Ese.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga gjergji001, 10 Feb 2003.

  1. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ... duke fjetur ne palmat imagjinare te karaibeve, krejt "i vetmuar", degjoj rrukullisjen e kokrizave te rrerres, teksa prania jote afrohet drejt trupit tim.
    dhe ..., valet e deti na bejne shoqeri!!! shkumba e tyre lepin te gelqeruarat kembet e mia, teksa ti, porsi nje loder e vjeter, zgjon superegon time prej brendesise se brinjeve, te pasuruara me klorofil, ... nderthuren kraharorit te cuditshem te bregdetit.
    ...zgjimi im permend gjithe skeletet e shpendeve fluturojne perbrenda teje, kacavirret venave te tua, duke ndjekur amfibet e hijezuar te kompleksitetit tend; ... me pas, ... dora jote zbuten inatin e puthjes sime, dhe ... une ndihem perseri si me pare, duke u shfaqur perseri pa masken e fundit, sepse ... une jam ...
    ***
    kush jam une???
     
  2. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    une e di se kush je.
    te gjitha maskat te mbulojne vetem fytyren e fytyres, por jo ate te shpirtit.(dhe te talentit)
     
  3. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    (atij qe kujton se nuk e di se kush eshte)


    Pemet kane filluar te ecin
    madje edhe pema jone
    e plagosur
    e ka braktisur
    oborrin
    e mungeseva tona.
    Zogjte e stines
    se te tjereve
    kane zene
    cerdhe ne pemet
    pa oborre.
    I kane harruar
    thashethemet per ne
    dhe shirat e tu
    nuk i urrejne
    si dikur.
    Kali i fatit
    bren zinxhirin e mbetur
    rreth kembes
    kalldremeve te ikjes.
    Ndersa ti dehesh
    duke pire zerin e heshtjes,
    per fjalet e asaj qe nuk t'i beson.
    Une jam besimtarja jote
    perlotem per mekatet e naiveve
    qe te kane
    por, nuk te njohin.
     
  4. Guest

    Re: Re: Esse ....

    une jam ........... hhhhhhmmmmmmmmm!!!........UNE - id!!!
    pse te gjithe me ngaterojne me dike tjeter!!!
    ***
    "ti me "JO"-te e tua,
    dhe ...
    une me "JO"-te e mia"
    pastaj se mos na lene neve te qete pa muhabete, vecse "te gjitha" kerkojne paksa perkujdesje, dhe ... une u dhuroj vecse neglizhence.
    "te gjithe trendafilat do te vyshken nje dite, pervec njerit, atij pa arome te ndjeshme. sepse... prej tij mund te nuhasim vetem arome shpirtrash ne delir, apo... mund te pergjojme vetem rrahje ngacmueshe zemrash, ne adhurim!!!"
    ***
     
  5. Guest

    Re: Re: Esse ....

    dhe ... muzgu shfaqet i grinjte, mama!!!
    dikush perpiqet te me beje te ulerij, te ushqehem me heshtjen time; ... ndjehem kaq i dobet, sa ... syte e ty, te emblat veshtrimet e tua, ... s'me kane ledhatuar kurre ne kete gjendje mjerane.
    mama -
    te perloturat fjalet e tua, ... i shqipton crregullt ne gjumin tend te vrare, teksa ... djerse te kadifenjta vaji, me kullojne nder rrudhat e maskes-fytyre, i perqafoj ngadale, sepse ... ato jane ngushellimet e zemres tende, kushtuar skllaves, se vobektes qenies sime.
    ***
    perse dikush tjeter duhet te me vidhte fjalet?!
    ***
    mama -
    me lejo mua, krijesen tende "hibride", ... te fshij te hidhurit lote te mospasjes prane, prej te blerteve, shpresedhenes syve te tu, me te boshatisurat fjalet e mia; se ... vetem une - une i vetem e njoh anarkiken dhimbje, ... bren zemren e nje nene!!!
     
  6. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ... dhe ... jeta, shfaqet para kompleksitetit te saj te vrazhde, tejet dehese.
    ...perqafoj minutat e vrenjtura te absurdes mungeses tende me rrokje te crregullta, levizje lutese buzesh te konsumuara prej puthjesh, apo me penetrime te pangjyrta gjuhesh cngjyrosur prej pigmentit te ish-dashurise tende.
    ... besoj se mendon, ... ndoshta ne nje te papercaktuar menyre, apo ne nje cast depresioni, do te kem rritur vetvetijshem perqindje e te akulltit alkol ne gjak; por ... jo!!! vete gjaku im eshte vere, ekstaze per "festen e madhe" te mungeses tende te paarsyetueshme.
    ... dhe ... ndjehem i varfer!!!
    kafshoj ekot e te fundit belbezimeve te tua, te cilat ende jehojne, porsi... liturgji ortodokse perbrenda te dridhurave duarve te mia.
    tani -
    edhe ... rruga pa kalimtare mban emrin tend, drejt te padjallezuares harreses sime!!!
     
  7. Guest

    Re: Re: Esse ....

    heshtja -
    ndoshta, ... ti deshiron vecse te heshtesh, e pakufijshme perbrenda ekzistences se vdekur te fjaleve te tua, dikur te rrokezuara me aq shkujdesje.
    shhhhhhhhhhttttttttt...
    ndjej heshtjen tek perdredh duart e saj te avullta pergjate te shume prekurave kembeve te tua; (mos valle eshte nje akt i konsumuar, perbrenda konsumit masiv te krijeses tende?).
    dhe ..., ti perseri ... hesht!!!
    nuhas aromen e djegies te emrit tend perbrenda te gjates, maratonamakes gri - heshtje!!!
    ***
    perse me veshtron ashtu?!
    mundohesh te kafshosh porsi nje kanibale primitive fjalesh, kuptimin e te cjerrit zerit tim te germezuar ne bardhe e zi, por ...
    heshtja -
    ***
    besome, do te te peleja me shume, n.q.s. ..., n.q.s. vertete, ti, ndonse ... e heshtur, do te ulje te geshtenjtet floket e tu, dhe ... do te reflektoje rreth mungeses se te zbrastes eko te konshiences tende.
    ***
    dhe ... e jotja heshtje eshte kaq terheqese, sa ... me pertesen e nje deliri te pa provuar me pare, ne nje menyre te perhershme mekanike, leviz lehtazi te gjatet floket e bezdisshem te heshtje, prej te ngjyrosurave ne te kuq buzeve te tua, dhe ...
    (...shhhhhhhttttttttt...)
    ...zhgaravis bardhesine e hirte te fytyres tende me nuanca te se kuqes, teksa ti ..., ushqehesh me te urrituren puthjen time!!!

    heshtja?!...
     
  8. sirius

    sirius Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    Tregimet e nje Shpirti si te tjeret

    Kujtoj ,kujtoj ,kujtoj nje splash,vetem nje splash.Thone qe kur te ndodh ai splashi te gjithe kujtimet e jetes tende te shfaqen perpara si nje flesh drite ne te minjtat e sekondit dhe ti provon te gjitha emocionet e jetes pernjeheresh dhe pastaj,pastaj shuhesh i qete.Mua nuk me ka ndodhur,mua nuk me ka dalur perpara ku fleshi.Ne ate moment erdhen dy prej atyre te dogmes dhe me moren,me thane qe atje do te gjej shpetim.Po si mund te gjej shpetim un qe nuk pata fleshin ne rastin e splashit.Si eshte e mundur qe un mos ta kem pasur?Kam pyetur ata,qe vishen me te bardha,ata te dogmes qe ruajne rendin ne boten ketu lart por per pyetjt e mija mora vetem percmim dhe formalitet.Vendosa qe ti kerkoj ndihme te madhit,atij qe eshte mbi te gjithe ata,te madhit mbi te gjithe por e vetmja gje qe mora ishte formaliteti,"Ti pyet shume",me thane.Ndoshta eshte e vertete por kerkoj vetem te di,te di per fleshin pas splashit.Pastaj pse ata te dogmes me trajtojne aq keq dhe pse te tjeret i mbajne nje kat me siper,aty ner ato dhomat e reja me sfungjer per rrotull,pse i bejne keto dallime.Eshte e vertete qe ato bejne ligjin ketu por ata nuk me moren me zor ketu edhe pse nuk erdha vete ketu,ju me kuptoni nuk kisha rruge tjeter.Tani me duhet te duroj torturat e tyre te perditshme,po un nuk lodhem,e di qe prej ketu nuk ik me prandaj kerkoj vetem te di me teper.Kerkoj te di per fleshin pas splashit.
    Ndoshta ju nuk e kuptoni por keto veshje te bardha un i vesh sepse nuk ka tjera,jo se duan te treqejne gje.Gjilperat e perditshme nuk jane per te me ushqyer per per te me bere tatuazhe,edhe se i bejne ne te njejtin vend.
    Mos me kerkoni pse jam ketu,Mos.
    Jam ketu per pergjigje,dua te di per fleshin pas splashit.
    Mos me shikoni ashtu,mos u largoni,mos me gjykoni un jam ketu vetem per te jetuar...

    COPY-RIGHTS ALL RESERVED BY THE AUTHOR.
    "SIRIUS"
     
  9. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Ese filozofike "Jeta"
    [​IMG]
    Jeta … Nje fjale e cila permban kaq ndjenja por mbizoteron egoizmi. Egoizem si mund ta perkufizojme me nje term kete fjale e cila permban shume. Por te tille mund te quajme kohen e cila kalon pa pritur askend e duke menduar vetem per veten e saj, por koha eshte jeta. Hidh nje shikim rrotull e sheh shume gjera por thelle brenda vetes nuk e kupton pse ekzistojme e bashke me ate qe sheh dhe ti vete nuk e ke kuptuar se cila eshte arsyeja pse eksistojme e ne ate cast kupton se sekondat, minutat, ditet, javet, muajt e vitet kane ikur pa te lajmeruar e ne cast kupton qe ashtu sic koha kishte kaluar ashtu do te kalonte perseri e casti I fundit kur ti e mendon kete eshte ne castet e fundit te jetes, e ti vdes pa e kuptuar si kaloi koha e ti ike nga ajo bote pa shijuar kohen e cila duket se te tradhetoi e te lodhi.
    E kur perseri mendon per te shkuaren shume gjera do te doje te ndryshoje, por sa keq qe koha nuk te jep mundesine te kthehesh ne te shkuaren e larget e cila duket sikur te ishte dje. E perseri sheh rrotull e kerkon ndonje gje qe nuk ka ndryshuar, por jo sepse dhe ajri ka ndryshuar, dhe qielli ka levizur edhe dielli nuk te pershendet me si dikur e as pemet nuk peshperisin, duket sikur ne ato caste koha per ty ka ngrire e nuk kalon , e jane pikerisht ato caste deshperimi qe ti deshiron te mbarojne sa me shpejt.
    Nata ra e kupton qe ajo erresire kaq e thelle e pafundme edhe plot ngaterresa te shfaq para syve jeten ne te cilen jetojme, nje labirint I vertete por pa dalje, fundi I labirintit eshte vdekja e cila duket se vjen shpejt. Por dhe vdekja do tia vlente nese ata qe ti le mbrapa do te ishin te lumtur por jo , vdekja sjell vetem trishtim por eshte I vetmi cast kur ti mendon se sa dhurate e vlefshme te ishte bere por qe nuk e shijove dot se nuk dite te menaxhoje kohen. Lumturia e dhimbja jane pjese e kohes e kalojne por a do te kishte lumturi pot e mos rrinte perkrah saj dhe dhimbja, por a do ekzistonte jeta pot e mos ishin keto ndjenja?! Pergjigjen do e kerkonim ne zemrat tona e zemra do ten a thoshte… Jo nuk do te ekzistonte sepse castet e dhimbshme te bejne te kuptosh vleren e lumturise e nese e kupton vleren e lumturise do te perqafoje jeten e do te pajtoheshe me kohen.
    “Koha eshte flori” e “Jeta eshte thesar “ e kemi per detyre ti ruajme ti vleresojme e ti duam. Shih perseri rrotull tani, bisedo me kohen e jeta perseri do te te perqafoje.
    Nga Lorena, Rrogozhine
     
  10. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Ese letrare "Vetmia,kthim ne vetvete." n.2

    "Vetmia,kthim ne vetvete."

    Personalisht vetmine e perceptoj si metamorfoze te gjendjes emocionale. Ne shpirte mbizoteron nje qetesi e ndikuar nga faktoret e jashtem. Individi e terheq veten drejt nje guacke ku mund te shohe me kthjellim cdo moment qe ka kaluar. Sa fjale e brishte dhe e dhimbshme tingellon kur e shqipton:"vetmi",ama kur e kupton,mbyll syte dhe paqja sundon mbi cdo qelize te tupit tone. Nje ze i brendshem te peshperet dhe te thote:Mos u trishto,jemi bashke. Ahh...kjo eshte vetvetja qe te flet dhe te magjeps.
    Nje proverbe e ndan vetmine ne dy drejtime:te kendshme dhe te eger. Vetmia eshte e kendshme kur e zgjedhim vet,mirpo ajo eshte e eger kur detyrohemi ne te!Ndonjehere e adhuroj momentin kur gjendem vetem ne shtepi. Nje frymemarrje e thelle dhe...BUM!Shperthej. Jam une ajo qe vezhgon,kontrollon dhe sundon.Kendimet,kercimet,hedhjet tani me nuk jane nje problem.Ama,kjo eshte vetem njera ane e medaljes se vetmise. Ajo vetmi (qe kurre mos qofte) e shaktuar prej zhgenjimeve te realitetit,te rendon,te peshon dhe nuk te le te marresh fryme lirisht.Nje vel palumturie te mbulon...Mbyllesh ne vetvete sepse mendon se tani me nuk ndodhet asnje aty per ty.Njerezit te duken si copa akulli qe nuk kuptojne.Eshte si te them...nje flete e bardhe e mbushur plot me ngjyta dhe ngadale,me boje te zeze e mbuloj ate.Ta percaktoj vetmine nuk eshte e veshtire,ama ta zgjedh ate eshte thuajse e pamundur
    Nga Iva, Kruje
     

Shpërndajeni këtë faqe