Jorgo Bllaci

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Komita2006, 15 Oct 2006.

  1. Komita2006

    Komita2006 Primus registratum

    Re: Jorgo Bllaci

    ***
    S`e marr vesh , o Jorgo , punen tende :
    Gjithe naten endesh vetmitar .
    Mblidhe more veten , se u cmende !
    Mendje do na shesesh apo cfare ?


    Gjenden fshehtesite e kesaj bote
    Me nje harpe krahut , sic ben ti ?
    E ne fund te fundit , fjala jote
    As qe ngroh e as qe ftoh njeri ,


    Se ti s`kuvendon me njerezine ,
    Po me zogj e me korije flet , -
    Edhe kur kendon per dashurine ,
    Qane me mall e perdellime prêt .


    Pika qe s`te bie , kur na thua
    Se na qenke keq melankolik !
    Po c`na duhen vuajtjet e tua ,
    Kur ne kemi halle plot , or mik !


    Nuk te them : braktise poezine ! –
    Eshte e rende kjo per shpirtin tend .
    Por , te pakten rro me njerezine ,
    Ne kerkon te shkruash gje me mend !


    Ja , keshtu me veten kuvendova ,
    Zemercelur dhe me guxim ,
    Kur nje tog me vjersha pervelova
    Ne nje nate prilli plot shkelqim …
     
    guest17 likes this.
  2. Komita2006

    Komita2006 Primus registratum

    Re: Jorgo Bllaci

    ***

    Oh, c`nate! Prej tokes se thelli,
    Nje hymn i mahnitshem ushton
    E can madheshtor neper qiellin,
    Ku hena me rete vallzon.


    Dhe pishat me mall perqafojne
    Feneret e rruges kudo ;
    Te dehura hijet lodrojne
    Dhe dridhen e puthen nen to.


    Pas tyre dikur, si femije ,
    Me miken ne rendnim me vrap
    E ndalnim t`i kapnim, po hijet
    Na shkisnin e putheshin prap.


    Nuk di per sa kohe vazhduam
    Te rendnim ashtu plot hare ,
    As di si pastaj u bashkuam
    Me lodren e tyre dhe ne.


    Mbaj mend vetem fjalet qe shkane
    Aq embel nga buzet e saj :
    “ I dashur, vec ty te kem prane,
    Pa jeta rrjedhe vete pastaj…“


    Dhe nata, e bukura nate,
    Ushtimen pushon rreth nesh;
    Keshtu si tani,hene e arte
    U fsheh edhe humbi pas resh.
     
    Artin and guest17 like this.
  3. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    Më pëlqen shumë jorgo bllaci..është një nga poetët më të mirë!më vjen keq që s'ka emrin që duhej të kishte në letërsinë tonë!flitet shumë më tepër për të tjerë,që s'kanë as një te qindën e talentit të tij..
     
    Artin likes this.
  4. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    Shumë poezi të bukura!një poet i vërtetë..
     
  5. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    ne vitet tona,s'duhet te genjejme
    me lote shpirtin,se s'ia vlen,vella,
    qe dashurine e vogel ta shperblejme,
    keshtu si ti ,me dhembje te medha!

    J.bllaci
     
  6. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    kaq deshira ne po mbajme fshehur,
    sa dhe vetes trembemi t'ia themi,
    rrugeve te jetes,si te dehur
    endemi dhe s'dime se ku vemi...

    J.bllaci
     

Shpërndajeni këtë faqe