Keshilla sexuale.

Diskutime tek 'Eros' filluar nga Thamina, 7 Jul 2015.

  1. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit


    [​IMG]Ku ndryshojnë epshi, dashuria dhe seksi nga njeri-tjetriKënaqësia seksuale, kjo veçori e jona për seksin, na ka bërë të sillemi më nazelinj në marrëdhëniet seksuale.
    Në vend që t’ia kërcejmë një femre, thjesht sepse ajo është në ashk (oestrus), siç bëjnë të gjitha kafshët, ne zgjedhim shumë kur vjen puna për partnerin e shtratit.
    Vetëm kur kemi pirë alkool e drogë dhe mendja e ka humbur kontrollin, ne bëhemi më pak zgjedhës. Epshi, dashuria dhe seksi. Le ta themi troç: njerëzve u pëlqen seksi.
    Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim. Për ne është e qartë, përpara se të bëhemi intimë me seksin tjetër, partneri duhet të jetë tërheqës fizikisht dhe emocionalisht.
    Këto i dinë të gjithë. Por, qëllimi i këtij shkrimi është të tregojë, shkurtimisht, për të gjithë ata elementë të fuqishëm që ndikojnë në tërheqjen seksuale të njerëzve. Për ata elementë, që nuk duan t’ia dinë as për vetëkontrollin e personave më të arsyeshëm.
    Kujtoni gjithë ato hormone, të cilat i kam përmendur shpesh. Janë ato që e bëjnë të papërmbajtur dëshirën tonë seksuale. Ato janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kryqëzohemi rrugëve me vajzat gjysmë lakuriqe, kur shkojmë pub-eve dhe kafeneve, madje, edhe atëherë, kur “bosja seksi” vjen të kontrollojë punën që kemi bërë.
    Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh. Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, frika që kemi prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për marrëdhënie seksuale. Madje, edhe kur ajo është shumë urgjente.
    Tamam, në këtë pikë, ne dallojmë nga kafshët e tjera. Janë ritualet njerëzore të takimeve dhe bashkimeve, ato që u japin marrëdhënieve tona seksuale atë që do ta quaja, aspektin e tyre human.
    Çfarë është epshi
    Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dëshirën për seks (libidon) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës.
    Profesoresha Tereza Krenshau, thotë: “Testosteroni është Marlon Brando – seksual, sensual, tërheqës, ezmer dhe i rrezikshëm”. Është testosteroni që na nxit ta ndjekim, ta fillojmë dhe ta dominojmë seksin. Burrat, kanë 20 deri 40 herë më shumë testosteron nga sa kanë gratë. Pikërisht, kjo është arsyeja që instinkti seksual i burrave ndryshon nga instinkti seksual i grave.
    Si bëhet një djalë ose një burrë epshor? Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Djali dëshiron të arrijë një orgazëm dhe kërkon të gjejë një partnere, që të bashkëpunojë me të për të arritur orgazmën. Kjo do të thotë se ai, në fund të fundit, kujdeset vetëm për veten. Epshi është egoist.
    Çfarë është dashuria
    Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Përzierja e serotoninës, testosteronit, dopaminës, endorfinave dhe e lëndëve të tjerave kimike që qarkullojnë në trup e në tru në një kohë të dhënë, përcaktojnë përgjigjet fizike dhe emocionale të personit. Disa hormone nxisin, të tjerat frenojnë. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona. Hormonet, secili me kontributin e tij, vijnë në shtrat bashkë me ne. Çdo kimikat që rishfaqet, shton diçka të re në marrëdhënie. Mënyra se si veprojnë hormonet në dashuri, pavarësisht punimeve të Helen Fisherit e të tjerëve, është akoma një mister.
    Pse ndodh që një person special na bën vetëm një gjest dhe ne shkrihemi në një shpërthim përvëlues emocionesh dhe eksitimi të përgjithshëm? Pse logjika dhe arsyeja davariten si mjegulla dhe nuk mendojmë dot asgjë tjetër? Siç shihet, dashuria na bëhet si atmosfera. Ne e thithim atë kudo ku jemi. Përpiqemi ta shpjegojmë këtë gjendje duke kërkuar fakte, por më kot. Me sa duket, mendja jonë përpiqet t’i japë kuptim asaj që nuk kuptohet. Niveli i lartë i testosteronit tek burrat, bën që epshi të jetë forca e tyre drejtuese.
    Ndërsa tek gratë, të cilat kanë sasi shumë më të vogla testosteroni, ndodh ndryshe. Ato priren të kërkojnë të parën dashurinë jo epshin. Profesoresha Patti Britton, thotë: “Gratë janë rritur të mendojnë për dashurinë dhe seksin, pa e ndarë njërën nga tjetra. Burrat janë inkurajuar të ndjekin instinktet e tyre. Natyra, siç e shihni, luan mirë me forcat e saj!”.
    Marrëdhëniet burrë-grua
    Në marrëdhëniet burrë-grua, përgjithësisht, ekziston një dikotomi e qartë. Burrat identifikohen me epshin, thjesht, me dëshirën e tyre seksuale. Kjo dëshirë nuk ka të bëjë me identitetin e personit. Shtysa e tyre është: “Unë dua të bëj seks tani”. Gratë, krejt ndryshe, identifikohen me dashurinë. Ato përgjithësisht kanë ndjenja të forta për lidhje më të thella me një person tjetër. Shumica e burrave thonë: “Është seksi i mirë që na shpie drejt marrëdhënieve të mira të dashurisë”. Ndërsa shumica e grave thonë: “Janë marrëdhëniet e mira dhe dashuria që na çon tek seksi i mirë”.
    Seksologët, këtë të vërtetë e përmbledhin në këtë mënyrë:
    “Gratë, fillimisht dashurojnë pastaj shkojnë tek seksi, ndërsa, burrat, seksi i çon tek dashuria”. Një medalje me dy anë të ndryshme, që mbahen të lidhura nga përpjekjet e përbashkëta e të mundimshme, të burrave dhe të grave. Burrat, shpesh, ndjehen fajtorë për preokupimin e madh që kanë për seksin, ndërkohë që gratë e rëndojnë edhe më shumë këtë faj të burrave. Ato thonë: “Burri është shok i qenit”, “Burrat vetëm një gjë kanë në mendjen e tyre”. Këtu ato nuk kanë të drejtë. Burrat, në të vërtetë, kanë dy gjëra në mendjen e tyre, njëra prej tyre është futbolli!”.
    Por, le t’i lëmë shakatë. Po qe se burrat mendojnë për seksin gjatë gjithë kohës, kjo është krejt normale. Sipas një raporti të institutit Kinsey mbi seksualitetin, burrat midis moshës 15 dhe 50 vjeç, mendojnë për seksin çdo 5 ose 10 minuta. Lidhur me këtë, seksologu Kasteleman thotë: “Kjo mund të mos jetë e admirueshme, por është normale dhe jo patologjike”. Duke fituar më shumë eksperiencë jetësore, ne mësojmë t’i kontrollojmë, ose t’i civilizojmë ndjenjat tona të epshit. Ne nuk mund të rendim pas gjithkujt që na tërheq. Zgjedhjet seksuale ne i bëjmë me zemër dhe me mendje, edhe atëherë kur vetia na bërtet me zë të lartë.
    Për shkencëtarët, është akoma mister, arsyeja pse ne tërhiqemi nga objektet e epshit dhe nga njerëz që nuk i njohim. Sociologia Alman, e përfytyron në këtë mënyrë këtë situatë: “Është një panteon plot me zota dhe perëndesha, ku secili luan me një tjetër dhe observon çfarë ndodh”. Pavarësisht çfarë thonë shkencëtarët, e vërteta është se kur godet epshi, ai godet aq fort dhe në mënyrë aq të papërshtatshme, sa që gjithmonë mbetet një gjë e çuditshme.
    Pse dashuria është e vështirë…
    John Gray, një specialist i marrëdhënieve, në librin e tij të mrekullueshëm, që është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, “Burrat janë nga Marsi, gratë janë nga Afërdita”, diku thotë afërsisht këto fjalë: “Kur nëna thoshte se rruga për të hyrë në zëmrën e një burri është nëpërmjet stomakut të tij, ajo bënte një gabim. Rruga e vërtetë ishte rreth 8-9 centimetra më poshtë se stomaku”. Është e vërtetë se nga mënyra si mendojnë, veprojnë, interpretojnë dhe komunikojnë burrat dhe gratë, ata janë nga planetë të ndryshëm. Por, kur bëhet fjalë për ndryshimet epshore midis burrave dhe grave, si në çdo mbretëri tjetër, ndryshimet janë të vogla.
    Për një burrë, kënaqësia seksuale është si çlirim prej një tensioni, ndërsa për një grua, është ndërtim gradual i tensionit dhe i dëshirës. Një burrë nuk ka nevojë për shumë ndihmë që të eksitohet; ai kërkon ndihmë të çlirohet. Një grua kërkon ndihmë që të ndërtojë eksitimin e saj. Në një farë kuptimi, burri përpiqet të zbrazet, ndërsa gruaja, kërkon të mbushet. Ja pse Gray thotë: “Burrat janë si pishtari; gratë janë si soba”.
    Eksitimi seksual i lidh burrat dhe i bën të hapur për dashurinë. Duke marrë dashurinë, burri e ndihmon gruan që të ndjejë edhe ajo pasionin seksual. Gratë, gabimisht, mendojnë se burrat duan vetëm seks. Në të vërtetë, burrat e duan dashurinë, po aq sa e duan edhe gratë. “Zemra e një burri hapet nëpërmjet seksit. Kjo i lejon atij t’i provojë të dyja ndjenjat: dashurinë dhe urinë për dashuri. Gruaja ka nevojë për dashurinë që të hapet për seks, ndërsa burri, kërkon eksitimin seksual që të hapet për dashurinë.
    Synimi i burrave edhe grave është të gjejnë një partner që do të mbështesë nevojat e tyre emocionale, mendore dhe shpirtërore. Po të jetë se burri kërkon vetëm seksin, ai do ta humbasë interesin sapo pasioni imediat do të kënaqet dhe marrëdhënia nuk do të vazhdojnë më, ose nuk do të forcohet më tej. Por e vërteta jetësore nuk është kështu. Tërheqja fizike midis një burri dhe një gruaje mund të mbahet për gjithë jetën, sepse ajo buron nga kimizmi i trurit, i zemrës dhe i shpirtit.
    Ndryshimi kryesor midis epshit dhe dashurisë:
    Epshi kërkon atë që nuk e ke, dashuria kërkon atë që e ke. Ky është ndryshimi kryesor midis epshit dhe dashurisë. Gjithkush mund të jetë i nxehtë që të bëjë për vete trupin e një tjetri për pak kohë.
    Sfida e vërtetë është të vazhdosh të duash në mënyrë pasiononte një grua edhe pasi ta kesh njohur atë. Kjo do të thotë ta transformosh dëshirën fizike në dashuri. Sfida e përbashkët për burrat dhe gratë është, që ta lidhim energjinë seksuale me zemrën dhe mendjen e tyre. Kjo do t’i bëjë ata qenie të plota humane.
     
  2. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Si duhet të jetë “hera e parë”


    [​IMG]Sillu natyrshëm dhe qetësisht. Ky ishte një moment që do të ndodhte dhe ju e prisnit të dy! Mos u trego vulgare! Meshkujt në pjesën më të madhe duan të ndihen gjahtarë. Të paktën për këtë herë të parë lejoja atij të drejtojë marrëdhënien intime. Ai e ka këtë të drejtë natën e parë. Ka mendime të ndryshme nëse seksi oral duhet të jetë pjesë e “menysë” natën e parë. Disa mendojnë se partnerët duhet t’ia shprehin njëri-tjetrit këtë kërkesë.
    Por psikologët i këshillojnë femrat që këtë mbrëmje ‘`të marrin” më shumë se sa “të japin”. Kjo nuk do të thotë që duhet të shtiresh nëse diçka nuk të pëlqen. Bisedoje me të! Mos bëj gabimin e “gojës së mbyllur”. Sigurisht nuk është se do të të duhet të flasësh për çështje pune, por diçka joshëse, intime apo britma kënaqësie janë elementet që do ta bëjnë atë të kuptojë se gjithçka po shkon mirë.
    Një këshillë: Gjatë seksit. mos e pyet nëse i pëlqen apo jo. Ai mund të mendojë se po qeshni me trupin e tij ose, më keq akoma, me përmasat e “thesarit”. Mos e neglizho higjienën personale! Sigurisht, aromat femërore e eksitojnë mashkullin, por qëndro tek zgjedhjet natyrale: mos e tepro me parfume të forta. E fundit, por më e rëndësishmja: Ji vetvetja. Nuk është e nevojshme të shtiresh sikur të pëlqen gjithçka. Kjo ndodh rrallë.
     
    Hektor12 likes this.
  3. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Oksitocina, hormoni i dashurisë që iu kthen esëll


    [​IMG]Oksitocina, një hormon që vepron kryesisht si një neuromodulator, mund t’ju dehë në intimitet. Por studimi i ri tregon se ajo gjithashtu mund t’ju kthjellë nga dehja e birrës.
    E quajtur shpesh “hormoni i dashurisë” për rolin e saj në nxitjen e sjelljeve të caktuara seksuale dhe riprodhuese, si dhe për çiftëzim afatgjatë, oksitocina gjithashtu e ka një efekt më pak romantik.
    Sipas zbulimit të kohëve të fundit të hulumtuesve nga Universiteti australian i Sydneyt dhe Universiteti i Regensburgut në Gjermani, hormoni i bllokon efektet dehëse të alkoolit.
    “Në ekuivalentin testues të kthjelltësisë në minj, minjve të cilëve iu dha alkool dhe oksitocinë kaluan shumë mirë, ndërsa atyre që iu dha alkool pa oksitocinë ishin të dëmtuar seriozisht,” tha autori kryesor i studimit, dr. Michael Bowen, studiues në Shkollën e Psikologjisë në Sydney, në një njoftim për shtyp.
    Alkooli mbetet në sistemin e miut, por prania e oksitocinës i parandalon efektet intoksikuese nga qasja e receptorëve nën-njësi-delta GABA-A në trurin e miut -duke i anuluar kështu pasojat fiziologjike të alkoolit, si humbja e kontrollit motorik.
    Hulumtuesit ende nuk i kanë testuar efektet e kthjellimit hormonal tek njerëzit, por planifikojnë ta bëjnë këtë së shpejti.
    Megjithatë, eksperimentet e ndara kanë treguar se dozat e rregullta të oksitocinës duket se e reduktojnë konsumin e alkoolit në minjtë laboratorikë dhe njerëzit. Shkencëtarët shpresojnë se ilaçet me përmbajtje të oksitocinës mund të përdoren me sukses për ta trajtuar varësinë nga alkooli.
    “Ne besojmë se efektet e oksitocinës në konsumin dhe dëshirën për alkool veprojnë përmes një mekanizmi të ngjashëm në tru me atë të identifikuar në hulumtimin tonë,” tha Bowen.
    Studimi i ri është publikuar në internet këtë javë në revistën PNAS.
     
  4. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Dredhitë erotike


    [​IMG]Si do ta hetoni dhe do ta saktësoni, tipin e gruas që i pëlqen atij?
    Çdo burrë ka shijet dhe parapëlqimet e tij. Dikush parapëlqen një grua energjike, dinamike, moderne. Një tjetër parapëlqen një vajzë të pafuqishme, e cila do të ketë nevojë për mbrojtjen e tij burrërore. Njëri dashurohet pas asaj gruaje që e “deh” me puthjet dhe “xhiblat’ e saj, kurse ndonjë burrë tjetër interesohet vetëm për një vajzë, për të cilën është i sigurt se nuk do të mund ta provojë para martesës.
    Pra, gruaja e re që do të fitojë me gjithmend dashurinë e një burri, para së gjithash, duhet të zbulojë tipin ideal të gruas që parapëlqen burri dhe pastaj të bëjë përpjekje që të përngjasohet me të sa më tepër.
    Mos bëni përpjekje t’i ndryshoni shijet e burrit, për t’ia përshtatur vetes. Ky do të jete një mundim i kotë nga ana e grave. Ose, më mirë, kjo do të ishte një mënyrë më e sigurt që ta bëni t’ju largohet. Burri është që është, sepse ashtu i pëlqen të veprojë dhe te nuk dëshiron të ndryshojë. Ju gratë mbase është më mirë që të ndryshoni po të jetë nevoja që të përputheni me prirjet e tij.
    Si do ta hetoni dhe do ta saktësoni, tipin e gruas që i pëlqen atij? Njëra mënyrë është kjo: të hetoni lidhjet e tij erotike të mëparshme. Kështu kur të merrni vesh e të zbuloni se ai kishte lidhje të përhershme me një femër të caktuar, atëherë duhet të bëni përpjekje për të mësuar sa më tepër të dhëna për atë grua e madje do të ishte më mirë që të njihen me vetë atë grua, me qëllim që ta hetoni nga afër dhe ta studioni mirë. Çfarë lloj femre është? Cilat janë njohuritë e saj? Çfarë lloj argëtimesh parapëlqen? Është dorëlëshuar në puthjet dhe ledhatimet apo e përmbajtur dhe e kujdesshme?
    Shkurt gruaja e interesuar duhet të bëhet pak detektive me qëllim që të mund të grumbullojë sa më shumë të dhëna. Ajo duhet të dijë se mundimet që do të bëjë në këtë drejtim janë shumë të dobishme: sepse në fund të fundit, kjo mënyrë është një lloj për të tërhequr dashurinë e burrit.
    Përpiquni, gjithashtu të mermi vesh dhe të saktësoni pse i prishi ai marrëdhëniet me gruan tjetër, me qëllim që t’ju shmangeni po atyre gabimeve.
    Ekziston edhe një mënyrë shumë e thjeshtë që ju të njiheni me parapëlqimet e ta pyesni atë vetë drejtpërsëdrejti. Shumica e burrave nuk kanë asnjë kundërshtim të tregojnë dhe të përshkruajnë tipin e gruas që parapëlqejnë.
    Dhe tani një ‘dredhi’ e dytë strategjike në luftën që ta bëni burrin për vete: mundohuni që ai t’ju ngarkojë me ndonjë punë të tij që të ketë lidhje me llojin e punës që parapëlqen ose me profesionin e vet. Që nga ai çast që do të arrini plotësisht këtë kërkesë, ai do të fillojë t’ju simpatizojë më tepër. Kjo është dukuri e çuditshme, por ndodh kështu dhe jo ndryshe.
    Kriminalisti i njohur Huber, pas një vargu vërejtjesh dhe studimesh që ka ndërmarrë, vërteton se kriminelët e rrezikshëm, zakonisht nuk trazojnë ata që nuk mund të kenë bërë ndonjë marrëzi. Natyrisht që burri të cilin ju dëshironi ta fitoni, nuk është kriminel, por edhe ai i nënshtrohet psikologjise njerëzore. Kështu, po të ndodhë që t’ju bëjë ndonjë shërbim, ai do të ndjejë një farë prirje ndaj jush – megjithëse në pamje të parë, duket sikur është e logjikshme e kundërta, domethënë që ju të ndjeni dhe të shprehni ndonjë prirje ndaj tij, si mirënjohje për të mirën e tij.
    Është vërtetuar se burri, shpesh fillon të mos e simpatizojë në ndërdijen e vet – një femër që e ka ndihmuar në një çast të vështirë që ka përjetuar, sepse ai shërbim i gruas krijon te burri kompleksin e inferioritetit. Burrit nuk i pëlqen aspak që ta ndihmojë gruaja. Kurse po t’i ndihmojë asaj, këtë e konsideron si diçka të natyrshme dhe qysh prej atij çasti e ndjen veten më të lidhur me atë. Fillon të interesohet më tepër për këtë grua dhe e përfill si një pjesë të vetes së tij. Gjersa ai i kushtoi asaj kohë dhe përpjekje, pa patur ai vetë asnjë fitim nga një gjë e tillë, e ndjeu se ajo iu soll në mënyrë fisnike dhe pa ndonjë interes. Ne brendësinë e tij, i është mirënjohës, sepse ajo krijoi mundësinë që të shfaqë ndjenja të tilla të larta.
    Nga pikëpamja psikologjike, ky është shpjegimi i simpatisë që ndjen për ju burri kur bëni një shërbim. Ju,madje mund ta përforconi akoma më tepër këtë simpati të burrit nëqoftëse shprehni, mirënjohjen e sinqertë për gjithçka që ka bërë për ju. Falënderojeni me entuziazëm. Kurrë mos bëni gabimin që t’i tregoni se nuk e vlerësoni favorin e tij – qoftë edhe kur ky favor ka qenë i parëndësishëm. /telegrafi/
     
    Hektor12 likes this.
  5. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Ja pozicioni më i mirë seksual


    [​IMG]Për shijet nuk ia vlen të diskutohet, mirëpo një hulumtim ndërkombëtar i bërë me rreth 10.000 femra, është konstatuar që shumicës së femrave më së shumti u përshtatet vetëm një pozë në seks.
    Më shumë se 67 për qind e femrave të intervistuara e duan një pozë në seks – misionare, e cila është alfa dhe omega e çdo marrëdhënie seksuale.
    Pozita në të cilën femra shtrihet në shpinë, ndërkaq mashkulli është sipër saj konsiderohet më e natyrshme për orgazmën femërore, mbetjen shtatzënë, por edhe për afërsi më të fuqishme.
    1. Është e lehtë dhe e përshtatshme që të lëshohet pak më poshtë… Seksi oral gjithmonë është i qasshëm.
    2. Më së lehti mund të relaksohet dhe të kënaqet me momentin.
    3. Mund t’i prekë lehtë me dorë pjesën e vet intime dhe të lozë me to.
    4. Më lehtë është të përshtatë trupin dhe komblikun të pozitë të përsosur për orgazëm.
    5. Më lehtë është ta afrojë mashkullin pranë vetes dhe ta përkëdhelë çdo pjesë të trupit të tij.
    6. Nuk do t’ju mbërthejë flokët apo rastësisht t’ju pengojë me dorë apo me bërryl.
    7. Mund të putheni sa t’jua dojë qejfi.
    8. Mund ta kapni për vithe dhe ta shtrëngoni pranë vetes… Ata këtë gjë e admirojnë.
    9. Mund më së lehti të krijoni emocione dhe ta shikoni drejt në dy derisa jeni duke u kënaqur.
    10. Nëse ju vjen turp dhe nuk ndiheni të sigurta me trupin tuaj, mos u brengosni, sepse në këtë pozë ai ju shërben si mbulojë.
     
    Hektor12 likes this.
  6. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Përmes injektimit të gjakut, femrat po i forcojnë vaginat


    [​IMG]Besojmë se e dini se sa tretmane Drakula po bëjnë njerëzit ? Me njerëz , ne nënkuptojmë Kim Kardashianin. Tani mund t’i bëni ato tretmane edhe në vaginën tuaj.
    Pra këto tretmane përfshijnë injektimin e gjakut në vaginë.
    Tretmani i quajtur Rejuvula e përtërin dhe e forcon vaginën, duke injektuar trombocitet “e verdha” në ind.
    Përveç përmirësimeve seksuale, tretmani Drakula gjithashtu i bën mirë shëndetit, iu ndihmon femrave që kanë dhimbje gjatë marrëdhenieve dhe përmirëson mospërmbjatjen urinare sepse pasi që qelizat po injektohen nuk ka mundësi që të infektohen apo të marrin alergji, shkruan metro.co.uk.
    Kjo procedurë ishte ideja Dr. Daniel Sister dhe motrës medicinale Claudia McCloin , dhe aktualisht është në dispozicion vetëm në klinikat e tyre në Londër dhe Irlandë.
    Zgjat vetëm 30 minuta dhe kushton 800£ . Një tretman zgjat 1 vjet sipas doktorëve.
    Një zonjë e cila ka bërë këtë trajtim tha për kete përvojë “Ka ndryshuar tëresisht botën time“
    Ajo tha se i vërejti dallimet menjëherë dhe se u nda shumë e kënaqur .
    Tingëllon shkëlqyeshëm.
     
    Hektor12 likes this.
  7. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Ja kush e ul dëshirën e grave për seks


    [​IMG]Kimikatet që gjenden në materialet plastike që na rrethojnë kanë ulur interesin e grave për të bërë seks.
    Një studim ka arritur në këtë përfundim, duke bërë një lidhje mes libidos së ulët dhe materialeve plastike të buta që gjenden në çdo shtëpi.
    Gratë që kanë nivele më të larta të këtyre kimikateve janë dy herë më të prirura për të thënë “jo sonte i dashur”.
    Ptalatet janë një kimikat i prodhuar nga njerëzit, që mendohet se interferon me hormonet natyrore, që janë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm.
    Ato gjenden kudo në shtëpi, që nga materialet që përdorim për pastrim e deri tek perdet e dushit.
    Studimet e mëparshme i kanë lidhur me diabetin dhe astmën.
    Po ashtu, ato akuzohen se bëjnë feminizimin e trurit tek bebet meshkuj dhe vitin e shkuar Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se ato kanë ndikime serioze në shëndetin e njerëzve.
     
    Hektor12 likes this.
  8. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Uji ka efekt mbi dëshirën seksuale tek femrat


    [​IMG]Uji është thelbësor për shëndetin e organizmit, por ka shumë njerëz që për arsye kohe e lenë pas dore hidratimin.Sipas një studimi të fundit, ekziston një lidhje e ngushtë mes hidratimit dhe epshit.
    Për të thelluar më tepër studimin Patricia Johnson shpjegon anët pozitive të hidratimit:
    Efekt lubrifikues
    Sipas autores së librit Partners in Passion: ‘A Guide to Great Sex’, efekti lubrifikues është i lidhur me konsumin e ujit. Lubrifikimi thjeshton kënaqësinë dhe largon dhimbjen edhe në rastet kur marrja e ilaçeve, alkooli apo menopauza e bëjnë të vështirë lubrifikimin natyral.
    Më shumë dëshirë, më shumë hidratim
    Studiues të ndryshëm bien dakort mbi faktin se sa më i lartë të jetë epshi aq më e madhe do të jetë humbja e lëngjeve, shkruan Anabel . Për shkak të tensionit erotik, temperatura e trupit rritet duke shkaktuar skuqje, djersitje e ndjesinë tipike të nxehtësisë intensive, prandaj hidratimi është i nevojshëm para marrëdhënieve.
    Stina influencon
    Siç është dokumentuar nga studime të tjera, ditët e ngrohta ndihmojnë në dëshirën seksuale tek femrat, në fakt, falë rritjes së orëve me dritë përmirësohet prodhimi i endorfinës e cila ka efekte pozitive mbi qarkullimin e gjakut, humorin e mirë dhe largimin e stresit apo ankthit.
    Dieta ndihmon
    Uji zë një përqindje të caktuar në trup nga 70-85% deri në 55%, më e madhe tek fëmijët e vegjël dhe më e ulët tek të moshuarit. Kjo përqindje ndryshon nga një person tek tjetri, por gjithsesi është e rëndësishme të konsumohet masa e duhur e ujit apo lëngjeve. Nuk duhet të mungojnë asnjëherë frutat dhe perimet e stinës mbi tryezë. Mbani mend se harmonia e trupit nis nga tryeza. Kështu përfitoni edhe në aspektin e marrëdhënieve seksuale. /telegrafi/
     
    Universal likes this.
  9. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Rëndësia e orgazmës për shëndetin e njeriut

    [​IMG]Sa është e rëndësishme orgazma për shëndetin e njeriut, do ta kuptoni pasi ta lexoni këtë tekst.
    Nëse masturboni do të keni më pak probleme
    Për femrat, vetëkënaqja pastron bakteret nga vagjina, nxit qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e inflamacionit të kanaleve të urinës.
    Sperma më e mirë, rrezik më i vogël nga kanceri
    Gjithashtu, në mënyrë të ngjashme si edhe te femrat, meqenëse pastrohen kanalet e penisit zvogëlohet edhe rreziku nga kanceri i prostatës, i cili e sulmon çdo të katërtin mashkull të moshës mbi 65 vjeç.
    Rreziku më i vogël nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut
    Seksi është nevojë primare e njerëzve dhe si i tillë zvogëlon vështirësitë, stresin dhe shëron pagjumësinë. Të gjitha këto janë “çelës” i mungesës diabetit. Veç kësaj, gjysmë ore pas orgazmës niveli i shtypjes së gjakut bie dhe mbetet në atë gjendje një kohë të gjatë.
    Rëndësia e orgazmës për shëndetin e njeriut
    Imuniteti është më i mirë, ndërkaq depresioni më i vogël
    Vetëkënaqja shton nivelin e hormonit kortizol, i cili rregullon punën e sistemit imunitar të organizmit. Gjithashtu, shton nivelin e hormonit endorfinë në gjak, andaj edhe shërben edhe si preventivë nga gjendjet e depresionit.
    Mbron plleshmërinë
    Edhe pse tingëllon si e pazakonshme, vetvetes nuk mundemi t’ia bartin sëmundjen gjenitale, andaj në fund të fundit me masturbim mbrohen organet riprodhuese.
    Na bën dashnorë më të mirë
    Njerëzit të cilët masturbojnë i njohin më mirë preferencat e veta seksuale, përkatësisht ato që u përshtaten në seks.
    Vërejtje: Megjithatë, nuk është mirë të teprohet!
    Masturbimi tepër i vrazhdë, tepër energjik dhe shumë i shpeshtë mund të shkaktojë irritim të lëkurës së penisit si edhe të klitorisit te femrat. Masturbimi tepër i shpeshtë mund të lëndojë rrugët urinare te meshkujt.
     
    Hektor12 likes this.
  10. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Seksi një ilaç për të gjithë


    [​IMG]Seksi me të vërtetë është ilaç për të gjitha. Nëse e praktikoni rregullisht do të flini më mirë, nuk do të jeni me stres, do të shpenzoni kaloritë e tepruara, si dhe do të mbroheni nga ftohja dhe viruset.
    Një studim i kohës së fundit ka treguar se meshkujt të cilët kanë seks më shumë se dy herë në javë kanë rrezik më të vogël nga sulmi në zemër, thekson një revistë për shëndetin seksual dhe reproduktiv.
    Shumë hulumtime po ashtu kanë treguar se me seks të rregullt, forconi imunitetin, por edhe e largoni stresin. Po ashtu, nëse keni dhimbje koke kjo nuk është arsye për të refuzuar partnerin në shtrat. Është dëshmuar që seksi largon dhimbjet dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.
    Seksi është kyç për jetëgjatësi. Kështu, gjatë orgazmës trupi prodhon hormonin dehidroepiandrosteron (DHEA), i cili forcon imunitetin dhe mban të shëndetshme pamjen e lëkurës.
    Nëse keni qarkullim të keq, atëherë mos merrni tableta, por rregullisht bëni seks, sepse pas lojës nën çarçafë me siguri do të ndiheni më mirë.
    Po ashtu, seksi është mënyra më e lirë për t’u dobësuar. Vetëm për gjysmë ore shpenzoni 80 kalori. Ndërsa pas natës së mirë të kaluar me partnerin në mëngjes do të zgjoheni shumë më të disponuar dhe të freskët.
    Të përmendim edhe se gjatë seksit trupi i mashkullit liron hormonin testosteron, i cili mbron nga sëmundjet e zemrës, derisa trupi i femrës liron estrogjenin i cili po ashtu mbron nga problemet e zemrës.
     
    Hektor12 likes this.
  11. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

  12. Johana

    Johana Forumium praecox

  13. Johana

    Johana Forumium praecox

    Ishte viti 1990. Ndersa dyert e ambasadave ishin hapur dhe mijra shqiptare vershonin ne to, une mbroja tezen e studimeve universitare dhe prisja marrjen e diplomes. Viti im i fundit te studimeve universitare koincidoi me fillimin e studimeve te larta te motres time ne degen e Inxhinierise se Tekstilit. Me kujtohet qe im ate edhe pse anetar i Akademise se Shkencave nuk ishte ne gjendje financiare te na japte nje kuote mujore te krahasueshme me kuoten mujore te shoqeve tona. Bile, ne, qe te dyja motrat e kishim kuoten e perbashket sa gjysma e kuotes se nje studenteje. Duke qene nikoqire nga natyra (mamaja gjirokastrite) ne ishim ne gjendje jo vetem te ushqeheshim mire (gatuanim vete) por edhe te argetoheshim duke shkuar ne kinema, here here tek nje lokal i preferuar qe e quanin «Postiqja» ku porosisnim pasta ne akull dhe parfe, dhe kur ishte e mundur edhe te benim ndonje vizite tek dyqani i kembimit te valutes ku shiteshin disa rripa mershini shume te bukur.

    Fillova pune si arsimtare dhe rrogen e dorezoja ne shtepi. Babi ishte shefi i Finances. Duke vene re se TV-se bardh e zi te markes Iliria po i vinte fundi po keshtu edhe friogoriferit Obodin dhe lavatrices, vendosa te punoja jashte pune si profesore private duke pergatitur nxenes per provimet e pranimit ne Universitet. Te gjithe nxenesit e mi, e them me kenaqesi, fituan te drejten e pranimit ne deget e tyre te preferuara. Njera prej tyre nuk m'u duk adapte dhe refuzova te vazhdoja kursin me te. Do te ndihesha keq nese ajo do te humbiste. Une nuk e kam zakon te ushqej shpresa te gabuara.

    Gjate nje vizite ne Tirane tek motra studente vendosa te qerasja ate dhe shoqet e saj te ngushta qe vinin nga Elbasani, Saranda, Berati dhe Shkodra tek lokali yne i preferuar ku hengrem nje dreke-darke te mire. Ne nje tavoline veme re nje te huaj qe po na shihte me ngulm. Dukej qe ishte i huaj nga ngjyra e lekures. Ishte i veshur me nje kostum te bardhe stofi. U afrua te tavolina jone dhe pyeti nese dinim Anglisht. U gezua pa mase qe ne iu pergjigjem pozitivisht pyetjes se tij. Ishte i sjellshem dhe na beri te ditur se ai ishte mjek nga profesioni dhe se kishte ardhur ne Tirane me nje delegacion te nje sheiku arab. Tha se delegacioni nuk kishte natyre bashekepunimi qeveritare por privat. Thjesht biznes. Duke treguar me koke nga nje tavoline ku ishte nje grup prej gati 9-10 shqiptaresh ai tha se e kishte te veshtire te komunikonte me ta ngaqe niveli i perkethyesit linte per te deshiruar. Duke premtuar nje shume te mire shperblimi per perkthim ai na ftoi qe te gjithave ne vilen qe kishin marre me qera ne ish Bllokun e udheheqesve. Duke pare qe delegacioni i shqiptareve ishte me te vertete shume serioz (per partneritet) dhe sidomos duke u joshur nga shperblimi (Mund te blija nje dush modern. Ai i vjetri qe funksiononte me vajguri, pervec se ishte i rrezikshem na nxirrte dhe kokordhoket e syve nga aroma e vajgurit te padjegur) vendosa se bashku me te gjitha shoqet e motres te shkonim per darke biznesi te vone. Me vone mesova se per ta darke e vone ishte rreth ores tre te mengjesit.

    Delegacioni ishte i madh. Sheiku ishte i shoqeruar nga doktore, personel sherbyesish dhe femra kercimtare. Edhe ne filma nuk e kisha pare nje gje te tille. Ndersa une pêrketheja, pa piken me te vogel te respektit per biseden, sheiku dha urdher per fillimin e shtrimit te tavolines dhe fillimin e ahengut. Kercimtaret arabe te perlyera ne sy por te mbuluara gjithandej filluan te kercenin me stil belly-dancing. Motra dhe shoqet e saj studente kerkuan vendosjen e muzikes oksidentale dhe filluan te kercenin me stil cowboy line dancing. Ato e kishin te parapergatitur si akt dhe gjeten rast te mire per ta demonstruar. Nderkohe qe negociatat vazhdonin nje shoqe e motres nga Berati, kunder cdo keshille, diskutonte me mjekun e delegacionit ne menyre private. Une prisja me padurim fundin e negociatave dhe pagesen per punen e kryer. Sheiku tha se kjo do te ndodhte pas gostise. Ai nuk mund te nxirrte miqte jashte pa iu dhene darke. Tavolina ishte e madhe dhe shume e begatshme. Mund te ishim rreth tridhjete vete.

    Tani qe e mendoj, te kisha patur mundesi te ktheja kohen dhe te terhiqja beratsen me hir a me pahir prej doktorit arab do t'a kisha bere pa hezitimin me te vogel. Ajo qendroi ne vile ate nate.

    Une mora pagesen per sherbimin e ofruar. Se bashku me motren dhe sarandjoten, elbasansen dhe shkodranen u kthyem ne konvikt.

    Beratsja, se ciles i kishte dale pija, kur vjen te nesermen n'a tregon se kurvat e haremit i kishin vjedhur parate qe i kishte dhene doktori.

    Keshille:

    Mos shkoni me njerez qe nuk jane te races tuaj.

    JC
     
    Last edited: 4 May 2018
    Eléonoré likes this.
  14. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Edhe nese nuk ua ka qejfi, nese partneri juaj kerkon te clirohet seksualisht, mos thoni kurre JO. Ne rast se ju duhet te hiqni qafe sa me shpejte nje rutine te tille mos e inkurajoni t'ju bej masazhe (gjyshja i quante shtypje ose ndrysje masazhet) dhe t'ju «kenaqe» por i thoni «Sa me shpejte te fillojme aq me shpejte edhe do mbarojme». Nderkohe qe procesi zgjat ju keshilloj nese jeni poshte dhe me veshtrimin ne tavan te mendoni per projekte te tipit cfare ngjyre do te preferonit te kishit tavanin. Ideja e vendosjes se nje TV ne tavan do te ishte edhe nje shpikje momentale shume e bukur. Mund te vini edhe fjalekryqe ose piktura te bukura.

    Nese jeni me fytyre ne dyshek ju keshilloj te shpikni nje dyshek me vrime ku te vendosni koken dhe fytyren.

    Nese nuk doni te ndoteni vini prezervativ. Kujdes! Ka raste kur prezervativat (latex) jane te vrimosura me qellim qe kompania moter e shitjes se thithkave te biberonave latex te shese sa me shume nga keto te fundit.

    PS Te kesh nje bebe me shume nuk do te thote se duhet te vesh nje patate me teper ne tenxhere per te zjere.

    EL
     
  15. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

  16. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

Shpërndajeni këtë faqe