Ismail Kadare apo Dritëro Agolli?

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga sonora, 18 Dec 2002.

  1. shtriga

    shtriga Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    DRITERO AGOLLI ESHTE SHKRIMTARI IM I PREFERUAR.SEPSE MUA AI ME PELQEN MENYRA SE SI SHKRUAN KURSE KADAREJA NUK ME PELQEN.ME AGOLLIN UNE HUMBEM NE SHKRIMET E TIJ KURSE KADAREN MERZITEM TE LEXOJ.MASE KA TE BEJ MENYRA DHE GJUHA QE SHKRUAJN ATA NUK DI.NUK MUND TE THEM QE KADAREJA ESHTE ME I KEQ SE NE FUND TE FUNDIT ATE E KAN VLERSUAR NJEREZ NGA GJITHE BOTA.POR UNE KUR VETE TE BLEJ NJE LIBER NUK KERKOJ KADAREN POR AGOLLIN SEPSE E DI QE ATE LIBER DO TA LEXOJ DERI NE FUND.
     
  2. BJONDINKA

    BJONDINKA Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    PER MUA SI NE PROZE ASHTU EDHE NE POEZI ME I MADHI ESHTE KADARE .POR KADAREJA NUK ESHTE SHKRIMTAR PER MASAT ,DMTH NQS JU PELQENI THJESHTESINE NE LETERSI D.AGOLLI MUND TJU PEQEJE ME SHUME ,NS DONI DICKA ME TE KOMLIKUAR DHE FILOZOFIKE ,DICKA ME TE THELLE ATEHER KADAREJA DO TJU TERHEQI ME SHUME .

    KA KOHE QE S'SHIHEMI DHE NDIEJ
    SI TE HARROJ TY DALENGADALE
    SI VDES TE UNE IMAZHI YT
    SI VDESIN FLOKET DHE GJITHCKA
     
  3. ermir celanji

    ermir celanji Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    kur flitet per poezi flitet per te gjitha llojet e saj,te shkruash ne menyre te fshehte ose te thelle eshte e veshtire por te shkruash ne nje gjuhe qe mund ta kuptojne te gjithe eshte akoma me e veshtire,prandaj une mendoj qe dritero agolli eshte me lart ne poezi,kurse ne proze per ismail kadarene ske cfare thua eshte patjeter 1 i shqiperise.
     
  4. dalmat veneti

    dalmat veneti Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Asnjeri nga te dy. Te dy kane dale nga xhepi i xhaxhit Enver. Me mire fillone dhe lexoni shkrimetare shqiptare qe kane qe ne diaspore. Martin Camaj, Arshi Pipa, etj. Ka plot
     
  5. the genie

    the genie Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    dalvant medeti do ishte me mire te te quanin
    qe pergjigjja jote ndaj kesaj teme te ishte ajo e nje studenti ne brx s'ma donte mendja

    Me fal more mender!
    Po c'fare ka te bej arti me politiken?
    si mund ti te hedhesh posht keto koka qe shyqyr qe i keme e te krenarohemi. Ata te dy jane shkrimtare te medhenj dhe Kadareja per mua eshte i Pavdekshem.
    Ti si student dhe brez i ri edhe njeher verteton qe sa te kemi breza qe mendojne si ty shqiperia vetm mbrapa ben jo perpara.
    Enveri sa ishte ne post i mblodhi te gjithve dhe ti te shash ato qe ndoqen politiken vepren e enver hoxhes ti shan gjyshin tend babane tend nenen tende. Komunist ishin te gjithe ne ate kohe! Po te hedhesh poshte kulturen historine ( si puna dites se clirimit) kjo eshte injorance e kaluar injorancen
    Mos je gje nxenes i fillores dhe jam duke te te vene faj kote??????????
     
  6. dalmat veneti

    dalmat veneti Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Nuk mund te flasesh per te gjithe. Kjo qe the nuk eshte fare e vertete. Nuk e di per ty, po nga familja ime nuk kemi pasur te afert me ideologjine e Enverit.

    Pse une, brez i ri, duhet te lexoj Kadaren dhe Agollin, qe sigurisht per te publikuar veprat e tyre kane qene ne ane e mire te Enverit ? Artistat e vertete nuk influencohen nga politika ose nga kush ehste ne pushtet. Shembull : Shkrimtari i madh Anglez George Orwell, ishte officer per Angline ne Birma ne kohen e kolonializmit, dhe ai atehere shkruante se si kolinializmi ishte gabim. Pse mos te lexoj une shkrimtare te medhej te ditur te diaspores Shqiptare sesa Kadareja dhe Agolli. Te pakten, veprat e atyre jane 100% te verteta dhe nuk kane kaluar censura etj. Pastaj, pse mos te lexojme Shkrimtare Shqipetare aq te mire sa Kadareja dhe Agolli qe nuk kane pasur rastin te behen aq te famshem. Nuk po them qe jane shkrimtare te keqij, Kadaraje ka bere vepra te mira. Sic thashe dhe njehere, artisti dhe autori i vertete nuk mund ti lejoj vetes te kete lidhje politike qe influencojne mbi veprat e tij.
     
  7. skin

    skin Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    -----------------------
    ...nuk e di nese i ka te tijat idete e shkrimeve ajo por stilin e ka shume te mire, ndenese se fundmi anon shume nga Kundera!
    --------------------

    jam shume dakord me Vodoo .... Kunderes... dhe ndonjehere Remarkut, sidomos me te fundit, "Lul Mazrekun"

    Skin
    p.s. per mua Kadare mbetet i madh megjithate
     
  8. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Kadare mbetet me i madhi,ndersa Agolli edhe ai i madh por me i thjeshte,jane te ndryshem,per mendimin tim mund ti ndajme ne .shkrimtar per aristokracine=Kadare dhe shkrimtar popullor=Agolli,ndersa per Martin Camajn nuk mund te flasim shume pasi ai nuk eshte edhe aq i njohur ne shqiperi,nuk i mohoj vlerat e tij. :wave:
     
  9. FURTUNA

    FURTUNA Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Kollosi Popullor
    O ZOT I MADH .

    Sado i ngritur qe te jesh.Sado qe te jesh marre me letersi,kam
    mendimin qe te dridhet dora nga emocionet e paperseriteshme
    te shkruash per Ate qe te dhuron befasi te mahniteshme kur
    pershkruan bukurine, thjeshtesine, ndershmerine,dashurine,
    zhelozine,burokracine apo meskinitetin.
    Pena e Tij nuk do te shuhet , kurre ,sa te jete jeta JETE.

    Me ka rastisur shpesh te jem takuar me shoqe e shoke te nacionaliteteve te ndryeshme,lexues te apasionuar te letersise
    boterore, te cilet vazhdimisht ne bisedat e tyre i terheq shume tema e Greqise se lashte.
    Sot , ne boten mbare,nepermjet shtypit, televizionit,kinemase
    apo informacioneve te ndryshme une e gjej jo rralle te vihen ne skene tragjedite greke te Euripidit, Eskilit, Sofokliut apo Poemat e Homerit te shkruara tre mije vjet te shkuara.
    Pyes veten erse japin kohen e vete publicistet ,regjisoret,
    kineastet apo muzikantet ,te merren me ate qe ne e njohim,
    i cmojme tejet,jemi te apasionuar pas tyre dhe i duam shume gjithashtu ? Ashtu sic duam shkrimtaret ,poetet,dramaturget
    pa limit gjeografik apo kohor,seicili sipas menyres se tij.
    Nuk e pyesja vehten perse e shperdorojne kohen kot,por perse i japin nje kohe kaq te konsiderueshme antikitetit ne keto kohet tona moderne, ne kete shekull ku problemet e temat shoqerore apo politike jane tejet te mprehte :Familja, droga, krimi ,skamja,
    korrupsioni.

    Dhe une kam nxjerre konkluzionin tim :Bota mbare eshte e
    trazuar dhe fatmiresisht ,shpresoj ne ZOTIN , me te shumte jane ata qe desherojne te ndreqet ,te gjejne paqe njerezimi.

    Pyetja :por nga te fillojne ?
    Pergjigja : Aty ku filloj.

    E nese pas mijera vjetesh ,brezat qe do te vijne mund te ndodhe te bien ne krize te identitetit te letersise ARBERORE,mund te ndodhe ta kene humbur rrugen diku ,jam plotesisht e bindur se
    gjeneratat do ti referohen Penes se ndritur ,te lartit
    Dritero Agolli.

    Ne "Shkelqimi dhe renja e shokut Zylo " e shkruar me mjeshtri te rralle e humor te jashtezakonshem , "shplodhese , zbavitese"
    duke pasqyruar tere ato rrjete merimangash burokratike qe bene
    te shkaterrohet nje Shtet i tere.E shkruar dekada perpara.
    I guximshem, parashikues dhe me shume moral te larte dhe me
    sa mencuri.Sot e gjen te perkthyer ne disa gjuhe te botes,fal vecse Demokracise qe erdhi aq vone ne Atdheun tone te
    shtrenjte.E zberthen me rrenje e me dege ,ne qelizat me te imta
    ate maqineri korrupsioni qe shkatrroi ghithcka.

    Kam pare te vene ne skene dramen "Mosha e bardhe".Nuk do ta harroj kurre.

    Origjinaliteti i Tij eshte unik.Ngjethem kur e lexoj.I dashuron kaq bukur (Sa i vertete eshte kur pershkrun gruan e tij)

    Kush valle mund te harroj :

    Devoll , Devoll

    i tille qenkam une ,

    Paskam marre me vehte

    balten tende.

    I ndritur Dritero , ju jeni i teri nerv ,gjak, jete,i vertete,i pashkeputur per as nje te qinden e sekondes ngea realiteti.
    Ju jeni unik.
    Ju jeni Shqiperi.Te verteten e jetes te shkruar ne libra e gjej tek Ju.
    Librat tuaja per femije jane legjende,i doja shume ,edhe i dua ,packa se nuk jam me aspak e vogel.
    Sa do te shkruaj, ato jane aq pak per Ju.

    Respektet me te larta per Ju.

    Furtuna
     
  10. Verizion

    Verizion Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Personalisht me pelqejne te dy nuk mund te bej dot zgjedhje ...
     
  11. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    kadare-ja ka shkruar per aristokracine shqiptare :lol:

    ngaqe shqiperia ne fakt ishte vend me klasa dhe kadareja iu drejtonte aristokracise. :lol:
    ne fakt rreth 'aristokracise shqiptare' jam içik konfuze. pyes veten ka pasur nje te tille? kam lexuar nje liber qe fliste per nje nga familjet e medhaja shqiptare (si thuhet? ato nga dera madhe) dhe pranoj qe u habita dhe ne menyre te kenaqshme. me pelqeu ajo qe lexova, por nuk jam shume e sigurte per 'vertetesine' e fakteve. habitem si autori te mbante mend , (mire kur u rrit, por kur ishte femije) me imtesi dhe detajet ndoshta me pak domethenese ?

    midis agollit dhe kadarese? asnjerin.
     
  12. ados

    ados Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    yep, yep.Sigurisht kane ndryshim midis Agollit dhe Kadares.Shume e drejte njeri shkruan thjesht , ndersa tjetri eshte me veshtire, megjithese Kadareja nuk i ndahet stilit te tij "gothic". Por po ti futesh te dy ne "shaker", del nje Tolstoi.Ai shkruante per fshataret rus, njekohesisht pershkruante aristokracine ruse qe fliste frengjisht gjate gjithe kohes!!
     
  13. rikima

    rikima Forumium maestatis

    Agolli veprat e Kadarese me duken te merzitshme dhe shume te veshtira per tu asimiluar ndoshta kerkojne me te vertet nje lexues te kualifikuar kritere te cilat nuk i plotesoj tek veprat e tij.
     

Shpërndajeni këtë faqe