Keira Knightely, tregon fiksimin e saj!!! Nuk është mashkull

Diskutime tek 'VIPat me famë botëore, klubi i Fansave' filluar nga BeRaTsi_MiZeRje, 19 Sep 2014.

  1. BeRaTsi_MiZeRje

    BeRaTsi_MiZeRje Aktivist i AlbForumi

    [​IMG]


    I janë dashur plotë 25 vite të mësohet dhe të injorojë kritikat e të tjerëve. Në fillim të karrierës së saj, aktorja Keira Knightely ka marrë kritika të shumta në lidhje me peshën e saj nën kile dhe këto i ka përjetuar në mënyrën më të keqe të mundshme.

    [​IMG]

    “Deri në moshën 25 vjeçare isha një person shumë nevrik dhe merrja gjithçka që thuhej në mënyrë serioze. Më është dashur shumë punë të harroja komentet e pakëndshme, pasi i merrja të gjitha në mënyrë personale. Mendoja se duhej të jepja më të mirën time dhe të tjerët të më pëlqenin në të gjitha pikëpamjet, por kjo ishte e pamundur”, ka thënë aktorja bukuroshe.
    [​IMG]
    Ja që duke punuar fort me këtë problem të sajin, brenda harkut kohor prej një viti Knightely arriti ta shmang këtë fiksim. “Arrita të qetësoja veten dhe të kuptoja se ka disa gjëra e veprime që mund t’i kontrolloj, por ka edhe të tjera të shumta që nuk janë në dorën time. Ky ishte fiksimi im dhe ka qenë për një kohë të gjatë. Për çudi nuk kam pasur fiksim asnjë mashkull, por kritikat”, ka thënë ajo per DailyMail.

    [​IMG]

    [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe