nda nga jeta 2 vite më parë, në moshën 78 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Tish Daija është një nga themeluesit e Konservatorit të Tiranës dhe gjithashtu profesor i Kompozicionit në këtë institucion të lartë të arsimit muzikor shqiptar. Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prej vitit 1999, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës prej viti 2000, si dhe mban titullin e lartë “Artist i Popullit”.

    Tish Daija është laureat i shumë çmimeve të republikës. Për një kohë të gjatë ai ka qenë anëtar i forumeve drejtuese të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Krijimtaria artistike e këtij artisti të madh përfshin të gjitha gjinitë dhe zhanret muzikore, nga kënga deri të veprat e mëdha vokale, nga tablotë muzikore e deri të veprat skenike, vepra të muzikës së dhomës edhe ato simfonike.

    Daija lindi në Shkodër në 30 janar 1926 dhe që në moshën 6-vjeçare u aktivizua në korin Françeskan, që drejtohej nga At Martin Gjoka, ku edhe filloi të studiojë solfezhin dhe violinën. Dy vjet më vonë ai mori pjesë në bandën muzikore të qytetit, drejtuar nga Preng Jakova. Në këtë moshë ai filloi të kompozojë këngë, që kanë mbetur në repertorin e artë të këngës shqiptare, si “Kënga e krushqve”, “Çikë o mori çikë”, “Me lule të bukura”, etj. Në vitin 1946 pasi mbaroi shkollën e mesme në Shkodër, u emërua mësues muzike në Vlorë dhe në vitin 1950 filloi studimet e larta, për kompozicion në Konservatorin “P.I.Çajkovski” në Moskë. Më pas fillon menjëherë punën, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës në Tiranë.

    Për afro 20 vjet, nga viti 1963 deri më 1980 Tish Daija ishte udhëheqësi artistik i Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore të Shqipërisë dhe nën drejtimin e tij, kjo trupë fiton “Gjerdanin e Artë”. Tish Daija është një nga themeluesit e Konservatorit të Tiranës dhe gjithashtu, profesor i Kompozicionit në këtë institucion të lartë të arsimit muzikor shqiptar.

    Tish Daija është krijuesi i baletit të parë shqiptar, “Halili dhe Hajria”, që u shfaq për herë të parë në vitin 1963. Ai ka shkruar ndër të tjera operetën “Lejlaja”, operën “Pranvera”, baletin “Bijtë e Peshkatarit”, operën “Vjosa”, etj. Nga veprat simfonike mund të përmenden suita “Një ditë paniku”, rapsodia për flaut dhe orkestër “Bjeshkëve të larta”, Koncerti për piano dhe orkestër, Koncerti për violinë, Divertisment për harqe, tri Valle Simfonike, etj. Veprat e tij artistike kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, gjatë turneve në vende të ndryshme të botës.

    Tish Daija ka lënë të botuar një libër tepër interesant, “Në skenat e tre kontinenteve”. Me këtë libër nëpër kontinente, nëpër kryeqytete të ndryshme që nga Parisi e deri në Pekin, bota duartroket artin shqiptar, mes çmimeve të shumta një vend të rëndësishëm është edhe “Gjerdani i artë”, trofe e festivalit të madh ndërkombëtar në Dizhon të Francës, në vitin 1970.

    e. kaçi
     
  15. bebi

    bebi Primus registratum

    Re: Perkujtohet Tish Daija permes muzikes

    i mrekullushem ne tana format e tija /pf/images/graemlins/wub.gif

    ka lan pas'ardhes t'talentum si ai, me durim perkushtim e dashni per muziken e te bukuren, e t'mrekullushem n'tana format si AI !!! /pf/images/graemlins/wub.gif

    ja ndrit'te Zoti shpirtin si na ndriti ai ne me gjithcka t'bukur q1 na dha g'jat kohes q1 ishte aktiv ne krijimtari e vazhdon me ndrit ala sot e n'vazhdimsi ... /pf/images/graemlins/angel.gif
     
  16. ladouce2005

    ladouce2005 Primus registratum

    Re: Perkujtohet Tish Daija permes muzikes

    "Me lule te bukura" eshte e paperseritshme...
     
  17. genci

    genci Primus registratum

    Qyteti i kultures në rrjedhën e degradimit te plot

    Qyteti i kulturës në rrjedhën e degradimit të plotë kulturor dhe historik.

    Nga Besi Bekteshi

    Vizita e ministrit Leskaj dhe takimi në Shkodër, por edhe premtimet për turizëm kulturor ishin sa shpresëdhënëse aq dhe të mirëpritura. Ministri Leskaj kishte dëshirën e mire që Shkodra të trajtohej ndryshe dhe të fillonte deri “turizmin kulturor” si majën elitare të turizmit në të gjithë botën. Mirëpo ministri me siguri nuk pati kohë të shikonte degradimin masiv dhe rrënues të një qyteti dhe rajoni nga më të pasurit me histori dhe kulturë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Degradimi kulturor dhe çinteresimi historik fillon me objektin më të rëndësishëm të Shkodrës që është kalaja “Rozafat”. Pavarësisht se ligjet tona mbi “pronësinë” e këtij objekti i japin stimul shtetit dhe jo bashkisë si njëra dhe tjetri janë keqtrajtuesit e këtij objekti më të madhin në Shqipëri për sipërfaqe dhe me histori 2400 vjeçare. Kalasë së Shkodrës ja kanë “vjedhur” rrugën dhe një pjesë së saj e kanë bllokuar duke e privatizuar. Pjesa tjetër e hyrjes në kala të Shkodrës është një rrugë e stërkeqe dhe e degraduar sa që një njeri vetëm me pasion të madh do të ngjitesh për të arritur këtë kala. Pozicioni i lagjeve rreth saj po shkatërrohet dita ditës me gërryeje në mal apo me ndërtime jashtë praktikës historike. Kalaja e Shkodrës nuk vizitohet, sepse nuk ka rrugë nuk ka ndriçim nuk ka përkujdesje dhe askush nuk është pronar i saj që të mbajë përgjegjësi. Poshtë saj është “Xhamia Plumbit” një ndërtim monumental shkodran i Mehmet Pashë Bushatliut që po vazhdon fundosjen në ujë dhe qëndron në abandonim të plotë. Kishën e Shirqit vetëm në saj të një ndërhyrje të kohëve të fundit e shpëtuan nga ujrat e Bunës dhe përsëri nuk është e sigurtë kjo vepër më e vjetra në Ballkan në sojin e saj. Ura e Mesit ka dëmtime dhe kërkon restaurime, por gjithsesi ajo nuk është në fokus dhe nuk është pjesë e një koncepti të turizmit historik dhe elitar në bazën e të cilit janë vlera kulturore dhe arkitekturore. Vetëm në 10 km distancë me kalanë e Shkodrës janë rënojat e kalasë mesjetare të Danjës e cila është në abandonim të plotë dhe rrugës për aty nuk ka edhe një tabelë që ta tregojë se në majë të Vaut të Dejës ndodhet kalaja e Danjës. Po të shtyhesh akoma më shumë në liqen do të kesh rrënojat e rrethuara nga uji të “Shurdhaut” një mrekulli historike dhe kulturore e pa vënë në fokus turistik dhe historik. Qyteti i madh i veriut nuk ka një muze të paraqitshëm dhe që të njohë vlerën e këtij qyteti të madh e të lashtë botës dhe vizitorëve. Ky muze “dergjet” mes tapetave në shitje dhe degradimit të rrugës duke u bërë kështu i pa shikueshëm dhe pa aftësi të paraqesë mijra ekzemplarët e tij historikë dhe tradicionalë. Po kështu edhe “fototeka Marubi” një perlë e tradicionit shkodran në hyrje të së cilës këmbehet valuta, luhet “Bingo” dhe rruga është jashtë çdo nocioni njerzor. Po kështu edhe për “Galerinë e Artit” mbas një pislleku dhe degradimi të vërtetë. Për çfarë momenti kulturor dhe tradicional mund të flasim në Shkodër, kur edhe pjesët më të vyera të historisë janë në errësirë dhe pluhur, sepse kështu duan si adminitratorët e qytetit dhe ministria sëpaku deri tani. Shkodra sot nuk di të shfrytëzojë të mirat e liqenit për turizëm dhe relaks. Shkodra me zor të madh shfrytëzon Velipojën si turizëm, sepse degradimi urban dhe konceptet e rrëmujës turistike kanë zënë vënd dhe nuk munden të hiqen nga inisiativa bajate të “ndërtimorëve” të cilët ju bien në qafë vetëm të “vegjëlve”. Si mund të lidhë me këto koncepte “rurale” dhe të jashtë logjikshëm ky qytet thesarët e tij turistikë me ato kulturorë? Në Shkodër kanë drejtuar drejtori të monumenteve njerëz që sa do që kanë qënë të interesuar nuk kanë pasur as fuqinë dhe as backgraundin qytetar për të “ kërkuar” për qytetin ku kishin “afërsi” me origjinën e tyre. As në Këshillin Bashkiak të Shkodrës nuk është çuar një herë zëri për këtë mbrapambetje e cila çon në shpërfytyrim historik dhe kundër traditës qytetare. Gjithsesi faji nuk mund të jetë përjetësisht jetim për këtë mungesë kulture në qytetin kulturor, sepse patjetër që kjo do të peshojë dikur shumë. Kjo nuk mund të kthehet në një lojë dhe trill amoral njerzish të pagdhendur që kanë marrë përsipër shkatërrimin kulturor të Shkodrës. Shkodra shikon përtej shfaqeve të intolerencës dhe që duan ta trajtojnë çdo gjë me sytë e një besimtari apo lideri fetar. Kultura e Shkodrës fillon përpara shumë viteve dhe vetë feve dhe do të vazhdojë përsëri më gjatë në shekuj, sepse është tepër e madhe dhe tepër e rrënjosur në historinë tonë të re dhe të vjetër.
     
  18. genci

    genci Primus registratum

    Shoqata "2 Prilli": Ja programi

    Shoqata "2 Prilli": Ja programi
    Shoqata Antikomuniste "2 Prilli" ne bashkepunim m pushtetin vendor Shkoder organizon veprimtarine perkujtimore: ora 10/00 Vendosje Kurorash tek Monumenti i 2 Prillit, ora 11/00 Vendosje Kurorash tek Varrezat e Deshmoreve te Demokracise, me pas vizita ne familjet e 4 Deshmoreve te Demokracise, ora 13/00 Takim perkujtimor Shfaqje Kulturore-Artistike kushtuar 2 Prillit
     
  19. genci

    genci Primus registratum

    Motrat Libohova ne Shkoder

    Motrat Libohova ne Shkoder

    "Buna 1" organizon:"Motrat Libohova ne Koncert - live".Ne teatrin Migjeni me 27 e 28 Prill. Ora 19:00.Te ftuar:Humoristja e Portokallise "Poni", Showman Ervin bushati, Humoristi Anton Krosaj, Kengetarja Valbona Mema.Biletat mund ti gjeni prane teatrit Migjeni ne ditet ne vazhdim.
    "Buna 1" organizon:"Motrat Libohova live"Ne teatrin Migjeni.Me 27 e 28 Prill.19:00.Te ftuar:Humoristja e Portokallise "Poni",Showman Ervin bushati, Humoristi Anton Krosaj, Kengetarja Valbona Mema,
     
  20. genci

    genci Primus registratum

    Bilbilat e vegjel kendojne

    Bilbilat e vegjel kendojne
    Bilbilat e vegjel ne Shkoder kendojne.Me date 08/prill/2006 ne teatrin Migjeni ora 19/00.Biletat mund ti gjeni prane sporteleve te Teatrit "Migjeni".Drejtor Kujtim Alia.Ky eshte takimi final i ketij edicioni nga ku do te shpallen fituesit e rinj.Ky aktivitet i pervitshem i cili organizohet ne vazhdimesi nga Qendra Kulturore e Femijve.Stafi organizativ: Gezim Dizdari, Roland Guli, Bardh Hysa, Paulin Shtjefni, Roza Shllaku etj.
     

Shpërndajeni këtë faqe