"Gorillat përdorin iPad"

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Megg, 1 Apr 2011.

  1. Megg

    Megg Carpe Diem

    Disa shkencëtarë në Angli po bëjnë një eksperiment të çuditshëm. Për të argëtuar më shumë gorillat në parkun e kafshëve Port Lympne (Kent), ekspertët e sjelljes së kafshëve i kanë dhënë pesë gorillave nga një aparat iPad.
    [​IMG]
    Gorillat kanë mësuar shumë shpejt të fikin dhe të ndezin aparatin dhe duken të kënaqura nga ngjyrat dhe fotot që ndodhen në të.
    Fakti interesant është se asnjë nga 5 aparatët që i është dhënë primatëve 3 javë më parë nuk është thyer.
    Phil Ridges, menaxheri i parkut, tha për The Sun: “Menduam se gorillat do t’i përplasnin aparatet nëpër shkëmbinj, por ata po i mbajnë afër sikur të ishin fëmijë.”
     
    Sweety likes this.
  2. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    duhet ta morim si prove ne favor te evolucionit kete gjo? :D
     
  3. Megg

    Megg Carpe Diem

    Keshtu duket Wii,,,
    Une fillova ta mendoja si te vertete gojedhenen' qe thote se njerezit jane rrjedhe e ketyre krijesave,,,:(Ku i dihet, keto e gjeten gati Ipadin
    neve na u desh ta shpiknim...~:p
     
  4. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    kokrrat e legenave...dembela stambolli...sdun me bo asigjo dhe u dun gjonat gati! :p
     
    MegiB likes this.
  5. Megg

    Megg Carpe Diem

    Mire per ta!
    Rri shtrydh mendjen ne per te zhvillu teknologjine,,,
    keta e ndezin ,e fikin & marrin rruget e netit,,hajde gorilla hajde....
    Dolen te zgjuta dembelet e stambollit' :p
     
    Sweety likes this.
  6. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    po kot nuk kemi tendenca ne si popull me u ngjajt ne kete aspekt :D
     
  7. bLuE IcE

    bLuE IcE """""PLANETARE""""""

    po skane turp keta shkencetare qe bejne keto eksperimente :p me mire te na i kishin dhene ne nga nji ipad :p do kish dale gje ne drite :p
     
    MegiB likes this.
  8. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    pse nuk e keni ju nje ipad?eshte gjeja me e bukur qe mund te kesh ne duar.
     
    bLuE IcE likes this.
  9. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    ashtu si e kane bere te merr frika me e mbajtur ne duar se thua "po bie, po bie, po bie..." :D
     
    bLuE IcE likes this.
  10. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Goxha reklame per iPAD! Mos kini frike ta perdorni edhe gorillat dine ta perdorin
     
  11. Megg

    Megg Carpe Diem

    Një shqiptare 65-vjeçare “hi-tech”

    [​IMG]
    Nuk janë vetëm të rinjtë të apasionuarit pas teknologjisë së fundit, laptopave dhe “iphone”. Emisioni i pasdites në “Top Channel” solli historinë e 65-vjeçares Mira Pirdeni, e cila ka rrëzuar barrierat e moshës për t’u zhytur në një botë interaktive.
    Aktivistja e njohur e moshës së tretë është shumë e dhënë pas “hi-tech” edhe pse ndoshta shumica e bashkëmoshatarëve të saj nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo fjalë.

    ”Brezi im ka jetuar në një botë të mbyllur dhe ne kishim nevojë që të merrnim sa më shumë infomacion. Moshës së tretë i duhet më shumë se çdokujt teknologjia”, deklaroi Pirdeni.

    Edhe pse ka pasur kompiuter ne shtëpi që në vitin 1993, ishte momenti i daljes në pension në moshën 55-vjecare që e futi në botën e teknologjisë.

    ”Më 15 shkurt të vitit 2001 dola në pension. Që të nesërmen u futa në kurs për anglisht dhe kompiuter. E kisha ndjerë mungesën e tyre.

    Pata një pasion të jashtëzakonshëm. Ishte një nevojë e madhe për mua në punën për lëvizjen e të drejtave të grave”.

    Megjithëse shkruan me 10 gishta dhe përdor pa problem shumë programe të kompiuerit, skanerin apo pajisje të tjera të sofistikuara, 65-vjeçarja kujton se fillimi nuk ka qenë aq i lehtë.

    ”Në fillim më qëllonte shpesh që të shtypja gabim një tast dhe më c’akordohej i gjithë kompiuteri. Nuk e kuptoja se çfarë bëja, po tani nuk më ndodh më”.

    Ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj që zakonisht i gjen duke luajtur domino apo thjesht duke u kujdesur për nipërit më të vegjël apo për pazarin, Mirën e gjen duke kërkuar të dhëna për teknologjinë më të fundit.

    ”Jam shumë e dhënë pas teknologjisë dhe kam infomacionet për të rejat më të fundit. Dua t’a ndryshoj laptopin, pasi dua të blej një me kamera, në mënyrë që të flas më lehtë në “Skype” me bashkëpunëtorët e tjerë nëpër botë”,

    Me siguri, nëse do të ishte pjesë e “show” të madh “100 milionë” në serinë e fundit, do t’a kishte gjetur pyetjen se sa giga është “hi-phone” i fundit. Prej kohësh, ajo mban një të tillë, por që së shpejti do t’a ndryshojë.

    ”Mendoj t’a ndryshoj këtë “i-phone” e fundit pasi ka dalë një tjetër me cilësi fotografie më të mirë. Sigurisht, shpresoj të m’a bëjnë dhuratë, pasi me pensionin tim nuk e përballoj dot”.

    Janë të shumtë ata që habiten kur e shikojnë duke përdorur një telefon të fjalës së fundit të teknologjisë apo duke punuar me “wireless” në lokal. Mira, këtë ia dedikon mbështetjes së fëmijëve, të cilët jo vetëm e kanë ndihmuar financinarisht për t’i pasur këto pajisje, por edhe e mbajnë në korrent me informacionet e fundit.

    ”Informacionet i marr nga djali. Ai ka kuriozitet dhe informacion të madh në këtë fushë dhe dikur pyesja se kujt i ka ngjarë, por tani e di që më ka ngjarë mua”.

    Pas një dekade në pension, 65-vjeçarja e ndien veten më të përditësuar me zhvillimet e fundit. Ajo është një gjyshe moderne, e cila d’i t’u mësojë nipërve kompiuterin apo mënyrën e përdorimit të pajisjeve të tjera të sofistikuara.

    ”Një ditë pa kompiuter dhe pa telefon për mua është një ditë boshe. Informacioni është pushtet, ndërsa komunikimi është gjithçka”, përfundoi Pirdeni.

    E moshura, nga eksperienca e saj, është e bindur që çdokush, në çdo moment, po pati pasion dhe vullnet mund të mësojë gjithçka.

    Mosha nuk është kurrë barrierë. Në sinkron të postulatit të Konicës: “Nuk ka të moshuar apo të rinj, ka njerëz që kanë lindur më herët dhe njerëz që kanë lindur më vonë”

    P.S.E shkrova ketu meqe jemi te iPAD-et :p
     
    Sweety likes this.
  12. Megg

    Megg Carpe Diem

    iPad 2 më i rëndësishëm se ditëlindja e djalit

    [​IMG]
    Jewels Lewis (32) është britaniku i parë që është bërë pronar i tabletit të ri të Apple. Për iPad 2 priti para dyqanit në Londër 33 orë dhe për këtë humbi ditëlindjen e 12-të të djalit. Lewis pozoi para fotoreporterëve dhe kërcente nga gëzimi me iPadin e ri në dorë.
    “Erdha të enjten para dyqanit. Nuk mund të besoja së para meje nuk ishte askush. Vendosa karrigen para dyqanit, u ula dhe kënaqesha me diellin, derisa më erdhi radha ditën tjetër”, Jewels tha për “Daily Mail”.
    Për iPhone 4 në qershor të vitit të kaluar ishte i katërti. Gruaja e tij thotë se është çmendur.

    P.S.Ueee qar po na ben ky iPADiii,,,na e hoqi trurin...:(
     
  13. bLuE IcE

    bLuE IcE """""PLANETARE""""""

    Nuk e kam akoma, jam akoma ke Iphoni :p kur te vine financat do e marim e nje ipad :p ndaj thash te ma kishin dhene e mua nje :p, mos te harxhoja lek :p

    Ps: ee di çeshte ta mbash ne dore, po nuk jam ndonje adepte, si ky lart qe la menjane ditlindjen e femijes per nje ipad :p
     
    Sweety and MegiB like this.
  14. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Tani mendja kokerr gruri eshte...mendoj qe programi i pare qe do instaloje do jete dicka e tipit iNeuron per ti bere shoqeri atij neuroni te vetem qe ka ne tru (qe me sa duket i qenka nxi ne diell diten para se te blinte iPad-in) ! Imagjino ti dale i prishur ai iPad...bon kasaphane kty! Futet ne histori edhe si personi i pare qe mori nje iPad te prisht :D
     
    MegiB likes this.
  15. Megg

    Megg Carpe Diem

    Ne duar e kisha po se mbaja dot se s'ishte i imi...~:(
     
  16. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    po i kujt ishte?do te ta jap nje une?
     
  17. Megg

    Megg Carpe Diem

    Woww,,je shume sweet po jo flm se do e blej very soon
    :D
     
    Sweety likes this.
  18. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    ok une ta ofrova nese e do ekziston oferta akoma............
     
  19. Megg

    Megg Carpe Diem

    Do e rimendoj lol...gjithsesi...~
    :)
     
    Sweety likes this.
  20. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Sa ka ec shkenca me behet qejfi per ta,po ju te dyja mi e bot forumi pazar e???????????
     

Shpërndajeni këtë faqe