Ismail Kadare apo Dritëro Agolli?

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga sonora, 18 Dec 2002.

  1. Guest

    Re: KADARE apo AGOLLI

    ahahhaha
    unicorm
    je njish vallai..pse ke inat mer ? pse ke inat?une nuk e shava kadarene por dicka duhet te dish: Kadare ka shkruar:
    Por shoku Enver Hoxha mendje mprehte
    Me pishtar zbulon armiqte e shqiperise....etj etj
    (pashallaret e kuq)
     
  2. disku

    disku UNI

    Re: KADARE apo AGOLLI

    e ke nigju ate ti e ha qeni qepen????
    e ha tha se po se hongri ja dh*** besen....

    ai xhaxhi spyste ca ishe ti po ta kundershtoje ose po ta shaje te kalbte ne burrel..ose te varroste te mali me gropa..
    harrove ku ja hudhi eshtrat fishtes??
    harrove sie la te vdiste ne mizerje poradecin...

    ps::mos na kalo te politika se dolem jashte teme...
    le te flasim per kadaren edhe agollin...ti vejm ne kanar edhe te shofim kush pesho ma shum??
     
  3. Guest

    Re: KADARE apo AGOLLI

    he he ok unicorm nuk po te kundervihem kete rradhe se kemi dale jashte teme shume /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  4. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Mire pra, meqenese e paski kuptu vete se ku keni dale, nuk po ju qortoj, por do t'ju lutesha te mos bojme kush sha me shume dhe me fort, OK??!!

    Hajt tashi diskutim te mbare.... /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  5. receli

    receli Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    -Edituar sipas Pikes 2 te Rregullores se AF-se-
     
  6. Ofelia

    Ofelia Forumium praecox

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Guri, me qete te lutem. Nese per ty tema eshte idiote, mos shkruaj.
    Me falni per nderhyrjen jashte teme.
     
  7. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    teoria e relativitetit ne shperthim :rolleyes: /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  8. Guest

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Prometheu tani qe space out II e tha e rishkruajti ate mesazhi tat e lexova,seme kishte shpetuar pa pare.Shife ketu ti qe thua se AGOLLI eshte poet partie,lexoje kete te Kadarese:
    -Enver Hoxha syri i tij i mprehte
    Ishte i pari qe dyshoj per ta
    Dhe atehere ne themele te shtetit
    Zbriti si ne balada te medha
    ...
    Ecen klasa pas partise ne dite epike
    Populli pas klases derhet oqean
    Dhe m'u mbledhte prape Byroja politike
    Mesdite a mesnate gati te gjithe jane.
    ______
    He mer ju Kadare medhenjte? E moret vesh se ku peshtyhet nuk lupihet apo jo? Kadare e ka takuar Enver Hoxhen 7 here e keni te tere takimet ke Gazeta Shqiptare,e premte 15 mars 2002 Nr2128
    Edhe lereni kete teme se u bete si femite ok? Se shkrimtaret jane krejt te kundert nga ana e gjinise letrare dhe nuk mund ti krahasojme ok?

    Edhe lereni kete teme se u bete si femite ok? Se shkrimtaret jane krejt te kundert nga ana e gjinise letrare dhe nuk mund ti krahasojme ok?
     
  9. kaprollja

    kaprollja Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Ok, lexoje dhe ti kete poezi te Agollit

    MJEKRA E ZOTIT

    Shume vjet me perendite
    Kam jetuar bashke i zbathur
    Kemi qene tok perdite
    Por aspak nuk jemi dashur

    Dhente tok kemi kullotur
    Arat tok kemi leruar
    Kur une isha i perlotur
    Zoti qeshte i harbuar.

    Kur me ngordhnin bejkat malit,
    Zoti tallej si i marre
    Une gure merrja zallit
    E goditja per ta vrare...

    Eh, c'te grindur , eh c'te therur
    Me terbim e me potere!
    Mjekren zotit s'ia kam krehur,
    Mjekren zotit ia kam cjerre.

    Dhe pastaj me dru ne dore
    E kam ndjekur e perzene
    Permbi malet me debore
    Asnje fron nuk i kam lene

    I kam thene: hajde, zhduku,
    Fundi yt nje fund te jete,
    Ku te duash shko e struku,
    Jam i zoti te rroj vete!

    Krishtit kryqin ia kam hequr
    Pa trokitur ne kembane
    Muhametit ia kam djegur
    Callmen , xhyben dhe kurane..

    Dhe nga kjo i deshperuar,
    Papa, balli i Vatikanit,
    Me ka nemur e mallkuar
    Mua, tersin e Ballkanit.

    Shenjteri, o rrenje e vjeter,
    Mbaj pak vesh e pak veshtro,
    C'po te flet nga bregu tjeter
    Nje apostull Dritero:

    "Skam qeder se psall nje pape
    me karroce apo veture
    Po te ngjallet zoti prape,
    Une prape e ze me gure"

    Per mua nje nga poezite me pa vlere e komunistit Dritero
    Ke ndonje koment per kete poezi AlbaUnion?
    Mik i mire.. memorien e ke xham fare /pf/images/graemlins/smile.gif , por nuk e kuptoj se ku e mbeshtet ti AlbaUnion te qenit e kesaj fabule te thjeshte, nje kryeveper ..
    Mjere letersia per kryevepra te tilla
     
  10. bel-ami

    bel-ami Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    A mund te krahasohen poezite e Driteroit me Laookontin e Kadarese?
     
  11. Rrapatushja

    Rrapatushja Nelk@

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Asnjeri! Ata qe vertet ja vlenin kushedi ne c'gropa i kalbi partia.
     
  12. Eni_883

    Eni_883 Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Nuk hidhet poshte vepra e nje shkrimtari se beri poezi per partine. Fundja edhe ne benim ne klase te pare (kishim talent a jo) apo ju te zjarrtet harruat qe nuk botoheshin librat ne ate kohe pa patur nje dedikim apo nje poezi per partine.
    Sa per kush eshte me i mire. Bashkohem me parafolesit qe thone se ata te dy nuk shkruajne ne te njejtin nivel prandaj dhe nuk krahasohen.
     
  13. McByrek

    McByrek Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Natyrisht qe nuk shkruajne ne te njejtin nivel. Niveli i Kadarese eshte me i larte se ai i Agollit. Jo me kot edhe tema titullohet Kadare apo Agolli. Pra ne fillim Kadare, pastaj, po teperoi gje, edhe Agolli.
    bye
     
  14. McByrek

    McByrek Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Dikush kerkoi ndonje veper te Kadarese qe te jete me madheshtore se "Arka e Djallit"? Ok atehere! Une e pranoj qe zgjedhjet jane subjektive, por ketu poshte kam nje liste me ato vepra te Kadarese qe une i konsideroj shume me te mira, te shkruara shume me bukur, te perkthyera ne shume me shume gjuhe dhe me ndikim shume me te madh ne Shqiperi.

    Gjenerali i ushtrise se vdekur
    Dimri i Madh
    Koncert ne fund te dimrit
    Keshtjella
    Kronike ne gur
    Dosja H
    Piramida
    Nentori i nje kryeqyteti
    Emblema e dikurshme
    Prilli i thyer
    Kush e solli Doruntinen
    Eskili ky humbes i madh
    Nata me hene
    Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe
    Perbindeshi
    Ura me tre harqe
    Ftese ne studio (e preferuara ime)
    Nga dhjetori ne dhjetor
    Enderra mashtruese (novela)
    Pesha e kryqit
    Tri kenge zije per Kosoven
    Dialog me Alain Bosquet
    Ikja e shtergut
    Spiritus
    Breznite e Hankonateve
    Kusheriri i engjejve
    Perballe pasqyres se nje gruaje
    Lulet e ftohta te marsit
    Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut

    Shume nga ju ndoshta i lexojne keta libra duke kerkuar ne to therrime ndikimi politik. Une i lexoj thjesht si letersi. Dhe i krahasoj pastaj me ato te Agollit. Dhe bindem qe jane te shkruara shume me letersisht dhe shume me madherisht se gjithcka tjeter e shkruar ndonjehere ne shqip.

    Nuk dua te harroj pa permendur pastaj nje liste te pafundme poezish dhe poemash brilante duke nisur nga e famshmja "Mall", duke vazhduar me "Kristal", "Laookonti", "Vallja shqiptare", "Mesueset e fshatit", "Edhe kur kujtesa", "Ne parkun qe mbuluan fletet" e shume te tjera qe 'si mbaj mend.

    Ndersa dicka tjeter thelbesore qe Kadare ka me shume se Agolli apo cdo shkrimtar tjeter qe vendoset ne kandar me te, eshte shpirti i fuqishem kombetar. Agolli i kendon jetes se fshatit, burokrateve te zyrave, dashurive rinore te mbetura ne orvatje etj, ndersa Kadareja eshte shume me madheshtor dhe ka trazime shume me universale. Ndoshta nuk e keni degjuar ndonjehere "E hidhur vjeshte e ketij viti", por mua nganjehere me pelqen ta perseris me mendje ndonjehere kete poezi te tij. Per mua, ajo eshte ndoshta ndjenja me e fuqishme te vellazerimit qe nje shqiptar nga Shqiperia mund t'i kushtonte shqiptareve te Kosoves:


    E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI

    Ne memorje te demonstratave studentore
    ne Prishtine ne vitin 1981



    E hidhur vjeshte e ketij viti
    Kosoven gjeti nen terror
    Korba te zes mbi te ja mbriten
    Hetues,gjykates,prokurore.

    Me 5 vjet burg,me 8,me 7
    Me 12 denojne diku.
    Keshtu mes jush shekullin ndani
    Dhe mijevjecarin ndani ju.

    Keshtu e prekni historine
    Mbi supe e bartni JU serish
    Prangat ne shkolle qe i mesonit
    Ne duar ndjete befasisht.

    Dhe pate se koha e Mesjetes
    S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
    Dh'u kthye nata e Prishtines
    Ne naten Shen Bartoleme

    U ngritet Ju vigane, fisnike
    Me korrektese e madheshti
    Ngaqe kerkuat *Republike*
    U shtypet si ne Monarki.

    Por koha kurre s'vjen pergjysme,
    Nat' e masakres vetem s'mberrin
    Se pas Dushanit car te frikshem
    Rrufeshem Skenderbeu arrin.

    S'kish deshmitare, TV nuk pati
    Zinxhir i tankut kur ju griu.
    Por rete e globit vec ju pane
    Ndergjegje e botes tek ju mberriu.

    Keshtu ne vorbull te epokes
    U ngritet Ju si monument
    Ju qe e preket historine
    Dhe n'histori u kthyet vete.


    Tumirembetshi
     
  15. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Nuk eshte puna atje se titulli i temes fillon me Kadare. LOL Aman edhe ti, mos ja fut kot! E di qe e the me humro ama, apo jo?! Nejse... Nuk mendoj qe eshte ajo arsyeja pse Kadare eshte me i mire /pf/images/graemlins/tongue.gif

    Eshte e vertete nuk mund te hidhet poshte vepra e askujt nga ketyre shkrimtaresh shume te mire e te mirefillte te Shqipes. Secili eshte shume i mire, (mos ju dal nga haku dhe respekti qe ju takon) lol. Megjithate Ismail Kadare mua me duket nje gjeni. Ndoshta prandaj edhe ai eshte i vetmi shkrimtar Shqiptar i koheve moderne qe eshte perkthyer ne tere boten dhe lexohet me shuuume pasion dhe kenaqesi nga njerez qe vertet dine ta çmojne Artin e Bukur dhe Letersine e Mrekullueshme, ashtu si vetja ime LOL /pf/images/graemlins/tongue.gif (sa modeste une, hmm?!) Shaka...

    Nejse, mendoj qe "Gjenerali i Vdekur" per shembull ishte vertet nje veper geniusi per mendimin tim qe u realizua edhe ne nje film shume te mire. Edhe poezite i ka HATA. P.sh. : "Ca pika shiu rane mbi qelq/ e une per ty seç ndjeva mall/ jetojme te dy ne nje qytet/ por rralle shihemi sa rralle... " Sa te thjeshta por kaq vertet te bukura keto vargje qe i dine te gjithe tashme e qe kendohen edhe ne nje kenge te "Elita 5" -es.

    S'dua ta hedh fare poshte Dritero Agollin ama se i shkon shume dialekti qe perdor ne veprat e tij, dialekt jugor (siç flasim ne nga Korça per shembull). Ka edhe ai stilin dhe orgjinalitetin dhe shume talent ne ato ato veprat e tij qe ka shkruar Agolli!

    Te mos qahemi fare, pasi Letersise Shqiptare s'i kane munguar asnjehere Shkrimtaret e sidomos Poetet e Mire sidomos qe nga shekulli 19 e ketej ne vazhdim! Vazhdojne te shtohen madje! Akoma edhe sot e kesaj dite dalin ne botim libra te rinj sidomos me poezi nga emra ende te padegjuar por me shume talent. Emra keto qe shpresoj dhe jam e bindur qe do te behen mjaft te famshem e te adhuruar nje dite, nga ata qe lexojne veprat e tyre. Mbase edhe une vete nje dite, papritur do te botoj librin tim te pare poetik qe do pasohet nga nje i dyte, i trete, novele, romana e keshtu me rradhe. Le te jetojme me shprese te pakten apo jo?! LOL

    E ZGJATA PAK SI SHUME, ME FALNI! KESHTU ESHTE KUR JE GAZETARE E SHKRUAN DITE PER DITE! LOL

    ADRIA :cool:
     
  16. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Dhe Kadareja vetë do mërzitej ti përmendej çdo rresht i shkruar si kryevepër. Ai është shkrimtar e jo profet siç e nxirrni.
    Po rishkruaj se me ngacmoi të qënit më shumë kombëtar të njerit se tjetri.
    Mjafton të lexosh vetëm titujt e të nxjerrësh se Kadareja është shkrimtar i gjërave që vijnë dhe ikin, në lëvizje pambarim, fut dhe vetë autorin, e lëvizja magjeps këdo. Agolli është shkrimtar i gjërave më të palëvizshme, disa s'lëvizin kurrë, dhe mbas vdekjes bile, e kjo ne na mërzit.
    Nëse kemi bërë mirë që ja dhamë botës prozën e Kadaresë, jemi mjeranë që nuk ja japim botës dhe poezinë e Agollit.
     
  17. McByrek

    McByrek Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Ok Diabolis!
    Une e vleresoj jashte mase shijen tende ne letersi. Di se je shume i dhene pas saj. Por habiten sesi e cmon aq lart poezine e Agollit (i cili e pranoj se midis mijera e mijera vargjeve qe personalisht i konsideroj pa pike vlere, ka edhe ndonje tek tuk qe te ben te mendosh). Ti thua qe jemi mjerane qe nuk i japim botes poezine e Agollit. Une me vete them, shyqyr qe s'ia japim te teren se do beheshim gazi i saj (pra i botes), nese se bashku me pakon e poezive te tij te mira do i jepnim edhe poezi te tipit:

    DIALOG ME BEJTE NË ARË

    O moj vajza lule
    që vilni fasule
    vilni,vilni,vilni
    vilni por mos vidhni

    Jemi vajza lule
    dhe vjelim fasule
    vjelim,vjelim,vjelim
    ka edhe që s'vjedhin

    O moj vajza bejka
    që vilni piperka
    vilvi,vilni,vilni
    vilni por mos vidhni

    Jemi vajza bejka
    duhemi si shqerka
    vjelim dhe nuk vjedhim
    piperkat na djegin.


    A ka gje me te palevizshme, qe s'lëviz kurrë, dhe mbas vdekjes bile, e qe kjo ne na mërzit, si kjo poezi?

    Diabolis, mos me bej te qesh me zor, te lutem.
     
  18. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Ajo më sipër është një fabul, e autori ta thotë që është bejte. Më duket se dhe sot e gjithë ditën ajo që nuk lëviz në Shqipërisë është vjedhja.
    Midis poezisë dhe prozës nuk mund të bësh raportin libër me libër por titull me titull.
    Kemi njëqind romanet më të mirë dhe njëqind poezitë më të mira.
    Në një postim më lart tërheq vëmendjen se nuk është e lehtë të vesh në kandar Kadarenë apo Agollin e të thuash ky peshoi më shumë.
    Kadareja ka sjellë artistikisht në letërsi një Shqiptar ideal legjendash, të përkryer pa një grimë faji, ashtu siç nuk mund të ketë qënë vërtet, Agolli një Shqiptar të zakonshëm, me huqe, shkërdhatë dhe gallof, ashtu siç është vërtet.
    E vërteta është se ne jemi të fundit e Europës, e kjo është fshehur tek vepra e Kadaresë.
     
  19. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Jane te pakrahasueshem, jane aq te ndryshem ssa me s'behet. Po jane te 2 te medhenj. Dhe kane shkruar te 2 per Partine qe ju bofte shpirti drite ishallah /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif :tipsy:
    Meqe Kadare ka qene kandidat per NOBEL, une po votoj per te.
    Meqe ra fjala, KAdare ka me te bukur librat qe ka shkruar nen diktature ( shih Gjeneralin, Perbindeshi, Palllati i Endrrrave, Dimiri i MAdh etj.) ndersa kam pershtypjen se Agolli kryeveprat ( pervec Zylos ) i ka " leshuar " mbas 1990
     
  20. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: KADARE apo AGOLLI

    Ka kohe qe nuk s'shihemi dhe ndiej
    Si te harroj un dalngadal
    Si vdes tek une kujtimi yt
    Si vdesin floket dhe gjithcka

    tani kerkoj une poshte e lart
    Nje vend ku ty te te leshoj
    Nje strofe a note a nje brilant
    Ku te te le, te puth, te shkoj

    Ne s'te pranofte asnje varr
    Asnje mermer a morg kristal
    Mos duhet vall prap te te mbart
    Gjysem e vdekur gjysem te gjalle

    Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
    Te gjej nje fushe a nje lulnaje
    Ku butesisht porsi polen
    Gjithkund , gjithkund te te shperndaj

    Te te mashtroj ndoshta keshtu
    Dhe te te puth e t'ik pa kthim
    Dhe nuk di te dime as ne , askush
    Harrimi ish ky , a s'ish harrim

    (I Kadare)

    pS: Wall sei grande /pf/images/graemlins/laugh.gif Azzie.
     

Shpërndajeni këtë faqe