Konkurenca ne Shqiperi

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Eni_Shqiptari, 16 Apr 2003.

  1. arterie

    arterie Primus registratum

    Re: Konkurenca ne Shqiperi

    Konkurence??!!!!
    Tingellon shume bukur ne gjuhen ekonomike kjo fjale dhe ne e kutojme shume mire, te pakten ekonomistet, por ndryshon gjithe bukurine e saj ne kushte te ndryshme dhe qe nje nga ato jane edhe ato te ekonomise sone. A eshte e ndershme konkurenca ne Shqiperi bie fjala. Ua garantoj une se per sa kohe me ra te punoja ne fushen ekonomike konkurenca ka qene jashtezakonisht e pandershme. Se si dhe se nga kjo ka 13 vjet qe verdalliset nga dikush tek nje tjeter. E dyta qe lexova me siper qe shteti te rri larg nderhyrjes. Edhe kjo me duket cudi. Nuk e di se mungesa e nderhyrjes se shteti e ben gjithe ate rremuje aty dhe kur nderhyn nderhyn aty ku nuk duhet dhe me menyra qe nuk duhet prandaj edhe akuzohet shpesh nga qendrat nderkombetare. Shoh qe ne vendet e zhvilluara eshte shume efikase nderhyrja e shtetit. Grumbullimi i ekonomise vetem ne ca duar eshte gati te gllaberoje shtete te tera dhe jo nje tufe konsumatoresh. E di qe po mos te ekzistoje shteti konsumatori eshte aspak vendoses per fatin e firmave. Flas ketu per firma me shtrirje globale. Ato paguajne shuma marramendese per te eleminuar kokurencen dhe jo ne zhvillimin e produktit qe prodhojne se sa per eleminim e konkurentit.Nuk e di nese u ka rene rasti te degjoni per gllaberime firmash nga firma me te medha. Kohet e fundit pata nje eksperience ne blerjen e nje firme nga nje tjeter. Shuma ishte jashtezakonisht e madhe dhe kalonte gati 2-3 fish vleren aktuale te aksioneve te firmes ne fjale. Dhe kush ishte fati i firmes ne vazhdim. Thjeshte mbyllja dhe mosfunksionimi me i saj. Kur e pyeta se pse po paguhej ky cmim i jazhtezakoshem dhe thjeshte per mbylljen e firmes pala blerese tha qe eshte nder firmat e pakta qe ekzistonte ne treg ne kete fushe pervec kompanise sone.Tregu ne shume shtete te europes eshte monopol i jone ne kete fushe.Dhe shifra ishte qe nuk i numeroheshin zerot Fola ketu per ne rang me te gjere se Shqiperia sepse aty nuk mund te flasesh per ekonomi me baza dhe as per kokurence te barabarte.
    Me kujtohet konkurenca qe ndodhi ne 2001 midis vajit "Floriol" dhe "Olim" Ne terren eshte bere nje kokurence shume e ashper per dominim tregu. Te dyja kishin ato hilete e veta ( perkrahje nga qarqe te ndryshme politike dhe personash me potence ne Shqiperi qe i favorizonin) por qe prapeseprape ishin ne kushte te barabarta.
     
  2. marko

    marko Primus registratum

    Re: Konkurenca ne Shqiperi

    Se mos harroj faktorin "pordhe" ne Shqiperi.
    Komshiu e bleu 100, une do e blej 200.
    Ne Shqiperi mileti akoma ikin e hajn darke 2-300$.
    mire ti behet ne fakt, se dhi te zgjebosme e bishtin perpjete.
    Mbani mend kur u perhap Campari?
    Pije me e degjenerume nuk bohej, po ja qe ishte 1000 lek gota, dhe te gjithe e pinin per pordhe.
     
  3. abs

    abs nuk e di...

    Re: Konkurenca ne Shqiperi

    ose te blesh mobiliet me thane mendja se jane princa dhe princesha...te hargjosh gjithe ato pare per placka per tu duk se jam i `pasur`ah robi i shkrete len mendjen e shpirtin (biles dhe stomakun) pas dore per ti tregu komshijve apo mysafirve sa i `pasur`eshte... :mad:


    meso o njeri te duash vehten ne rradhe te pare...


    ---------------------
    ,... dashuroj si e çmendur si e marre...
    oh sa do te doja...!
     
  4. qeshem

    qeshem Primus registratum

    Re: Konkurenca ne Shqiperi

    teorikisht me ligje konkurrenca ne shqiperi eshte e rregulluar disi, sesa vihet ajo ne zbatim ajo eshte problem tjeter...
    me poshte eshte nje permbledhje e ketij ligji me ndryshimet perkatese (permbledhje eee)

    LIGJ PER ÇMIMET DHE TARIFAT

    Në Republikën e Shqipërisë çmimet dhe tarifat formohen mbi bazën e kërkesave të ligjeve të ekonomisë së tregut.
    Çmimet dhe tarifat caktohen nga:
    - Këshilli i Ministrave, për një pjesë të kufizuar artikujsh dhe shërbimesh, që janë bazë për nivelin e jetesës dhe për degë të veçanta të ekonomisë.
    - Personat juridikë a fizikë, vendas dhe të huaj.
    Këshilli i Ministrave, me krijimin e kushteve të përshtatshme ekonomike, liberalizon më tej çmime dhe tarifa të emërtesës së tij.

    Këshilli i Ministrave cakton emërtesën dhe çmimet e tarifat që do të jenë në kompetencë të tij. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet e tjera qendrore të interesuara, i propozon Këshillit të Ministrave
    ndryshimet e çmimeve dhe tarifave që janë në kompetencë të tij.

    Këshilli i Ministrave cakton kufij të njëjtë të çmimeve e të tarifave të detyrueshme për zbatim dhe nga personat juridikë a fizikë privatë, vendas ose të huaj, për mallrat dhe shërbimet në emërtesë të tij.
    Këshilli i Ministrave vendos kontroll mbi çmimet e mallrave dhe shërbimeve monopol.

    Shteti jep subvencione për diferenca çmimesh, në raste të veçanta dhe vetëm për artikujt e shërbimet bazë për nivelin e jetesës. Këto janë të përkohshme dhe përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të
    Ekonomisë.

    Moszbatimi i çmimeve dhe i tarifave të caktuara nga Këshilli i Ministarave, kur nuk formojnë vepër penale, dënohen si kundërvajtje administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 50 mijë lekë për çdo rast nga policia financiare. Në raste të përsëritura dënohen edhe me sekuestrim të mallit e deri në mbylljen e veprimtarisë nga 6 deri në 12 muaj.
    Mosrespektimi i kërkesave të nenit 5/1, kur nuk formon vepër penale, dënohet si kundërvajtje administrative me gjobë nga 500 deri në 5000 lekë. Në raste të përsëritura dënohet me dyfishin e gjobës".

    Fitimet spekulative të realizuara nga zbatimi i çmimeve më të larta nga ato të miratuara nga Këshilli i Ministrave, derdhen detyrimisht në buxhet sipas përcaktimit të Këshillit të
    Ministrave.

    Mjetet shtetërore të informacionit masiv, të bëjnë të njohur periodikisht indeksin e çmimeve të konsumit, që nxjerr Drejtoria e Statistikës në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
     

Shpërndajeni këtë faqe