Koronavirusi epidemia qe kercenon boten

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Poshnjari, 27 Jan 2020.

  1. Poshnjari

    Poshnjari Kontribues tek Shqipopedia

    Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja më e re e shfaqur këtë fillim viti në Kinë. Por Cila është e vërteta e koronavirusi?
    Në këtë histori ka shumë pikëpyetje që me sa duket nuk është në gjendje t’i japë asnjë mjek. Ajo që të habitë është se ndonëse numri i të vdekurve nuk ka arritur as 100, sipas shifrave zyrtare, duket se është bërë shqetësimi kryesor jo vetëm i Kinës që sipas disa informacioneve ka vendosur në karantinë tre qytet popullsia e të cilave arrin gati 60 milion banorë, por edhe komplet planetit.
    yetjet që lindin janë: mos ndoshta numri i të vdekurve është shumë herë më i madh por nuk bëhen të ditura? Mos virusi koronavirusi nuk ka ardhur vërtetë nga konsumimi i ndonjë gjarpri apo lakuriqi nate të infektuar? Në internet ekzistojnë shumë informacione të habitshme. Disa mund t’i quajnë konspirative por nëse nuk kemi një përgjigje zyrtare për pyetjet e mësipërme këto shpjegime ngjanë më të logjikshme. Ja disa lajme që qarkullojnë në internet në lidhje me të vërtetën të vërtetën e koronavirusi.

    Koronavirusi u përhap aksidentalisht nga laboratorët sekret kinez

    Kina është një shtet i madh dhe konsiderohet si një superfuqi. Duke u nisur nga kjo, është e logjikshme që të ketë shkencëtarë që bëjnë eksperimente në laboratorë sekretë për interesat ushtarake. Sipas disa lajmeve që qarkullojnë në internet mendohet se aty është edhe zanafilla e koronavirusit. Mendohet se koronavirusi nuk është thjesht një virus që është shkaktuar nga konsumimi i mishit të lakuriqit të natës apo ndonjë gjarpri që mund të ketë ngrënë lakuriq nate të infektuar. Por është një virus i krijuar në laboratorët që studiojnë formula për armët bakteriologjike.
    Burimi: Cila është e vërteta e koronavirusi
     

Shpërndajeni këtë faqe