Politika Hetimi i marrëveshjes me CEZ-in. Konferenca e Kryetarëve nuk merr vendim për kërkesën e PD-së

Diskutime tek 'Politika Shqiptare (ne te gjitha trojet shqiptare)' filluar nga Agjenti_007, 12 Apr 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    [​IMG]

    Kryetarët e grupeve parlamentare nuk morën një vendim lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve mes Shqipërisë dhe kompanisë CEZ.

    Opozita thotë se me tërheqjen nga arbitrazhi qeveria i ka shkaktuar vendit një dëm prej të paktën 500 milionë eurosh. Sipas nënkryetarit demokrat Edmond Spaho, kërkesa e opozitës nuk ka gjetur mbështetje sepse mazhoranca thotë se ky komision hetimor ndërhyn në kompetencat e prokurorisë, e cila po heton padinë e KLSH-së për të njëjtën çështje.

    Demokratët insistojnë se kërkesa e tyre ka të bëjë vetëm me veprimet administrative të palëve gjatë zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

    Ndërkohe, opozita nuk pranoi që ky komision hetimor të ketë për objekt edhe hetimin e privatizimit të CEZ-it, siç është propozuar gjatë mbledhjes nga mazhoranca, duke i sugjeruar deputetëve socialistë ngritjen e një komisioni tjetër. Vendimi për këtë çështje mund të merret të enjten, por demokratët shprehën shqetësimin se mazhoranca vazhdon të mos respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke i hequr opozitës të drejtën e kontrollit parlamentar.
     
  2. MLK-back

    MLK-back Primus registratum

    Që kur filloi protesta e çadres perpara Kryeministrise rreht 3 muaj me pare, a u fol me per Shkelzen Berishen si te implikuar ne dosjen e vjedhjes se 450 milion eurove!! As socialiste, as demokrate, LSi appelle ku di un nuk flasin me, as mediat se permendin me kete dosje...!! Çdo popull meriton politikanet qe ka. I vjedhin, i turperojne, plaçkisin, i burgosin e poshterojne, perseri per te njetet politika e votojne prej me shume se 25 vjetesh...
     
    Airbourne, gurax and Strategu like this.
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ose e thene ndryshe: Cdo popull e meriton qeverine qe ka.
    Ose e thene edhe me ndryshe akoma: Ky mulli, kete miell bluan.
     
    Airbourne likes this.
  4. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Dulla thone............... ka quar 347 TON are ne Zwicer!!!
    Atehere ti vrejne dosjet ne ti morrim.
    Per.........peoples.
     

Shpërndajeni këtë faqe