Formula 1 2015-2016

Diskutime tek 'Makina e Motorra - Formula 1 - Moto GP' filluar nga Agjenti_007, 19 Oct 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Hamilton: Asgjë Nuk Ka Përfunduar

    1445258062hamilton-diell.jpg

    Lewis Hamilton, kampioni në fuqi i Formulës 1 dhe kryesuesi i klasifikimit të Botërorit të këtij viti, ka deklaruar se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se titullin e radhës, edhe pse e ka pranë, ende nuk e ka “futur në xhep”.

    Britaniku i Mercedesit ka 64 pikë më shumë sesa Sebastian Vettel (Ferrari), por tha se në Formulën 1 ka gjithmonë surpriza.

    “Eksperienca më ka mësuar se asgjë nuk mund të quhet e mbaruar në sportin tonë. Nuk mund të kesh garanci. Kanë mbetur edhe katër gara deri në përfundim dhe unë do të ndihem kampion kur të kaloj vijën e finishit në Abu Dabi”’ theksoi Hamilton.
     
    nialla, Albo4Ever and MeKaNiKu like this.
  2. frensii

    frensii Primus registratum

    Jo 64 por 66
    302 Hamilton
    236 Vettel
     
  3. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Provat Për “Pole Position” Në 15:00, Transmetimi Në Top News
    14457685721445716966shiu.jpg

    Pas shtyrjeve të të njëpasnjëshme të zhvillimit të provave zyrtare për “pole position”, të vlefshme për Çmimin e Madh të Amerikës, ku do të garohet në Austin të Teksasit, prej së shtunës mbrëma është marrë një vendim zyrtar për zhvillimin e tyre këtë të diel në orën 15:00 dhe do të transmetohen në Top News.

    Reshjet e dendura të shiut ishin pengesa kryesore e zhvillimit të tyre gjatë ditës së shtunë, siç ndodh zakonisht gjatë fundjavave kur garohet për sportin më të ndjekur të automobilizmit, Formula 1, por mbeten gjithashtu një kërcënim edhe për ditën e sotme, pasi ende rrezikohet që për shkak të motit të keq të mund të ketë zhvillime të reja.

    Gara për Çmimin e Madh të SHBA-ve, në Austin pritet të zhvillohet më tej, pas provave për “pole position”, në orën 20:00 me orën tonë, e do të transmetohet drejtpërdrejt në Top Channel dhe Top Channel HD.
     
  4. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Rosberg Siguron “Pole Position”-in Në Çmimin E Madh T0 Amerikës
    1445786214rosberg.jpg

    Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme për shkak të motit të keq, më në fund janë mbyllur provat zyrtare për “pole position”, të vlefshme për Çmimin e Madh të Amerikës edhe pse sesioni i tretë i tyre nuk është zhvilluar.

    Pas kushteve të papërshtatshme të motit u vendos që radha e nisjes për garën e sotme të ishte ajo e sesionit të dytë të provave. Rosberg ishte më i shpejti, ndërsa i dyti do të niset Hamilton dhe më pas Ricciardo e Daniil Kyat.

    Ndërsa Vettel duhet te shlyejë një penalizim prej 10 vendesh në nisje, çka do të thotë që sot ai do të qëndrojë në pozicionin e 15 para fikjes së dritave të semaforit. Piloti tjetër i Ferrarit, Raikonen do të niset i 18-i.

    Reshjet e dendura të shiut ishin pengesa kryesore e zhvillimit të tyre gjatë ditës së shtunë, siç ndodh zakonisht gjatë fundjavave kur garohet për sportin më të ndjekur të automobilizmit, Formula 1, por mbeten gjithashtu një kërcënim edhe për zhvillimin e garës së sotme.

    Gara për Çmimin e Madh të SHBA-ve, në Austin pritet të zhvillohet po gjatë ditës së sotme në orën 20:00 me orën tonë, e do të transmetohet drejtpërdrejt në Top Channel dhe Top Channel HD.
     
  5. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Lewis Hamilton fiton titullin e tretë në Formula 1
    1445807326hami-.jpg
    Britaniku Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë kampion bote në Formula 1. Piloti i Mercedes mbërriti i pari në finishin e Çmimit të Madh të Amerikës, duke i lënë të gjithë pas, ndërsa me pikët e marrë në këtë çmim siguroi titullin e dytë me Mercedes.

    Piloti tjetër i Mercedes, i cili 6 xhiro para përfundimit të garës ishte i pari u parakalua nga britaniku, ndërsa më pas Rosberg mbajti vendin e dytë dhe Vettel edhe pse bëri një garë të jashtëzakonshme u rendit i treti, duke mos pasur mundësi ta shtynte festën e Hamilton.

    Çmimi i Madh i Amerikës do të mbahet mend gjatë jo vetëm për kushtet e vështira të motit, të cilat detyruan shtyrjen e provave të lira të së shtunës, por edhe për parakalimet e panumërta gjatë garës dhe spektaklit e dhënë nga pilotët. Madje dhe makina e sigurisë u fut 5 herë gjatë garës, duke dhuruar edhe 5 rinisje të saj, por këtë herë me makinat në lëvizje.

    Me 10 gara të fituara, Hamilton shpallet kampion me 320 pikë, ndërsa aktualisht i dyti renditet piloti tjetër i Mercedes, Rosberg, me 254, ndërsa Vettel i treti me 248 pikë.

    Hamilton e nisi menjëherë festën, pa i zbritur ende makinës ai dhuroi spektakël për të pranishmit në e Çmimin e Madh të Amerikës, duke xhiruar gomat, ndërsa më pas u tërhoq vëmendja nga drejtuesit e skuadrës.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  6. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Nis Lufta Për Vendin E Dytë
    1446115943mexico-f1.jpg
    Pas mbylljes së të gjitha llogarive për titujt botërorë për konstruktorë dhe pilotë, tashmë në Formulën 1 do të nisë “lufta” për atë që do të renditet në vendin e dytë dhe beteja është mes Sebastian Vettel e Nico Rosberg.

    Piloti gjerman dhe Ferrari i tij në garën e Ostin treguan se janë aty, edhe pse në Teksas ata u penalizuan për shkak të ndërrimit të motorit. Këtë fundjavë do të garohet në Meksikë, pistë që kthehet në Formulën 1 pas 23 vitesh, vetëm se këtë radhë ajo vjen e modifikuar, moderne dhe më spektakolare, por pa kthesën mitike të cilësuar “La Peraltada”, ku në vitet ‘90 Mansell bëri një parakalim drithërimash ndaj Berger.

    Në tribuna do të jenë 150 mijë tifozë, të cilët sytë do t’i kenë te meksikani Sergio Perez, megjithatë Ferrari ka ndikimin e tij. Vettel do të vijë në këtë garë me 4 pikë më shumë se Rosberg dhe do të tentojë ta rrisë diferencën për të siguruar këtë vend të dytë që do të jetë mëse i merituar, duke parë sezonin që po zhvillon.

    Katër herë kampioni i botës në Meksikë duket se do të ndihmohet edhe nga motori i ri që përdori në garën e Teksasit, i cili rezultoi efikas, si dhe paketa aerodinamike. Kjo e fundit mund të ketë efekt më të madh, pasi gara do të zhvillohet në një pistë që është 2250 metra mbi nivelin e detit.

    Një tjetër aspekt pozitiv që u pa në SHBA ishte se me modifikimet e reja aerodinamike, gomat arritën menjëherë temperaturën edhe në asfaltin e ftohtë teksan, gjë që pritet të ndodhë edhe në Meksikë. Por Ferrari në këtë fundjavë do të presë shumë edhe nga Kimi Raikkonen, ndërkohë që ka filluar të mendojë për të ardhmen.

    Tashmë, nuk është mister që “Kokëkuqja” po mendon për Verstappen. Duke njohur Arrivabenen, mund të thuhet se ka pasur bisedime dhe janë hedhur bazat në lidhje me këtë çështje, por pavarësisht kësaj, ende nuk është vendosur asgjë.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  7. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Rosberg: Vetëm për fitore në Meksikë
    1446200878nicococo.jpg
    Pilotët e Formulës 1 prej ditësh kanë mbërritur në Meksikë, aty ku do të zhvillohet gara e radhës së këtij Botërori. Enigmat për titullin botëror për pilotë e konstruktorë janë zgjidhur dhe e gjithë vëmendja është e përqendruar te beteja për vendin e dytë mes Nico Rosberg dhe Sebastian Vettel.

    Piloti gjerman i Mercedesit deklaroi se mezi po pret të zbresë në pistën meksikane, ku ai do të kërkojë të harrojë vështirësitë që hasi gjatë Çmimit të Madh të SHBA-së fundjavën e kaluar.

    “Kam mundësinë që të fitoj në Meksikë dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Do të përpiqem që ta arrij këtë objektiv. Do të ishte diçka fantastike për mua. Për më tepër, dua t'i tregoj shokut tim të skuadrës se radhës tjetër do ta ketë shumë më të vështirë të më mundë”, tha Rosberg.

    Çmimi i Madh i Meksikës u rikthye në kalendarin e Botërorit të Formulës 1 pas 23 vitesh.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  8. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Çmimi i Meksikës, Rosberg fiton në provat zyrtare
    1446323045merc.jpg
    Nico Rosberg ka arritur të lërë pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton, duke dalë i pari në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Meksikës.

    Piloti gjerman i Mercedes ka arritur kohën më të mirë me 1 minutë, 19 sekonda dhe 480 të qindat, ndërkohë që anglezi, i kurorëzuar tashmë kampion bote, është vonuar 0.188 më shumë.

    Vendi i tretë është zënë nga Sebastian Vettel me Ferrari, me kohën 1.19.850. Pas tij, me 0.918 të qindat më shumë ka qenë Daniil Kvyat, i ndjekur nga Daniel Ricciardo me kohën 1 minutë, 20 sekonda e 399 të qindat.

    Ndërkohë, pilotët e tjerë Bottas, Mass, Verstappen dhe Hulkenberg janë vonuar respektivisht 0.968; 1.087; 1.230 dhe 4.447 më shumë se fituesi i provave zyrtare.

    “Jam ndjerë mirë gjatë fundjavës dhe kam qenë i shpejtë në të gjitha sesionet”, ka qenë komenti i parë i Rosberg.

    Ndërsa Hamilton është shprehur: “Kishte momente kur makina ishte spektakolare, por kishte edhe hapësira për përmirësime”.

    Sebastian Vettel: “Në fund, Mercedes-ët ishin shumë të shpejtë. Por kush e di ç’do të ndodhë nesër”.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  9. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Rosberg fiton Çmimin e Madh të Meksikës; garë për t’u harruar për Ferrarin
    1446411462rosberg.jpg
    Piloti gjerman i Mercedes, Nico Rosberg është fituesi i Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, njëkohësisht kampionin e botës, Lewis Hamilton.

    Pasi humbi vendin e parë një javë më parë, kur Hamilton u shpall për të tretën herë kampion i botës, Rosberg nuk ka zhgënjyer në këtë garë duke i lënë të gjithë pas dhe duke qenë shumë pranë vendit të dytë në renditjen e përgjithshme, pasi Vettel nuk arriti të merrte asnjë pikë në Meksikë.

    Një garë e gjitha për t’u harruar për Ferrarin, pasi dy pilotët e "kokëkuqes" nuk arritën në finishin e kësaj gare. Raikkonen dhe Vettel e mbyllën garën para kohe pas aksidenteve të pësuar gjatë saj.

    Në podiumin e Meksikës u ngjit edhe Valtteri Bottas, ndërsa i katërti u rendit Daniil Kvyat.

    Gara e parafundit për këtë sezon të Formula 1 do të zhvillohet në Brazil, ndërsa gara e fundit është ajo e Abu Dhabi më 29 nëntor 2015.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  10. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Kvyat, te Red Bull edhe për 2016-ën
    1446547958kvyat.jpg
    Daniel Kvyat do të jetë pjesë e Red Bull edhe në Botërorin e Formula 1 të vitit 2016, gjithnjë nëse skuadra austriake vendos të mos e braktisë këtë kampionat.

    Kristian Horner në një intervistë për BBC ka deklaruar se po punohet në lidhje me këtë cështje ashtu sic është bërë më parë me Ricciardon .

    “Kontrata e Ricciardos tashmë është një çështje e mbyllur. Tani po punojmë për atë të Kvyat. Ai po bën një punë të mirë dhe përsa kohë ne do të jemi në Formula 1, ai do të jetë në skuadrën tonë”, tha Horner.

    E ardhmja e Red Bull tashmë është në një dyshim të madh pasi ende nuk ka mundur të gjejë një kompani furnizuese për motorë. Skuadra austriake shpresonte shumë që ky problem të gjente zgjidhje në fund të muajit tetor, por marrja e një vendimi u shty për një datë të mëvonshme.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  11. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, tërhiqet pilotja Susie Wolff
    1446637009wolffff.jpg
    Susie Wolff do t'i thotë lamtumirë botës së garave automobilistike. Është vetë pilotja e Williams ajo që e ka bërë të ditur këtë lajm, duke theksuar se tani ajo është në kërkim të sfidave të reja.

    “Po mbyll një kapitull dhe mezi po pres të hap një të ri në të ardhmen. Dua të falenderoj Williams për mundësinë që më dha gjatë këtyre viteve të fundit, duke bërë që ëndrra ime për të drejtuar një makinë të Formulës 1 të bëhet realitet. Ishte diçka fantastike të punoje me stafin e kësaj skuadre dhe dua t'i falenderoj të gjithë që u bënë pjesë e udhëtimit tim te Williams“, tha Wolff e cila kaloi 7 vjet në garat DTM me Mercedes përpara se të hynte në botën e Formulës 1.

    Susie Wolff u bashkua me Williams në prill të vitit 2012 dhe këtë sezon ajo u caktua si pilotja e testeve të Williams. Vitin e kaluar në Silverstone, ajo mori pjesë në një prej sesioneve të provave të lira të atij Çmimi të Madh, duke u bërë e para pilote femër që e arriti një gjë të tillë. Gjatë qëndrimit të saj te Williams, Susie Wolff ka marrë pjesë në 4 sesione provash të lira dhe në një numër të konsiderueshëm testesh.

    Wolff do të zbresë për herë të fundit në një pistë të garave automobilistike në 20-21 nëntor në stadiumin Olimpik të Londrës, ku do të marrë pjesë si garuese në “Race of Champions”.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  12. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Red Bulli do të ndërrojë motor për garën e Brazilit
    1446893784red-bull-kvyat.jpg
    Red Bulli do të zbresë në pistën e Interlagosit me motor të ri, lajm ky që është konfirmuar nga kompania franceze Renault. Ideja fillestare ishte që ky motor të përdorej që në Çmimin e Madh të Austin, në Teksas, por pas një takimi me drejtuesit e Red Bullit u vendos që të mos ndërmerrej një veprim i tillë.

    Sipas stafit të skuadrës austriake, Red Bulli ishte kompetitive në pistën amerikane dhe nuk ia vlente që pilotët e saj të penalizoheshin me 10 vende. Motori i ri nuk u përdor as në pistën e Meksikës, kjo për shkak të pozicionit të pistës që ishte mbi 2000 metra mbi nivelin e detit.

    Kështu që Red Bull dhe Renault vendosën të ndërmerrnin një hap të tillë për Çmimin e Madh të Brazilit. Ajo që nuk dihet në këtë pikë është nëse motorin e ri do ta përdorin të dy pilotët e Red Bullit apo vetëm njëri prej tyre.

    Vendimi përfundimtar për këtë çështje do të merret vetëm pasi të jetë kryer analiza e plotë në lidhje me motorët aktualë të Red Bullit.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  13. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Vettel Dua Vendin E Dytë
    1447343181vettel.jpg
    Sebastian Vettel Ka Kërkuar Nga Ferrari Që T’i Japë Mundësinë Për Të Luftuar Për Vendin E Dytë Në Klasifikimin E Përgjithshëm Të Pilotëve. Në Prag Të Çmimit Të Madh Të Brazilit, gara e parafundit e Botërorit të Formulës 1, piloti gjerman e sheh veten 21 pikë pas gjermanit të Mercedesit, Nico Rosberg.

    “Do të jetë një garë përcaktuese. Makina është e mirë dhe duhet të sulmoj për t’u futur në mes të dy Mercedesëve”, është shprehur 4 herë kampioni i Formulës 1.

    Gjithsesi, Vettel e pranon se Ferrari nuk është ende në nivelin e Mercedesit: “Nuk jemi në nivelin e tyre, por shoh si po punohet në Maranello dhe jam i sigurtë që do të kemi përparim të vazhdueshëm. Ka shumë pasion në skuadër dhe te tifozët”.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  14. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Hamilton “Fluturon” Në Interlagos
    1447425631fOTO hAMILTON.jpg
    Kampioni i saposhpallur i botës në Formula 1, Lewis Hamilton ka qenë më i shpejti në sesionin e parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Brazilit, që është dhe ndalesa e parafundit e sezonit.

    Britaniku i skuderisë Mercedes, edhe pse mbërriti disa ditë me vonesë në Interlagos, për shkak të një aksidenti me makinë në Montekarlo, në pistë ka qenë shumë më i shpejtë se shoku i skuadrës, Nico Rosberg.

    Kohën e tretë më të mirë në sesionin e parë e arriti Sebastian Vettel, ndërsa Daniel Ricciardo u rendit përpara kokëkuqes tjetër të Kimi Raikkonen.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  15. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Nico Rosberg Fiton Në Brazil Dhe Siguron Vendin E Dytë Në Renditje
    1447611219rosberg11.jpg
    Nico Rosberg ka fituar edhe Çmimin e Madh të Brazilit, duke mundur shokun e tij të skuadrës në fitoren e pestë personale në këtë sezon.

    Ka qenë një garë manuale kjo për gjermanin e skuadrës Mercedes, i cili startoi shumë mirë më pas udhëhoqi gjithçka në mënyrë perfekte, duke mos e vënë asnjëherë kryesimin e garës në rrezik.

    Hamilton tentoi disa herë në distancë të ushtronte presion dhe të vinte në vështirësi Rosberg, por ishte e pamundur, maksimumi i kampionit të botës ishte thjesht afrimi me të, pa pasur atë marshin më tepër që do t’i duhej për ta parakaluar.

    Një garë shumë të mirë ka zhvilluar edhe gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili e kaloi finishin i treti.

    Për disa xhiro ishte në ritmin e makinave të “argjendta”, por në momentin e duhur ato sërish kishin diçka më tepër se “kokëkuqja” që drejtonte.

    Megjithatë, me këtë vend të tretë Sebastian Vettel vendos rekordin e podiumit të 13-të në këtë sezon të parë me Ferrarin.

    Pas tij gjendet makina tjetër e kuqe, ajo e Kimi Raikkonen. Finlandezi edhe pse me një pit stop më pak nuk mundi të përfitojë asgjë më tepër se sa të mbante vendin e katërt, që e përfitoi që në fillim pas penalizimit të Valteri Bottas. Gara e radhës së Formulës 1 do të jetë Çmimi i Madh i Abu Dabit, më 28 dhe 29 Nëntor.
     
    Albo4Ever and nialla like this.
  16. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Hamilton e Vettel, apel për ndryshime teknike në F1
    1447765111sebastian-vettel-lewis-hamilton-bahrain_3292399.jpg
    Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel kanë bërë apel për ndryshime teknike në Formula 1. Kjo kërkesë e dy pilotëve kryesorë të Mercedesit dhe Ferrarit, erdhi pas asaj që u pa në Çmimin e Madh të Brazilit, ku mungoi spektakli në pistë.

    Rosberg fitoi garën, duke e kryesuar atë nga fillimi e deri në fund të saj. Sipas Hamiltonit, ndryshimet duhen bërë në pistë, në mënyrë që të krijohen më shumë mundësi parakalimi.

    “Janë drejtuesit më të lartë, ata që vendosin për të bërë ndryshime - tha Hamilton. - Megjithatë, diçka duhet bërë. Janë disa gara, ku një pilot mund të bëjë paraqitje shumë të mira, ndërsa në disa të tjera jo. Sigurisht është diçka e mirë të qëndrosh në krye gjatë gjithë kohës, por tifozët duan të shohin edhe rivalitet në pistë. Në Brazil e kisha të pamundur t’i afrohesha Rosbergut, në një garë që ishte e mërzitshme”.

    Ndërsa Vettel theksoi se, një mënyrë për të rritur spektaklin në garat e Formula 1 është duke krijuar goma më të shpejta, duke shtuar se gjithsesi janë të tjerët, ata që vendosin se çfarë do të bëhet.

    “Mendoj se pajisja me goma më të mira do të na ndihmojë të garojmë më shpejt - tha Vettel. - Të gjithë pilotët këtë kërkojnë. Kështu që zgjidhja është e thjeshtë. Për fat të keq, ky sport është bërë shumë politik, ku në lojë janë interesat e shumë personave. Do të jetë shumë më mirë, sikur Pirelli të përmirësojë gomat, por për këtë duhet një marrëveshje e të gjitha palëve të përfshira. Nëse kjo mungon, atëherë do të jetë shumë e vështirë që gjërat të përmirësohen”.
     
    Albo4Ever and nialla like this.
  17. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Arrivabene I Ferrarit: Para Mercedesit Në Vitin 2016
    14479344691446460109arrivabene-ferrari.JPG
    Maurizio Arrivabene ka pritshmëri të larta për Ferrarin në Botërorin e Formulës 1 të vitit 2016. Drejtuesi kryesor i “Kokëkuqes” ka deklaruar se ai beson se skuadra e tij do të jetë përpara Mercedesit vitin e ardhshëm.

    “Po e them me ndershmëri, për vitin 2016 nuk presim që të jemi pranë Mercedesit, por përpara. E deklaroj këtë me përulësi. Këtë vit iu afruam shumë, kështu që për vitin 2016 presim të jemi përpara gjermanëve”, u shpreh Arrivabene.

    Shefi i Ferrarit theksoi gjithashtu se ndërsa motori i makinës italiane është pothuajse në të njëjtin nivel me Mercedesin, për pjesët e tjera të makinës ka ende vend për përmirësime: “Duke parë të dhënat tona, mund të themi se ajo pjesë e stafit që merret me motorin ka bërë një punë shumë të mirë dhe për këtë dua t'i falenderoj sepse për ne motori është zemra e makinës. Unë e di se në pjesë të tjera të saj kemi ende punë për të bërë, por këtë vit ishte e pamundur për ne për të bërë ndryshime të mëdha. Mezi po presim që kjo të ndodhë vitin e ardhshëm”.
     
    Albo4Ever and nialla like this.
  18. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Dënimi I Masës, Williams Heq Dorë Nga Apeli
    1448025632massa-grif.jpg
    Williams heq dorë nga apeli i bërë për dënimin e Felipe Masës pas përfundimit të Çmimit të Madh të Brazilit. Në atë garë, brazilianit iu hoqën pikët e fituara nga vendi i tetë për shkak të parregullsive në temperaturën e gomave, që arriti në 127 gradë, duke e kaluar kufirin prej 110 gradësh të përcaktuar.

    Drejtuesit e skuadrës britanike nuk e pranuan këtë ndëshkim dhe deklaruan se matjet e bëra nga vetë skuadra ishin konform rregullores. Por, në fund, ata vendosën që të tërhiqnin apelin e bërë.

    “Pasi e menduam mirë, vendosëm që të hiqnim dorë nga apeli për dënimin e Masës, edhe pse jemi të bindur se kemi të drejtë. Data e parë për seancën dëgjimore për këtë çështje me shumë mundësi do të jetë pas përfundimit të sezonit, gjë që mund të ndikonte në përgatitjet tona për Botërorin e vitit 2016. Duke marrë parasysh edhe aspektin financiar në këtë sport si dhe faktin se çfarëdolloj vendimi që do të merrej nuk do të ndikonte në rezultatin financiar, u vendos që të kurseheshin shpenzimet që do të bëheshin për këto veprime ligjore”, lexohet në një komunikatë të Williams.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  19. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    F1, Rosberg e mbyll sezonin me fitore
    1448808241jas-marina-nisja.jpg
    Botërori i Formula 1 u mbyll me shenjën e Mercedes e Nico Rosberg. Piloti gjerman është fituesi i garës së fundit të këtij kampionati në Abu Dhabi duke realizuar një hakmarrje të vogël ndaj shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton që e kaloi finishin i dyti.

    Ferrari sërish përfundoi në podium, por në këtë garë me Kimi Raikkonen të renditur në vendin e tretë i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel në të katërtin, edhe pse ky i fundit u nis nga vendi i 15.

    Starti i garës ishte mjaft i mirë për Rosberg që arriti të mbajë vendin e parë me mjështëri kundrejt rivalëve të tij Hamilton e Raikkonen, ndërkohë që Alonso e Maldonado në prapavijë u bënë protagonistë të një incidenti.

    Rosberg dhe Hamilton kryesuan garën të pashqetësuar, ndërkohë që Raikkonen mbajti shumë mirë pozicionin e tij duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim.

    Ai që shkëlqeu ishte Sebastian Vettel i cili arriti të shlyejë gabimin e kryer në provat zyrtare të së shtunës, kjo edhe falë strategjisë së Ferrarit. Katër herë kampioni i botës bëri një sërë parakalimesh duke e mbyllur garën në vendin e katërt, një rezultat ky për t’u vlerësuar në maksimum duke parë se gjermani e nisi atë nga vendet e fundit.

    Ky Botëror i Formula 1 u mbyll me Mercedes dhe Hamilton dominues duke fituar të dy titujt në lojë, atë për pilotë dhe konstruktorë. Këtë vit skuadra gjermane e pati betejën me Ferrarin që pavarësisht përmirësimeve të ndjeshme të saj nuk mundi t’i kundërpërgjigjej me forcën duhur Mercedes.

    Ndërkohë, puna për sezonin 2016 ka filluar prej kohësh, nga ku pritet thyerja e këtij dominimi dyvjeçarë të makinave të argjendta.
     
    nialla and Albo4Ever like this.
  20. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Alonso kundër Webber: Nuk jam një “bombë me sahat”
    1448907548marku.jpg
    Fernando Alonso hyn në polemika me Mark Webber. Piloti australian që garon për Porsche në garën e Le Mans tha për BBC se piloti spanjoll është si një bombë me sahat, gati në të shpërthyer për shkak të problemeve të McLaren.

    I menjëhershëm ishte edhe reagimi i pilotit tw Ferrarit. Alonso reagoi duke e hedhur poshtë këtë deklaratë të Webber.

    “Nuk kam të njëjtin mendim si Webber”, tha Alonso. “E di si është situata dhe është e vërtetë që në disa gara të sezonit pata edhe një lloj nervozizmi. Por unë gjithnjë kam qenë i qetë dhe shumë pozitiv. Nuk e kam fjalën vetëm për 2015, por edhe për 7-8 vitet e fundit. Ndonjëherë kampasur gara dramatike, kam humbuir titullin në garën e fundit për gabime në strategji, por kurrë nuk kam qenë një bombë me sahat. Ka persona të tjerë që kanë shpërthyer si një bombë, duke hedhur edhe trofetë në podium, por këto gjëra i thonë për mua sepse gjithnjë më kujtojnë”, tha piloti i Ferrarit.
     
    nialla and Albo4Ever like this.

Shpërndajeni këtë faqe