Këngë labe me tekste

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga Artin, 24 Jun 2017.

  1. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Ismail Qemali e Isa Boletini – Ansambli “Çipini”

    Të dy bashk’ u nisën ku merrej vendimi
    Ismail Qemali e Isa Boletini

    Se kishte shum’ halle Shqipëri e mjera
    Po duhej revolet t’i linin te dera

    U futën në Londër, brënda në pallatë
    Trimi luftëtar e plaku dipllomatë

    Dolli Lordi Mathë me një gjuh’ të zgjidhur
    Me një fjal’ të rëndë, me humor të shtirur

    - Ja – tha - shqipëtarët kurr’ nuk i besoja
    Që të çarmatosur këtu t’i shikoja

    Ky ishte momenti, nuk kish’ më ç’të pritej
    Nënë brez bereta zu’ të hasharitej

    Faqen kish’ për trupi, veshin kish’ te gjaku
    Syri i pagjumë përgjonte nga plaku

    Vetëtiu sërmaja, vetëtiu fildishi
    Ndritën malet tona sado larg që ishin

    Se nga gryk’ e saja ishin zgjidhur halle
    Shqipëri e vogël në sofrën e madhe


     
  2. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Kur dole përpara dhënve

    Kur dole përpara dhënve
    Supetundura azgëne
    Era seç të merrte leshtë
    Si dele shterpë në vjeshtë

    Më trëmbe ballin e dhënve
    Ma lojte të shkretën mëndje
    Pritëm pak moj brezergjëndë
    Të të them nja dy kuvëndë

    S’më pret koha për kuvënde
    Ruaji për veten tënde
    Në ke besë, folu qënve
    Se shkoj me bukë të dhënve

    Ku ka mbetë besëziu
    Kur më shkon porsi veriu
    Zjarr e flaka më përpiu
    Më digjet zemra vetiu

    Djalë, mos më fol serbesë
    Lidhi, lidhi qënt’ e zesë
    Se shkoj herët në mëngjesë
    Janë qën, e s’u zë besë

    Vito vetullaqemer
    Me qerpikët je fener
    Her’ më do, e her’ s’më thua
    Mbështete kokën te mua

    Po ke zemër, e mbështesë
    Vij tek ty se më dhe besë
    Po të jap një grusht me arrë
    Ja të marr, ja të më marrë

     
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    une s'i pelqej fare! Sidomos rasteve kur, me nje tekst tip bejte, u kendojne "te medhenjve", sigurisht per ndonje perfitim... Por del shume keq.
    Ato te trimerise se heronjve te dikurshem... jane disi te mira...
     
  4. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Varg e varg në mënd më vijnë - Dukat, Vlorë

    Varg e varg në mënd më vijnë

    Trimat e Dukatit t'lirë
    S'njohën vargonj e zinxhirë

    Që nga të lashtët ilirë
    Në pellgje të gjakut shtrirë
    Për këtë tokë ranë martirë
    Të parë kanë Hodo Zeqirë

     
  5. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    O Rremo, hajdut-o - Dukat, Vlorë

    Tre dit' jenar më të ryrë
    O Rremo, hajdut-o (refreni)
    Trimat e Dukatit lidhë
    Mbrapa shegvetë ç'i ngjitnë
    Të tre bashk' me Hajredinë
    Mullata u kishte thirrë
    Që t'u flas' italikinë
    Pse nuk more vesh ç'të thanë
    Pilon e Qerim Bozhanë
    Ti mos e cëno italianë
    Do të gënjejnë me fjalë
    E do të vrasën, o djalë

     
  6. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Ta hodha sevdanë

    Ta hodha sevdanë që të vogël fare
    Tani që u rrite, fillon e bën naze

    Të pash' në bahçetë kur mblidhje bajame
    Seç t'i njomi shiu bluz' edhe fustane

    Më vjen keq për tyja se bën ftoht' në male
    Mos do pallton time që ta hedhësh krahëve

    Më vjen keq për tyja dhe pse je e madhe
    Mali ësht' i sertë dhe pse rrit sorkadhe

    Më erdh' keq për tyja, prandaj pas të mora
    Të të kem gjithmonë, un' mali, ti bora

     
  7. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Më 17 qershor të viti 1417 turqit pushtuan Vlorën dhe rrethuan kështjellën e Kaninës.
    Sundimtarja e Kaninës në atë kohë ishte princesha Rexhina Balsha, e cila njihej në krahinë si Rugjina.
    Me forcat e pakta që pati në kështjellë, Rugjina e çau rrethimin natën dhe u hodh me anije në Korfuz.

    Ç’bën që rri, Rugjinë e gjorë


    Pllakosi turku në Vlorë
    Ç’bën që rri, Rugjin' e gjorë

    (refreni)
    Bën' betim, bën' betim
    Dil princesha me kurorë
    Mblidhi djemt' dhe bëja forë

    Pashai me tre taborë
    Kërkon të na hedh' në dorë

    Turqit, topa dhe trumbeta
    Rugjina, gur' dhe shigjeta

    Rugjina, zëmrën si shkëmbi
    Zgjodhi djemt' e këtij vëndi

    Me shigjeta, jataganë
    Çau turqit, dolli ndanë

     
  8. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Me shëndet ato stoli - Labe humoristike

    Hopa-hopa këngën-o
    Këngën-o, vallen-o
    Shkojn’ edhe vijnë zonjat-o
    Vallë kë martojën-o
    Breshkën e ugarit-o
    Xhindurin’ e malit-o
    Shkoni moj zonja, shkoni
    Qeshni dhe këndoni
    Siç e do zakoni

    Bërr, bërr, bërr, gjinde - tha
    Po do vish ti moj bejkëza
    Fjeta mbrapa malit
    Gjetç’ frërin e kalit
    Ia vara gomarit
    Kërr, kërr, kërr, zonja dhi
    Me shëndet ato stoli

    Hajd’ t’ia marrim këngës-o
    Këngës-o, valles-o
    Shkojn’ edhe vijnë zonjat-o
    Vallë kë martojën-o
    Breshkën e ugarit-o
    Xhindurin’ e malit-o
    Shkoni moj zonja, shkoni
    Qeshni dhe këndoni
    Siç e do zakoni

    S’vij, s’vij, s’vij - ftuja tha
    Po do vish ti moj zonjëza
    Fjeta mbrapa malit
    Gjetç’ zilen e kalit
    Ia vara gomarit
    Kërr, kërr, kërr, zonja dhi
    Me shëndet ato stoli

    Hopa-hopa krushkës-o
    Po ku e gjete mushkën-o
    E gjeta mbrapa malit-o
    Fjeta po nuk fjeta
    Ç’kërkova dhe gjeta
    Shalën e pashait
    Ia fala vëllait
    Kërr, kërr, kërr, zonja dhi
    Me shëndet ato stoli

     
  9. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Aman pse s'më flet me gojë - Brataj, Vlorë

    Shtëpia për nënë krua
    Aman un', derman un'
    Ka në der' një limonua
    Aman un', derman un'
    Plaç moj që s'më flet me gojë

    U poq e u verdh si ftua
    Aman un', derman un'
    Përmbi baluket e tua
    Aman un', derman un'
    Plaç moj që s'më flet me gojë

    Këput një moj, hëngësh mua
    Aman un', derman un'
    Fute në dertet e tua
    Aman un', derman un'
    Qyqe që s'më flet me gojë

    Të shartohet sheg' e ftua
    Aman un', derman un'
    Të besosh sa shum' të dua
    Aman un', derman un'
    Plaç moj që s'më flet me gojë

     
  10. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    E mbyti shiu forumin :p
     
  11. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Ç'do ti te temat e folklorit? Shko dëgjo ndonjë xhaz a bluz, të ngrohesh në diell :p
     
  12. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Nuk e di ,u gjenda pa e kuptuar :p
     
  13. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Kënga flet për një ngjarje nga jeta fshatare. Dy familje, njëra nga fshati Brataj dhe tjetra nga Dukati, u bënë ortakë. Por thashethemet e njerëzve përreth thoshin se mallin e Zaho Aliut po e hante padrejtësisht ortaku, gjë që solli edhe grindje mes tyre.
    “Kreshpa” quhen delet me lesh të gjatë, kurse “Erihua” është një emërtim për fushën e Orikumit.


    Ç’pate o stogoi i Brate


    Ç’pate o stogoi i Brate
    Ç’i bëre kreshpat që pate

    I morën djemt’ e Dukate
    I krodhën në Erihua

    I krodhën në Erihua
    Ulërin qëni si grua

    Ulërin qëni si grua
    I thot’ Zahua – hëngësh mua

    Zaho Aliu më pelë
    Kish tre vjet që s’haj bulmetnë

     
  14. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Dal e hap portën e madhe

    -Dal e hap portën e madhe
    Ku më fshihesh moj kunadhe
    -S'më zë gjumi, rri qëndis
    Një djalë gjumin ma prish

    (refreni)
    -Ditën gjethe, natën ftua
    Sa bukur që loz me mua
    -Tek qerpiku majëgjilpërë
    Vështir’ gjumi të më zërë

    -Kërkoj gjith’ natën me yje
    Kalova male dhe pyje
    -Ku s’kërkove dhe s’më gjen
    S’e di ku e kam folen’

    -Të kërkova der’ më derë
    Ku më fshihesh moj e mjerë
    -Bredh livadhe më livadhe
    Kot s’ma thon’ emrin kunadhe

    -Ku s’të kërkova kur flije
    Flije nën një deg’ lajthije
    -Ku s’kërkove dhe s’u gjënde
    Un’ flija në zëmrën tënde

     
    Last edited: 16 Apr 2018 at 22:35

Shpërndajeni këtë faqe