India blen per 700 mije paund korrespondencat gay te Gandhit

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Ildri, 15 Jul 2012.

  1. Ildri

    Ildri Forumium maestatis

    Një vit pas publikimit të një biografie të debatueshme të Mahatma Gandhi, ku thuhej se ai ishte biseksual dhe ka lënë gruan e tij për të jetuar me një gjermano-hebre, qeveria indiane ka paguar për të blerë një koleksion letrash këmbimi mes dy burrave, pak ditë përpara se ato të dilnin në ankand. India ka paguar rreth 700 000 paund (60 milionë rupi) për letrat, të cilat i përkasin kohës kur Gandhi qëndronte në Afrikën e Jugut, kthimin e tij në Indi dhe marrëdhënien gjithnjë në grindje me familjen e tij. Ankandi do të mbahej në “Sotheby”, Londër, por u anulua në momentin e fundit.

    Dokumentet tani do të paraqiten në Arkivat Kombëtare të Indisë, në Nju Delhi. Letrat, më parë u përkisnin të afërmve të Herman Kallenbah, një arkitekt hebre i lindur në Gjermani, i cili e ka takuar Gandhin në Afrikën e Jugut, në vitin 1904 dhe ishte i impresionuar nga idetë e tij. Vitin e kaluar, një biografi e Gandhit nga autori Josef Lelyveld detajon shtrirjen e marrëdhënies së Gandhit me Kallenbah, dhe thuhet e lideri i lëvizjes indiane për pavarësi ishte thellësisht i dashuruar me Kallenbah.

    Në Gujarat, qyteti ku ka lindur Gandhi, libri u censurua si një “fyerje” për atin e kombit. Pjesa më madhe e korrespondencës së shitur së fundmi, e cila i përket periudhës 1905-1945, janë letra nga familja e ndjekësit të Gandhit, por 13 prej tyre janë shkruar prej tij për Kallenbah.
     

Shpërndajeni këtë faqe