Etika cinike: Të masturbosh në publik

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Mystique, 23 May 2017.

  1. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    A keni menduar ndonjëherë të urinoni apo të masturboni në publik? Ose ndoshta të jetoni në një bure (fuçi), të ushqeheni me mbeturina, dhe të mos keni një shtëpi apo banesë? Apo të bridhni rrugëve lakuriq dhe të këndoni me zë të lartë? Me një fjalë, të jetoni si i çmendur, apo si një qen-pa turp? Mua as që më shkon në mendje. Apo ndoshta edhe mund ta bëja një jetë të tillë?

    Kur e mendoj më shumë, e kuptoj, që përveç turpit nuk është se do kishte ndonjë pasojë më të rëndë mbi mua. Dhe them me vete, pse jo, edhe mund të jetoja si qen. Por kur e mendoj edhe më thellë, e kuptoj, se turpi mjafton që të më ndalojë në çmendurinë time.

    Turpi është shumë më i rëndë se çdo pasojë tjetër, qoftë ajo edhe fizike. Dhimbja fizike edhe kalohet, por turpi? Turpi? Ai do mbetej si një damkë mbi mua tërë jetën, e imagjino sikur të jetoja në një qytet të vogël? Turpi vetëm sa do ishte edhe më i madh dhe do duhej shumë kohë që të largohej. Nuk është çudi që edhe mund të vdisja me turp.

    Përsëri vazhdoj të mendoj. Çfarë është turpi? A është një konstrukt social apo njeriu lind me turp? Më shumë anoj nga e para, por nuk është çudi që njeriu të lind me turp, ta ketë trashëguar nga ndonjë gjysh apo gjyshe? Apo jo?


    ( Shkeputa vec kete pjese)

    Marre nga: Virtual Sophists
     
    joetisti_ likes this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Turpi eshte efekt shoqeror. Ka shume sjellje apo reagime apo veprime, te cilat ne shoqeri te ndryshme kane efekt te ndryshem persa i perket turpit. Eshte turp te dalim neper rruge me te mbathura, por eshte normale kjo gje nese jemi ne plazh. Por plazhi topless eshte turp per shume nga ne, nderkohe qe ekzistojne kudo ne bote plazhe nudizmi. Ne disa kultura eshte turp te kesh koken te zbuluar e madje edhe syte duhet t'i mbulosh, ne disa te tjera jeta e perditshme kalohet pothuajse lakuriq.
    Keto mendoj se do te mjaftonin per te kuptuar se njeriu nuk lind me turpin, por e meson ate gjate jetes, variantin sipas shoqerise te ne cilen jeton.
     
    Airbourne and joetisti_ like this.
  3. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Përveç se efekt shoqëror, për mua është edhe emocional, natyral, dmth. i lindur.

    Emocionet janë të lindura. Turpi dhe ndrojtja nuk lidhen vetëm me veshjen, zhveshjen apo urinimin në publik, por me shumë gjëra.

    Psh. ka djem që janë të turpshëm kur u propozojnë vajzave, ka nga ata që nuk ua thonë dot fare, por ka dhe të paturpshëm fare. Të gjithë këta djem janë rritur në një epokë dhe në të njëjtën kulturë, por kanë karaktere të ndryshme.
     
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Masturbimi ne publik, ne raste festash femrash ne lokale te vecanta, ndodh. Dhe ne kete rast nuk thuhet veprim i cmendur apo si qen. Te jetosh i mbyllur ne nje hapsire te vogel dhe te ushqyerit me mbeturina, ndodh neper spektakle televizive, dhe prape nuk thuhet se eshte 'jete qeni'
    Por eshte vertet e rende, e veshtire. Une s'do ta beja me deshire. Po te me zinte halli, jo vetem do te nenshtrohesha, por... mbase do te thoja mire qe me zuri, qe ta perjetoja si eksperience :)
     
  5. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Edhe une qe mendoja se mund ta kishe bere,pse valle?
     
    joetisti_ likes this.
  6. Alivia

    Alivia Forumium maestatis

    Teorikisht ne presupozohemi qenie unike.
    Realisht ne jemi qenie qe vijme te pa induktuara kur lindim,por induktohemi aq shume,ose me sakte ,kemi aq instrument instaslimi ne ne,mes te duhures dhe te pa-duhures,drejtes dhe te zhdrejtes,qe vetem te lire dhe unik s"jemi me si qenie njerzore;
    Keto instrumente nuk eshte se instalohen ne ne si vetndergjegjsim i unit-mbiunit tone.Por si fleksibilitet i gatshem nga breza te tere mbartesish tashme.
    Peres?
    Sepse relativiteti i psikollogjise eshte gjithnje nje variacion ndryshueshmerie ne baze elementesh dhe ambjenti.
    Cfare mund te jete turp per mua,mund te jete moral per dike tjeter.
    Dhe e kudnerta;
    Pra dalim ne perfundimin qe ne jemi qenie qe neshtrohemi meses,pa cka kush me pak e kush me shume.
    Nese guxon ti kudershtosh keto rite te trashiguara qe ne jetesen e xhugles,atehere ti je o psikopat o i perdale.
    Te dyja te cenojne lirin tende ne unin dhe mbi unin tend.
    Por kete se denon askush,pasi ti je pjese e nje mase qe tashme ka formuar te keqen dhe te duhuren,te ndershmen dhe te pa-ndershmen,fene dhe djallin,kurven dhe kurvarin,etj etj sinonime e antonime.
    Prandaj ne s"jemi asgje me shume pervec se nje kazan i madhe riciklues ku sistematikisht shtypim tjeterin dhe vetveten ne emrin e te persosures dhe te duhures;
    Shembull; Nese une marr nja pankart dhe shkruaj;- Nudizmi eshte shkalla me larte e nje qenie njerzore,dhe ne s"duhet kurre te vishemi nese s"na detyron klima;
    Do thoshin futeni ne burg,kjo ndot moralin njerzore, ka kaluar ne demtime psikollogjike.
    Ne fakt veshja nuk eshte asgje pervec se nje maske e shemtuar ne te cilen ne jetojme...
    Dhe cuditrisht e quajme dhe moralin e lekurs se brishte ..eh ceshtje shikimesh..
     
    Airbourne and gurax like this.
  7. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Ne fakt veshja nuk eshte asgje pervec se nje maske e shemtuar ne te cilen ne jetojme...
    Dhe cuditrisht e quajme dhe moralin e lekurs se brishte ..eh ceshtje shikimesh..


    Veshja ka një qëllim, se s'përdoret kot.
    Mbulimi i trupit nuk është vetëm për të ftohtin, po dhe për të shmangur ngjalljen e epsheve.
    Trupi femeror lakuriq ngjall epsh tek meshkujt, kjo eshte natyrale dhe e pashmangshme.

    Me vullnet edhe mund ta kontrollosh veten, te mos e ngacmosh me fjale tjetren e te mos e bezdisesh me shikime, por jo te gjithe njerezit jane njesoj dhe jo te gjithe e kontrollojne veten.

    Për ta lidhur me kete qe thashe, po tregoj dicka per kete vend ku jetoj. Ketu kane sauna, banjo te nxehta me avull, per ata qe nuk e dine. Aty njerezit futen lakuriq, se eshte shume nxehte dhe nuk rrihet me teper se 15-20 minuta. Une kam qene shume here dhe me ka pelqyer, të bën mirë për trupin.

    Mora vesh se dikur, deri nga vitet 60-70, femrat dhe meshkujt futeshin bashke ne sauna, nuk ishin te ndara. Kishte kulture dhe njerezit nuk ngacmonin e bezdisnin. Por ne keto vite filluan te vinin te huajt e pare, nga vende te tjera dhe filluan problemet. U be aq problem sa saunat u ndane, ne ato te femrave dhe meshkujve.
     
    Last edited: 26 May 2017
    Airbourne likes this.
  8. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Ne vitet 90-te,ekzaktesisht me 1993 ne Hannover ka qene shkruesi me miq gjermane ne Sauna.Dicka e re per mua,dhe me pyeti gruaja e gjermanit: ke turp te dalesh i pa mbathur?
    JO....jemi per kulture shendetesore dhe nuk perben ndonje problem.
    Kjo ishte sa me perket mua.
     
    gurax likes this.
  9. Alivia

    Alivia Forumium maestatis

    Veshja ka një qëllim, se s'përdoret kot.
    Mbulimi i trupit nuk është vetëm për të ftohtin, po dhe për të shmangur ngjalljen e epsheve.
    Trupi femeror lakuriq ngjall epsh tek meshkujt, kjo eshte natyrale dhe e pashmangshme.


    Sigurisht qe ka nje qellim,sepse ty qe kur linde te mbeshtollen me nje corca
     
  10. Alivia

    Alivia Forumium maestatis

    Aman paska dal shkrimi me pergjigje te pa-plote me siper,se paskam pare :p

    Artin,sigurisht qe veshja ka nje kuptim,as qe ve ne dyshim.
    Por pyetja eshe nese une ,ti dhe brezat para-ardhes,sdo kishin qene te veshur,atehere instikti seksual i joni sdo ngacmohej nga nje trup i zhveshur femre apo mashkulli.
    Kete une e solla per te kuptuar se si nder kohera dhe vazhdimesi ne jemi induktuar,me disa instikte te trashiguara dhe qe i quajme morali njerzore,apo pika karakteri apo etike apo si te duash,kjo ka pak rendesi.
    Por mua ajo qe me shqeteson apo cilsoj,eshte pikerisht se si turma njerzore eshte nje fare imitim kollonimi ne ate cfare percjellim.
    Nga se vjen kjo?
    Eh, ndoshta nge vesi per te marre vesh,ndoshta nga frika,ndoshta ,,ndoshta skane funde.,,etj etjj.
    Dhe per ta mbyll,sic te thash sapo ne lindim na mbeshtjellin me nje carcaf,dhe sapo arrijme tre vjec fillojne na thone te mbulohemi ,sepse organet seksuale eshte turp te na shikoj njeri..etj etj versione te ketyre gjerave.
    Por Sic procedohet ne kete rast,mundet te kete te tilla nderhyrje rrenjesisht ne psikologjin e turmave te mases njerzore ne shume dimensione konceptesh dhe idesh.
    Eh,ne fund te fundit eshte e normale,se ndryshe si do beheshin revolucionet ose si do krijoheshin idhujt e epokave njerzore..:)
    (PS:_Pra duke mos e ngushtuar konceptin e kesaj ideje ,vetem ne te turpshmen apo te moralshmen,apo ne titullin e temes,doja te thoja se si behen nderhyrjet,tek ne,normale mund te jene pozitive negative,e ne fund te fundit si turma duhen gjetur rregulla qe te jetojme ne paqe te gjithe,duke respektuar njeri-tjetrin e kjo vjen si rrejdhoje e disa pikave rregulluese respektuese sociale normalisht.)
     
    Last edited: 27 May 2017
    gurax and TinkerBell like this.
  11. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Nqs instinkti jonë seksual s'do të ngacmohej nga një trup femre i zhveshur, apo organet gjenitale të saj, nga çfarë do të ngacmohej atëherë?! :p

    Ideja e të qenit lakuriq, pa rroba, në jetën e përditshme, është poetike dhe idealiste, por nuk përshtatet me jetën e vërtetë.

    Sa për rregullat, moralin dhe majmunërinë, këto janë gjëra të ndryshme nga njëra-tjetra.
    Për mendimin tim, sot majmunëri jane disa sjellje apo kultura te cilat quhen moderne, e te cilat sipas tyre permbysin instinkte e tabu...
    Instiktet e shendetshme natyrore jane te lindura dhe nuk ndryshojne, e as duhet kerkuar te ndryshojne.
     
    Last edited: 31 May 2017
  12. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Instikte te shendetshme natyrore...
    Njerezit nuk lindin te veshur. Nese lihen ne jete te jetojne te paedukuar dhe ne gjendjen e tyre natyrore, nuk kane instikt te vishen me kalimin e kohes. Veshja ne sensin moral dhe turperor nuk ka sens tek keta njerez. Nese ne ndonje forme rudimentare jane veshur, ka qene sepse kane patur ftohte, jo se ju vinte zor nga dikush dhe kjo gje vezhgohet ne te tera rastet kur njerezit jane rritur qe te vegjel nga kafshet. Gjithashtu ne Olimpiadat e Greqise se Lashte, garuesit nuk vishin rroba, pasi Olimpiada ne nje fare menyre i dedikohej perendive te Olimpit dhe supozohej qe garuesit te ishin nje imitim sa me afert me keto perendi - primordiale dhe te panjollosura nga koha - duke shfaqur perulesine e njerezve ndaj tyre nepermjet imitimit.
    Persa i perket rrobave vs. lakuriqesise ne lidhje me instiktet tona seksuale, edhe kjo nuk mendoj se eshte e vertete. Ne te kundert nuk do ekzistonin veshjet intime erotike dhe femrat nuk do ndienin deshiren t'i vishnin keto perpara te dashurve te tyre ne momente epshi, por do mjaftoheshin vetem me lakuriqesine. Dhe ne te njejtin grup stimulimesh ben pjese edhe efekti i striptizes.
    Nese sot rrime te veshur, eshte pikerisht sepse instikti i lindur per te qendruar lakuriq eshte anulluar, apo ndryshuar, me anen e kultures.
     
    TinkerBell likes this.
  13. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Eshte instikt i shendetshem natyror, kur trupi lakuriq ngacmon instiktin seksual.

    Njerezit nuk lindin te veshur, e po te mos edukohen nga prinderit, as nuk do te flasin, po do te nxjerrin klithma si kafshet.

    Prandaj quhemi njerez, sepse ndryshe nga kafshet kemi zhvilluar shume gjera. Po te rrinim lakuriq si kafshet, po te mos flisnim e po te mos benim ato qe bejme, s'do te quheshim as njerez.

    Por as kafshet nuk rrine lakuriq fare. Per te ftohtin kane gezof natyror, kurse per "moralin"... të paktën tek femrat organi gjenital eshte i fshehur, e mbulojne me bisht... :p E kur e menjanojne bishtin femrat, terbohen meshkujt... :p

    Veshjet erotike ngjallin kenaqesi pikerisht sepse reklamojne format e trupit lakuriq dhe nxitin imagjinatën per të. Shpesh mbulojne edhe difekte trupore dhe keshtu e manipulojne syrin dhe imagjinaten.
     
  14. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    S'kam patur rast :p Por qe ke menduar, ka nje shpjegim: ju dukemi perversa ne juve, prandaj. Si te mastubohemi kur ka 100 veta?! Te kete tridhjete, po! :p

    (tema)
    Nuk po marr nje shembull per nje kohe te me vonshme, mbase, kur njerezit ta kene marre si kulture te ndenjurin pa rroba, por tani, ne plazhet nudiste: A do te ishte turp te urinoje ne publik kur te gjithe jane nudo? Nje vajze apo nje djale kur e merr per ne banje, kur eshte i veshur, e pengon ta beje ku eshte sepse eshte turpi i heqjes se brekeve, por kur je nudo...!
    Pastaj sa turp do te ishte, ne plazh nudist, te masturboheshe para nje femre qe eshte e zhveshur? A do te ishte leale te te thoshte: "ore, s'ke turp ti?" Po ajo qe e ka nxjerre ne shesh, s'ka turp? :)

    Di te them: sipas vendit behet kuvendi. Mendoj se edhe kur njerezit ishin te gjithe te zhveshur, parahistori mbase, do te ishte nje grup qe mbulohej disi. Edhe nese sot (apo nje te neserme) nese njeriu vendos te zhvishet, jo te gjithe do ta bejne!
     
  15. Fede

    Fede Primus registratum

     

Shpërndajeni këtë faqe