Këndi i shkrimeve të reja.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga harap, 4 Nov 2002.

  1. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    dot s'të arrita
    s'të ndihmova dot
    e shumta te shërbeva
    si kosh per jo-t'.
     
    shefki likes this.
  2. shefki

    shefki Papirus rex

    MERITE


    Lezetova fergesen me sherbet e bakllava
    Dhe fsheha nje fole me grereza ne breke
    Ti dhe vetem ti me the: budalla
    Te ftova per dreke!
     
    joetisti_ likes this.
  3. shefki

    shefki Papirus rex

    LITARI...
    Loz me litar
    me therrasin djale mamaje
    Varem me litar
    per pune sevdaje
    Litari u grimcua
    zemra mu be nyje
    Litari u zhduk
    para se te hyje
     
    Artin likes this.
  4. shefki

    shefki Papirus rex

    Faleminderit miq

    RREQETHJE
    Humbsh humnerave!
    Mos u kthefsh me te ne!
    Shporru murtaje!
    Ti fle dhe fle dhe fle...
     
  5. shefki

    shefki Papirus rex

    UDHE E SHTRUAR
    Do e ngas makinen syperpjete
    Me nje kembe rreth qafes tjetren te timoni
    Dhe do dal njehere andej nga rete
    Helbete e do zakoni!
     
  6. shefki

    shefki Papirus rex

    DYSHIM I VYER
    Ky fustan te shton bukurine
    Edhe dje mrekullueshem u veshe
    Do zbukurosh shetitoret cdo stine
    Ti i jep hijeshi cdo teshe...
     
    TinkerBell likes this.
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    jo kushedi ku, jo kushedi
    jo kushedi në cilën maj'
    detit, liqenit buzë, të rri
    ose-ose, dhe buzë saj.
     
  8. shefki

    shefki Papirus rex

    QESH E QAJ
    Ate nate kur qielli digjte djaj
    Me ftoi qe me te nje puthje te ndaj
    Me priti ne dere
    Me puthi nje here
    Ne sy te gruas se saj
     
  9. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    në ëndrrën pa dyer
    ajo trokiti, prapëseprap'
    edhe iku e zhgënjyer
    se s'u ngrita t'ia hap.
     
  10. shefki

    shefki Papirus rex

    Mirembrema miq!

    NJE LLOJ KURSIMI
    Do te te dergoj nje kartoline
    Kur te shkoj me pushime ne mal
    Do te te shkruaj per cdo lugine
    Cdo ujk kulle skandal...

    Ku gjindet me i miri strall?
    Kur kruhen dushqeve dhite?
    Prit sa te kthehem ne mehalle
    Meqe kartolina si nxe te gjitha hollesite
     
  11. shefki

    shefki Papirus rex

    LIGJERATE MAMAJE


    Kam gjetur nje nuse per ty o bir
    Eshte e ndershme e bukur me pasuri
    Mbi te gjitha eshte vajze mjaft e mire
    Me e mire se ajo qe ke mbarsur oi
     
  12. shefki

    shefki Papirus rex

    KAQ!


    Shoku im i vertete
    Ty po te dukem i zymte e i zbehte
    Po te kallzoj dicka jo te lehte:
    Kam nje te fshehte
     
  13. shefki

    shefki Papirus rex

    GJUHA E NGJALES
    GJUHA E NGJALES

    "Gjuha jone sa e mire...."

    Ju lutem me merrni seriozisht
    Jam llafazan i zgjuar si tip
    Di serbisht turqisht italisht...
    Me fjale te tjera shqip-shqip-shqip
     
  14. shefki

    shefki Papirus rex

    AROME NJEREZORE
    Ne fund te kazanit lashe nje fasule
    Vendosa ta ruaj per me vone
    Ti erdhe dhe pirunin ne sy ma ngule
    Nderkaq darka jote kundermon
     
  15. shefki

    shefki Papirus rex

    CILAT?

    Ato duhet te mbushen me hare
    Dhe spikama te pershkruara pa fre
    Dhe krehje krifash sipas modes re
    Dhe mesele
     
  16. shefki

    shefki Papirus rex

    DREJT TEJE


    Te degjova qarte
    Te pashe hareshem
    Te shenova ne harte
    Si nje vend te hershem

    Sot s’shkoj gjekundi
    Trenin dot s’e kap

    Dhe harta me humbi
    Neser te ndjej prap
     
    Artin and TinkerBell like this.
  17. shefki

    shefki Papirus rex

    RREMBIMTHI

    Djalosh i strehuar nen ate plep
    S'ke nevoje per leje
    Shiu u be sebep
    Puthe vajzen prane teje
     
  18. shefki

    shefki Papirus rex

    PRANVERE THJESHTESIE

    Te thashe je si lule molle
    Ti me besove

    U q... dhe polle


     
  19. shefki

    shefki Papirus rex

    GJALLERI

    Peshqit s’po I afrohen grepit
    Sakaq uji turbullohet
    Avullon vetvetiu
    Liqeni mbulohet…

    Bobo c’rrogoz bloze
    Qendisur me plumba

    Sec gerhasin endrra
    Sec bejne kotullumba
     
  20. shefki

    shefki Papirus rex

    RREFIM



    Po digjet pylli

    Ja kunadhja cale e cale

    Ja kacubet e percelluara

    Ja nje gjuetar pa fjale


    Le te digjet gjithcka

    U shofte cdo gjallese

    U harrofte pylli

    Ku te putha me finese


    E di qe mallkoj kot

    Dhe tymi po me mbyt

    Te desha dhe te dua

    E thinjura dhi shyte
     

Shpërndajeni këtë faqe