Kerkoj te diskutohet seriozisht mes jush sjellja e etikes.

Diskutime tek 'Ankesa Probleme Abuzime!' filluar nga Daja, 18 May 2019.

  1. Daja

    Daja Primus registratum

    Turp ta them por
    stafin e keni ber vertet si nje prostitucion, ku fjalat dhe diskutimet nuk gjej ngjykimin e duhur. Shpeshher krijohen situata tpanevojshme nga vet pjestaret e stafit per shkak te dashnorllekut te tepruar.

    Serjozisht, disa persona tpanevojshem te qenit Stafit, na kan qar dollarin duke ber rromuje dhe me e keqja se po e perdhunoin privilegjin e pjesmarries ne staf!

    Neni 293/ç - Keqperdorimi i pajisjeve/programe ne internet.

    (Shtuar me ligjin nr.10 023, datëe27.11.2008, neni 23)

    Prodhimi, keqzoterimi web/forum, mbajtja, shitja, dhenia ne perdorim, shperndarja apo çdo veprim tjeter, per venien ne dispozicion te nje pajisjeje, ku perfshihen edhe nje program kompjuterik, nje fjalekalim kompjuterik, nje kod hyrjeje apo nje e dhene e tille e ngjashme, te cilat jane krijuar ose pershtatur per hyrjen ne nje sistem kompjuterik ose ne nje pjese te tij, me qellim kryerjen e veprave penale, te parashikuara ne nenet 192/b, 293/a, 293/b e 293/c te ketij Kodi, denohen me burgim nga gjashtë muaj deri ne pese vjet.

    Ky raport vjen si nje tregues i rrezikshem per vizitoret gjate argetimit ne internet, por dhe per te nxitur nje kritik gjithnje e me te fuqishem per te devijuar keto rreziqe. Disa nga fenomenet qe kercenojne sigurine e vizitoreve shqiptar ne internet sipas ketij raporti jane: abuzimi seksual, ai psikologjik, tallja online (cyberbullying), shtytja e vizitorit/es per te kryer marredhenie seksuale (grooming), keqperdorim i privilegjit, shkembimi i sms-ve me permbajtje te papershtatshme (sexting), pornografia, show online, njohjet ne rrjetet sociale etj.
     
    Last edited: 18 May 2019
  2. KADAFI

    KADAFI Founder dhoma #shqiperia Anëtar i Shtabit

    Me gezon fakti qe ka sensibilizim ne lidhje me sjelljet e pahijshme qe mund te ndodhin, por konkretisht nuk e kuptoj lidhjen midis titullit dhe asaj qe ke shtjelluar me poshte. Ne hyrje te temes akuzon (me demek) stafin, e me poshte kalon ne citim te kodit penal. Dua te sqaroj se ne forum, kemi rezervuar hapesire te posacme ne lidhje me kete diskutim, per t'iu ardhur ne ndihme kujdo, duke cituar hapat qe duhet te ndermarre useri qe ndjehet i cenuar nga cdo shantazues, staf a user qofte ai. Nese ka ndonje rast konkret beni mire te na i paraqisni, ne te kundert, sme mbetet gje tjeter vecse te te falenderoj dhe njehere per temen sensibilizuese, madje nxis cdokend qe ka shqetesime te kesaj natyre, te drejtohet tek dhoma #sherbimet, apo ne privatet e root dhe admin, qe ne asnje rast nuk jane te mbyllura. Diten e mire
     
    Last edited: 22 May 2019
    AUDIQ7 likes this.

Shpërndajeni këtë faqe