F1, Vettel sulmon Alonson dhe Hamiltonin

Diskutime tek 'Makina e Motorra - Formula 1 - Moto GP' filluar nga Aquarius, 27 Jun 2013.

  1. Aquarius

    Aquarius Valoris scriptorum

    [​IMG]Sebastian Vettel i është kundërpërgjigjur Fernando Alonsos dhe Lewis Hamiltonit duke thënë shumë qartë: "Nuk më intereson se çfarë mendoni ju për mua!"

    Piloti i Red Bullit ka përshtypjen se nuk respektohet sa duhet nga kundërshtarët e tij, të cilët gjithmonë shprehen se merita e titujve të gjermanit është e shpejtësisë dhe perfeksionit të makinës që ka në dispozicion.

    "Kam fituar tre tituj kampion dhe nuk më intereson mendimi i të tjerëve. Por, nuk mendoj se jam më i miri sepse nëse do të mendoja këtë, do të ishte fillimi i fundit", theksoi Vettel.

    "Unë i respektoj shumë kundërshtarët e mi. Lewis dhe Fernando janë shumë të talentuar dhe të zgjuar. Nuk kam asnjë problem ta pranoj këtë", shtoi 25-vjeçari, i cili në Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe do të kërkojë fitoren e tij të 30 në Formulën 1.
     

Shpërndajeni këtë faqe