Halloween

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Dreamer, 30 Oct 2015.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Gjeta ne rrjet nje permbledhje te shkurter rreth kesaj "feste"

    Halloween (hellëuin) e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që para 600 vjetësh Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokën e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj përzenin shpirtrat e këqij të vitit që shkoi. Më pas shuanin përkohësisht zjarrin në vatrat e shtëpive të tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.

    Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Europë. Kisha ua mori keltëve këtë zakon gjatë rrjedhës së kristianizimit. Qe At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin duke e quajtur Dita e Të Gjithë Shpirtrave. Për të mos shtrembëruar shkakun e kremtimit të Samhain-it kjo ditë është menduar të jetë edhe e të vdekurve.



    Vetëm në qindvjeçarin e 19 arriti Halloween të kalonte Atlantikun për në Amerikën e Veriut së bashku me pasardhësit e keltëve, irlandezët të cilët shtegtuan për atje për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Atje ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë kësaj përhapjeje ndryshoi dukshëm. Kështu tashmë Halloween ka më tepër ngjashmëri me karnevalet sesa me zakonet e hershme.

    Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në SHBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. Një zuzar me emrin Jack O''''Lantern duhej shkonte në Ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsh duke i dhënë me vete një copë qymyri që digjej, ta kishte gjatë rrugës. Jack''''u e vendosi qymyrin brenda një rrepe të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafundtë meqënëse nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte mëse e qartë që rrepa me qymyrin brenda u shtinte frikën para së gjithash shpirtrave të këqij. Meqënëse amerikanët përdorën kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.
     
    Aki and Solaris like this.
  2. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    A e festoni , të na tregoni ndonjë foto , ide.
     
  3. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Une nuk e festoj e me duket nder "festat" me koti qe egzistojne.
     
    Solaris likes this.
  4. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Well done Dreamer.
    Në fakt është festë perendimore aspak tradicionale e jona. Kemi ngelur duke asimiluar tradita të vendeve të huaja mënyra si festohet këtej është shumë larg idesë së Halloween-it.
     
    Dreamer likes this.
  5. Aki

    Aki Paint It Black

    Dreamer way to go, shume me pelqeu tema dhe pikerisht mendoja se si ka filluar halloween :)

    Sa per kostumet gjeta nje postim interesant plot me 'science puns' :)

    FB_IMG_1446308861908.jpg
     
    Dreamer likes this.
  6. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Ne fakt pjesa me e bukur e dites se festes qenka kjo kometa e vdekur qe i qenka afruar tokes e per pak paskemi shpetuar sonte... :p
     
  7. h3o

    h3o Papirus rex

    1 prilli sot? :p
     
  8. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Jo , sapo e shikoja videon Hahaha
     
  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    https://www.washingtonpost.com/news...skimming-past-earth-is-probably-a-dead-comet/

    [​IMG]

    Tamam pra. Gezuar festen!

    ... cfare do te mund te kishim degjuar ne rrethana te tjera ne situata te ngjashme. Psh, ne nje dite tjeter te vitit kur festohet Krishtlindja dhe ne te njejten dite te jepej nja lajm: "Shihni kometen me pamjen e Shen Merise". Apo ne diten e festes se Ramazanit, lajmi: "Kometa ku shkruhet "Ilahili ilala".

    Sa do te ishte e mundur te ndaloheshin tere bindjet se eshte nje shenje e paster qe festa ne fjale eshte e shenjte? Po pretendimet se hyjniu eshte i vertete dhe na dha nje shenje per prezencen e tij?

    "That's the way aha aha, I like it, aha aha!"
    :p
     
  10. Aki

    Aki Paint It Black

    Ncncncncn nje dislike e meriton tani, permbahu te kometa pse del atje ku s'duhet :), plus qe shkruan shprehje gabimisht :p
     
  11. h3o

    h3o Papirus rex

    Kometa e asteroide kalojne kaq shpesh. Nje me pak nje me shume sben gje. :D
     
  12. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Qe te ngelet si 'milestone'. Dikur ne te ardhmen do te kete patjeter mendje te cekta mjaftueshem qe te pretendojne ato me siper ( E kam pare te ndodhe shume here ne te shkuaren, ne formen e cfare lexojme ne filxhanin e kafes nganjehere apo me ndonje portret fytyre qe vizatohej ne qiell nga rete). Kur kjo te ndodhe, une do cross-link ketu ne kete teme ne kete shkrim. Thjesht po depozitoj qe tani ne banke, si te thuash, garancine e nje qyfyri ne te ardhmen. :p
     
  13. Aki

    Aki Paint It Black

    Jemi te lire te gjithe te besojme ne ate qe mendojme qe eshte me e pershtatshme per te na ndihmuar te mbijetojme dhe nuk jemi te plotfuqishem dhe gjithdijshem sa te kemi te drejte te perqeshim besimet e tjereve, kur ne fakt duhet te respektojme te drejten e cdo mere mortal, pardon me saying :)
    P.S. nese e le mesazhin se paku korrigjoje 'La ilaha illa Allah' :)
     
  14. h3o

    h3o Papirus rex

    Eshte "La ilahe illa Allah". :p
     
  15. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Tani kush eshte per party sonte???:D
    Une hika :D
     
    gurax likes this.
  16. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    ca do veshesh?
     
  17. h3o

    h3o Papirus rex

    Ik e mos u kthefsh. :p
     
  18. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Pra, nese une ketu them se Djalli eshte i vertete dhe sjell kometen si prove per kete, kjo menjehere me vesh me kostumin "une duhet te respektohem"? Ne fakt do prisja qe te ishte kostumi "cfare tyryfyli".
    :p
    Por le te kthehemi tek Halloween. Festat e tjera do i diskutojme kur t'ju vije koha.
     
  19. Aki

    Aki Paint It Black

    E pra sill ndonje halloween costume ose kengw ketu :p

    h3o sigurt? :)
     
  20. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Po si nuk festoni nje feste shqiptare more :p
     

Shpërndajeni këtë faqe